Justin Trudeau kryeministri i Kanadasë, një shpirtmadh dhe një kryeministër i rrallë.
Kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau ka një shtëpi të thjeshtë dhe një zyrë të thjeshtë. Ai përjashton taksat, ai dërgoi aeroplanët në të gjitha vendet e botës për të sjellë përsëri bashkëatdhetarët e tij të bllokuar në vendet e tjera! Ai i dha rrogat, dha edhe ushqimin, ai qëndroi në rrugë për një orë megjithë të ftohtin nën akullnajë, për të parë kushtet dhe nevojat e tyre!
Dhe dje, ai po shikonte nga kopshti i tij i përulur me sytë që i lotojnë për njerëzit e tij dhe u thotë atyre: “Nëse jeta ime do të ishte në këmbim për t’ju kursyer, unë gjithashtu nuk do të kisha ndërmjetës, dhe nuk do të prisja shumë para se të mendoja”. Ai shtoi: “Gruaja ime gjithashtu është e infektuar dhe unë nuk bëj ndryshim midis saj dhe jush”.
Ai jep një raport (dhe jo një fjalim) para një gazetari çdo ditë në orën 1 të mëngjesit, për të dhënë informacionin e duhur, udhëzimet dhe të vërtetën në lidhje me atë që bëri makina shtetërore në 24 orë. Ne fund të llogaridhënies ai shtoi:
“Ata që janë përgjegjës për t’i shërbyer popullit janë punonjës të njerëzve dhe jo Lordë për adhurim dhe etje për fuqi. Mirënjohja ime iu drejtohet edhe kryeministrave të provincave, të cilët po bëjnë të njëjtën punë kolosale për të mirën e shëndetit të popullatës.” / KultPlus.com
Një filtër ajri që është i aftë të “vrasë në moment” koronavirusin është dizenjuar nga një grup shkencëtarësh nga Universiteti i Hjustonit në SHBA, transmeton KultPlus.
Studimi, i publikuar në revistën “Materials Today Physics”, thotë se filtri arrin të eliminojë 99,8% të patogjenit që shkakton Covid-19.
Kërkuesit shkencorë amerikanë mendojnë se koronavirusi nuk mund të mbijetojë në temperatura mbi 70 gradë dhe për këtë arsye e kanë prodhuar filtrin duke e nxehur në 200 gradë Celcius, çka e bën të pamundur për koronavirusin që të kalojë përmes tij.
Në kushte normale, virusi mund të qëndrojë në ajër për 3 orë dhe prandaj ky filtër është i dobishëm për aeroportet, avionët, zyrat dhe shkollat. / KultPlus.com
Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa ka njoftuar se ka dalë pozitiv në COVID-19.
Ai, përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se “përveç plogështisë”, nuk ka ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor.
“Sot, pas analizave te kryera, kam rezultuar pozitiv me Covid-19. Përveç një plogështie, nuk vërej ndonjë shqetësim tjetër shëndetësor. Anëtarët e tjerë të familjes nuk janë të prekur. Ditet në vijim to të jem i izoluar. Apeloj te të gjithë për kujdes maksimal!”, shkruan ai.
Krahas Mustafës, edhe disa anëtarë të LDK-së kanë bërë të ditur gjatë javëve të kaluara se janë të infektuar me koronavirus.
Lumir Abdixhiku kishte njoftuar se ishte i infektuar me koronavirus tri ditë më parë. Pak më herët, pozitiv kishte dalur deputeti i LDK-së, Haxhi Avdyli, ashtu si edhe shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi. / KultPlus.com
Shkuarja në një lokal apo pjesëmarrja në Kishë me më shumë se 500 persona, duket se janë aktivitetet me rrezikshmëri më të lartë për t’u infektuar me Covid-19, thonë doktorët e Teksasit në SHBA, pas përpilimit të një liste, transmeton KultPlus.
Shoqata mjekësore e Teksasit, e cila përbëhet nga 53 mijë fizikantë dhe student mjekësie, nxorri listën që rendit vendet që kanë më shumë rrezik nga 1 në 10.
Sipas listës, të shkosh në një lokal, ose të marrësh pjesë në një mbledhje fetare me më shumë se 500 persona, apo një koncert muzikor e event sportive, renditen më lart sipas rrezikshmërisë.
Gjithashtu të shkon në teater, në një park apo palestër nuk mbeten shumë mbrapa në listë.
Të përqafosh apo t’i japësh duart dikujt ka një rrezik të moderuar. Pjesë e listës janë dhe aktivitete si udhëtimi me avion, pjesëmarrja në një dasmë apo funeral, të shkosh tek berberi apo të ulesh në një restorant.
Ndërkohë që aktivitete si të bërit Pazar, të presësh për të bërë një vizitë mjekësore apo të ulesh në një restorant me ambient të hapur nuk paraqet rrezikshmëri të lartë. / KultPlus.com
Futbolli në rusi ka rifilluar prej rreth një jave, ndërsa tifozët e Zenit San Petersburg kanë dashur të festojnë këtë tentativë për të rigjetur normalitetin pas pandemisë, me një koreografi vërtetë unike, transmeton KultPlus.
Në sektorin ku vendosen zakonisht ultrasit është shfaqur imazhi gjigant i një njeriu me veshjen speciale që kontrollon Covid-19, pastaj virusi transformohet në një top për të dëshmuar kalimin nga emergjenca në përditshmëri.
