Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, thotë se situata me koronavirus në shkollën “Mustafë Venhari” në Vushtrri nuk është e mirë. Disa arsimtarë e nxënës kanë rezultuar pozitiv.
Përmes një postimi në Facebook, Zemaj thotë duke pasur parasysh hulumtimin aktiv epidemiologjik dhe mbikëqyrjen e situatës epidemiologjike, IKSHPK’ja ka bërë testimin e të gjithë arsimtarëve dhe nxënësve të klasës së pestë të shkollës “Mustafë Venhari” në Vushtrri, ku më pas disa kanë rezultuar pozitivë me Covid-19.
Nuk ka treguar për sa persona bëhet fjalët, megjithatë ka njoftuar se është rekomanduar që në këtë shkollë të zhvillohet skenari “C”.
“IKSHPK ka rekomanduar që mësimi në këtë shkollë nga skenari “A” të kaloj në skenarin “C”, mësim online”, shkruan Zemaj, duke shtuar se testimi i mësimdhënësve, por edhe i nxënësve nëse vërehen simptoma, do të vazhdoj por nëse duhet, do të bëhet ritestimi i tyre./ KultPlus.com
Ministria e Arsimit dhe Shkencës, iu ka bërë thirrje menaxhmentit të shkollave, mësimdhënësve, nxënësve, prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për kujdes të shtuar në shkolla, në oborret e shkollave dhe në afërsi të tyre, në mënyrë që të jepet kontributi nga të gjithë për ruajtjen e shëndetit të përgjithshëm.
MASh, po ashtu, ka kërkuar nga Drejtoritë Komunale të Arsimit (DKA) që të kujdesen për dezinfektimin e vazhdueshëm dhe mirëmbajtjen e shkollave sipas rekomandimeve të IKShPK-së, MSh-së dhe Udhëzuesit për organizmin e mësimit në kushte pandemie.
Përmes një komunikate Ministria ka paralajmëruar se nëse situata pandemike përkeqësohet në shkolla atëherë Ministria e Shëndetësisë mund të marr vendim t’i mbyllë ato.
“Ministria e Shëndetësisë dhe IKShPK, bazuar në Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, nëse situata pandemike përkeqësohet, mund të marrin vendim për mbylljen e shkollave.Prandaj, MASh kërkon nga task forcat e shkollave dhe të DKA-ve që, përveçse të kujdesen për zbatimin e të gjitha masave, të vlerësojnë edhe situatën dhe ato shkolla që kanë vështirësi në organizim, të respektojnë vendimin e Ministrisë së Arsimit për fillimin e vitit të ri shkollor 2020-2021 në kushte pandemie, dhe të kalojnë në mësim online, sipas Protokolit të reagimit ndaj pandemisë COVID-19 në shkolla dhe Udhëzuesit të MASh”, thuhet në njoftim.
Mësimdhënësit dhe nxënësit e të gjitha niveleve parauniversitare të Republikës së Kosovës, niveli parashkollor, fillor, i mesëm i ulët dhe i mesëm i lartë mund t’i përcjellin regjistrimet e përmbajtjeve mësimore në platformën e Shqipërisë www.akademi.al, ku me rastin e regjistrimit duhet përzgjedhur Kosovën si vendi ku zhvilloni mësimin, ndërsa çasja në këtë platformë duhet konfirmuar përmes e-mailit./KultPlus.com
Shoqata e Gastronomëve të Kosovës ka njoftuar se më datë 25 të këtij muaji do të mbyllin bizneset për një kohë të caktuar dhe do të shkojnë para Qeverisë e Parlamentit të Kosovës për të dorëzuar kuponat fiskal, përcjellë KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur Petrit Kllokoqi përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ku është shprehur tejet i zhgënjyer me Qeverinë e Kosovës, duke potencuar se kësaj të fundit nuk i intereson mirëqenia e asnjë punëtori në Kosovë dhe se krejt çfarë kërkuan nga Shoqata e Gastronomëve ka qenë ‘MBIJETESA’.
Më poshtë gjeni njoftimin e plotë të Kllokoqit
Shoqata e Gastronomeve të Kosovës
SHGK: Shteti tregoi që nuk i intereson mirëqenia e asnjë punëtori në Kosovë, ne kërkuam vetëm mbijetesë
Edhe një herë u cenua e drejta e biznesit në Kosovë. Edhe një herë shteti tregoi që nuk i intereson mirëqenia e asnjë punëtori në Kosovë.
Papunësia vetëm në pandemi shënoi rritje prej 30%, e mos të flasim për gjendjen normale që gjithnjë ka qenë katastrofale. E mos të flasim as për humbjet enorme të bizneseve.
Nuk kërkuam asgjë më tepër se sa MBIJETESË.
Vazhdimisht kërkuam që ky orar të rritet, gjithnjë duke i respektuar të gjitha masat.
