Mbrëmë në Pallatin e Rinisë të Kosovës, u shënuar një ngjarje historike për kulturën muzikore të vendit. Ishte hera e parë që Radio Televizioni i Kosovës organizoi Festivalin e Këngës, një manifestim i madh që ka për qëllim të bëjë një kthesë serioze për muzikën shqipe dhe duke e shtruar rrugën për në Eurosong, shkruan KultPlus.
Edicioni i parë zyrtar i këtij festivali filloi në orën 21:00 dhe nisi në mënyrë spektakolare. Pallati i Rinisë u bë ambienti ku u mblodhën artistë, muzikantë, pjesëmarrës, dhe mysafirë të ndryshëm për të festuar muzikën dhe talentet e Kosovës.
Një moment i veçantë i kësaj mbrëmje ishte edhe paraqitja e këngëtares Dafina Zeqiri, e cila solli një performancë të mrekullueshme live me këngën e saj të njohur “Veç ti”.
Me zërin e saj të fuqishëm dhe emocionin e transmetuar nëpërmjet këngës, ajo bëri të pranishmit ta duartrokisnin fort.
Dafina Zeqiri është një artiste e njohur në skenën muzikore kosovare dhe performanca e saj në këtë festival sigurisht që ishte e mirëpritur nga ana e publikut të cilët ka kohë që e kanë kërkuar Dafinën që të jetë edhe garuese në këtë festival dhe jo vetëm mysafire. / KultPlus.com
Kinematografia e Kosovës ka bërë bujë globalisht dhe një nga filmat e saj të fundit, “Adnan Kafazi”, nuk bën përjashtim. Kjo aventurë rrëqethëse tregon historinë e Adnanit, një njeriu që mban pushtet të pamasë në “Qytetin e Madh” dhe kontrollon gjithçka që ndodh atje, përfshirë trafikimin e qenieve njerëzore. Por mbretërimi i terrorit të Adnanit do të marrë fund pasi treshja legjendare e Vucha, Zagi dhe Bullit kthehen në qytetin e madh me një mision për ta rrëzuar atë, shkruan KultPlus.
Vucha, Zagi dhe Bulli jetonin të fshehur në Meksikë, por e kaluara e tyre kthehet përsëri për t’i ndjekur kur marrin një lutje të dëshpëruar për ndihmë nga Qoqa, një njeri që dikur i besonin, por që i tradhtoi. Treshes i kërkohet të shpëtojë Uman, një grua e bllokuar në një nga kafazet e Adnanit dhe të tjerët që po përballen me vdekjen e sigurt. Megjithatë, këtë herë treshja është e gatshme të bëjë gjithçka për të shpëtuar jetën e tyre. Me ta është edhe Lina, një grua transgjinore që dikur ishte një gangster famëkeq, por tani ka bashkuar forcat me treshen e famshme.
Ndërsa lundrojnë në botën e rrezikshme dhe të korruptuar të Qytetit të Madh, treshja do të përballet me pengesa dhe sfida të shumta, por ata janë të vendosur të kenë sukses në misionin e tyre. Ata janë të motivuar nga besimi i tyre në drejtësi dhe dëshira për të shpëtuar jetën e Uma-s dhe të tjerëve. Kolona zanore e filmit, me meloditë e saj, i shton një shtresë emocionale kësaj historie tashmë të fuqishme.
Mesazhi qendror i filmit për vetëfuqizimin dhe vendosmërinë vihet në jetë përmes forcës dhe guximit të treshes, të cilët refuzojnë të mposhten nga shanset e grumbulluara kundër tyre. Ata janë të vendosur të rrëzojnë Adnanin, i cili u tradhtua nga gruaja e tij, të cilën ai e kishte keqtrajtuar për kaq shumë kohë. Filmi thellohet në kompleksitetin e marrëdhënieve, dinamikën e pushtetit dhe ndikimin e abuzimit tek individët, gratë dhe shoqëria.
