Çfarë bote do të kemi pas koronavirusit?

Pandemia do të na ndryshojë përgjithmonë: individualisht, dhe si shoqëri. Vlerësimet flasin për 25 milion të papunë në mbarë botën, dhe për një Itali të ngjashme me atë të viteve 1940. Ndoshta do të lindin punë të reja, megjithatë do të kemi një perceptim tjetër për atë që është e rëndësishme apo e tepërt.

Nga Luigi Mastrodonato

E vetmja gjë e sigurtë e këtyre kohërave të pasigurta, është se viti 2020 do të ndryshojë përgjithmonë jetën, zakonet, përditshmërinë tonë. Ndërsa shumë njerëz, kanë qenë dëshmitarë okularë të tragjedive të natyrave të ndryshme në dekadat e kaluara, nga luftërat, katastrofat natyrore etj, për një pjesë të madhe të popullsisë globale situata aktuale përbën një risi.

Ndërgjegjësimi mbi sëmundjen, frika nga infektimi, kufizimet ekstreme të lirisë personale, vetmia, kanë zëvendësuar një jetë komode dhe të shkujdesur në rastin më të mirë, një jetë

me shqetësime që as mund të krahasohen me ato aktualet mbi më të keqen.

Dhe nëse është kjo ajo që ne po përjetojmë tani, kur gjithçka të ketë mbaruar, “kafshimi” që  na dha ky virus nuk mund të harrohet lehtë. Pasojat e pandemisë, kemi për t’i ndjerë për shumë kohë, dhe bota në të cilën do ta gjejmë veten, do të ketë shumë pak lidhje me atë me të cilën ishim mësuar.

Të mësuar historikisht me përcaktimin e kohës para dhe pas Krishtit, ne me siguri do t’ja fillojmë sërish nga një lloj viti zero , me Covid-19 që do të veprojë si një vijë ndarëse e ekzistencën sonë. OKB ka ngritur alarmin mbi atë që është kriza më e rëndë shëndetësore me

të cilën po përballet në 75 vitet e saj.

Në fakt, karakteristikë e Covid-19 është se në dallim nga tragjeditë e tjera, ky virus nuk njeh kufij, dhe po godet çdo kontinent pa asnjë diferencë. S’ka më kufij në dramën e kujdesit shëndetësor, apo ndoshta në dramën që na kujtoi se kufijtë nuk kanë ekzistuar kurrë, se popullsia globale është gjithmonë dhe në çdo rast në të njëjtën varkë, përtej atyre vijave imagjinare të vizatuara në një hartë.

Për këtë arsyeja, ne rrezikojmë të llogarisim miliona të vdekur gjatë muajve të ardhshëm, pasi tragjedia nuk mund të përshkruhet dot më fjalë. Një masakër kolektive, rreziku që shumë njerëz do ta shohin të paktën vdekjen e një të njohuri, por edhe vetëdija mbi atë që është realisht një pandemi.

Ndoshta do të jemi më të kujdesshëm mbase, dhe nuk do të ketë më nënvlerësim të rrezikut. Ose nuk do të jetë si tani, një prerogativë njerëzore, dhe çdo zile alarmi në këtë apo atë krizë të afërt, që do të ketë sigurisht një audiencë dëgjuesish më të vëmendshëm.

Në dramën e koronavirusit, njerëzimi do t’i nënshtrohet një procesi pjekurie dhe përgjegjshmërie. Është një gjë e mirë, por është e trishtueshme që për të arritur këtë gjë,

do të duhet e gjithë kjo që po ndodh. Ne do ta gjejmë veten në një botë tjetër. Në një botë ku ekonomia do të shembet, dhe do të duhet të ringrejë veten nga hiri.

Efekti i virusit mbi ekonominë italiane, do të jetë pak a shumë i njëjtë me fillimin e viteve 1940, kur vendi u rrënua nga Lufta e Dytë Botërore. Është një lajm tragjik, por nuk duhet të harrojmë se ne kemi qenë në gjendje të ngrihemi përsëri, me bumin e famshëm ekonomik.

Gjithsesi, vitet e para do të jenë të vështira, ndaj do të na duhet një shpirt i madh rezistence. Sipas Organizatës Botërore të Punës, pandemia do të shkaktojë 25 milion njerëz të papunë në të gjithë botën, të cilët do të bashkohen armatësh tashmë të madhe të të papunëve.

Programet për uljen e varfërisë do të duhet të rishkruhen nga e para, dhe në shumë raste do

të duhet që punët të rinisen nga e para. Dhe e gjitha kjo do të duhet të bëhet në një kontekst të krizës ekonomike, ku sistemi i mirëqenies tashmë do ta ketë të vështië që të qëndrojë më këmbë.

Por pikërisht këtu do të duhet të përqendrohemi, dhe ky është mësimi që do të japë Covid-19 pasi të jetë larguar. Investimet publike në sistemin social duhet të forcohen. Për shembull, në këtë krizë kemi kuptuar rëndësinë e shëndetit publik, por edhe dëmet e jashtëzakonshme që po shkaktojnë shkurtimet e fondeve në këtë sektor.