Kërkuam edhe një njoftim se si të punojmë brenda lokaleve tona pasi që jemi në prag të vjeshtës.
Thirrjet tona për kryeministrin, qeverinë e parlamentin po duket të jenë të kota.
Jemi shteti i vetëm në botë që skemi as plan, e as mbështetje për krizën e thellë, kemi vetëm retorikë boshe …
Herën e fundit kur Shoqata paralajmëroi dhe mbajti protestë, Policia e Kosoves me urdhër të Kryeministrit, na lejuan vetëm 7 minuta aktivitet, ne e mirëkuptuam Policinë, nuk donim arrestime e as përkeqësim të situatës, e as situata të palakmushme në mes Policisë dhe Gastronomeve. Respektuam çdo urdhër e vendim që na u dha.
Këtë radhë nuk do të kemi mirëkuptim, sepse mirëkuptim për ne nuk pat as edhe një moment. Ne duam të jemi përgjegjës ndaj punonjësve tanë, familjeve tyre dhe familjeve tona.
Fatkeqësisht më të lehtë dhe më të përballueshme e kemi të kalojmë kohë në qeli sesa të shohim shkatërrimin e asaj që ndërtuam me shumë mund. Ne nuk na ka mbetur asnjë alternativë tjetër, po na e cënoni ekzistencën, më keq se kaq nuk ka.
I bëjmë thirrje të gjithë gastronomëve të Republikes së Kosovës që me datën 25.09.2020 nga ora 14:00-15:00 të mbyllin bizneset e tyre dhe të na bashkangjiten në ora 14:00 para Qeverisë dhe Parlamentit të Kosovës që të dorëzojmë kuponat fiskal!
Atë që virusi po ua shkakton njerëzve, ju po ia shkaktoni Gastronomisë së Kosovës. / KultPlus.com
Vjosa Osmani, kryetarja e Kuvendit të Kosovës po kujdeset që maskat të cilat i vendosë për mbrojtje nga Covid19, të bartin edhe mesazhe, shkruan KultPlus.
Në secilën ditë, ajo mban një maskë që simbolizon ndodhinë e asaj date.
Duke kujtuar Masakrën e Srebrenicës, Osmani mbante maskë me lulen që e simbolizon atë.
Poashtu edhe nëpër “Vizitat e Gjelbra”, ajo mbante maskë me një simbol të gjelbër.
Njëjtë ndodhi edhe për datën 9/11, ku kryetarja e Kuvendit kishte maskë me Kullat Binjake. “Never Forget 9/11”, shkruante aty.
Edhe në fushatën “Be my voice”, Osmani e tregoi po atë kujdes, ku në maskën e saj gjendet lulja. / KultPlus.com
Nuk ka ende asnjë sinjal se Covid-it po i vjen fundit, ndaj edhe industria e modës po gjen mënyrat për të mbrojtur klientët e saj.
Marka e njohur Louis Vuitton po hedh një hap më tej, duke krijuar një mburojë mbrojtëse luksoze për të siguruar që miliarderët të jenë të sigurt gjatë blerjeve.
Megjithëse çmimi nuk është njoftuar ende, thuhet se mburoja mund të arrijë vlerën prej 961 dollarësh.
Maska për fytyrën është projektuar të jetë e sigurt, por njëkohësisht elegante, e cila gjithashtu do të përmbajë dhe emrin e gdhendur të shtëpisë së modës.
Mburoja pritet të dalë në treg duke filluar nga 30 tetori dhe do të jetë e disponueshme në dyqanet e përzgjedhura nga marka franceze.
Në muajin prill kompania iu bashkua përpjekjeve për të krijuar mbrojtëse personale në ndihmë të personelit të kujdesit shëndetësor që ndodhen në frontin e parë të luftës kundër Covid-19. / KultPlus.com
Ministria e Arsimit dhe Shkencës përmes një lajmërimit në faqen e tyre zyrtare në Facebook, kanë sqaruar se nuk kanë vendosur që maskat të sigurohen nga nxënësit, përcjellë KultPlus.
Sipas udhëzuesit të përgjithshëm nga MASh-i, çdo nxënës duhet të ketë maskën personale, e cila përdoret gjatë gjithë kohës së qëndrimit në ambientet e shkollës.
”Përpos maskave të siguruara nga DKA-të, partnerët, donatorët dhe vetë shkollat, MASh dhe Qeveria e Kosovës ka ndarë dhe ka planifikuar një pjesë të buxhetit për maska, mjete tjera mbrojtëse dhe dezinfektuese. Kështu që, shkollat do të kenë fond rezervë të maskave”, thuhet tutje në njoftimin e MASh. / KultPlus.com
Me arkivol në krah, zyrtarët shëndetësorë janë ndalur në mes të rrugës dhe u janë drejtuar shoferëve.
