Mjekja e urgjencës në Gjermani: Bravo Kosova për menaxhimin

Mjekja e urgjencës në Gjermani, Aurora Meta Dollenberg, së fundmi në një deklarim të saj ka përgëzuar punën që po bëjnë autoritetet kosovare në menaxhimin e krizës së Covid19 dhe mantelbardhëve në këto ditë pandemie.

Kosova ka pasur një ecuri shumë të mirë sa u përket shifrave aktuale të të infektuarve dhe të shkallës së vdekshmërisë, sipas saj, dhe se në aspektin profesional duke u bazuar në përvojat e saj dhe modelin gjerman në menaxhimin e krizës së COVID19, ka thënë se Kosova është në rrugën e duhur për ta kaluar pandeminë pa pasoja të rënda, shkruan kosovapost.

“BRAVO Kosova”, ka thënë mjekja me origjinë shqiptare që vepron në Gjermani.

Nga këndvështrimi im profesional dhe duke e krahasuar me modelin gjerman te menaxhimit te Krizës se COVID-19 e vlerësoj shumë pozitivisht gjendjen e pandemisë në Kosovë. Deri Kosova ka pasur një ecuri shume të mirë persa i përket shifrave aktuale të të infektuarve dhe te vdekshmërisë. Vlerësoj si shumë të kënaqshme masat e rrepta të izolimit dhe Kosova është në rrugën e duhur për ta kaluar pandeminë pa pasoja të rënda”, ka thënë Aurora Metaj-Dollenberg. /Albinfo.ch / KultPlus.com

Artisët në New Orleans me mesazhe falenderimi për punonjësit e shëndetësisë

Gjatë ditëve të fundit, punonjësit në qendrën mjekësore në Nju Orlins (New Orleans) janë vlerësuar në mënyra të ndryshme mirënjohje nga artistë që kanë shprehur respektin për punonjësit përmes skicave të shumta nëpër trotuare.

Korrespondetja e Zërit të Amerikës Miriama Diallo sjell më shumë hollësi, transmeton KultPlus.

Një gjest i thjeshtë që solli buzëqeshje në fytyrat e shumë punonjësve të spitalit. Leslie Miller është punonjëse në pavionin e pediatrisë në Qendrën Mjekësore Oschsner.

“Ndërsa ecën në trotuar, lexon të shkruar.. ‘Nëse po vjen në punë, faleminderit për atë që do të bësh’. Pasi ecën më tutje, lexon, ‘Ju jeni të jashtëzakonshëm”.

Leslie Miller e cila punon në pavionin e pediatrisë së spitalit, ndalon dhe lexon mesazhet shumë ngjyrëshe të lëna nga një autor i mistershëm.

“Ndërsa largohem nga puna, mesazhi lexon…’Nëse po lë punën, faleminderit, pusho e qetë’. Kushdo që e ka shkruar këtë, të ëmbëlson shpirtin. Ka shumë kuptim për mua. Është një surpirzë shumëngjyrëshe, ndërsa lë punën pas një dite të gjatë.”

Mesazhet të ngrohin zemrën, thotë teknikja e laboratorit Minerva Martin.

“Është mrekulli. Të jep shpresë.” 4/24/20 3 Nju Orlins (New Orleans) është në shtetin Luiziana, ku deri tani janë konfirmuar mbi 20 mijë raste me koronavirus.

Qendra Mjekësore Ochsner është një prej spitaleve më të mëdha të zonës. Qendra i ka tjetërsuar dhomat e zakonshme në qendra të kujdesit intensiv për të akomoduar numrin në rritje të rasteve me COVID-19. / KultPlus.com

850 doktorë shqiptarë në Gjermani, shumica e tyre në frontin e parë

Është bërë e ditur se 850 mjekë shqiptarë janë në të gjitha landet gjermane dhe se shumica e tyre janë në frontin e parë të luftës së COVID-19, transmeton KultPlus.

Në një intervistë televizive, doktoresha shqiptare, Marsela Ceno, theksoi se janë rreth 850 mjekë shqiptarë në gjithë landet gjermane, shumica e të cilëve po luftojnë në frontin e parë.

Nga ana tjetër, Gjermania kanë njoftuar se do të testojnë një vaksinë anti-COVID dhe kjo do të bëhet shumë shpejt te njerëzit.

Doktoresha Ceno tha se këto hapa të shkencës dhe mjekësisë janë pozitivë, por shtoi se vaksina për t’u certifikuar si efikase duhet të kalojë në disa faza.

“Po, do ta konsideroj si një lajm të mirë. Pas fazës së parë, pasojnë edhe dy faza të tjera, që është faza 2b, ku duhet të behët gjetja e dozës përkatëse e vaksinës, e cila testohet në një numër të madh dhe pastaj vijon edhe tek faza e tretë për të parë efikasitetin e vaksinës. Unë uroj që kjo fazë e parë të jetë pozitive dhe të kemi mundësi të provojmë fazën e dytë dhe të tretë të vaksinës”, tha ajo.

Teksa bëri një bilanc të situatës në Gjermani, doktoresha shqiptare tha se në bashkëpunim dhe me kolegë të tjerë kanë ofruar ndihmë për bashkatdhetarët tanë që ndodhen në Gjermani. /albinfo/ KultPlus.com

Dhurohet për të prekurit me COVID-19 ventilatori që mbajti në jetë fizikanin Stephen Hawking

Ventilatori që mbajti në jetë fizikanin Stephen Hawking i është dhuruar një spitali në Cambridge për të ndihmuar në përballimin e pandemisë. Kontribute të tilla janë të rëndësishme në këtë moment për të shpëtuar sa më shumë jetë njerëzore.

Ventilatori që ndihmoi fizikanin Stephen Hawking gjatë momenteve të vështira me shëndetin, do t’i dhurohet spitalit “Royal Papworth Hospital” për të trajtuar pacientët e prekur nga koronovirusi.

Vajza e fizikanit, i cili vuante nga sëmundja e neuroneve motorike, siç transmeton oranews njoftimin, tha se ky dhurim vjen në shenjë falënderimi për kujdesin e veçantë që ky spital tregoi për babain e saj.

“Si një pacient i ventiluar, ky spital ka qenë tepër i rëndësishëm për babanë tim dhe e ka ndihmuar atë në disa periudha shumë të vështira. Ne e kuptuam që ai do të ishte në pararojë të epidemisë Covid-19 dhe u lidhëm me disa nga miqtë tanë të vjetër atje për të pyetur nëse mund të ndihmonim. Pasi babai ynë vdiq, ne u kthyem të gjitha pajisjet mjekësore që ai përdori që i përkisnin NHS, por kishte disa sende që ai kishte blerë vetë. Tani ne po i kalojmë ato tek Shërbimi Kombëtar i Shëndetit me shpresën se ata do të ndihmojnë në luftën kundër Covid-19”, tha ajo.

Spitali Royal Papworth është zgjeruar në ambiente me dyfishin e madhësisë së tij për shkak të rritjes së numrit të shtrimeve nga koronavirusi. Pavarësisht furnizimeve shtesë me ventilatorë, spitali shtoi pajisjen e dhuruar nga familja Hawking në flotën e tij. / KultPlus.com

Mjeku shqiptar në Londër tregon përvojën e tij me Covid-19 (VIDEO)

Mjeku tregon për betejën personale dhe profesionale me COVID-19.

Adrian Fandi është një ndër mjekët shqiptarë me një karrierë të suksesshme në Angli dhe me një përvojë 30-vjeçare në fushën e mjekësisë. Mjeku tregon për betejën personale dhe profesionale me COVID-19 dhe mposhtjen e koronavirusit, transmeton albinfo.ch.

Ani pse ishte i prekur me koronavirus, ai ishte shumë i dhënë për punën e tij profesionale. Ai tregon se kishte tre ditë jo të mira në përballimn e koronavrusit, por që me pas secilën ditë bënte më mirë.

Shiko videon për historinë e tij personale:

Karantina krijon ankth dhe stres

Në Angli janë shtuar rastet me futbollistët që kanë kontaktuar federatën për t’i ndihmuar në lidhje me anën psikologjike, e cila është shumë e rënduar. Janë të shqetësuar për atë që do të ndodhë me të ardhmen e tyre. Për momentin janë 299 raste futbollistësh.

Karantina krijon probleme, frika nga virusi gjithashtu. Kanë shqetësim për familjet e tyre, por edhe për veten. Edhe pse në mënyrë të pavetëdijshme kjo krijon stres, ankth, dyshime dhe trishtim. Puna fizike e lojtarëve është shumë e rëndësishme. Duhet mbajtur në formë trupin sepse ndikon shumë në largimin e stresit.

Për të larguar bllokimet mendore që mund të krijojë kjo kohë pandemie janë psikologët sportivë, të cilët kanë teknika që të çlirojnë mendimet. Frika është e njëjtë për të gjithë.

Ta pranosh

Hapi i parë është të pranosh situatën ku po jetojmë. “Disa sportistë kanë bërë gabimin e madh dhe kanë menduar se kjo do të ishte një situatë kalimtare dhe me pak rrezik. Mendonin se do të shkonin në stërvitje, pastaj të lanin duart dhe të riktheheshin të nesërmen për të vazhduar futbollin,por nuk ishte kështu. Duhet ta pranojnë që kjo është situata ku jemi dhe nuk kemi rrugëzgjidhje për momentin”, thotë ish-drejtoresha e kabinetit psikologjik të Realit të Madridit, Hoze Maria Buketa.

Hapi i dytë është të mendosh se si ta kalosh këtë kohë.