Në stadiumet ruse është e lejuar hyrja e tifozëve, edhe pse në numër të reduktuar e tifozët e Zenit, përpara ndeshjes së fituar 2-1 kundër Krylia Sovetov, kanë shfaqur këtë koreografi sa spektakolare aq edhe emocionuese. / KultPlus.com
Një adoleshente amerikane ka kaluar 400 orë duke krijuar fustanin e mbrëmjes së maturës e frymëzuar nga periudha e COVID-it duke përdorur 750 metër izolues plastik, transmeton KultPlus.
Ndërkaq, arsyeja që e ka shtyrë atë të bëjë një fustan të tillë, është fakti se në shkollën ku ajo ndjek mësimet bëhet një konkurs nga “Duck Brand”, në të cilën djemtë dhe vajzat përgatisin veshjen me materialin e plastikës për të fituar një bursë prej 10,000 dollarësh.
Peyton Manker është një 18-vjeçare e cila vendosi të provonte fatin e saj dhe hyri në konkurs. Ajo pëlqen vizatimin, leximin dhe shëtitjen në kohën e saj të lirë, por qepja dhe dizenjimi i veshjeve është diçka e re për të.
Në fillim, ajo mendoi se do të krijonte një fustan kushtuar Leonardo da Vinci-t, i preferuari i saj. Por me goditjen e pandemisë, diplomimi u anulua dhe ishte koha për planin B. Ajo vendosi të bënte një fustan me temë COVID-19. / KultPlus.com
Në një intervistë, psikologia Redona Dudushi foli për situatën që po kalojnë qytetarët për shkak të përhapjes së Covid-19, transmeton KultPlus.
Dudushi tha se njerëzit u mbyllën menjëherë duke mos iu dhënë shumë opsione, ndërsa tani kërkohet ndryshimi i sjelljes. Por, sipas saj kjo është një ndër gjërat më të vështira.
“Ishte një mbyllje e detyruar që iu bë njerëzve, nuk kishte shumë opsione në mënyrë që mos të kolapsohej sistemi shëndetësor. Ndërsa tani kërkojnë një ndryshim sjellje. Por që të ndryshosh sjellje është një ndër gjërat më të vështira që ne njohim dhe kërkon etapa dhe fatkeqësisht nuk po punohet shumë.
Sjellja nuk ishte më përpara dhe nuk rritet të jetë tani. Kur u bë karantinimi, u bë mbyllja e njerëzve dhe nuk u la shumë opsion nëse do ta ndryshonin. Tani po priten që ata në mënyrë të ndërgjegjshme të ndryshojnë sjellje.
Njerëzit kuptuan një gjë u mbyllën dhe mendonin se hapja do të shoqërohej me rikthimin në jetën e mëparshme. Shumë njerëz e injorojnë faktin që virusi është akoma prezent dhe që është një gjë e gabuar. Shumë të tjerë nuk kanë arsimimin e duhur, të tjerë nuk kanë kushte e duhura për të blerë çdo ditë maska. Është një seri hallkash që duhet të funksionojnë”, u shpreh ajo. / KultPlus.com
Në kryeqytetin e Letonisë i quajtur Riga, për nder të mjekëve shëndetësor është ngritur një statuj 20 metra e gjatë, duke falenderuar kujdesin e doktorve karshi pacientve të prekur me koronavirus.
Statuja është vendosur në Riga, qytet i njohur edhe për ndërtesat prej druri, arkitekturën e artit të ri dhe qytetin e vjetër mesjetar.
Kjo statujë është dedikuar për punëtorët e kujdesit shëndetësor që trajtojnë pacientët me koronavirus.
Artisti Aigars Bikše zbuloi statujën të martën në një ceremoni jashtë Muzeut Kombëtar të Arteve të Letonisë në Riga.
Statuja është pothuajse 20 metra e gjatë dhe tregon një grua në një pallto laboratori, maskë dhe doreza që shtrihen drejt qiellit. Ajo ka veshur rrathë rozë dhe ka një stetoskop rreth qafës.
Bikše i tha Reutersit se u deshën rreth tre muaj për të krijuar dhe se ai u frymëzua duke parë sakrificat heroike që punëtorët e kujdesit shëndetësor po bënin për të shpëtuar pacientët e tyre.
“Unë po vëzhgoja lajmet, po shikoja se si mjekët hasnin vështirësi të mëdha në Itali, se si flinin në dyshemetë e spitalit, si ishin plagosur fytyrat për shkak të veshjes së maskave për orë të gjata. Kuptova që unë, si artist, si skulptor, duhet të thotë diçka, “tha ai, sipas përkthimit të Reuters.
Në shumë qytete, banorët kanë dalë për festimet e natës në ballkonet dhe dyert e tyre për të brohoritur për stafin e spitalit dhe punëtorët e tjerë thelbësorë. /albinfo/ KultPlus.com
Galeria Kombëtare e Kosovës ka njoftuar se do të qëndrojë e mbyllur deri më 25 qershor, pasiqë dy punëtorë kanë rezultuar pozitiv me koronavirus, shkruan KultPlus.
Në njoftimin për media për këtë arsye edhe hapja e ekspozitës “Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit” nga AAVK shtyhet edhe për një javë dhe hapet për vizitorë te enjten e ardhshme, 25 qershor.
”Meqë në stafin e GKK I kemi tanimë dy raste aktive me COVID-19, sipas rekomandimit të IKSHP, hapësirat tona qëndrojnë mbyllur për stafin administrativ dhe teknik si dhe për vizitorë derisa të përfundojë periudha e izolimit preventiv, në fund të kësaj jave. Për këtë arsye, hapja e ekspozitës “Bienalja Ndërkombëtare e Vizatimit” nga AAVK shtyhet edhe për një javë dhe hapet për vizitorë te enjten e ardhshme, 25 Qershor.