U janë lutur që të respektojnë masat dhe të përshtaten me normalitetin e ri në Xhakarta.
Bartja e arkivolit me ekipin të veshur me pajisje mbrojtëse, është pjesë e një fushate të shtetit për të vetëdijesuar njerëzit se koronavirusi ekziston dhe vret.
Numri i të infektuarve në Indonezi ka arritur në 180 mijë dhe 7 mijë e 500 të vdekur.
“Është punë e lodhshme, sepse njerëzit nuk e kuptojnë rrezikun e COVID-19 dhe se mund të jetë fatal”, thotë Riki Mulyna, që çdo ditë bart në krah arkivolin e izoluar me qëllim që të frikësojë të tjerët.
Ai thotë se njerëzit nuk e dinë se mbajtja e maskës është e rëndësishme. Për këtë shkak shpreson se bartja e arkivolit do t’i bëjë që të kuptojnë seriozitetin e sëmundjes.
Efekti i kësaj fushate është vërejtur menjëherë te banorët. Shumë prej tyre thonë se bartja e arkivolit i ka shtyrë që të kuptojnë pasojat e koronavirusit.
Shfaqja e përditshme e arkivolit filloi më 28 gusht. Plani ishte që fushata të zgjaste vetëm dy javë, por autoritetet kanë vazhduar me planin deri në fund të muajit shtator.
“Shpresoj se kjo do ta tmerrojë publikun dhe do të rrisë ndërgjegjen e tyre”, ka thënë një zyrtar i qytetit.
Presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, ka paralajmëruar se piku i pandemisë mund të jetë në muajin shtator. Xhakarta është epiqendër e përhapjes së virusit në Indonezi. 25 për qind e rasteve janë nga kryeqyteti./ KultPlus.com
Kosova e Greqia sot përballen ndërmjet vete në kuadër të Ligës së Kombeve, sfidë kjo që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.
Të dyja skuadrat kampanjën në Ligën e Kombeve e nisen me barazim. Kosova luajti ndaj Moldavisë me rezultat 1:1 ndërsa Greqia me Slloveninë 0:0. Trajneri i Kosovës Bernard Challandes, ka thënë se nëse e dëshirojmë triumfin në këtë grup atëherë medoemos duhet mposhtur Greqinë që është edhe favorite e grupit.
Gjithçka duket gati derisa kryetari i “Dardanëve” Lulzim Berisha ka treguar edhe mesazhet që do të shihen sot gjatë ndeshjes. Stadiumi tashmë ka marrë një pamje interesante dhe për shkak se tribunat do të jenë të zbrazura pa publikë, aty janë vendosur disa mesazhe interesante.
“Faleminderit heronj të betejës kundër Covid!”, është një nga mesazhet që do të shihet në stadium dedikuar mjekëve tanë. /insporti/ KultPlus.com
Rreziku që një fëmijë të infektohet me koronavirus në shkollë është jashtëzakonisht i ulët krahasuar me rrezikun e infektimit në shtëpi, ka thënë “Shëndeti Publik” në Angli. Sipas “Daily Mail”, edhe mësuesit nuk janë në rrezik.
Studimi i qeverisë vëzhgoi fëmijët nga 131 shkolla fillore dhe parashkollorë në Angli, në qershor dhe në fillim të korrikut. Nga 12,026 të rritur dhe fëmijë, vetëm tre rezultuan pozitivë për Covid-19. Dy ishin pjesë e stafit dhe një ishte fëmijë.
Pothuajse çdo fëmijë në studim ishte nën 11 vjeç, kështu që ai nuk vlen për shkollat e mesme.
Dr. Shamez Ladhani, një konsulent epidemiolog, tha: “Ky është studimi më i madh i këtij lloji në vend dhe sugjeron që ndjekja e shkollës nuk sjell ndonjë rrezik shtesë as për stafin dhe as për studentët. Megjithëse këto rezultate janë paraprake, ato duhet të jenë shumë qetësuese për prindërit që janë të shqetësuar për kthimin e fëmijëve në shkollë”.
“Sipas hulumtimeve të mëparshme, infeksioni brenda mjediseve arsimore është jashtëzakonisht i ulët, dhe ndërsa duket se fëmijët prekin Covid-19, shumica dërrmuese përjetojnë simptoma të lehta ose asnjë simptomë, dhe nuk ka gjasa ta kalojnë atë”.
Shkencëtarët gjithashtu zbuluan se fëmijët nën 10 vjeç kanë dy herë më shumë gjasa të vdesin nga gripi sesa nga koronavirusi.
Fëmija që testoi pozitiv ndaj koronavirusit, e kishte marrë atë nga babai, i cili kishte rezultuar pozitiv vetëm 4 javë më parë. Ndërsa për 2 të rriturit ende nuk dihet se si janë infektuar.
Testimi i antitrupave është një mjet i dobishëm për të kuptuar saktësisht se sa njerëz janë infektuar në të vërtetë me koronavirus.