Adnan Kafazi është një festë vizuale për sytë, me kinematografi që të lë pa frymë që kap bukurinë dhe diversitetin e Kosovës dhe njerëzve të saj. Regjisori i filmit ka krijuar një botë sa familjare dhe ekzotike, duke tërhequr audiencën në zemër të historisë dhe duke i mbajtur ata të mbështetur në sediljet e tyre.
Filmi ka shumë të papritura, të cilat e bëjnë edhe më unik këtë film, i cili është vazhdim i filmave “Diamanti”, “Zonjusha”, për të kompletuar siç duhet trilogjinë.
Si përfundim, Adnan Kafazi është një film që nuk duhet humbur. Është një histori e fuqishme e vetëfuqizimit, vendosmërisë dhe triumfit të shpirtit njerëzor.
Pjesë e këtij filmi ishin aktorët: Dukagjin Podrimaj, Fatmir Spahiu, Besart Sllamniku, Dafina Zeqiri, Shkumbin Istrefi, Xhejlane Terbunja, Armend Baloku, Muhamed Arifi, Lulzim Bucolli, Edita Sllamniku, Armond Morina, Ylber Bardhi, Edona Reshitaj, Alesia Xhemalaj, Arta Muçaj, Ernest Malazogu, Olimpia Smajlaj, Blin Sylejmani, Arjanit Marmullaku.
Si producent të filmit janë: Dren Berisha, Genc Berisha, Valon Jakupaj, Rita Krasniqi, Dukagjin Podrimaj, Besart Sllamniku, Dafina Zeqiri. Ndërkaq, regjisori i këtij filmi është Genc Berisha, ndërsa pjesë e skenarit ishin, Besart Sllamniku, Lulzim Bucolli e Rita Krasniqi.
Regjisori Genc Berisha, tha në konferencë për shtyp pas filmit që është shumë i kënaqur me rezultatet e arritura deri tani, derisa për të kënaqësia më e madhe është pjesa që kanë arritur ta shfaqin këtë film në ekranin e madh.
“Jam shumë i kënaqur me rezultatin që kemi arritur dhe me ekipin që kemi pasur, mezi kam pritur që t’ia nis pjesës së tretë, i kemi parë vështirësitë nga filmat e kaluar dhe tani i kemi kaluar shumë më lehtë. Kemi qenë një ekip shumë më i madh edhe mendoj që edhe këta kanë qenë shumë më profesional se herët e kaluar”, tha Berisha.
Aktori dhe skenaristi, Besart Sllamniku, lajmëroi se ky film nuk ishte paraparë kur u bë “Diamanti”, por u planifikua pas përfundimit të “Zonjushës”.
“Kur e kemi bërë filmin ‘Zonjusha’ nuk e kemi ditur që do ta bëjmë filmin ‘Diamanti’, por kur e kemi bërë ‘Diamantin’ ne e kemi ditur që do të bëhet ‘Adnan Kafazi’. E kemi ditur edhe sinopsisin dhe ka qenë një plan të cilit nuk kemi arritur ta realizojmë, ky film ka pasur shumë më herët për t’u realizuar, por për shkak të pandemisë është vonuar”, u shpreh ai.
Një nga protoganistët e filmit, Armond Morina, i cili erdhi për filmin e tretë dhe të përfundojë trilogjinë e filluar, u shpreh i lumtur që Kosova po eksperimenton me stile të tilla.
“Unë mendoj se kemi arritur që të bëjmë një film të mirë dhe të shfaqim se Kosova ka potencial për të bërë edhe filma me tematikë të aksionit, dramës e komedisë. Kemi punuar si një ekip për një kohë të gjatë dhe kemi shfaqur punën tonë”, tha Morina.