Ju dëshirojmë shëndet, me shpresë se së bashku do ta kalojmë krizën!’”, thuhet në njoftimin e faqes zyrtare të Galerisë Kombëtare në Facebook. / KultPlus.com
Teksa qeveritë luftojnë për të frenuar transmetimin e covid-19, ato gjithashtu luftojnë për të ndalur përhapjen e dezinformatave në internet, të lidhura me të.
Pandemia ka rezultuar në përhapjen e shpejtë të teorive të komplotit që paraqesin rrezik për shëndetin publik, një rritje të urrejtjes anti-aziatike në internet, si dhe një përhapje të mashtrimeve mbi covid-19.
Pjesa më e madhe e dezinformatave në internet rreth koronavirusit po shpërndahen nga faqet që kanë mbështetur teoritë e komplotit për tema të tjera, siç janë vaksinat dhe sulmet e 11 shtatorit, thotë John Gregory i NeësGuard, një firmë që vlerëson besueshmërinë e lajmeve dhe faqeve të informacionit. Firma fillimisht vuri re një rritje të dezinformatave mbi covid-19 në javën e fundit të janarit, pasi virusi filloi të mbulohet gjerësisht në emisionet e lajmeve.
“Pjesa më e madhe e faqeve që ne kemi identifikuar për shkëmbimin e dezinformatave mbi koronavirusin dhe pandeminë janë sitet që ne i kishim vlerësuar tashmë si jo të besueshme”, thotë Gregory.
Në Evropë, firma identifikoi 36 faqe në Facebook që i konsideronte “super-përhapëse” të dezinformimit mbi koronavirusin, të cilat së bashku kishin më shumë se 13 milion përdorues. “Vëllimi është i pashembullt,” thotë Gregory.
Disa faqe janë duke përdorur covid-19 si një mënyrë të re për të përhapur lajme, thotë Gregory. Për shembull, faqet e komplotit që kishin pohuar në mënyrë të rreme se sinjalet 5G shkaktojnë kancer, që atëherë kanë nisur të lidhin 5G me pandeminë.
Në Mbretërinë e Bashkuar, Kate Daunt në Universitetin e Cardiffit dhe kolegët e saj anketuan më shumë se 700 njerëz midis 21 Marsit dhe 5 Prillit, dhe zbuluan se 51 përqind e të anketuarve kishin parë dezinformata rreth koronavirusit gjatë muajit të kaluar.
Në mesin e grupit që raportoi se nuk kishin parë ndonjë lajm të rremë në lidhje me covid-19, studiuesit zbuluan se 41 përqind nuk i kontrollonin kurrë lajmet për vërtetësinë e tyre, para se t’i ndanin ato me të tjerët. “Këta individë janë më pak të informuar dhe mund të shohin dezinformim, por pa e kuptuar atë,” thotë Daunt.
Nuk janë thjesht lajme të rreme që po përhapen në internet. Srijan Kumar në Institutin e Teknologjisë së Georgias në Atlanta dhe kolegët e tij vunë re rritje të gjuhës së urrejtjes anti-aziatike në Tuiter, duke analizuar gati 31 milion postime në këtë platformë, në lidhje me covid-19.
Ata e përkufizuan gjuhën e urrejtjes anti-aziatike, si çdo postim që ishte abuziv ose poshtërues ndaj një individi ose grupeve të njerëzve aziatikë, apo që i fajësonin ata për krijimin, përhapjen ose keqinterpretimin e covid-19.
Ekipi identifikoi afërsisht 3 përqind – ose 891,000 postime – si gjuhë urrejtjeje, dhe 10 përqind e tyre u postuan nga bot-et në internet. Ai gjithashtu zbuloi se rreth 200,000 postime ishin kundër-urrejtës, domethënë ata kritikonin në mënyrë aktive racizmin dhe gjuhën e urrejtjes, ose mbështesin apo mbronin njerëzit aziatikë.
Gjuha e urrejtjes, si virusi, duket se është ngjitëse. Edhe duke marrë parasysh faktin se njerëzit kanë tendencë të ndjekin të tjerët me pikëpamje të ngjashme, përdoruesit që panë gjuhë urrejtjeje anti-aziatike të postuar nga dikush që e ndiqnin, kishin pesë herë më shumë të ngjarë të hidhnin më shumë postime me përmbajtje urrejtëse.
Në të kundërt, studiuesit zbuluan se postimet kundër-urrejtjes dekurajuan të tjerët që të hidhnin mesazhë të ngjashme. Kjo sugjeron që platformat e mediave sociale duhet të marrin masa për të zvogëluar ekspozimin e përdoruesve ndaj përmbajtjes së urrejtjes, thotë Kumar. “Kjo nuk ka të bëjë vetëm me gjuhën e urrejtjes në internet,” thotë ai. “Eshtë gjithashtu se si njerëzit ndikohen në botën reale.”
Mashtrimet
Pandemia e koronavirusit gjithashtu ka çuar në një shtim të mashtrimeve. Në prill, rregullatori i komunikimit në Mbretërinë e Bashkuar Ofcom paralajmëroi për thirrje telefonike dhe tekste nga mashtrues që hiqeshin si qeveri, agjensi shëndetësore publike dhe madje edhe vetë Ofcom.