Sidoqoftë, ai nuk është plotësisht i besueshëm. Jo të gjithë ata që infektohen zhvillojnë antitrupa, të cilat edhe mund të zhduken pas disa javësh, që do të thotë se rezultati i tyre do të ishte negativ. Në fakt, studimi gjeti më shumë antitrupa tek stafi i shkollës, që tregon se siguria në shkollë është më e madhe në krahasim me atë në shtëpi. / KultPlus.com
‘Të kujtojmë ata që kanë vdekur nga Covid-19’ është fokusi prekës i teatrit të famshëm të operas italiane La Scala, ndërsa fillon një sezon të ri koncertesh dhe baleti, transmeton KultPlus.
Requiem i Verdi, i drejtuar nga drejtori muzikor i La Scala, Riccardo Chailly, do të interpretohet në katedralen e Milanos të premten në mbrëmje, dhe do të transmetohet në kishat përreth rajonit. Gjatë javës së ardhshme të interpretimet do të zhvendosen në Bergamo dhe Brescia, dy zona të Italisë që u goditën keq nga pandemia.
Dominique Meyer, drejtori i La Scala, tha: “I gjithë rajoni është dëmtuar shumë, ne e donim këtë rekuiem si një mendim dhe kujtim për viktimat dhe familjet e tyre.”
Vetë teatri i Milanos hapet në 12 Shtator me një skenë të rindërtuar për të siguruar një distancë të përshtatshme për 189 muzikantët, koristët dhe solistët e tij.
La Scala u mbyll në shkurt mes rasteve në rritje në rajonin e Lombardisë. Ai u rihap për një seri mini-koncertesh në korrik përpara se të mbyllej përsëri deri në rihapjen zyrtare të tij këtë muaj. / KultPlus.com
Kthimi në shkolla, këtë vit është shumë më ndryshe se çdo vit tjetër, prandaj kujdesi duhet të jetë primar
Ndërkohë që shkollat po punojnë për të krijuar një ekuilibër mes nevojave arsimore, sociale dhe emocionale të nxënësve të tyre, ka disa gjëra që të gjithë nxënësit, gjimnazistët dhe studentët duhet të kenë parasysh vetë:
1 – Përpiquni ta konsumoni pushimin në ambient të hapur, në hyrjen jashtë shkollës apo në oborrin e saj, gjithnjë duke evituar edhe grumbullimet e mëdha pranë njëri-tjetrit.
2 – Evitoni radhën e gjatë për të dalë nga klasa në përfundim të mësimit, por dilni njëri-pas tjetrit deri sa klasa të boshatiset.
3 – Nëse vini re se mjeti i transportit me të cilin shkoni në shkollë, është i tejmbushur me nxënës, bëni diçka që kjo të ndryshojë dhe mos pranoni të lëvizni me atë automjet.
4 – Qëndroni me miqtë tuaj më të afërt dhe zvogëloni ndërveprimin midis grupeve të ndryshme.
5 – Nëse dikur ndërronit rrobat në dhomat e fizkulturës, komunikoni me mësuesen për të menduar diçka tjetër, ose për t’u ndërruar me radhë në dhomë, njëri pas tjetrit, për të evituar grumbullimin.
6 – Mbani maskë gjatë gjithë procesit mësimor, por edhe në autobusin e shkollës.
Për prindërit: Sigurojini fëmijës tuaj një maskë të pastër dhe një maskë rezervë çdo ditë, në një qese të pastër.
7 – Pajisuni me dezinfektantë dhe letra të lagura dhe përdorini ato herë pas here.
8 – Lani duart shpesh dhe mos harroni t’i lani ato direkt sapo mbërrini në shtëpi.
9 – Mos pranoni të hyni në klasë, nëse ambienti nuk duket i pastër dhe përreth ka mbeturina.
10 – Përpiquni të mos fiksoheni pas COVID-19 dhe të përqendroheni në mësim, gjithnjë duke u treguar të kujdesshëm./mayoclinic/KultPlus.com
Pas pesë muajsh dhe 19 tamponësh një grua në Itali rezulton ende pozitive më COVID-19. Nada Cava, një 49-vjeçare nga Marche ka qëndruar për 170 ditë në karantinë që prej 13 marsit, ditë kur zbuloi se ishte prekur me koronavirus.
Të gjitha ditët ku ka qëndruar e sëmurë në shtëpi i kushtuan vendin e punës si kasiere në një supermarket. Por fatmirësisht Nada nuk pati probleme për shkak të koronavirusi, ajo pati vetëm disa simptoma të lehta por asgjë të rrezikshme dhe shqetësuese për jetën.
“Unë nuk ndihem mirë dhe tani jam vërtet e zemëruar. Shpresoj që ky makth të përfundojë një herë e përgjithmonë”, deklaron gruaja për mediat italiane, transmeton KultPlus.