“Të mendojmë pozitivisht dhe të heqim dorë nga pesimizmi. Duhet të mendojnë që janë të dobishëm. E rëndësishme është që të lojtarët të jenë aktivë. Tani nuk mund të luajnë, por duhet të punojnë në biçikletë. Rendimenti fizik është i rëndësishëm për të ndihmuar mendërisht futbollistët”, thotë psikologja .

Ajo i këshillon që të kalojnë kohë të shëndetshme për mendjen, me familjen dhe fëmijët. Është koha që të kujtojnë hobet dhe dëshirat e tjera të fëmijërisë. Ajo thotë se është e rëndësishme që të bëhen edhe lojëra të ndryshme dhe të eksplorohen programe të shumta në telefonat celularë që ndihmojnë në krijimin e ideve të reja. / KultPlus.com

COVID-19, “hakmarrja” e natyrës

Shkatërrimet e habitatit të kafshëve dhe pandemitë janë shkaktuar nga të njëjtat procese.

COVID-19, është “hakmarrja” e natyrës?! Në këto kushte është ekstremisht e jonjerëzore të hiqen në paralele e tillë, por shkaktarët hipotetikë të kësaj katastrofe humane po shpërfaqen gjithnjë e më qartë në dritën e fakteve shkencore. Një studim prestigjioz konfirmon se gjuetia, tregtia dhe degradimi i habitatit të shumë krijesave, që kanë pranuar të bashkëjetojnë në një planet me ne, janë baza e zhdukjes së specieve dhe shfaqjes së pandemive me origjinë shtazore.
A kanë ndonjë lidhje pandemia COVID-19 me degradimin e habitatit të krijuar nga njeriu –pyet Focus?


Ato janë një pasojë e drejtpërdrejtë, rrjedhojë e prishjes së asaj mburoje nga një armik kaq misterioz dhe i pamëshirshëm, siç po rezulton të jetë ky coronavirus, konfirmohet pak a shumë një studim i publikuar në “Proceedings” i Shoqërisë Mbretërore Britanike. Fenomenet me origjinën e zhdukjes së specieve shtazore, të tilla si urbanizimi, shkatërrimi i habitateve natyrore, gjuetia dhe tregtia e paligjshme e kafshëve ekzotike, janë të njëjta që rrisin mundësinë e transmetimit të patogjenëve nga kafshët te njerëzit. Ata në fakt janë të gjithë faktorët që rrisin afërsinë fizike midis qenieve njerëzore dhe krijesave të tjera që popullojnë tokën, banesën tonë të përbashkët. Pavarësisht nevojave në rritje të njeriut për të ruajtur ekulibret e brishta, ai duhet të jetë më përgjegjshëm në menaxhimin e resurseve, duke i dhënë mundësi natyrës që të mbrojë banorët e saj të rrezikuar përmes garantimit të habitatit të padëmtuar nga njeriu.
Hulumtimi është pjesë e PREDICT, një projekt i Agjencisë së Shteteve të Bashkuara për Zhvillim Ndërkombëtar – USAID, i cili synon të forcojë aftësinë globale, për të zbuluar viruse me potencial pandemik, të aftë për të kaluar nga kafshët te kafshët dhe nga kafshët tek njeriu, dhe roli i njeriut për të rritur mbikëqyrjen ndaj këtyre kërcënimeve.
Studiuesit e Shkollës së Mjekësisë Veterinare të Universitetit të Kalifornisë, Davis ‘One, Institute University, ekzaminuan 142 viruse të kafshëve të njohura, të mundshme për tu transmetuar te njerëzit, si dhe statusin e konservimit të specieve të pretenduara “nikoqire”.


Se dora e njeriut është shkaktari i infeksioneve zoonotike, kuptohet nga disa tendenca të theksuara nga studimi. Për të filluar, kafshët që ndajnë numrin më të madh të viruseve me njerëzit, janë kafshë shtëpiake ose ferme. Me ta ne shkëmbejmë tetë herë më shumë patogjen sesa me gjitarë të egër. Edhe kafshët që janë shumuar ose janë përshtatur mirë për bashkëjetesë me njerëzit, ose që në disa zona gjeografike jetojnë afër të lashtave të tyre, siç janë disa lloje të brejtësve, lakuriqëve ose primatëve, kanë shumë infeksione të përbashkëta me njerëzit, dhe janë më lehtë si transportues të zoonozave.
Në të kundërt, edhe speciet që kërcënohen me zhdukje për shkak të aktiviteteve njerëzore; si shpyllëzimi, masivizimi i gjahut ose tregtia e paligjshme, janë shtëpia e dy herë më shumë viruseve zoonotike sesa kafshët, popullsia e të cilave po zvogëlohet për shkaqe jo njerëzore. Mendoni për pangolinat, ushtritë e mundshme të ndërmjetme të koronavirusit SARS-CoV2, si dhe midis kafshëve ekzotike, më të rralla dhe më të kontrabanduara në botë; lakrat e frutave që janë bërë “mishi i shkurreve” në vendet e prekura nga Ebola, ose specie të tjera të lakuriqëve, që i atribuohen origjinës së patogjenëve si SARS, viruset Nipah ose Marburg.Speciet e rrezikuara gjithashtu monitorohen më shpesh nga njerëzit, të cilët vijnë në kontakt me ta për arsye konservimi ose hulumtimi dhe për këtë arsye rrisin mundësitë për shkëmbim viral. Kjo dëshmi na tregon, edhe një herë, se lloji i ndërveprimit që krijojmë me habitatet natyrore, përcakton jo vetëm shëndetin e kafshëve, por edhe tonin. E shprehur kjo përmes ndotjes, paqëndrueshmërisë hidrogjeologjike, ndryshimit të klimës… dhe pandemitë./ Focus / Përgatiti: Albert Vataj / KultPlus.com

Presidenti i Ukrainës i premton 1 milion dollarë “kush e gjen vaksinën ndaj koronavirusit”

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka premtuar një shpërblim prej 1 milion dollarësh për shkencëtarët e vendit, nëse ata arrijnë të zhvillojnë një vaksinë kundër koronavirusit.

Vendi ish-Sovjetik me një popullsi prej rreth 42 milion ka konfirmuar 3,102 raste të COVID-19 dhe 93 njerëz kanë vdekur.

“Presidenti beson se një milion dollarë është një nxitje e mirë”, tha zëdhënësja e tij Yuliya Mendel në një deklaratë dërguar AFP, me qëllimin që të zhvillojë një vaksinë që do të “shpëtojë qindra mijëra jetë njerëzish”.

Ajo shtoi se kërkesa e Zelenskyt për të zhvilluar një vaksinë kundër COVID-19 u dërgua në Akademinë e Shkencave të Ukrainës muajin e kaluar. Të hënën Organizata Botërore e Shëndetësisë theksoi rëndësinë e zhvillimit të një vaksine COVID-19, duke thënë se ishte e nevojshme që të ndalohej plotësisht transmetimi i sëmundjes, e cila ka çuar në mbi 120,000 vdekje në të gjithë botën. / KultPlus.com

Forbes: Shtetet që përballuan mirë Covid-19 kanë lidere gra

Po kërkoni shembuj lidershipi në një krizë? Nga Islanda në Tajvan dhe nga Gjermania në Zelandën e Re, gratë po i tregojnë botës si duhet përballuar një situatë e paprecedentë si kjo. Në Finlandë, Islandë dhe Danimarkë, pandemia theksoi se gratë janë të afta të marrin frerët në dorë kur gjendja përkeqësohet. Bëhet fjalë për shtete të vogla ose ishuj, ose përjashtime të tjera, por Gjermania është ekonomi botërore që po ia del mbanë, ndërsa Mbretëria e Bashkuar është një ishull me rezultate krejt ndryshe. Këto lidere po i tregojnë botës se pushteti mund të përdoret edhe kështu. Çfarë duhet të mësojmë prej tyre?

Angela Merkel, Kancelarja e Gjermanisë, i foli popullit që në fillim të krizës dhe tha me qetësi se ky virus do të infektojë 70% prej tyre. “Është serioze,” tha ajo. “Merreni seriozisht.” Ngaqë ajo e mori situatën seriozisht, ashtu e morën edhe qytetarët. Gjermania i shmangu fazat e mohimit, inatit dhe paqartësisë që kaluan shtetet e tjera. Shifrat që po përjeton Gjermania janë ndjeshëm më të ulëta se të fqinjëve dhe sipas shenjave, do të zbusin masat e marra.

Tsai Ing-wen, liderja e Tajvanit, ishte ndër të parat që reagoi ndaj virusit. Në janar, kur sëmundja sapo kishte nisur përhapjen, ajo njoftoi vendosjen e 124 masave për të parandaluar infektimin dhe izolimin që u kthye në normalitet tjetërkund. Tani, ajo po dërgon 10 milionë maska në Shtetet e Bashkuara dhe në Europë. Ing-wen ia doli të reagonte ashtu si duhej dhe Tajvani regjistroi vetëm gjashtë të vdekur.

Jacinda Ardern e Zelandës së Re kufizoi lëvizjen që në fillim dhe u tregua mëse e qartë për sa i përket nivelit të emergjencës. Ajo i urdhëroi vizitorët të futeshin në karantinë para se të kthehej në normë për të tjerët dhe pak kohë më vonë, ndaloi hyrjen e të huajve. Deri në mes të prillit, janë regjistruar vetëm katër të vdekur dhe teksa shtetet e tjera po pakësojnë masat, Ardern po i shton duke detyruar gjithë zelandezët që kthehen në atdhe të karantinohen për 14 ditë.