Mesazhet me tekst shpesh imitojnë formulimet zyrtare, të tilla si kërkimi i parave përmes gjobave të rreme për gjoja shkelje të rregullave të bllokimit. Telefonuesit janë paraqitur si punonjës shëndetësie ose gjurmues të kontaktit, duke ofruar teste dhe trajtime.
Deri në 29 maj, gati 4.7 milion stërlina ishin humbur prej këtyre lloj mashtrimeve në të gjithë vendin, dhe më shumë se 2000 njerëz ishin mashtruar, sipas ActionFraud, qendra e raportimit në Mbretërinë e Bashkuar për mashtrime dhe krime në internet.
Ajo gjithashtu kishte marrë më shumë se 11,200 raportime mbi e-maile mashtruese të lidhura me koronavirusin, të cilat kërkojnë të vjedhin informacionin personal të një përdoruesi.
Qendra Kombëtare e Sigurisë Kibernetike në Mbretërinë e Bashkuar ka vërejtur një rritje në faqet e internetit, të mashtrimeve që shesin teste të rreme, maska për fytyrën dhe vaksina.
Ajo nisi një shërbim raportimi për postë elektronike të dyshimtë në 21 prill, duke marrë më shumë se 600,000 ankesa në pak më shumë se pesë javë.
Kriminelët në internet po përfitojnë nga frika e njerëzve për shëndetin, thotë Jake Moore në firmën e sigurisë në internet ESET. “Të kapur prej këtij paniku, [njerëzit] po japin shumë informacione për të cilin ata ndoshta do të mendoheshin dy herë, në një tjetër situatë,” thotë ai.
Moore thotë se mashtrimet në lidhje me koronavirusin kanë ndjekur tendencat në lajme. Një shqetësim aktual ka të bëjë me ata rreth aplikacionit të gjurmimit të kontakteve në Mbretërinë e Bashkuar, ku njerëzit marrin tekste ose emaile false nga adresa vetëm pak të ndryshme nga ato zyrtare. /NewScientist/ KultPlus.com
Neuroshkencëtarët në Britani thonë se reduktimi i kontaktit mes adoleshentëve dhe miqve të tyre gjatë pandemisë mund të ketë pasoja të dëmshme afatgjata.
Në një kohë të vështirë, zhvillimi i trurit, sjellja dhe shëndeti i tyre mendor mund të jetë në rrezik. Përdorimi i rrjeteve sociale mund të përbëjë disa efekte negative të distancës sociale. Ekspertët bëjnë thirrje që shkollat të rihapen për të rinjtë dhe të sigurohen sa më shpejt.
Adoleshenca e përcaktuar nga shkencëtarët midis moshës 10 dhe 24 vjeç është një fazë e çuditshme kur të rinjtë duan të kalojnë më shumë kohë me miqtë sesa familjen e tyre. E kombinuar me ndryshime të mëdha hormonale dhe biologjike, është një kohë kyçe për zhvillimin e trurit.
Është gjithashtu periudha kur ka më shumë gjasa të kenë probleme me shëndetin mendor.
“Por koha e koronavirusit ka ndikuar shumë në shëndetin e tyre mendor, pasi izolimi nuk funksionon për askënd” thotë Prof Sarah-Jayne Blakemore, nga departamenti i psikologjisë në Universitetin e Kembrixhit.
Psikologja thotë se për shkak të ndikimit të pandemisë Covid-19, shumë të rinj në të gjithë botën aktualisht kanë më pak mundësi për të bashkëvepruar ballë për ballë me bashkëmoshatarët dhe kjo është thelbësore për zhvillimin e tyre.
Artikullinnë revistën “Viewpoint”, i shkruar nga Amy Orben, studiuese në Kembrixh dhe Livia Tomova, nga Instituti i Teknologjisë në Masaçusets, bën thirrje që të bëhen më shumë hulumtime për të kuptuar efektet e “privimit social” tek adoleshentët.
Disa studime kanë treguar që përdorimi aktiv i mediave sociale, siç është mesazhet ose postimet direkte në profilin e një personi tjetër, rrit mirëqenien dhe ndihmon në mirëmbajtjen e marrëdhënieve personale. Sidoqoftë, është treguar që përdorimet pasive të rrjeteve sociale, ndikojnë negativisht në mirëqenien. /bbc/ KultPlus.com
Kufizimet e lëvizjes përreth botës kanë bërë që praktikat tona të ndryshme, e që janë të dëmshme për insektet, të ndalen për një kohë, me këtë duke e krijuar një botë më miqësore për bletët.
Derisa njerëzit janë të mbyllur në shtëpi këtë pranverë, kafshët po përballen me më pak pengesa nga njerëzit, nga trafiku dhe ndotja. Në Izrael, derrat e egër kanë hyrë në qytetin Haifa, ndërsa delfinët po notojnë në Bosfor, ngushticë në Turqi që zakonisht është shteg i ngjeshur i transportit ujor.
Një kafshë e cila mund të përjetojë ringjallje tepër të nevojshme është edhe bleta e egër, thonë shkencëtarët. Numri i bletëve në tërë botën është duke përjetuar zvogëlim shumë të madh, për shkak humbjes së mjedisit të përshtatshëm, ndotjes dhe përdorimit të pesticideve, pos tjerash.
Një botë pa bletë do të dukej shumë ndryshe, dhe do të ndryshonte jetët tona jashtëzakonisht. Bletët janë polenizuesit kryesorë të planetit tonë, dhe fertilizojnë një të tretën e tërë ushqimit tonë dhe 80% të luleve, shkruan BBC, transmeton KultPlus.