“Tani ata do të më çojnë në spitalin Covid në Pescara dhe do të më thonë nëse jam e përshtatshme për trajtimin e plazmës hiperimune. Unë tashmë kam qenë atje javën e kaluar. Shpresoja të filloja menjëherë terapinë por më bënë vetëm analiza, shpresoj të fillojnë së shpejti. Mendoj shpesh që kjo është vetëm një ëndërr e shëmtuar dhe kur të zgjohem do të mbaroj, por fatkeqësisht nuk është kështu”, shtoi më tej 49-vjecarja.
Përveç stresit të sëmundjes së saj të gjatë, Nada gjithashtu u përball me pushimin nga puna. Për fat të mirë, gruaja gjeti menjëherë një punë tjetër falë solidaritetit të pronarit të një supermarketi tjetër. Problemi mbetet pozitiviteti: “Unë duhet të nis punën e re më 2 shtator, isha optimiste dhe e lumtur kur pranova propozimin. Por tani jam ende pozitive dhe as një mrekulli nuk mund të më bëjë negative deri atëditë. Tani shpresoj të mos e humbas edhe këtë mundësi”– përfundoi Nada.
49-vjeçarja për shkakt të koronavirusit nuk mundi të merrte pjesë në funeralin e nënës së saj dhe dasmës së vajzës. / KultPlus.com
Komisioni Shtetëror i Maturës (KShM) bënë të ditur se, 26.669 maturantë nesër (29 gusht 2020), do ti nënshtrohen Testit të Maturës, i cili do të fillojë në ora 10 dhe do të përfundojë në ora 12:30.
Testi i Maturës do të organizohet në 184 qendra të testimit, në 30 komuna të Kosovës dhe për mbarëvatjen e procesit janë angazhuar 2.568 administrues, 570 komisionerë, 570 mbikëqyrës dhe nga 3 mësimdhënës në secilën qendër.
”Për shkak të situatës së krijuar nga pandemia Covid-19, Testi i Maturës do të organizohet duke respektuar masat mbrojtëse të rekomanduara nga institucionet e shëndetësisë, ku në secilën klasë numri maksimal do të jetë 12 nxënës.
Maturantët duhet të arrijnë në oborrin e qendrës se testimit nga ora 8:30 deri në orën 9:00. Nga ora 9:00 deri në 9:30 ata do të sistemohen në klasa, dhe pas vendosjes në klasa, deri në ora 10:00 do të bëhet ofrimi i udhëzimeve rreth testit dhe ofrimi i fletëpërgjigjeve nga ana e administruesve.”. thuhet në njoftimin e Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës. / KultPlus.com
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në Facebook ka treguar çka është biseduar në takimin ne sotëm me homologët e tij dhe kryeministrin Hoti
Ahmeti ka shkruar se në takimin me Hotin dhe kabinetin e tij, u diskutua për vendimin për fillimin e mësimit në vend.
“Në takim u diskutua rreth vendimit për shkollat ku qeveria ka vendosur që të jenë tri (3) skenare për fillimin e mësimit, ndërsa komunat të vendosin se cilin skenar të zgjedhin sipas gjendjës në komunat e tyre”, ka shkruar Ahmeti.
Kreu i Prishtinës thotë se nuk ka mjaftueshëm informata për hapjen e shkollave.
“Edhe më tutje vazhdojmë të ballafaqohemi me probleme nga më të ndryshmet dhe si Kryetar i Komunës së Prishtinës kam ngritur çështjen që ne nuk e kemi as sasinë me të vogël të informatave për shkollat në menyrë që të kemi një vendim se a duhet të hapen apo jo shkollat në vendin tonë”, ka shkruar Ahmeti.
“Prishtina ndoshta është e vetmja komunë që bënë teste serologjike dhe atë që e kemi pa nëpër çerdhet tona është që tash ne e kemi mbrri një kulm të infektimit dhe me shpresë që numrat e përgjithshëm të stabilizohen duhet që bashkarisht ti marrim vendimet e përbashkëta me shumë kujdes dhe të shohim mënyrën se si ecim përbara bashkarisht”, ka shkruar i pari i kryeqytetit. / KultPlus.com
Venera Haxhiavdyli, Rukije Kastrati dhe Shqipe Sfarca janë tre nga punonjëset shëndetësore që po kontribuojnë në luftën kundër Kosovës kundër pandemisë Covid19.
Sot është ditë e diele e si çdo të dielë tjetër, ato të trija janë ballë për ballë në luftën e Kosovës kundër Covid19.
Venera Haxhiavdyli, Rukije Kastrati dhe Shqipe Sfarca tashmë janë është pjesë e rubrikës ‘Falem’nerës’ së KultPlus-it për promovimin publik të punëtorëve shëndetësor në Kosovë në shenjë vlerësimi dhe solidariteti për punën e tyre tash e sa muaj.