Islanda, nën drejtimin e Kryeministres Katrín Jakobsdóttir, ofron analiza falas për të gjithë qytetarët dhe do të jenë të parët që analizojnë përhapjen dhe fatalitetin e virusit. Shumica e shteteve testojnë vetëm personat që shfaqin simptoma. Islanda po i teston të gjithë. Në raport me popullsinë, ishulli ka testuar pesë herë më shumë njerëz se Korea e Jugut dhe ka implementuar një sistem gjurmimi që nuk kërkon mbylljen e bizneseve apo shkollave./ Anabel / KultPlus.com

Wuhani shënon rekordin e martesave

Pas 76 ditësh në izolim, kanë filluar t’i rikthehen jetës së mëparshme banorët e Vuhanit, në provincën kineze Hubei, ku ishte shfaqur rasti i parë me COVID-19. Çiftet, që e kanë mbajtur të fortë lidhjen gjatë pandemisë, po planifikojnë tanimë dasmat, duke marrë parasysh, se autoritet kanë lejuar rihapjen.

Sipas të dhënave zyrtare, kërkesat për martesa janë rritur në 300 për qind, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar – dëshmi kjo, se të rinjtë kinezë duan të kurorëzojnë dashurinë, pas shumë ditëve në izolim dhe vetmi, sipas CNN, transmeton KultPlus.

Autoritetet në Vuhan, gjatë javës së kaluar kanë rihapur komunën, duke rikthyer në punë edhe stafin, duke nisur me punonjësit që merren me lëshimin e çertifikatave e deri te ata që kurorëzojnë çiftet e reja.

Por, nga ana tjetër, sipas specialistëve, pas një kohe të gjatë izolimi, pritet të ketë edhe rritje të përqindjes së rasteve të shkurorëzimeve, pasi janë raportuar kudo nëpër botë, raste dhune në familje, duke shtuar kështu edhe kërkesat për shkurorëzim. / KultPlus.com

Kina ndalon tregtinë e kafshëve të egra

Sipas të gjitha gjasave, koronavirusi vjen nga kafshët që tregtohen në tregjet e kafshëve të egra në Kinë. Tani qyteti i parë kinez, ndalon tregtinë e mishit të qenit dhe maces, duke thyer traditën.

Një vizitor nga Kina tregon me entuziazëm pas kthimit nga Gjermania se sa e madhe është “oferta për mish qeni dhe macesh” në supermarketet gjermane. Ai nuk e kishte vënë re se kishte përfunduar në departamentin e ushqimit të kafshëve shtëpiake. Këtë shaka e dëgjon shpesh në shkëmbimin ndërkulturor midis Kinës dhe Gjermanisë. Ajo konfirmon një nga paragjykimet e shumta që kanë gjermanët për kinezët: në Mbretërinë e Mesit qentë i hanë.

Kjo përshtypje nuk është plotësisht e gabuar, por mishi i qenve nuk është në meny në të gjithë vendin dhe në asnjë mënyrë në të gjitha restorantet. Katërkëmbëshit, të cilët shumicën e herëve i rrisin posaçërisht për t’i therrur, janë kryesisht pjesë e kuzhinës rajonale.

Por që kur qentë dhe macet janë bërë gjithnjë e më popullorë si kafshë shtëpiake në familjet kineze, kritikat se të pranishmit po hanë “mikun më të mirë” janë bërë më të forta. Për shembull në Yulin, në një qytet në Kinën Jugperëndimore. Që nga viti 2009 atje zhvillohej një “festival i mishit të qenve” çdo vit në verë. Kjo zemëronte aktivistët e të drejtave të kafshëve. Në vitin 2017, këshilli i qytetit Yulin e ndaloi shitjen e mishit të qenve. Sidoqoftë, shoqatat e mbrojtjes së kafshëve vazhdojnë të regjistrojnë tregti dhe konsum të këtij mishi. Kjo flet për problemin: ligjet janë një gjë, zbatimi është një tjetër.

Ndalimi i tregtisë së kafshëve të egra

Pas shpërthimit të pandemisë së virusit Corona në provincën qendrore kineze Hubei, qeveria qendrore kineze miratoi me shpejtësi në fund të shkurtit një ndalim të gjuetisë, transportit, tregtisë dhe konsumit të kafshëve të egra. Kjo nuk vlen për “speciet e kafshëve të konsoliduara”, siç janë pëllumbat dhe lepujt. Në atë kohë, shkencëtarët dyshuan se lakuriqët e natës janë origjina e virusit Corona, i cili është përhapur në të gjithë botën.

Fakti që viruset po përhapen gjithnjë e më shumë nga kafshët e egra te njerëzit nuk është asgjë e re, as diçka posaçërisht kineze. Qysh në vitin 2008, virologu gjerman Christian Drosten zbuloi pas epidemisë SARS në një projekt studimor që viruset Corona ndodhen edhe tek lakuriqët gjermanë të natës.

Problemi është kontakti midis kafshëve të egra dhe njerëzve, i cili po bëhet gjithnjë e më i zakonshëm për shkak të konsumit ose shkatërrimit të habitateve. Elizabeth Maruma Mrema, Sekretare e Përgjithshme e Konventës së Kombeve të Bashkuara për Shumëllojshmërinë Biologjike kërkoi në gazetën angleze “The Guardian” që komuniteti botëror të insistojë që tregjet e kafshëve të egra të mbyllen për të “parandaluar pandemitë e ardhshme”. Kina nuk është shembulli i vetëm i rreziqeve. Ebola në Afrikën Perëndimore ose virusi Nipah në Malajzi gjithashtu kaluan nga kafshët e egra te njerëzit.

Kundër traditës

Por masa të tilla janë në kundërshtim me traditën kineze. Ne e dimë që kafshët e egra janë përbërës të preferuar në kuzhinën kineze që nga filozofi Mengzi. Pasardhësi i rëndësishëm i Konfucit jetoi në shekullin e tretë para Krishtit. Në shkrimet e tij filozofike ai meditoi për vështirësinë për të vendosur: “Unë i dua peshqit dhe gjithashtu dua putrat e ariut. Kur nuk mund t’i kombinoj të dyja, i lë peshqit dhe mbetem te putrat e ariut. Unë e dua jetën, dhe e dua edhe detyrën. Kur nuk mund të pajtoj të dyja, atëherë unë heq dorë nga jeta dhe i përmbahem detyrës “.

Putrat e ariut bëjnë pjesë në “tetë thesaret” në traditën kineze. Kafshët dhe bimët e “Tetë Thesareve”, shikohen si medikamente edhe në Mjekësinë Tradicionale Kineze (TCM) që prej mijëra vjetëve. Efekti bazohet në përvojat. Vetëm në disa barishte mjekësore dhe në disa produkte shtazore ka mundur të vërtetojë efekte mjekësia zyrtare.

Gjuetarët dhe uria

Që kafshët e egra u pranuan në shoqëri, kjo ka nisur që në dinastinë e fundit perandorake të Qing (1644-1919). Pas themelimit të Republikës Popullore të Kinës në 1949, vendi u godit fillimisht nga një thatësirë tre vjeçare. Pastaj pasuan vendime fatale politike nën Mao Ce Dunin, të cilat rezultuan në 45 milionë të vdekur nga uria. Në hallin e tyre, njerëzit hëngrën gjithçka që mund të gjenin.

Fundi i mungesës

Varfëria në Kinë është zhdukur vetëm në 30 vitet e fundit si rezultat i rritjes së vrullshme ekonomike. Por me rritjen e mirëqënies, konsumohet gjithnjë e më shumë mish kafshësh të egra. Kjo është simbol i statusit. Ndërkoha ka elementë të fuqishëm të tregut, që e nxisin në mënyrë komerciale tregtinë e kafshëve të egra.

Për shembull, kur Zona Speciale e Shenzhenit shpalli se do të ndalonte konsumin e mishit të maceve dhe qenve në 1 maj të vitit 2020, në rrjetet sociale u lexuan edhe kritika, kryesisht nga prodhuesit e mishit të qenve. Një nga argumentet e tyre: qyteti i Shenzhenit heq dorë kështu nga një pjesë e qenësishme e kulturës ushqimore kineze./konica/ KultPlus.com

Chinese animal rights activists stage a march with posters calling for people to refrain from eating cats and dogs, in Wuhan, central China’s Hubei province on January 23, 2010. Dog and cat meat — age-old delicacies in China — could be off the menu in the food-loving nation under its first law against animal abuse, as people who eat either animal, both of which are viewed as promoting bodily warmth, would face fines of up to 5,000 yuan (730 USD) and up to 15 days in jail if the law is passed. CHINA OUT AFP PHOTO (Photo credit should read STR/AFP via Getty Images)

‘Vogue Italia’ vjen me një botim special në krizën e koronavirusit

Sipas kryeredaktorit, kjo kujton krizën e vitit 1929, ku rrobat u kthyen të bardha, një ngjyrë e zgjedhur për tshprehur pastërti në të tashmen dhe shpresë për të ardhmen.

Revista e modës,  “Vogue Italia” ka reaguar ndaj pandemisë së koronavirusit me një botim të veçantë, duke paraqitur për herë të parë në historinë e revistës, një kopertinë krejtësisht të bardhë.

“E bardha është para së gjithash respekti. E bardha është rilindja, drita pas errësirës, bashkimi i të gjitha ngjyrave. E bardha është uniforma e atyre që kanë shpëtuar jetë ndërsa rrezikojnë vetë.

Është koha dhe hapësira për të menduar, dhe për të heshtur gjithashtu. E bardha është për njerëzit që po e mbushin këtë kohë dhe hapësirë me ide, mendime, histori, vargje, muzikë dhe dashamirësi ndaj të tjerëve”, tha kryeredaktori i “Vogue Italia”, Emanuele Farneti.

Sipas tij kujton krizën e vitit 1929, ku rrobat u kthyen të bardha, një ngjyrë e zgjedhur për tshprehur pastërti në të tashmen dhe shpresë për të ardhmen.