Njëri nga ndikimet më të mëdha që kanë pasur mbylljet e ekonomive ka qenë zvogëlimi i dukshëm i ndotjes së ajrit.
Në një botë me ajër më pak të ndotur, bletët mund të bëjnë udhëtime më të vogla por më produktive të polenizimit.
Më pak gazra nga automjetet ua lehtëson bletëve të gjejnë ushqim, ngase ndotja e ajrit e zvogëlon fuqinë dhe kohëzgjatjen e aromës së luleve, sipas një studimi të vitit 2016. Ndotësit i zbërthejnë molekulat e aromës së lëshuar nga bimët, duke ua vështirësuar bletëve detektimin e ushqimit.
Andaj, kushtet e jetesës për bletët në këto kohëra janë duke u përmirësuar dhe shkencëtarët shpresojnë se vetëdijesimi i rritur mund të ndihmojë në ruajtjen e këtyre kafshëve. Por, si me të gjitha ndryshimet mjedisore që po i shohim gjate kufizimeve të pandemisë, çfarëdo përfitimi afatgjatë për bletët do të varet nga ndryshimet që do t’i bëjmë kur të hiqen kufizimet. Për disa gjëra, ndryshimet nuk do të jenë të vështira që të vazhdohen. Por për të mbajtur trafikun në numër të ulët, ndryshimet duhet të jenë shumë më sistematike. / KultPlus.com
Pak javë pasi festoi ditëlindjen e 113-të, ajo gjeti veten nën kujdes të mjekëve në shtëpinë e kujdesit ku qëndron në Spanjën verilindore, duke vuajtur nga koronavirusi.
Tani Maria Branyas – e shëruar plotësisht dhe që besohet të jetë më e moshuara që i ka mbijetuar virusit – po kërkon një rend të ri botëror.
“Duhet të bëhet gjithçka nga fillimi dhe ndryshe”, ka thënë Branyas, duke përshkruar se një transformim është borxh ndaj atyre që kanë vdekur nga virusi. “Duke parë moshën time, me gjasë nuk do të jem aty. Por më besoni, një rend i ri botëror është i domosdoshëm”.
Lajmi se Branyas, spanjollja më e moshuar e gjallë, i ka mbijetuar koronavirusit “pushtoi” botën javën e kaluar, duke ofruar pak buzëqeshje për një nga vendet më të prekura të botës. Në Spanjë, deri tash virusi ka marrë jetën e më shumë se 27 mijë persona.
COVID-19 kishte shpërthyer në qytetin Olot ku jeton Branya në fund të muajit mars. Stafi i shtëpisë së kujdesit kishte vazhduar të kujdesej për banuesit. Virusi ka marrë jetën e 17 nga 133 personat që jetonin në këtë shtëpi. Branya ka tejkaluar edhe gripin spanjoll të 1918-së, dy luftëra botërore e luftën civile në Spanjë. Ajo tejkaloi edhe koronavirusin, por ka thënë se u mërzit shumë pasi, sipas saj, u prek pjesa e harruar e shoqërisë.
“Pandemia ka treguar se njerëzit më të moshuar janë pjesa e harruar e shoqërisë sonë”, ka thënë ajo në një intervistë për “Observer”. “Ata luftuan gjithë jetën e tyre, sakrifikuan kohë e ëndrra për kualitetin e jetës së sotme. Nuk e kanë merituar të largoheshin nga kjo botë në këtë mënyrë”. / KultPlus.com
Ndonëse Vlora që prej 4 majit është kthyer në zonë të gjelbër, përsëri aktet normative për të parandaluar përhapjen e Covid-19 nuk lejojnë frekuentimin masiv të plazheve.
Megjithatë shumë njerëz zgjodhën të marrin rreze dielli e të lahen, ku nuk munguan syresh qytetarë që u lanë me maska e doreza.
Sipas tyre tashmë është koha e që të ketë lehtësim të masave për të shfrytëzuar në maksimum vijën bregdetare.
Ndërsa në qytetin tjetër bregdetar, në Durrës, situata është ndryshe. Masat janë me strikte dhe rigoroze, pasi Durrësi vazhdon të jetë ende në hartën e zonave të kuqe./liberale.al/ KultPlus.com
Këto janë ditë të vështira. E dimë këtë. Kontakti fizik është i kufizuar, manifestimet e afeksionit duhet të bëhen në distancë dhe dëshira është ndjenja më e përfolur e muajve të fundit.
Qëndrimet janë gjithashtu të nevojshme për të përmirësuar një pandemi shumë serioze që ka mbërritur në të gjithë botën. Problemi është se shumë ngatërrojnë izolimin shoqëror me indiferentizmin dhe insistojnë në marrëdhënie të dashura që janë zhdukur prej kohësh.
Edhe pse “jeta e re” kërkon sjellje të reja, të qenit indiferent nuk është një prej tyre. Fakti që jemi të izoluar nuk justifikon qëndrime të ftohta dhe apatike ndaj njëri-tjetrit.
Largësia, mungesa e parave ose pamja nuk zvogëlojnë ndjenjat. Ajo që ul ndjenjën është indiferenca dhe mungesa e respektit.
Shumë njerëz e shfrytëzuan këtë izolim social për t’u “zhdukur nga harta”, duke fajësuar distancën, virusin dhe qeverinë kur ata me të vërtetë nuk donin të vazhdonin marrëdhënien dhe nuk kishin guximin të mbaronin.