KultPlus, edhe më tutje fton të gjithë punëtorët shëndetësor pa dallime dhe nga të gjitha vendbanimet të na i dërgojnë të dhënat e mëposhtme dhe ne do i publikojmë ato në faqen tonë në Facebook.
1.Emri dhe mbiemri: 2.Qyteti: 3.Një fotografi me uniformë mjekësore dhe të jetë fotografi profili 4.Një mesazh për qytetarët (E preferuar por jo e domsodoshme)
Mirlind Salihu, është njëri nga punonjëst shëndetësor i cila po kontribuon në luftën e Kosovës kundër pandemisë Covid19.
Mirlind Salihu tashmë është është pjesë e rubrikës ‘Falem’nerës’ së KultPlus-it për promovimin publik të punëtorëve shëndetësor në Kosovë në shenjë vlerësimi dhe solidariteti për punën e tyre tash e sa muaj.
Për të gjithë njerëzit, Mirlindi ka edhe një mesazh: Jemi tre, unë ti dhe sëmundja. Nëse ti do të bashkëpunosh me mua, ne të dy do ta mpshtim sëmundjen, por nëse ti nuk bashkëpunon me mua, sëmundja do të na mposhtë të dyve. Vendose maskën, mbaj distancën. Sëbashku do ja dalim!
KultPlus, edhe më tutje fton të gjithë punëtorët shëndetësor pa dallime dhe nga të gjitha vendbanimet të na i dërgojnë të dhënat e mëposhtme dhe ne do i publikojmë ato në faqen tonë në Facebook.
1.Emri dhe mbiemri: 2.Qyteti: 3.Një fotografi me uniformë mjekësore dhe të jetë fotografi profili 4.Një mesazh për qytetarët (E preferuar por jo e domsodoshme)
Shkencëtarët në Gjermani kanë organizuar tri pop koncerte për një ditë, për të hetuar rreziqet që shkaktojnë ngjarjet masive në ambiente të mbyllura gjatë pandemisë.
Rreth 1500 vullnetarë të shëndetshëm të moshave 18 deri 50 vjeç morën pjesë.
Këngëtari dhe tekstshkruesi Tim Bendzko pranoi të performonte në të trija koncertet, shkruan BBC, transmeton KultPlus.
Studimi erdhi pasi Gjermania shënoi numrin më të lartë të të infektuarve me COVID-19 që nga fundi i prillit. Më shumë se 2000 raste janë regjistruar të shtunën, duke e çuar numrin total në 232,082, ka raportuar Instituti Robert Koch.
Studimi i koncertit i cili u quajt “Restart-19” është krijuar për të hetuar kushtet nën të cilat mund të mbahet koncerte të tilla gjatë pandemisë.
Koncerti i parë kishe qëllim të stimulonte një ngjarje para pandemisë, pa masa mbrojtëse. I dyti përfshinte higjienë më të madhe dhe pak distancë sociale dhe i treti përfshinte gjysmën e personave në një distancë prej 1.5m.
Të gjithë pjesëmarrësit ishin testuar paraprakisht, u ishin dhënë maska dhe pajisje për të matur distancën mes tyre. Studiuesit po ashtu përdorën dezinfektues i cili linte gjurmë në sipërfaqet që preknin pjesëmarrësit.
Këngëtari Bendzko tha se ishte i kënaqur me performancën dhe audiencën.
“Shpresoj se këto rezultate do të na ndihmojnë të mbajmë sërish koncerte para audiencave”, ka thënë ai.
Rezultatet e studimit priten të dalin në vjeshtë. / KultPlus.com
Liburn Dema, është njëri nga punonjësit shëndetësor i cili tash e pothuajse një muaj është pjesë e mjeksësisë sportive në mjekimin intenziv të pacientave me Covid, duke u bërë kështu edhe ky ndër mjekët që po dhëjnë kontributin e tyre në luftën e Kosovës kundër Covid19.
Liburn Dema tashmë është është pjesë e rubrikës ‘Falem’nerës’ së KultPlus-it për promovimin publik të punëtorëve shëndetësor në Kosovë në shenjë vlerësimi dhe solidariteti për punën e tyre tash e sa muaj.
Për të gjithë njerëzit, Liburni ka edhe një mesazh: Të gjithë qytetarët e Kosovës të kenë kujdesë që nesër të mos i rrezikojnë më të dashurit e tyre!
KultPlus, edhe më tutje fton të gjithë punëtorët shëndetësor pa dallime dhe nga të gjitha vendbanimet të na i dërgojnë të dhënat e mëposhtme dhe ne do i publikojmë ato në faqen tonë në Facebook.