“Mbi të gjitha, e bardha nuk dorëzohet; është një faqe e zbrazët për t’u mbushur, pjesa kryesore e një historie të re që do të fillojë”, tha Farneti. /shqiptarja/ KultPlus.com

Covid-19 uli ndotjen, Himalajet shihen për herë të parë nga India

Për herë të parë pas 30 vjetësh malet Himalaje janë të dukshme që nga disa pjesë të Indisë, pas rënies së ndotjes së ajrit prej kufizimeve të epipdemisë së koronavirusit.

Rënia e niveleve të ndotjes së ajrit prej kufizimit të aktivitetit ka bërë që banorët e krahinës Punjab të Indisë rreth 200 km larg Himalajeve, të mbushin mediat sociale me pamje të maleve legjendare, me maja të mbuluara me dëborë.

India ka një popullatë prej 1.4 miliardë njerëz dhe vjet ka qenë në krye të listës botërore te ndotjes për qytetet e mëdha.

Por bllokada tashmë prej 21-ditësh në vend ka reduktuar automjetet dhe bizneset aktive, duke reduktuar ndjeshëm nivelet e ndotjes./koha/ KultPlus.com

Grupi U2 dhuron 10 milionë euro për gjithë stafin mjekësor të Irlandës

Grupi më i famshëm irlandez në botë i muzikës rock, U2, dhuroi 10 milion euro për të ndihmuar luftën kundër koronavirusit në Irlandë.

Paratë do të përdoren për të mbështetur punonjësit e kujdesit shëndetësor dhe për të blerë pajisje mbrojtëse personale (PPE) për stafin e vijës së parë.

”Disa nga pajisjet mjekësore të financuara nga grupi, i udhëhequr nga këngëtari Bono tashmë kanë mbërritur në aeroportin e Dublinit”, njoftoi televizioni irlandez RTE.

Kryeministri irlandez, Leo Varadkar vlerësoi përpjekjet e tyre duke thënë se këtë ndihmë qeveria e tij mund ta realizonte për 13 vite.

”Po ashtu, të gjitha ndihmat nga sektori privat dhe publiku i gjerë janë të mirëseardhura”, tha ai në Twitter.

Ky grup muzikor ka qenë i përfshirë në një numër projektesh sociale dhe politike për vite me radhë.

Sipas shifrave zyrtare nga mbrëmja e së mërkurës, pothuajse 6 000 njerëz në Irlandë janë infektuar me koronavirusin e ri, ndërsa 235 kanë vdekur si një rezultat i ndërlikimeve. / dpa/ KultPlus.com

Shkencëtari italian: Mos i përqafoni ata që deri dje urrenit

Drejtori shkencor për “National Geoprahpic” në Itali, Marco Cattaneo, ka dhënë një mesazh që është bërë viral në të gjithë rrjetin.

Duke folur për epideminë në Itali, mesazhi është i vlefshëm për gjitha vendet e prekura nga COVID-19.

Mesazhi i plotë nga Marco Cattaneo:
Nga sot, shihni një kurbë që nis të ndryshojë pak, nga rritja eksponenciale që ka pasur epidemia në Itali dhe veçanërisht, në Lombardi.

Kjo mundet, por, thjesht mund të jetë një shenjë e mirë. Mundet në një shikim optimist, që brenda 10 ditësh numri i të infektuarve të zvogëlohet, nëse të gjithë bëjmë pjesën tonë.

Por, ua them siqnerisht: nuk ka asgjë për të festuar, as sot dhe as pas 10 ditësh. Nuk ka asgjë, as për t’u hallakatur jashtë duke thirrur nga gëzimi, apo duke përqafuar çdo të panjohur të djersitur.

Nëse nuk më besoni, shkoni e shikoni kriteret sipas të cilave, OBSH e quan të mbyllur një epidemi.

Le t’i treferohemi ebolës, për shembull. Emergjenca merr fund kur regjistrohen dy periudha inkubacioni të plota, pa asnjë rast të infektuar. Për ebolën u deshën 42 ditë. Mund të duhen 30, për SARS CoV-2. Pas kësaj, çdo vendi i duhet të mbajë një survejancë të lartë, për 90 ditë. Pra, kur të shohim dritë në fund të tunelit, do na duhen ende disa kilometra për të dalë prej tij.

Ndaj, nga kjo eufori, mos i përqafoni fqinjët që deri dje, i urrenit. Vazhdoni të shihni punët tuaja. Qëndroni sa më shumë në shtëpi edhe më pas. Deri në momentin që epidemiologët do të na thonë, se mund të kthehemi në normalitet.

Dalë-ngadalë, do të hapen aktivietetet, do t’i flasim njëri-tjetrit nga afër, do të ktehemi në zyrë e do të shkojmë në restorante. Por, përpara se t’i këndojmë fitores, duhet të mbajmë alarmin ndezur.

Të mos budallepsemi, sepse t’i rezistosh një goditjeje të dytë, do të ishte shumë më e vështirë! /konica/ KultPlus.com

Mes fotove më të mira të ditës, ‘The Guardian’ zgjedh një nga Tirana

Redaktorët e fotografisë në prestigjiozen “The Guardian” kanë zgjedhur disa prej fotove më të mira të ditës të shkrepura në vende të ndryshme të botës, mes tyre edhe një nga kryeqyteti shqiptar.

Bëhet fjalë për një foto të fiksuar nga fotoreporteri i Reuters, Florion Goga, mëngjesin e kësaj të hëne në kombinat, aty ku tregu u rihap me rregulla të reja nga Bashkia e Tiranës, me qëllim parandalimin e përhapjes së Covid-19.

Në qendër të fotos, është kapur momenti kur moderatorja e emisionit “Ora e Tiranës”, Enxhi Nasufi, po kalonte tunelin e dezinfektimit, teksa po xhironte episodin e radhës.

“Blerësit dezinfektohen para se të hyjnë në një treg, në Tiranë, pasi autoritetet kanë marrë masa për të ndaluar përhapjen e koronavirusit”,- thuhet në përshkrimin e fotos.

Fotot e tjera tregojnë se si qytetarë nga mbarë bota po respektojnë masat e marra nga shtetet e tyre, e deri tek foto nga Kina, ku jeta duket se po i rikthehet normalitetit, pasi autoritetet shëndetësore aty kanë njoftuar se vendi e ka kaluar tashmë pikun e koronavirusit./tch/ KultPlus.com

Bardha Goga, fotografja e cila shpalosi rrugëtimin e tokës karshi Covid-19

Xhemile Hysenaj

Pandemia që ka kapluar një pjesë të madhe të botës, ka inspiruar shumë artistë të cilët përmes artit të tyre kanë bërë thirrje për vetdijësim ndaj virusit. Ndër këta artistë, është edhe fotografja nga Ferizaji, Bardha Goga, e cila përmes një sesioni fotografish ka tentuar të hedhë dritë mbi atë se çfarë po ndodhë me botën, si ishte në fillim të kësaj pandemie dhe si vazhdoi të zhvillohej më tutje, duke e shfrytëzuar kështu artin e saj si një thirrje për vetdijësim mbi atë se çfarë po ndodhë me planetin tonë, shkruan KultPlus.

Në këtë projekt të realizuar tash së fundi, Bardha për KultPlus tregon se ka paraqitur përballjen e tokës karshi COVID-19, që tashmë është bërë një situatë alarmante.

Ajo përmes shkrepjeve të saj ka paraqitur një storie të shkurtër, ku tregohet rrugëtimi i këtij virusi.

Faza e parë e virusit që paraqet tokën symbyllur dhe virusin tek e vëzhgon dhe tenton të arrijë te toka, fazë kjo që paraqet edhe neglizhencën e njerëzve ndaj faktit se ky virus duhej marrur seriozisht.

Në fazën e dytë është paraqitur përsëri toka symbyllyr dhe virusi tashmë i kapur me tokën duke e puthur atë në ballë. ‘Kështu kam tentuar të paraqes momentin kur toka filloi të sëmuret, kryesisht kur virusi lëshoi sëmundjen në tokë’, tregon Goga për KultPlus.

Ndërkaq në fazën e tretë, që shënon edhe fotot e fundit të këtij sesioni, paraqitet toka syhapur dhe gojëmbyllur, duke kërkuar ndihmë. ‘Edhe pse tashmë i ka të hapur sytë është shumë vonë pasiqë maska në gojën e tokës tregon që është shumë vonë tashmë që virusi është shpërndarë me të madhe’, tregon tutje Bardha Goga për KultPlus.

Secila fotografi është një thirrje në vete, shpalos një frikë, një dëshirë për njohje e një shqetësim për të ardhmen, e të gjitha fotografitë si tërësi transmetojnë një mesazh të vetëm.

‘Kur njerëzit nuk kanë ndonjë rrezik që ju kanoset drejpërdrejt, ata e neglizhojnë atë. Në tokë ndodhin shumë luftra, tërmete, uri e sëmundje të ndryshme, mirëpo njerëzit janë symbyllur deri në momentin kur janë të prekur direkt nga ndonjë dukuri negative. Njerëzit i hapin sytë, por zakonisht me vonesë’, shprehet Goga për mesazhin që ka tentuar të përçojë. / KultPlus.com

Një burrë nga Amerika përdori kursimet e tij për të ndihmuar stafin mjekësor

Një burrë nga Michigan vendosi të përdorte 900 dollarët që kishte kursyer për të bërë diçka për infermieret në linjën e parë të luftës kundër koronavirusit.

Allen Marshall e kaloi të mërkurën dhe të enjten në një karburant pranë një spitali me një tabelë që shkruan “Naftë falas për infermieret”. Ai arriti të blinte naftë për 50 deri në 80 persona.