Indiferenca dhemb. Ndoshta sepse shoqërohet me pandjeshmëri dhe shkëputje, karakteristika në kundërshtim me qëndrimet natyrore të njeriut, indiferenca dëmton shumë dhe lë gjurmë të thella në shpirt. /meb.al/ KultPlus.com
Libraritë në Francë i kanë mbijetuar ardhjes së televizionit, qendrave tregtare dhe shitjeve në internet. Pastaj erdhi izolimi nga koronavirusi, një ndërprerje tetë javore e cila po kërcënon mbijetesën e disa dyqaneve.
Libraritë e Francës u lejuan të rihapeshin të hënën për herë të parë që nga 17 marsi teksa vendi filloi të lehtësojë masat e bllokimit të vendosura në vend për të ngadalësuar përhapjen e Covid-19. Pas pothuajse dy muaj izolimi, qeveria franceze po përpiqet të balancojë nevojën për të ringjallur ekonominë e përplasur me rrezikun e përhapjes së virusit vdekjeprurës. Në librarinë ICI në qendër të Parisit, vendosja e maskës është e detyrueshme dhe dezifektanti i duarve është i disponueshëm për të lejuar klientët të kapin cilindo libër që u tërheq vëmendjen. “Njerëzit janë të kujdesshëm për të mos i prekur shumë librat. Dhe ne u themi atyre që nëse prekin librat, duhet të përdorin xhel dezifektantë çdo herë,” tha bashkëthemeluesja Anne-Laure Vial për Reuters. “Njerëzit kanë ardhur për të rimbushur raftet e librave e tyre ose të blejnë dhurata për ata që nuk mundën të festonin ditëlindjet.”
Franca është një parajsë për bibliofilet. Kompanitë e mëdha që shesin libra ekzistojnë, por libraritë e pavarura janë një tiparë i kudondodhur i lagjeve pariziane.
Mbrojtja e kulturës Franca ka mbrojtur me xhelozi jetën e saj kulturore dhe institucionet për dekada. Nocioni francez i ‘l’exception kulturl’ tregon besimin se kultura kombëtare duhet të mbrohet nga forcat e tregut të lirë. Subvencionet, kuotat, mbështetja e të ardhurave dhe ulja e taksave ndihmojnë në promovimin e muzikës, kinemasë dhe letërsisë franceze. Ekziston gjithashtu një ligj që parandalon libraritë e mëdha dhe shitësit në internet që të ulin çmimet, në mënyrë që të mbrojnë shkrimtarët.
“Vështirësia vjen nëse nuk bëjmë shitje të mjaftueshëm për të mbuluar kostot tona,” tha Vial, i cili shqetësohet për një reagim të ngadaltë. “Ne duhet të rezistojmë për disa muaj.”
Qeveria është e vetëdijshme për rreziqet me të cilat libraritë përballen. “Ata kanë shumë fitime të pakta, dhe kështu mund të kenë probleme të gjejnë financat për të paguar kreditë,” tha Ministri i Financave Bruno Le Maire gjatë një vizite në një librari javën e kaluar. “Ne mund të kemi një sërë librarish të falimentuara. Kjo është pikërisht ajo që duam të shmangim.” /bota.al/ KultPlus.com
Shkelje administrative për puthje! Dhe kur? Në orën 02:30, në një rrugë! Ky është një nga 2 200 denoncimet për shkelje të rregullave antikoronavirus të cilat, në Torino, janë shndërruar në procedura administrative.
Në mes të bllokimit, pra, në muajin mars kjo shkelje ishte një çështje e “mospërmbushjes së një mase ndëshkuese (neni 650 i Kodit Penal) dhe dënohej me burg deri në tre muaj, transmeton KultPlus.
Një dekret i ri qeveritar tashmë parashikonte vetëm gjobë.
Të rinjtë ishin parë nga një banor, i cili thirri policinë. / KultPlus.com
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka postuar një foto në faqen e saj në Facebook ku shihen disa persona të grumbulluar në një hapësirë.
IKSHPK-ja thotë se kjo situatë është e patolerueshme, duke theksuar se virusi është ende në mesin tonë dhe rreziku vazhdon të jetë ende i lartë.
“Kjo situatë si në foto është e pa tolerueshme. Mbrëmë detektuam një rast pozitiv në Prishtinë. Ky rast nuk është për tu festuar, por për tu brengosur. Kështu ka filluar më 13 mars”, thotë IKSHPK, që shton se një rast i vetëm ka qenë në Stubëll, Klinë, Malishevë, Dumnicë, Wuhan, e Codogno.
E krejt janë raste të vetme që kanë arritur në mbi 4.000.000 në botë dhe po vazhdon akoma, thotë IKSHPK.
“Vazhdoni të mbani distancën fizike dhe mbajtjen e maskave. Virusi akoma gjendet në mesin tonë. Lehtësimi i lëvizjes nuk nënkupton mosrespektimin e rekomandimeve të Institutit Kombëtar dhe Ministrisë së Shëndetësisë. Lehtësimi i masave është bërë për të na bërë më të përgjegjshëm. Sakrificën tonë për të ruajtur shëndetin ta konsiderojmë si vlerë sublime duke vazhduar me mbajtjen e distancës fizike dhe mbajtjen e maskave në vendet publike. Ju lutemi për kujdes të shtuar deri në shuarjen e plotë të COVID-19”, thotë IKSHPK.
IKSHPK ka bërë thirrje te institucionet e rendit që të kenë angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim.