1.Emri dhe mbiemri: 2.Qyteti: 3.Një fotografi me uniformë mjekësore dhe të jetë fotografi profili 4.Një mesazh për qytetarët (E preferuar por jo e domsodoshme)
Sulejma Ramadani është njëra nga infermieret e cila ishte vullnetare në klinikën e infektivës për gjashtë javë, ndërsa tash e një muaj është përsëri vullnetare në Klinikën e Neurologjisë në repartin e Covid19, duke dhënë kështu kontributin e saj në luftën e Kosovës kundër pandemisë.
Sulejma Ramadani tashmë është është pjesë e rubrikës ‘Falem’nerës’ së KultPlus-it për promovimin publik të punëtorëve shëndetësor në Kosovë në shenjë vlerësimi dhe solidariteti për punën e tyre tash e sa muaj.
KultPlus, edhe më tutje fton të gjithë punëtorët shëndetësor pa dallime dhe nga të gjitha vendbanimet të na i dërgojnë të dhënat e mëposhtme dhe ne do i publikojmë ato në faqen tonë në Facebook.
1.Emri dhe mbiemri: 2.Qyteti: 3.Një fotografi me uniformë mjekësore dhe të jetë fotografi profili 4.Një mesazh për qytetarët (E preferuar por jo e domsodoshme)
Është bërë e ditur se një grup miqsh nga Rajoni i Venetos janë nisur me biçikleta drejt Romës, për të falënduar zemrën e madhe të shqiptarëve.
Ky grup i apasionuar çiklistësh do të përshkojë rreth 1300 kilometra me etapa të ndryshme simbolike, për të falënderuar grupin shqiptar të mjekëve dhe infermierëve që shërbyen në spitalin e Brescias, gjatë emergjencës Covid 19.
Të dielën, më 23 gusht, në etapën finale, në Romë, ata do të priten në Qendrën Kombëtare Operative të Mbrojtjes Civile nga Kordinatori i Komitetit Teknino Shkencor i Qeverisë italiane për përballimin e infeksionit, Agostino Miozzo.
Grupi i çiklistëve do të finalizojë këtë tour solidariteti në selinë e Ambasadës së Shqipërisë, ku do të priten nga Ambasadorja Anila Bitri Lani, së cilës do t’i dorëzohet çmimi simbolik për kontributin e mjekëve, infermierëve dhe personelit sanitar shqiptar.
Etapa e parë 230 kilometra, qyteti i Brescias, në spitalin e të cilit dhanë ndihmën e pakursyer mjekët shqiptarë. /albinfo/ KultPlus.com
Dr. Arlinda Pacolli, është njëra nga punonjëset shëndetësore e cila po kontribuon në luftën e Kosovës kundër pandemisë Covid19.
Arlinda Pacolli tashmë është është pjesë e rubrikës ‘Falem’nerës’ së KultPlus-it për promovimin publik të punëtorëve shëndetësor në Kosovë në shenjë vlerësimi dhe solidariteti për punën e tyre tash e sa muaj.
Për të gjithë njerëzit, Arlinda ka edhe një mesazh: Qëndroni në shtëpi duke ju përmbajtur rregullave, kujdesuni për veten dhe vetëm kështu do t’ia dalim dhe do kalojmë këtë sfidë!
KultPlus, edhe më tutje fton të gjithë punëtorët shëndetësor pa dallime dhe nga të gjitha vendbanimet të na i dërgojnë të dhënat e mëposhtme dhe ne do i publikojmë ato në faqen tonë në Facebook.
1.Emri dhe mbiemri: 2.Qyteti: 3.Një fotografi me uniformë mjekësore dhe të jetë fotografi profili 4.Një mesazh për qytetarët (E preferuar por jo e domsodoshme)
Ariana Kosova është shqiptarja që kandidon në zgjedhjet e ardhshme në Itali.
Ajo do të jetë kandidate për Komunën e Maçeratës dhe Rajonin Marke, duke përfaqësuar 55 qytete të provincës së Maçeratës.
Njëkohësisht, Ariana Kosova është presidente e Lidhjes së Mësuesve Shqiptarë në Itali. E lindur në Shqipëri, ajo kreu studimet në Shkenca Politike dhe Marrëdhënie Ndërkombëtare në Universitetin e Maçeratës.