Marshall i kishte kursyer paratë për të blerë një pajisje që mpreh thikat, por në krizën e koronavirusit, vendosi ta përdorte për infermieret.

Michigan është një nga shtetet më të goditura nga pandemia, sipas universitetit Johns Hopkins. Raportohet se në Michigan ka 10,791 raste dhe 417 vdekje. / KultPlus.com

Pse jeta gjatë një pandemie na duket kaq surreale?!

Ndoshta të është dukur e tillë kur qëndroje në radhë para një ushqimoreje, por jo para kasës, por jashtë dyqanit, rreptësisht 2 metra larg nga blerësit e tjerë. Mbase të është dukur kështu, kur vizitove gjyshen në spital, por u detyrove të qëndrosh matanë dritares së dhomës, duke biseduar me të përmes telefonit.

Ndoshta t’u duk e tillë edhe kur dëgjove një doktor në Nju Jork, të tregonte se si spitali i tij u stërmbush aq shumë me pacientë të sëmurë me koronavirus, sa që duhej të sillnin një rimorkio frigoriferike për të futur aty të vdekurit.

Ose ndoshta kur dëgjove se brenda një jave të papunët në SHBA u shtuan nga 282.000 në 3.3 milionë njerëz, teksa industritë e shërbimit janë mbyllur. Apo ndoshta kur e kuptove se tek e fundit letra higjienike nuk rritet në pemë.

E gjitha kjo është surreale, ke thënë me vete. Ndoshta e ke përsëritur këtë fjali pushim. Dhe ke dëgjuar miqtë dhe familjen të thotë të njëjtën gjë:kjo që po përjetojmë është thjesht surreale. Ne në media e quajmë gjatë gjithë kohës surreale. Pasi surrealja “karakterizohet nga realiteti intensiv irracional i një ëndrre”, kështu thotë të paktën fjalori “Merriam-Uebster”.

Por çfarë do të thotë kjo fjalë në terma shkencorë? Studimi i surreales, nuk është tama një fushë zyrtare e psikologjisë. Ajo është më shumë si pikturat e Salvador Dalisë dhe shkrimet e Franc Kafkës, apo një ndjenjë  përafërt. Por ka arsye të mira psikologjike, se pse po ndjehesh kështu. “Mendoj se pjesa surreale vjen kur zhytesh në një situatë në të cilën nuk keni qenë kurrë më parë. Është jashtëzakonisht çorientuese”-thotë psikiatri për fëmijë Fredrik Matzner, që studioi shokun psikologjik që shkaktuan ngjarjet e 11 shtatorit 2001.

“Nëse ke shkuar ndonjëherë në një muze arti, dhe je futur në një dhomë që ka një pikturë të madhe abstrakte në mur, ti e sheh atë dhe nuk mundesh të thuash dot se çfarë është, dhe do të ndihesh në ankth. Por në fund arrin ta kuptoni:Oh, është një varkë me vela. Ankthi zhduket. Në fund të fundit, ne njerëzit jemi ndërtuar për të kërkuar modele, dhe zgjidhja e kaosit në një model përjetohet shumë mirë”- thotë Matzner.

Tani për tani, shumë modele që njohim dhe i duam, janë lënë mënjanë. Ne nuk mund të kalojmë dot orë të lumtura, nuk mund të blemë dot letër higjienike kur duam, nuk mund ta planifikojmë udhëtimin tonë vjetor. “Gruaja ime ma tha këtë vetëm disa ditë më parë:Duket sikur nuk ka më të ardhme”- shprehet më tej Matzner.

Dhe ajo që nënkuptonte bashkëshortja e tij, është se ne nuk mund të bëjmë plane për të ardhmen, sepse në epokën e koronavirusit, ne nuk dimë se çfarë do të bëjmë pas 6 muaj, apo qoftë edhe nesër. Ne kemi ngecur në një lloj të ri të së tashmes të përhershme.

“Dhe kështu çdo gjë na duket krejtësisht si e një bote tjetër”- deklaron eksperti. Prishja e jetës sonë normale, shkatërroi rutinat tona, që garantojnë zakonisht ekulibrin tone mendor:ne ngriheshim zakosniht në mëngjes nga gjumi, visheshim, hanim mëngjesin dhe të pimin kafen, pastaj niseshim për në punë.

“Studimet tregojnë se kur i largon njerëzit nga gjërat që janë të njohura për ta, është çuditërisht e lehtë që ata të humbin disi vetveten:identitetin e tyre, gjërat që janë të rëndësishme për ta”- thotë Suzan Klejton, psikologe në Kolegjin Uoster.

Kjo është diçka që e shohim të ndodhë edhe tek sektet. Kur njerëzit përpiqen të rekrutojnë njerëz të tjerë në sektin ku bëjnë pjesë vetë, një nga strategjitë është t’i heqësh ata nga ajo që është normale”. Dhe kur rekrutët nuk janë më të rrethuar nga gjërat e zakonshme që i rrethojnë dhe ndërveprimet sociale, është më e lehtë t’i bindësh ata që adoptojnë praktika të reja, dhe të rishqyrtojmë atë që është e rëndësishme për ta.

“Rutina jonë është bazamenti i jetës tonë”-thotë Adrien Hajnc, psikologe klinike në Qendrën Kombëtare të Çështjes të Veteranëve për Sindromat e Stresit Post-traimatik (PTSD). “Rutina ka të bëjë me mënyrën se si ne organizojmë informacionin dhe kohën tonë. Dhe pa të, ne mund të ndjehemi vërtet të humbur”- shton ajo.

Dhe me ketë ndjenjë, lind edhe një stres i jashtëzakonshëm. Të vetmuarit dhe të izoluarit, janë sot tani më të vetmuar dhe të izoluar. Konfliktet ekzistuese dhe stresorët, si abuzimi me substancat dhe marrëdhëniet abuzive, mund të rishfaqen ose të përkeqësohen.

“Unë jam shumë e shqetësuar për familjet. Jam e shqetësuar për rritjen e përdorimit të alkoolit, për dhunën në familje, për abuzimin me fëmijët, pasi prindërit kanë shumë pak burime financiare”- thotë ajo. Dhe nuk është se ndihmon shumë fakti që në televizion shfaqen figura të njohua, që na tregojnë se çfarë duhet të bëjmë për të mbajtur të sigurt veten dhe familjet tona. “Shumica nga ne, nuk janë përballur ndonjëherë me një situatë dhe me një distancim të tillë social. Pra, nuk kemi asnjë përvojë të mëparshme që mund ta përdorim për ta interpretuar këtë gjendje. Ne nuk kemi asnjë lloj udhëzimi se si duhet të reagojmë”- thotë Klejton.

Në një botë jo-kafkiane, amerikanët mund të mbështeten në qeverinë e tyre federale për t’i nxjerrë ata nga ky kaos. Por mosmarrëveshjet e qeverisë federale mbi reagimin ndaj koronavirusit, kanë prodhuar disa përvoja tërësisht surreale.

Në një konferencë për shtyp , presidenti Donald Trump shmangu shtrëngimin e duarve të atyre që ai i ftoi të flisnin, teks ekspertët e shëndetit publik i kërkuan që ai të respektojë distancimin social. Në të njëjtën konferencë, ai përmendi një faqe interneti mbi testet e koronavirusit që nuk ekzistonte.

Në këtë tabllo surreale të udhëheqjes anmerikane, kanë ndërhyrë guvernatorët dhe kryetarët e bashkive në të gjithë SHBA-në, që ndërmorën njëfare reagimi:Disa qytete u urdhëruan të vetë-izolohen, të tjerët se të praktikojnë vetëm distancimin shoqëror.

Amerikanët nuk dinë se çfarë dhe kur duhet ta bëjnë. Nëse kanë ethe ose kollë, t’i telefonojnë mjekut të familjs, apo të shkojnë direkt në spital? A duhet të vënë maskë në fytyrë apo jo ? Keni nevojë për një test, dhe nëse po ku mund ta gjesh atë? Pa këshilla të qarta se si të trajtojmë një krizë të paparë, ne ndihemi të pafuqishëm.

Kjo dukuri është e frikshme, thotë Elena Portakolone, sociologe në Universitetin e Kalifornisë në San Françisko. “Frika vjen nga pasiguria, se po përballemi me sfida që janë më të mëdha se ne”- thotë ajo. Ndërsa pandemia është globale, ne e përjetojmë atë si individë.

Njerëzit janë të shqetësuar për vendet e tyre të punës apo për shëndetin e tyre, apo nga vdekja të vetmuar në një spital, me familjarët e tyre që nuk lejohen t’u qëndrojnë pranë. Ne jemi detyruar tën ndryshojmë rrënjësisht stilin e jetës, si pasojë e një armiku që nuk mund ta shohim.

Virusi është një kërcënim mikroskopik, që nuk ndërhyn me realitetin që ne përjetojmë:po të mos ishin mrekullitë e shkencës moderne, ne as që do ta dinim se ai ekziston. “Një pjesë e situatës sonë surreale, është se koronavirusin nuk mund ta shohim dot. E megjithatë ai është i rrezikshëm, dhe njerëzit po vdesin prej tij”- thotë Portakolone.

Psikologët thonë se për të luftuar këtë gjendje tonë, ne kemi nevojë për vazhdimësi, dhe fatmirësisht kjo është një nga gjërat e pakta që mund t’i jepni tani vetes. Aktiviteti fizik është jetik, ndaj vraponi si gjithmonë, thjesht bëjeni këtë 2 metra larg të tjerëve.