Nuk ka personel, mungojnë mjetet dhe strukturat:gabime të ngjashme nuk mund të përsëriten më, dhe sistemi do të duhet të ripërtërihet, por pa e deformuar natyrën e tij. Por në vitin e parë pas Covid-19, ne nuk do të duhet të ulim vigjilencën ndaj njërës prej gjërave më të rëndësishme që kemi, demokracisë.

Në këto kohë të pandemisë, shumë të drejta janë pezulluar, dhe privatësia po vihet në dyshim. Në fakt, demokracia është pezulluar. Jemi në luftë, na thonë ata dhe ne pranojnë që gjërat të jenë kështu, nëse kjo do të shpëtojë jetët tona, dhe do të na rikthejë jetën normale që patëm deri dje.

Por kur gjithçka të ketë mbaruar, do të jetë vendimtare që të drejtat civile të fituara ndër shekuj t’u rikthehen në tërësi qytetarëve. Për shembull, Covid-19 nuk duhet të jetë preteksti

për një mbikëqyrje masive përfundimtare, kur urgjenca që e justifikon atë sot nuk do të ekzistojë më.

Do të jetë një botë e re, ajo në të cilën do e gjejmë veten të katapultuar. Një botë që do të duhet të jetë në gjendje të zhdukë siguritë e së kaluarës, por edhe të mos bëjë gabimet e të shkuarës. Një botë e njerëzve që janë rritur tashmë, që janë më të ndërgjegjshëm, dhe të cilët falë kësaj do të jenë më në gjendje të përballen me vitet e vështira të para që do ta karakterizojnë. E vetmja gjë e sigurtë është se nuk ka kthim pas, dhe asgjë nuk do të jetë njësoj si më parë. Shpresa është që këtë ta kuptojmë shumë shpjet, pasi kjo do të thotë se do të ketë rinisur rindërtimi.

“Wired” – Bota.al /KultPlus.com

Madonna e quan koronavirusin një “barazues të shkëlqyeshëm”

Ylli i hitit “Like A Virgin”, Madonna, e ndau një mendim personal për COVID-19 në rrjetet sociale, me ç’rast deklaroi që mendon se kjo pandemi globale i ka bërë njerëzit të barabartë në shumë mënyra.

“Kjo është karakteristika e koronavirusit, nuk i intereson a sa i pasur je, sa i famshëm, sa qesharak, sa i mençur, ku jeton apo sa vjet i ke… për mendimin tim kjo sëmundje është një barazues i shkëlqyeshëm. E keçja e saj është se na ka barazuar në shumë mënyra, dhe e mira e saj është sërish, ngase na ka barazuar në mënyra të ndryshme. Dhe siç kam thënë gjithmonë, ne të gjithë jemi të barabartë. Nëse anija fundoset, të gjithë do të fundosemi së bashku me të,” shkruhej në postimin e këngëtares në Instagram.

Në fillim të muajit mars, Madonna u detyrua t’i anulojë dy koncerte në Paris, për shkak të shpërthimit të pandemisë globale, transmeton Koha.

Këngëtarja planifikohej të performonte në kryeqytetin francez, Paris më 10 dhe 11 mars si pjesë e turneut të saj të fundit “Madame X”, por promovuesit e turneut e kishin konfirmuar lajmin se koncertet janë anuluar sipas vendimit të Qeverisë franceze, e cila e ndaloi mbajtjen e ngjarjeve me më shumë se 1.000 njerëz, me qëllim të ndalimit të përhapjes së koronavirusit në vend./ KultPlus.com

KOMF thirrje prindërve: Rri n’shpi, mbroj fëmijët!

Koalicioni i Fëmijëve për Mbrojtjen e Fëmijëve – KOMF, kërkon nga prindërit, kujdestarët dhe familjet të kenë prioritet mbrojtjen e fëmijëve nga transmetimi i virusit COVID-19 dhe efektet negative psikologjike që mund të vinë tek fëmijët si pasojë e kësaj pandemie. Bazuar në informatat nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, fatmirësisht deri në këto momente, asnjë fëmijë në Kosovë nuk është evidentuar që është prekur nga virusi COVID-19.

KOMF vlerëson masat e ndërmarra nga Qeveria e Kosovës për parandalimin e përhapjes së pandemisë. Përkundër masave të ndërmarra deri më tani, KOMF konsideron që prindërit dhe kujdestarët duhet të jenë të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm për të siguruar parandalim, mbrojtje, informim të saktë dhe mirëqenie për fëmijët.