“Ju lutemi të keni kujdes sepse akoma ekziston rrezik i përhapjes në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve. Virusi nuk ka këmbë, andaj mos ia jepni këmbët e juaja sepse do të rrezikoni të gjithë e më së shumti të afërmit tuaj. Luten institucionet për mbajtjen e rendit dhe inspektoratet për angazhim të shtuar gjatë ditëve në vijim”, thotë IKSHPK. / KultPlus.com
Është bërë refreni i pandemisë së koronavirusit, një reflektim i asaj se si të gjitha ditët na duken të turbullta dhe se kohët e fundit nuk vërejmë as detajet më të thjeshta.
Të martat janë të enjte, janë të mërkura janë të diela. Nuk ka më ditë javësh, as fundjava. Ka vetëm dje, sot dhe nesër.
Së bashku me këto ndjenja çorientimi, mund të duket sikur është më e vështirë të përqendrohemi dhe na duhet më shumë kohë për të kryer punë të ndryshme, sikur truri ynë po punon më ngadalë. Nëse po ndjeni sikur truri juaj po tkurret, nuk jeni të vetmit. Ekspertët thonë se e gjitha ka të bëjë me atë se si pandemia është duke ndikuar në shëndetin tonë, aftësinë tonë për të menduar qartë, mësuar dhe mbajtur mend.
Ja çfarë po ndodh dhe çfarë mund të bëjmë në lidhje me këtë.
Rutina jonë e përditshme është zhdukur
Ne kemi humbur të gjithë rutinën e një jave tipike, dhe kjo do të thotë të kesh fundjavën si kufi ose si një ndarje, ose diçka për të cilën shpresojmë. Tani fundjava është njësoj si një ditë jave. Për shkak se për shumë njerëz puna është shtëpi dhe shtëpia është punë, disa mund ta gjejnë veten duke punuar me orë të gjata edhe gjatë fundjavave.
Humbja e rutinës gjithashtu do të thotë se më shumë energji mendore është shpenzuar për të vendosur se çfarë do të bëjmë çdo ditë.
Këto ndryshime po shkaktojnë stres
Të mos jemi në gjendje të kujtojmë se çfarë dite është, gjithashtu mund të jetë një simptomë stresi. Pandemia është duke u bërë një burim stresit kronik, duke pasur parasysh që po vazhdon me javë, apo edhe muaj për disa njerëz. Nivelet e larta të stresit dëmtojnë përqendrimin dhe vëmendjen tonë dhe mund të ndikojnë në kujtesën afatshkurtër.
Një efekt tjetër i stresit? Mund të përkeqësojë cilësinë e gjumit. Shpesh nëse ndiheni të stresuar ose ndiheni në ankth, këto mendime dhe ndjenja e bëjnë më të vështirë të bini në gjumë. Kjo pagjumësi, nga ana tjetër, mund të dëmtojë më tej aftësinë për t’u përqendruar dhe humbjen e kujtesës afatshkurtër.
Koha është relative
Atëherë, çfarë mund të bëjmë?
Psikologët rekomandojnë që të përpiqemi ruajmë një sens të strukturës, në atë masë që është e mundshme. Të shkosh në shtrat dhe të zgjohesh në të njëjtën kohë çdo ditë është një strategji efektive dhe do t’ju ndihmojë.
Ata gjithashtu rekomandojnë të bëjmë pushime të shpeshta, të ushtrohemi dhe të hamë shëndetshëm.
Dhe nëse kjo ju bën të ndjeheni më mirë, askush nuk e di më se çfarë dite është. Koha është një iluzion. /bota.al/ KultPlus.com
Këngëtarja Avril Lavigne, ka ripërpunuar këngën e saj “Warriors” për ta shprehur mirënjohjen e saj për punëtorët e shërbimeve shëndetësore.
Ylli kanadez i muzikës që është në izolim në Los Angeles, ka sqaruar se këngën e ka përpunuar në studion e shtëpisë së saj, teksa klipin e ka xhiruar në oborr.
“Është një dedikim për të gjithë mantelbardhët që janë në vijën e parë të frontit në luftën kundër koronavirusit. Ata janë heronjtë e vërtetë dhe kështu kam dashur që të falënderoj gjithsecilin prej tyre”, ka thënë Lavinge.
Kënga origjinale ishte realizuar si një rrëfim për telashet shëndetësore që kishte pasur ajo shkaku i sëmundjes Lyme, transmeton KultPlus.
“E sfidova atë sëmundje dhe e mposhta. Që prej asaj kohe, më duhet të jem në formën më të mirë të shëndetit”, ka thënë këngëtarja.
Lavigne debutoi në skenën botërore në vitin 2002 me albumin “Let Go”.
Që prej atij viti e deri më tani, ajo ka realizuar gjashtë albume dhe ka shitur mbi 40 milionë kopje nëpër botë.
Ajo ka thënë se njerëzit kanë kaluar shumë kohë në izolim dhe sipas saj, këto momente duhet t’i shfrytëzojnë për reflektim.
“Teksa bota ngadalësoi, njerëzit kanë më shumë kohë që të mendojnë për gjithçka”, ka thënë ajo. / KultPlus.com
Alma Bashvogli Zela është një prej mjekeve, pjesë e ekipit të parë shqiptar të mjekëve dhe infermiereve në ndihmë të spitalit të Breshias në Itali.
Në një intervistë për Agjencinë Telegrafike Shqiptare, mjekja tregon përvojën e saj në këtë mision humanitar.