Të qenit socialë është gjithashtu jetike. Ndaj pini diçka çdo ditë, gjatë kohës që bisedoni online me miqtë. Bëni tele-yoga, nëse ambjenti shtëpiak e mundëson këtë gjë. ”Në rast se arrijmë të ruajmë disa nga zakonet tona të vjetra, sidomos ato që na pëlqejnë më shumë, në rastin tim duke jogën, atëherë do të jemi më pak të çorientuar. Pra situata do të na duket më pak surrealiste. Mësuesit na thonë: Ndjejini këmbët tuaja, për të kultivuar një ndjenjë të bazuar tek realiteti”-thekson Portakolone. /wired/ KultPlus.com

Reportazhi që zbulon se si dukej fillimi i pandemisë në Wuhan

Televizioni publik i Australisë ABC, transmetoi një reportazh 45-minutësh në fund të shkurtit për shpërthimin e një virusi në Wuhan të Kinës, gjë që çoi në një pandemi globale.

Reportazhi shfaq filmime të pashembullta në Wuhan duke u karantinuar persona të tillë që policia dyshonte se ata mund të jenë të infektuar, përfshirë edhe gazetarë të huaj që mbulojnë Kinën për media të tilla si BBC, transmeton Telegrafi.

Theksohet se Wuhan është një qytet me 11 milionë banorë, plot studentë nga e gjithë bota dhe një qendër trafiku, e cila gjithashtu përshpejtoi përhapjen e virusit.

Reportazhi gjithashtu tregonte se politikanët lokalë në Wuhan fillimisht maskuan shkallën e epidemisë dhe kërcënuan mjekët vendas që guxuan të flasin publikisht.

Fati i doktor Li Wenliang, një nga të parët që paralajmëroi për coronavirus dhe i cili përfundoi me policinë kineze, është gjithashtu duke u adresuar.

Li Wenliang vdiq nga coronavirusi që u infektua përmes një pacienti që po e kuronte dhe vdiq në 7 shkurt të këtij viti./ KultPlus.com

Shkencëtari francez i bindur: Covid-19 vetëm një virus i radhës

Në mesin e epidemisë së COVID-19 , mjeku antikonformist nga Marseja nxjerr librin e tij: “Epidemitë, rreziku i vërtetë dhe lajmet e rreme”.

Didier Raoult , risjell historinë e koronavirusit, gjithashtu dhe polemikat aktuale mbi kërkesën e tij për përdorimin e ilaçit Chloroquine.

Profesorit marsejez, Didier Raoult, të cilit iu desh kohë të dëgjohej në nivel kombëtar, për përdorimin e ilacit kundër malaries ‘Choloroquine’ kundër koronavirusit të ri, tashmë zgjidhja e tij kundër COVID-19 është në vëmendjen dhe diskuret e shumë shteteve përshi linjën zyrtare të Parisit.

Në një libër që del në shitje këtë javë, mjeku kontrovers që drejton Repartin e Infektologjisë në Spitalin La Timone të Marsejës, bën një përditësim të gjithë situatës mbi pandeminë.

Ai merr rolin e tij prej mësuesi për të na shpjeguar, se çfarë është koronavirusi, dhe në çfarë na shqetëson, gjithashtu. Në librin e tij, ai ka shpjeguar qëndrimet e tij edhe mbi kolerën dhe tifon.

Ai mundohet të shpjegojë, përse qasja që ai ka kundër koronavirusit nuk është konsideruar nga autoriteti shëndetësor publik. Dhe në fund, ai bën një qasje filozofike dhe kuazi-politike të shoqërisë, ashtu si e tregon në titullin e librit ‘Le Vrais Danger – Rreziku i vërtetë’ dhe ‘Fausses Alertes -Paralajmërimet e rreme’ që çorodisin realitetin .

Mbi ilaçin kundër malaries ‘CHLOROQUINE’

Le të kujtojmë që megjithë këto ‘dramat’ e njëpasnjëshme, rreth virusit të ri respirator, vdekshmëria nga infeksionet respiratore ka ardhur gjithmonë duke u ulur.

Nga të dhënat që kemi, infeksionet respiratore bakterologjike ose virale, para 30 vjetësh kanë qenë shkaku i vdekjes së 4.5 milionë njerëzve në vit, aktualisht ato vrasin rreth 2.6 milionë njerëz në një vit.

Kjo ulje spektakolare e numrit të vdekjeve në një vit, vjen si pasojë e përmirësimit të higjenës, apo përdorimit të antibiotikëve që zvogëlojnë rrezikun e infeksioneve vdekjeprurëse. Por edhe për shkak të vaksinës së Pneoumokokut tek fëmijë e vegjël, që mbron gjithashtu edhe më të moshuarit. Dramat suksesive të viruseve, janë shoqëruar me rritje dramatike te jetëgjatësisë.

Shpejtësia e reagimit të kinezëve në menaxhimin e epidemisë ishte mahnitëse. Në veçanti zhvillimi i molekulave anti-Inflamatore. Ata mundën të tregojnë që CHLOROQUINE, ilaci më i rekomanduar në botë, të ishte trajtimi dhe parandalimi më i mirë kundër koronavirusit. Fakt ky që e bën koronavirusin, një infeksion respirator nga më të thjeshtët për t’u parandaluar dhe për t’u trajtuar.

Koronavirusi kinez

Koronavirusi kinez, u shfaq për herë ta parë ne Wuhan, ku u shfaq një epidemi pneumonie. Do rikthehemi në strategjinë e sjelljeve të kinezëve që nga epidemia e SARS-it, që u mundësoi atyre të zbulojnë virusin korona, të testojnë ndjeshmërinë e tij ndaj anti-inflamatorëve dhe të zbatojnë teknika diagnostikimi në kohë rekord.

Në çdo rast ku ka pasur treg ku shiten të gjitha kafshët që janë të destinuara për konsum, në të cilat bëjnë pjesë dhe lakuriqët , jane shfaqur pneumoni, prej të cilave disa të rënda, ndonjëherë dhe vdekjeprurëse, në veçanti tek moshat e vjetra, dhe tek njerëzit me patologji të tjera.

Përshkrimi histerik i këtij virusi nga Kina, siç e dimë me një numër të lartë të vdekshmërisë në fillimet e tij, shkaktoi një histeri në të gjithë botën, por numri i të vdekurve në raport me të prekurit do të ulej në ditët në vijim. Është fenomen i përgjithshëm.

Vdekshmëria e lartë e shfaqur fillimisht, është si rezultat i testimeve të rasteve të rënda në fillim. Duke testuar vetëm rastet e rënda në fillim, numri i vdekjeve është i lartë, por duke u zgjeruar testimi në masë, numri i vdekjeve ulet.

Në janar të vitit 2020, vetëm Kina kishte të vdekur nga koronavirusi dhe specifikisht Wuhan-i ishte me një përqindje vdekshmërie 5.6% të të prekurve kurse pjesa tjetër e Kinës 0.5%. ǒka do të thotë që do të arrijë me shumë mundësi shifrat e gripit normal me vdekshmëri në 0.1%.

Për sa i përket përhapjes, është caktuar nga numri i njerëve të infektuar. E sigurisht , kjo mënyrë e shpjegimit të përhapjes nuk është e arsyeshme. Është një mënyrë e shpjeguarit në matematikë te fenomeneve shumë komplekse, gjë e cila nuk është qartësuese.

Nga shkaqet e përcjelles të sëmundjes, janë njerëzit. Por njerëzit nuk e përhapin sëmundjen njëlloj. Disa prej njerëzve janë super-ngjitës, fëmijët psh, jane më përcjellësit por më pak të sëmurët. Mosha e vjetër, jane më të sëmurët por më pak përcjellës. Parjashto imunodeficentët që kanë multiplikacione virale të përhershme.

Një nga bashkëpunëtorët e mi, këmbëngul në faktin se ndryshimi i rëndësishëm midis kinezëve dhe europianëve, është se kinezët pështyjnë në tokë. Rreziku i përhapjes nëpërmjet pështymës është i jashtëzakonshëm.

Kjo situatë epidemike ndoshta nuk do të përhapej jashtë Kinës, por duhet të jemi të vetëdijshëm se infeksionet respiratore janë sëmundje të eko-sistemit. Kjo situatë epidemiologjike mund të mos jetë e riprodhueshme jashtë Kinës.

Gjithmonë mbani mend se sëmundjet infektive janë sëmundje eko-sistemi. Vizioni Pasteurian, një mikrob, një njeri, janë koncepte interesante por ato datojnë nga shekulli XIX, dhe shpjegojnë vetëm një pjesë të vogël të gjërave. Ka ndryshueshmëri tek mikrobet, numri i mikrobeve, mbartësi, rrugët e transmetimit, madje edhe në sëmundjet ndër-humane. Kjo do të thotë që ne nuk mund të zgjasim epidemiologjinë e asaj që ne shohim në një vend në pjesën tjetër të botës.

Historia e gjatë e koronaviruseve

Koronaviruset (nga latinishtja corona – kurorë) janë një familje shumë e madhe e viruseve që i detyrohen emrit të tyre për faktin se ata duket se kanë një kurorë. Këto janë viruse shumë të zakonshme që prekin si zogjtë ashtu edhe gjitarët, dhe disa prej tyre kanë një transmetim nga njeriu tek njeriu.

Këto të fundit janë të shpeshta, vrasin herë pas here, por injorohen plotësisht nga shtypi dhe shumica e autoriteteve shëndetësore në botë. E cila është me të vërtetë e çuditshme, sepse koronaviruset janë shkaku i tretë i infeksioneve virale respiratore.

