Aktori, Chadwick Boseman, shihet duke e portretizuar një ushtar të luftës në Vietnam, në trilerin e filmit të ri të regjisorit Spike Lee, “Da 5 Bloods”.
Filmi, i cili vjen pas projektit të shpërblyer me “Oscar” të regjisorit, “BlacKkKlansman”, kthehet prapa në kohë dhe e shfaq kohën e tashme, teksa e rrëfen historinë e disa veteranëve afrikano-amerikan, të cilët kthehen në Vietnam për t’i kërkuar eshtrat e liderit të ndjerë të grupit të tyre, si dhe mundohen ta gjejnë një thesar të cilin e kishin groposur gjatë shërbimit të tyre në luftën e Vietnamit.
Trileri i sapolansuar i filmit i shfaq me role edhe aktorët: Delroy Lindo, Clarke Peters, Norm Lewis dhe Isiah Whitlock, Jr, teksa mbërrijnë në qytetin Ho Chi Minh, dhe kështu fillojnë ta kujtojnë shokun e tyre të rënë në luftë.
Në fragmentet e shkëputura nga filmi të lansuara në YouTube, gjithashtu shfaqen ylli i filmit “Black Panther”, Chadwick Boseman, si dhe aktorët Jonathan Majors dhe Jean Reno. Derisa filmi përmban skena të xhiruara në Hollywood, por edhe skena të vërteta të kohës së luftës, transmeton Koha.
“Da 5 Bloods” do të lansohet në platformën digjitale Netflix, më 12 qershor të këtij viti.