“Zemra po më fluturonte nga gëzimi dhe nga emocionet kur sot pasdite tek hotel Passetto në Ankona lexohej kurrikulumi i çdo kandidati. “Ariana Kosova kandidate që përfaqëson provincën e Maceratës është lindur në Durrës Albania”, gazetarët, televizionet, duartrokitjet dhe vështrimet më shoqëronin ndërkohë që u ngrita në këmbë duke thënë: Grazie, Faleminderit. Kjo është fitorja e parë, përfaqësimi i kombit tim në institucionet më të larta shtetërore italiane. Fitorja nuk do t’ i përkasë Arianës, por çdo shqiptari të çdo treve të Shqipërisë”, është shprehur Ariana Kosova. /albinfo/ KultPlus.com
Kisha disa ditë që lëkundesha, në duhet t’i hidhja këto shënime, por disa humbje të rëndësishme të ditëve të fundit, më shtynë t’i shkruaj. Prej disa javësh në Shqipëri, edhe pse e ekspozuar shumë për shkak të disa lëvizjeve rrotull, jam përpjekur të zbatoj në ekstrem të gjithë protokollin që kërkon mbrojtja nga ky virus. Por kam vënë re një shkujdesje të dukshme, të frikshme, kërcënuese dhe të pakulturuar tonën. Një shkujdesje tipike shqiptare. Ku dorëzanë na bëhen, për fat të keq, shpesh edhe institucionet shtetëtore. Ato NUK po e bëjnë detyrën e tyre siç duhet. Po e jap me shembuj, dhe foto:
1. Në Shqipëri mbërrita me një linjat e para pas hapjes së përbotshme të qiejve. Pas një udhëtimi të mundimshëm me maska e gjithfarë pajisjesh mbrojtëse, mbërritëm në Rinas. Por ç’ndodhi në të vërtetë? Ashtu me atë padurimin për të dalë, një pjesë e udhëtarëve u ngritën dhe madje i hoqën maskat. Por u zumë në grackën e asaj kutie metali e fati për rreth 20 minuta, pasi qeverisë dhe atyre që drejtojnë Rinasin u ishte kujtuar se duhej të bënin një ceremoni mirëseardhjeje. Zot i madh! Njëzet minuta të mbyllur, mbi njeqind e pesëdhjetë vetë. Jam e bindur se disa prej të sëmurëve të statistikave tona, në mos edhe ndonjë i vdekur, janë të asaj dite, të atij show të panevojshëm, që nuk i lypet askujt. Kush mban përgjegjësi për të sëmurët e asaj dite? Me mua në atë udhëtim ishte edhe një gazetar holandez, i cili u zhvidhos nga trutë prej kësaj hipokrizie, edhe shtetërore. Shihni fotot!
2. Jam përpjekur disa herë të hyj te Posta Shqiptare, por gjithnjë gjej një turmë të pakujdeshme, askush nuk mban distancë dhe nuk e di kush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë. Sa njerëz na infektohen në ditë nga kjo shkujdesje, a e ka llogaritur kush? Shihni fotot!
3. Nga disa udhëtimet e mia veri e jug, në shumë pak, thuajse në shumë pak restorante e bare, kamerierët dhe mbikëqyrësit mbajnë maska. Kur shpesh u kam bërë vërejtje, u është dukur se po u flet ndonjë UFO. Këtë përvojë besoj e ka secili prej nesh. Në këtë pikë jam me shtetin dhe të gjitha gjobat që vënë institucionet nga kjo shkujdesje. Çështja është: A po kontrollohet sa duhet?
4. Të premten e shkuar më ra rruga me makinë të kaloj para xhamisë së Rrugës së Durrës pikërisht në minutat e faljes së të premes. Nuk po flas për X5 e gjithfarë makinash të shtrenjta që kishin zënë trafikun me drita të ndezura, sepse nuk arrij ta kuptoj se si mund të shkosh te ai Zoti që i falem edhe unë, e që di aq të përkorë, me aq shumë luks. Por kjo është një çështje tjetër. Mbipopullimi që ishte aty, ishte i frikshëm, as largësi fizike, as maska. Dhe kështu mund të jetë në të gjitha kultet fetare, dhe nuk e di a kontrollon kush?U trishtova shumë, por nuk bëra foto në respekt të kultit dhe të atyre njerëzve të thjeshtë, të cilëve nuk u është thënë se duhet të rrinë larg, shumë larg nga njëri-tjetri. Kush e vë në dyshim këtë që po them, le të kalojë nesër andjepari.
5. Vrasësi më i madh mes nesh është padyshim shkujdesja, që vjen edhe nga njëfarë turpërimi, a ndjesia e çnderimit, a humbjes së respektit po të mos ia hedhim duart në qafë mikut që ndeshim në rrugë, mikut që takojmë në kafe, a të afërmit tonë. Duhet të zhvishemi nga gjithë këto komplekse që të mund ta zgjasim jetën tonë, që të mund t’ia shkurtojmë jetën Covid-19. Na duhet vetëm disa muaj që të sillemi ndryshe. Unë sillem ndryshe, por shpesh ata përballë meje nuk sillen ndryshe, duke më detyruar t’ua kujtoj se duhet patjetër të sillen ndryshe. Duhet t’i japim fund shkujdesjes sonë “tipike shqiptare”.
Rri larg! Laj duart! Mbaj maskë!
Mendo për qindra mjekë, infermierë dhe punonjës shëndetësorë që janë në kufijtë e rraskapitjes së tyre për të mbrojtur jetët tona! / KultPlus.com