Këto viruse kanë dallimin e të qenurit lloji më i madh i viruseve të ARN-së dhe për këtë arsye shfaqin mutacione të shpeshta. Këto janë viruse të cilat prej kohësh dihet që japin infeksione frymëmarrjes së sipërme, veçanërisht bronkit dhe diarre

Historia e tyre fillon në vitin 1965 kur Tyrrel dhe Bynoe identifikuan një virus të marrë nga një fëmijë me të ftohtë. Ky virus u quajt 229E. Disi më vonë, Macintosh, me rastin e një mostre frymëmarrjeje, gjeti një tjetër virus shumë të afërt, i cili, do të quhej OC43, dhe menjëherë pas kësaj do të zgjidhej emri Koronavirus për të emëruar këtë familje.

Ata janë njohur që nga viti 1967, por diagnoza e tyre u vështirësua nga fakti se vetëm kultura e gjenezës së tyre e lejonte ta bënte këtë. Vetëm në kohën e diagnostifikimit molekular, kohët e fundit, roli i tyre i vërtetë mund të fillojë të vlerësohet .

I treti që u zbulua në një patologji njerëzore ishte virusi SARS, i identifikuar në 2003 dhe që siç e kemi parë, do të shkaktonte 880 vdekje para se të ndalej befas në verën e vitit 2003 pa u rishfaqur kurrë.

Koronavirusi arabo-saudit, MERS-corona, u gjet në vitin 2012 kur një pacient u shtrua në spital në Jeddah. Dhe së fundi koronavirusi nga Kina u izolua në vitin 2019.

Pra, siç kemi parë, SARS mbeti në thelb i kufizuar në Lindjen e Largët, përveç një epidemie misterioze të eksportuar në Toronto, e lidhur me një person që udhëtonte nga Hong Kongu në Toronto, kushtet e menaxhimit të vendosura pas fillimit të epidemisë (veshja, maska, doreza dhe uniforma) bënë të mundur ndalimin e transmetimit brenda spitaleve të qytetit. Në lidhje me MERS koronavirus, pati gjithashtu një histeri botërore me rrezikun e transmetimit të këtij virusi jashtë fokusit të tij fillestar.

Në realitet, është në thelb një zoonozë (transmetim kafshë-njeri-kafshë) e lidhur me devenë që e bart atë. Nuk dihet pse deveja bartëse dha raste në Arabinë Saudite dhe jo në zonat përreth ku devetë janë gjithashtu bartës të virusit, gjë që sugjeronte se ekziston një pritës i ndërmjetëm.

Pasi shkova atje, hipotezova që babuinët, që janë jashtëzakonisht të shumtë në Arabinë Saudite dhe që frekuentojnë devete dhe jetojnë në zona peri-urbane brenda grupeve të një madhësie mjaft të pabesueshme (disa qindra kafshë), mund të kenë qenë këta pritës të ndërmjetëm.

Kjo duhet të na kujtojë disproporcionin midis rreziqeve të deklaruara dhe rreziqeve reale, dhe rrezikut të parashikimeve alarmiste. Në këtë drejtim, duhet të theksohet se këto episode të etheve do të kenë bërë që disa vende, përfshirë Kinën, të instalojnë porta për zbulimin e temperaturës për të testuar pacientët me ethe për të parandaluar ata që të transmetojnë një sëmundje në vendet në të cilin arrijnë.

Fake News (Lajmet e rreme)

Rreziku që koronavirusi kinez të ndryshojë statistikat e vdekshmërisë franceze ose botërore është zero. Ekzistojnë disa elementë në këtë disproporcion midis realitetit dhe zhurmës: Frika nga sëmundjet e reja, interesi i laboratorëve që shesin antiviralë (Gilead bëri një rritje spektakolare të tregut të aksioneve), interes për ata që prodhojnë vaksina si një masë paraprake ( megjithëse nuk dihet nëse sëmundja do të jetë akoma brenda një viti), ata që kanë lumturinë të ndodhen në një televizion si ekspertë virtualë, ata që japin vlerësime nga frika, dhe ata që e shohin veten si shpëtimtarë engjëj.

Kjo ngjarje do të ketë konfirmuar për mua se ka më shumë të vërteta në rrjetet sociale dhe se etiketa ‘lajme të rreme’ është nganjëherë arma e dëshpëruar e disa mediave për të vazhduar të ekzistojnë.

Një nga videot e mia u etiketua përkohësisht si ‘fake neës” nga kryeredaktori i gazetës ‘Le Monde’, si dhe nga Ministria e Shëndetësisë Franceze.

Unë kisha shpërndarë informacione nga autoritetet kineze për përdorimin e një ilaçi për të cilin kam folur tashmë dhe që e dimë mirë (chloroquine dhe hidroksilklorina e derivuar e tij), për efektivitetin e tij në studimet paraprake në 100 raste, konfirmuar nga një komunikim i shkurtër dhe në një konferencë për shtyp nga profesori Zhong, një autoritet kinez i njohur në të gjithë botën.

Kjo ngjalli reagime të dhunshme, të cilat kërkuan që të tërhiqja komunikimin tim dhe madje mora kërcënime anonime për të cilat u ankova.

Është gjithnjë e më e vështirë të dish se për çfarë po flasim dhe për këtë ne kemi krijuar një faqe informative javore në Youtube me titullin ‘On a le droit d’etre intelligent – Ne kemi të drejtën të jemi inteligjentë’

Frika nga vdekja

Situata e epidemive aktuale dhe pseudo-epidemive pasqyron sjellje shumë të thellë te njerëzit. Historia është plot frikë nga fatkeqësitë natyrore dhe epidemitë, dhe Bibla jep shumë shembuj. Përballë të pashpjegueshmeve, përballë brutalitetit të fenomeneve, hipotezat ishin në atë kohë më tepër fetare ose bazoheshin në sjelljen fajtore të njerëzve.

Kohët e fundit, Baudrillard, në vitin 1970, na lejoi të kuptojmë se një pjesë e përtacisë ushqehet nga frika e vdekjes dhe fatkeqësive, ndërsa meteorologjia (si një përtëritje e adhurimit të Diellit) pushton pjesë tjetër të informacionit tonë pasiv të marrë nga media.

Qëndrueshmëria e sjelljeve fetare dhe frikës fetare, si me magji, u raportua mirë nga Mircea Eliade në traktatin e saj për historinë e feve, e cila tregon se, në forma të ndryshme, temat kryesore të frikës dhe sjelljeve fetare nuk kanë ndryshuar.

Parodia

Në shoqëritë tona, ka role të ndryshme:

Roli i atyre që bëjnë kërkime ose zbulojnë gjëra, roli i atyre që menaxhojnë dhe roli i atyre që transportojnë informacionet. Me përshpejtimin e kohës që shohim si në informacion, ashtu edhe në menaxhim, menaxherët janë të vendosur për periudha të shkurtra kohe që i nënshtrohen zgjedhjeve të përsëritura, siç e kam thënë tashmë.

Ka gjithnjë e më shumë konfuzion midis fuqisë vendimmarrëse, pushtetit ekzekutiv dhe fuqisë së katërt, asaj të shtypit.

Sidoqoftë, nëse është e natyrshme që shtypi të ngrejë alarmin, nuk është e natyrshme që njerëzit që udhëheqin, politikanët, të jenë të së njëjtës natyrë dhe të kenë të njëjtin lloj reagimi. Menaxhimi kërkon marrjen e kohës së nevojshme, por sot bëhet e padobishme pasi pasojat e veprimeve të menaxherëve nuk do të impenjohen drejtpërdrejt për ta, ata do të vijnë më vonë dhe do të mbyten në informacione të reja.

Ky bashkim midis mediave dhe vendimmarrësve mund të vëzhgohet, praktikisht nga martesa ose nga transferimi, nga një profesion në tjetrin, një ministër që sillet si animator, një animator që sillet si ministër.

Kjo paraqet një problem të vërtetë, i cili dëmton balancën e forcave. Përveç kësaj, libri tjetër i Jean Baudrillard, ‘Simulacres et Simulation – Paroditë dhe Parodizimi’, parashikoi krijimin e një bote të re dixhitale.

Në këtë botë që Baudrillard e quan ‘Hiper Reale’, qëndrim që shërbeu si frymëzim për filmin ‘Matrix’, në fakt, realiteti dixhital nuk ka më asnjë lidhje me realitetin fiziko-kimik, ashtu si në librin ‘Simulacres’ të Philip K. Dick, ku politikanët janë simulacra, holograme dhe robotë.

Kështu që, shkëputja totale e realitetit të vëzhguar me realitetin e raportuar është një problem që po bëhet i madh.

Është gjithnjë e më pak një amplifikim, por një shtrembërim i realitetit.

Kur një informator shumëfishon me 20 një rrezik vdekshmërie dhe pjesëton me 100 një rrezik tjetër, ne nuk jemi më në një ekzagjerim, por në një botë tjetër. Dhe kjo po ndodh aktualisht.

Vetë shifrat reale bëhen të pakonsiderueshme kur nuk konfirmojnë teorinë mbizotëruese.

Në praktikë, nuk ekziston vërtet një zgjidhje, përveç që teknologjitë e reja të lejojnë ekzistencën e një fuqije të re, e cila pasohet nga një komunikim i pafiltruar. Mund ta shohim këtë në fushën shkencore.

Ekziston censura ‘de facto’ e artikujve që nuk janë pjesë e rrjedhës së përgjithshme të mendimit teknik, por shumë media po krijohen dhe po zhvillohet dërgimi i artikujve direkt në faqet pa filtra para fillimit të botimit.

Ka 20 viruse të lidhura me infeksione të frymëmarrjes që qarkullojnë nëpër botë. Ndoshta koronavirusi kinez do të bëhet njëzet e një, as më shumë e as më pak serioz, mbase do të zhduket në çast ose përfundimisht, mbase do të mbetet i kufizuar në një eko-sistem specifik, si koronavirusi Arabisë Saudite (korona MERS).

