130 artistë italianë kanë organizuar një grevë të heshtur në vend të performancës së planifikuar që do të shkonte direkt, për të rritur vetëdijen në vend për vështirësitë e industrisë së muzikës gjatë pandemisë.
Shikuesit u kyçën për ta parë performancën direkt nga grupe të ndryshme, përfshirë edhe Lacuna Coil. Megjithatë, pas pamjeve të grupeve muzikore që bënin gati instrumentet e tyre dhe bënin makijazhin, ata qëndruan komplet të heshtur në skenë.
“Po prisnit të shihnit një shfaqje direkt ndërkohë që ne qëndruam në heshtje. Nuk është shaka. Kjo është situata në klubet e natës në Itali. Vendet ku me shumë prej jush u takuam”, ka thënë në një deklaratë Lacuna Coil, shkruan NME.
Protesta, e organizuar nën emrin “L’Ultimo Concerto” ishte shfaqur të shtunën, një vit që nga mbyllja e vendeve argëtuese për shkak të pandemisë me COVID-19./ KultPlus.com