“Që në fillim në spitalin e Breshias më atashuan pranë mjekësisë preventive ose siç quhet ndryshe mjekësia parandaluese. Në pjesën e parë të ditës kryeja tamponimet, pra testet nëse je pozitiv ndaj COVID. Pothuajse çdo 5 minuta realizoja nga një tamponim. Në javët e para kishte shumë fluks, ndërsa në javët e fundit nisi të binte fluksi. Në pjesën e dytë të ditës, spitali civil i Breshias kishte ngritur një sistem ku i gjithë personeli mjekësor i bëhej monitorimi i gjendjes klinike për 14 ditë, ku jepeshin gjeneralitet dhe shënoheshin simptomat e tyre. Në varësi të simptomave, si një grup mjekësh që ishim vendosnim nëse këtyre do t’i kryhej apo jo testi i tamponimit. Kur shkova në fillim, gati 10% e stafit ishin të infektuar me COVID”, tregon ajo.
Mjekja tregon se për një muaj, bashkëpunimi me ekipin italian ka qenë i shkëlqyer.
“Më duhet të them që bashkëpunimi ka qënë i shkëlqyer që në ditët e para në Spitalin e Breshias. Na mirëpritën drejtuesit më të lartë të këtij institucioni duke filluar nga Drejtori i Përgjithshëm i spitalit bashkë me shefat e pavioneve të ndryshme. Pasi studiuan CV e secilit, na bënë një ndarje duke parë duke iu referuar edhe eksperiencës sonë. Ne punuam krah më krah me stafin italian dhe nuk na bënë të ndjeheshim si të huaj madje gjatë gjithë kohës na falenderonin për faktin që po shërbenim në Itali”, tregon Alma.
Sipas Almës, shërbimi në spitalin e Breshias e bëri të kuptojë diçka shumë të rëndësishme.
“Shërbimi në Lombardi, në rajonin më të nxehtë të COVID në Itali, na bëri të kuptojmë që kur kontribuon sado pak por me zemër, ajo të kthehet shumëfish. Ne dhamë atë që dinim të bënim më mirë por nga italianët morëm kulturën e jashtëzakonshme mjekësore që kanë ndërtuar ndër vite. Nëse do më kërkonin të rishkoja në Itali, do ta bëja pas asnjë ngurrim nëse do të ishte e nevojshme por të gjithë duam që Italia të mos gjendet kurrë më kurrë përballë një situate të tillë”, u shpreh ajo.
Sipas saj, ekipi i mjekëve dhe infermierëve bëri detyrën që i takonte, sikurse do ta kishin bërë edhe në Shqipëri. “Nuk ndihem aspak heroinë. Bëmë të njëjtën gjë që bëjnë mjekët dhe infermierët shqiptarë në Shqipëri. Isha pjesë e një misioni dhe më takonte si mjeke në radhë të parë dhe si qytetare e botës. Mendoj se humanizmi nuk njeh komb dhe limitet e mjekësisë nuk mund të ndalen në kufinj gjeografikë të përcaktuar”, përfundoi Alma. / KultPlus.com
Aplikacioni TikTok është duke ‘lulëzuar’ gjatë pandemisë globale me Covid-19.
Sot analisti i platformës ‘Sensor Tower’ ka treguar se kjo platformë e mediave sociale, është shkarkuar më shumë se 2 miliardë herë. Është shkarkuar 315 milionë herë këtë çerek në ‘’App Store’’ dhe ‘’Google Play’’.
Sidoqoftë, këto statistika të shkarkimeve të aplikacionit, nuk përfshijnë edhe dyqanet e aplikacioneve të palëve të treta që janë të njohura në Kinë.
‘Sensor Tower’ ka treguar se shkarkimet më të mëdha janë bërë në Indi, Kinë dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, raporton The Verge, transmeton KultPlus.
Kjo kompani ka kërkuar një konfirmim apo koment për këto statistika mirëpo ende nuk kanë marrë përgjigje. / KultPlus.com
Kur gjithçka të ketë kaluar, mbase shumë prej nesh do të kenë riprogramuar lumturinë dhe, në këtë pikë, do të na konsiderojnë budallenj që ankohemi aq shumë për gjithçka.
Kur e gjithë kjo të ketë mbaruar, shpresojmë që njerëzimi të ketë mbetur, gjë e cila është një pyetje që ka qenë disi “në hije”. Ne do ta shihemi sërish, do t’i kushtojmë më shumë vëmendje buzëqeshjeve të atyre që duam dhe vështirë se do të gjejmë një bukuri më origjinale.
Kur korona të ketë ikur, ndoshta një stinë e tërë do të ketë kaluar, mbase edhe muaj të tërë mund të kenë kaluar, por dëshira jonë për të jetuar do të mbetet, dhe do të jetë gjithçka.
Kur të ketë kaluar, mund të ketë kaluar një kohë e gjatë para se të kemi dhënë një përqafim të fortë, atyre që na mungojnë kaq shumë. Ndoshta do të jemi ndryshe nga sa kemi qenë më parë.
Ndoshta do t’u kemi mbijetuar gjërave më të frikshme se virusi, siç janë mendimet tona. Kur të ketë kaluar, ne më në fund do të jemi në gjendje të mblidhemi sërish me miq, për makarona dhe një gotë verë në shtëpi, gjë të cilën gjithmonë e kemi shtyrë.
Në fund të fundit, e mësuam në mënyrën më të vështirë se koha është Zoti i Universit dhe se duhet ta bëjmë atë një aleat dhe ta përdorim vetëm me ata që na i bëjnë zemrat të lumtura. /bota.al/ KultPlus.com