Koha do ta tregojë. / KultPlus.com

Angelina Jolie dhuron një milion dollarë për të luftuar koronavirusin

Ylli i Hollywoodit, Angelina Jolie, ka dhuruar një milion dollarë për të ndihmuar të prekurit nga pandemia koronavirus, njofton Telengana Today, transmeton KultPlus.

Jolie ka kontribuar, sikur edhe shumë herë në të shkuarën, në organizatën ‘No Kid Hungry’ që kujdeset të mos ketë fëmijë të uritur. Gati 22 milionë fëmijë në SHBA mbështeten në ushqimin që marrin si ndihmë.

Më herët edhe Arnold Schwarzenegger, çifti Ryan Reynolds e Blake Lively dhe Shawn Mendes kontribuuan në këtë kohë pandemie. / KultPlus.com

Nga virusi tek rimëkëmbja: Si do ndryshojë bota gjatë 18 muajve të ardhshëm

Jemi nën karantinë. Raftet e supermarketeve janë boshatisur. Fluturimet janë anuluar.

Punëtorët kanë lënë punën, dhe janë shndërruar në mësues të fëmijëve të tyre në shtëpi. Një qeveri konservatore, ka shtetëzuar hekurudhat, dhe po paguan njerëzit që nuk punojnë. Dhe jemi ende vetëm në javën e dytë.

Në më pak se 2 javë, Britania ka përjetuar një lloj trazire sociale dhe politike, që ndodh normalisht vetëm pasi i është prerë koka një mbreti, apo kur turmat mësyjnë në pallatin mbretëror. Por a është ky një moment i shkurtër i solidaritetit kombëtar, apo “normaliteti” i ri”?

Gjithçka varet nga kohazgjatja e krizës së koronavirusit. Ekspertët besojnë se një vaksinë për Covid-19 (sëmundja e shkaktuar nga virusi Sars-CoV-2) është ende të paktën 18 muaj larg, gjë që bën i premtimet e Donald Trumpit se SHBA-ja do të “rihapet” brenda 3 javësh, të duken në rastin më të mirë optimiste.

Në Britani një raport nga studiuesit e Kolegjit Mbretëror të Londrës, vlerësoi se elementët e normalitetit të ri – distancimi social, vetë-izolimi, bllokimet – mund të zgjasin deri në shtatorin e vitit 2021. Pra çfarë mund të ndodhë, ndërsa vazhdon kriza e koronavirusit? Ja se çfarë thonë ekspertët.

Muaji i parë: Infektimet

Një gjë është gati e sigurtë:gjërat do të përkeqësohen, para se të përmirësohen. “Mendoj se  epidemia do të vazhdojë me siguri për 3 muajt e ardhshëm”-thotë dr.Pol Hanter, profesor i mjekësisë në Universitetin e Anglisë Lindore. Ai beson se kufizimet e lëvizjeve, do të bëhen

më të ashpra gjatë 30 ditëve të ardhshme.

Qendrat e qytetit do të shkretohen. Dyqanet, baret, restorantet dhe baret, do të qëndrojnë të mbyllura. Në mungesë të tyre, do të lulëzojnë supermarketet dhe kompanitë që ofrojnë ushqime. Prilli është muaji kur Shërbimi Shëndetësor Britanik (NHS), pret pikun e parë të pandemisë.

Të gjitha të dhënat, tregojnë se në aspektin e përhapjes së virusit, jemi në rrugën e Italisë. Mbretëria e Bashkuar ka 2.8 mjekë për 1.000 njerëz – një normë më e ulët se Spanja dhe Italia, të cilat kanë 4.1 mjekë për 1000 pacientë. Numri i pacientëve që kanë nevojë për kujdes kritik, do të rritet në mënyrë dramatike, dhe NHS ka të ngjarë të kalojë në kolaps.

Muaji i tretë: Recesioni ekonomik

Shpresohet që deri në korrik, të kemi një ngadalësim të ndjeshëm të përhapjes së epidemisë. “Unë dyshoj derisa ta shohim këtë gjë vërtet”- thotë Hanter, që shton se do të befasohej nëse bllokimi nuk do të ishte hequr deri në atë kohë. “Shpresojmë që do të ndodhë para fundit të majit, por mundet edhe të mos ndodhë”- thekson ai.

Nëse premtimi i Trumpit për të rihapur ekonominë amerikane brenda një muaji do të realizohet, duket se ka gjasa që pas 3 muajsh një numër vendesh të kenë nisur të rikthehen në të paktën në një imazhi të normalitetit. Ndërkohë, pritet që ekonomia të pasojë atë që po ndodh në spitale. “Gjendja do të jetë e rëndë, por unë personalisht mendoj se gjërat do të përmirësohen nga vera. Nuk e di me siguri, por dyshoj se epidemia do ta humbasë shumë forcën nga fundi i qershorit. Kjo pjesërisht për shkak të masave që ka marrë qeveria, por edhe pjesërisht për faktin se është verë, dhe gjërat do të lehtësohen”- thekson Hanter.

Ndërkohë supermarketet do të riorganzohen me më pak staf. Edhe marrëdhënia jonë me ushqimin do të ndryshojë. Frutat tropikale do të zhduken nga raftet, për t’ja lënë vendin frutave të sezonit. Por rikthimi në normalitetin shoqëror, ka të ngjarë të shkaktojë një raund të ri të infektimeve.

Muaji i gjashtë: Rikthimi në normalitet

Nga shtatori, ne do të fillojmë të llogarisim me efektet e krizës tek buxheti i shtetit. Ka nga ata

që mund të rikthehen në vendet e tyre të punës. Ata që janë pushuar nga puna, do të përballen me pasiguri të mëdha mbi të ardhmen. Ato vende pune, që u zhdukën gjatë krizës nuk ka gjasa që të kthehen, gjë që mund të çojë në një rritje të papunësisë.

Përgjigja mund të jetë një sistem më bujar i mirëqënies sociale. Një e ardhur themelore universale, e cila u aludua në Finlandë dhe Kanada se ka dhënë rezultate të përziera, mund të ishte shkatërruese për klasën punëtore. Për ata, punët e të cilëve mbijetuan, mënyra e punës do të ndryshojë.

Zyrat do të reduktohen në personel, dhe do të shndërrohen në vende ku shkohet vetëm 2 herë në javë për ndonjë konsultim, pasi shumë punë mund të kryhen nga shtëpia. Por nën rimeson e normalitetit, virusi do të rizgjohet. Ndërsa vera largohet, do të shohim një ringjallje të numrin e rasteve të reja me koronavirus, që do të kërkojë një menaxhim të kujdesshëm.

Do ketë sërish bllokime të lëvizjeve, që do të zbatohen në zona të ndryshme të Britanisë. Nga ana tjetër, kjo do të thotë se duhet duhet t’i krijojmë sa më pak probleme shtesë sistemit shëndetësor. “Krishtlindjet e ardhshme apo më tej, unë besoj se do kemi një rritje të dukshme të numrit të lindjeve”- mendon Hanter.

Do të rihapen shkollat dhe universitetet, por me më pak studentë të huaj. Ashtu si punonjësit nëpër zyra, edhe mes tyre do ketë një debat nëse studentët dhe pedagogët duhet të jenë

në të njëjtën dhomë. Prandaj shkollat ​​e mesme dhe universitetet, mund të nisin të marrin në konsideratë mësimin online për një periudhë afatgjatë.

Muaji dymbëdhjetë: Qëndrueshmëria

Megjithëse vaksina nuk do të jetë ende gati, stafi mjekësor do të jetë mësuar të përballet me Covid-19 dhe ndërlikimet që ai shkakton. Ndaj që do të ketë opsione më të mira trajtimi. Ndërkohë, mund të ndryshojë mënyra se si qeveria gjurmon përhapjen e virusit.

Një element pozitiv është se me ndalimin e udhëtimeve, emetimet e karbonit në ajër do të bien ndjeshëm. Studiuesit kanë vëzhguar tashmë rënie të mëdha në emetimin e dioksidit të azotit , teksa në pjesë të caktuara të Kinës, niveli i ndotjes është deri në 30 për qind më i ulët se normalja.

Edhe në Italinë veriore, nivelet e dioksidit të azotit, kanë rënë me 40 përqind. Por gjithçka tjetër do të jetë shumë më pak rozë. Me siguri do të jemi ende në recesion, dhe sektorë të tërë të ekonomisë do të duhet të ristrukturohen rrënjësisht. Mund të shohim falimentimin e disa ndërmarrjeve që nuk mund të jenë më fitimprurëse. Por do të ketë një dritë në fund të tunelit:një vaksinë.

Muaji i tetëmbëdhjetë: Rimëkëmbja

Si sëmundje, koronavirusi është këtu për të qëndruar gjatë. Por vaksina, do të lehtësojë ndikimin e saj. Mund të ketë ndryshime të mëdha në rendin botëror. Kina do të jetë e prirur të rifitojë ritmin e vjetër të rritjes së saj ekonomike. Vendet që përfituan nga ndihma mjekësore kineze, si Italia, do të krijojnë lidhje më të ngushta me Pekinin.

SHBA-ja ndoshta do të rishikojë më në fund efektivitetin e një sistemi të kujdesit shëndetësor të bazuar tek tregu. Koronavirusi, do të sjellë një revolucion mbi mënyrën se si jetohet dhe punohet. Testi për shoqërinë tone, është se si do të kujdesemi për ata që do të jenë më të humbur, teksa shoqëria do të riorganizohet. a

Marrë me shkurtime nga “Esquire” / KultPlus.com