KOMF ju bën thirrje juve prindër dhe kujdestarë të fëmijëve, që të mbani fëmijët e sigurtë brenda ambientit familjar, në shtëpi, e cila në këtë periudhë po konsiderohet si masë e domosdoshme për mos ekspozimin e fëmijëve dhe parandalimin e përhapjes së virusit. Prindër, reduktoni daljet veç në raste emergjente! Lidhur me masat parandaluese për mbrojtjen e fëmijëve nga virusi COVID- 19, prindër, ndiqni rekomandimet e Ministrisë së Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës, rekomandime këto sikur larja e duarve sa më shpesh me ujë dhe sapun, mbajtja e higjienës personale dhe higjienës së shtëpisë, ajrosja e shtëpisë, qëndrimi në distancë nga njëri tjetri së paku 2 metra.

Duke pasur parasysh situatën e krijuar, është e kuptueshme që ju prindër dhe kujdestarë të ndjeheni të mbingarkuar nga gjithçka që dëgjoni për pandeminë COVID-19. Është gjithashtu e kuptueshme nëse fëmijët tuaj ndjehen të shqetësuar. Fëmijët mund ta kenë të vështirë të kuptojnë atë çfarë shohin në internet, televizion ose që atë që dëgjojnë nga njerëz të tjerë, kështu që ata mund të jenë veçanërisht të ndjeshëm ndaj ndjenjave të ankthit, stresit dhe mërzitjes. Prandaj KOMF ju bën thirrje juve prindër që të keni një diskutim të hapur dhe mbështetës me fëmijët tuaj, në mënyrë që t’i ndihmoni ata të kuptojnë, të përballojnë dhe madje të japin një kontribut pozitiv për të tjerët.

Për të zvogëluar ndikimet e mundshme negative të situatës së krijuar tek fëmijët, prindër dhe kujdestarë ndiqni rekomandimet për kujdesin ndaj fëmijëve:

· Inkurajoni fëmijët që të shprehin shqetësimet e tyre lidhur me gjendjen e krijuar;

· Informoni drejt dhe saktë fëmijët lidhur me virusin COVID-19. Varësht nga mosha dhe zhvillimi i fëmijës, ofroni informacionin, zgjedhni qasjen dhe metodologjinë e përshtatshme. Gjatë diskutimit, tregohuni të gatshëm t’i dëgjoni, ofroni mbështjetje, vëmendje dhe siguri;

· Informoni fëmijët për mënyrat e mbrojtjes dhe parandalimit të shpërndarjes të virusit siç janë larja e duarve, dezinfektimi i duarve, mbajtja e distancës së nevojshme dhe të ngjashme. Bëjeni këtë bashkarisht duke përdorur metoda argëtuese, përmes lojës, leximit, këngës dhe vizatimit;

· Vazhdoni rutinën familjare normalisht, zhvilloni sa më shumë aktivitete edukative dhe argëtuese me fëmijët;

· Hulumtoni për libra, filma, lojëra të ndryshme për angazhim të familjes gjatë kësaj kohe;

· Punoni më fëmijët në mënyrë që të mos shkëputen nga sistemi arsimor;

· Mundësoni komunikimin në distancë (online) me shoqërinë e tyre, në mënyrë që të mos ndërprejnë jetën sociale;

· Punoni dhe hulumtoni me fëmijët për të zhvilluar aftësi të reja tek ta.

KOMF kërkon angazhim maksimal të të gjithë prindërve dhe akterëve të përfshirë në menaxhimin e situatës më COVID-19, me qëllim ruajtjen e shëndetit të fëmijëve.

Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë – KOMF, i themeluar në 2011, është koalicion i përbërë nga 31 organizata jo qeveritare vendore dhe ndërkombëtare të cilat punojnë në fushën e mbrojtjes së fëmijëve.

Organizatat anëtare të KOMF: Asociacioni për Trajnime Sociale, Hulumtime dhe Avokim –ASTRA, Aksioni për Nëna dhe Fëmijë, Balkan Sunflowers Kosova, Childproof/CIPOF, Education Comes First – ECF, Iniciativa 6, Organizata Rinore Akti – Ora, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror – OFAP, OPFAKKOS, Programi për të Drejtat Civile – CRP/K, PL4Y International, Qendra për Arsim e Kosovës – KEC, Qendra e Kujdesit Ditor PEMA, Qendra për Mbrojtjen e Viktimave dhe Parandalimin e Trafikimit të qenieve njerëzore – MVPT, Qendra për Studime të Avancuara – FIT, Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës – QKRMT, Save the Children, SOS Fshatrat e Fëmijëve Kosovë, Shpresa dhe Shtëpi për Fëmijët Kosovë – SDSF, Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë – PRAK Kosova, Shoqata e Paraplegjikëve dhe e Paralizës së Fëmijëve të Kosovës – HANDIKOS, Terre des hommes, The Ideas Partnership, VoRAE, World Vision, Public Organization for Local Initiatives and Supports – POLIS, Network of Peace Movement – NOPM, Qendra Sociale – Edukative SOS Kopshti, Nevo Koncepti, Qendra Labyrinth dhe Rrjeti i Edukatorëve Bashkëmoshatarë (PEN). / KultPlus.com