E pyetur nga gazetarët nëse janë përpjekur të tregojnë një pjesë të problemit të shtypjes së grave dhe diskriminimit të vazhdueshëm që pranojnë në ditët e sotme, aktorja Edona Reshitaj i është përgjigjur kësaj pyetjeje duke pohuar se një gjë e tillë është synuar të bëhet në filmin “Adnan Kafazi.
Një problematikë të cilën Sllamniku dëshironte ta theksonte ishte pjesa e mungesës së kinemave në qytete të Kosovës.
“Fatkeqësisht, shoqëria jonë është një shoqëri e cila nuk ka qejf që i’i shfaqë problemet e gruas, sidomos në aspektin, një shoqëri që ka dëshirë ta lërë gruan të heshtë dhe të mos i shfaq problematikat që i ka ajo. Shpresoj që ky film do t’i vetëdijësojë gratë, por edhe më me rëndësi është që të vetëdijësohen burrat, sepse burrat janë problematika pse gratë janë të izoluara dhe nuk mund ta shprehinë lirinë e tyre.
Adnan Kafazi është një krijim mjeshtëror që bashkon artin dhe tregimin në një mënyrë që kapërcen kohën. Me pamjet e tij mbresëlënëse, skenarin emocionuese dhe narrativën magjepsëse, ky film ka potencialin të bëhet një klasik i përhershëm.
Ky film pati premierën mbrëmë në Cineplexx me mbi 1100 bileta të shitura, dhe tani do të vazhdojë të jetë në repertorin e tyre.
Ndërkaq, ai pritet që të udhëtojë edhe nëpër vende të ndryshme në Evropë. Fillimisht në Tiranë, për të udhëtuar pastaj në Gjermani, Zvicër, Mbretëri të Bashkuar etj./KultPlus.com
‘Sunny Hill Festival’ po vazhdon të zbulojë emrat e artistëve që do të përformojnë në Tiranë, përcjell KultPlus.
Së fundi ata kanë zbuluar se pjesë e ‘Sunny Hill’ në Tiranë do të jetë edhe këngëtarja e njohur kosovare, Dafina Zeqiri.
“E mrekullueshmja Dafina Zeqiri na bashkohet në Tiranë për të performuar këngët e saj të nxehta hit që të gjithë duam t’i këndojmë kudo që jemi!”, thuhet në postim.
Ndërkaq, festivali ‘Sunny Hill’ në Tiranë do të mbahet në datat 26, 27 dhe 28 gusht./ KultPlus.com
Këngëtarja Dafina Zeqiri do të jetë pjesë e filmit “Adnan Kafazi”, shkruan KultPlus.
Lajmin e ka bërë të ditur aktorja tjetër pjesëmarrëse në këtë film, Edona Reshitaj, përmes një postimi në “Instagram”.
“Dafina Zeqiri është një super aktore. Në filmin “Adnan Kafazi”, e ka një super rol dhe e ka ça. Jemi të lumtun që na është bashkangjitë në film. Rrini gati”, ka shkruar Reshitaj.
Filmi Adnan Kafazi është pjesa e tretë e filmave ‘Zonjusha’ dhe ‘Diamanti’. /KultPlus.com
Këngëtarja Dafina Zeqiri mbrëmë në orët e vona ka publikuar këngën “Malli”.
Teksti i këngës është shkruar nga vetë këngëtarja në bashkëpunim me Elinel.
Kënga vjen e shoqëruar me një videoklip interesant, ku Dafina shihet e shoqëruar nga një grup vajzash të veshura në të bardha që të japin përshtypjen që sapo kanë dal nga parajsa. / KultPlus.com
Dua Lipa dhe Dafina Zeqiri do të performojnë së bashku në festivalin muzikor “Roskilde”, përkrah këngëtarëve të njohur nga mbarë bota, shkruan KultPlus.
Zeqiri përmes një postimi në llogarinë zyrtare në “Instagram”, ka bërë të ditur edhe pjesëmarrësit që do të jenë në këtë festival, ku shihet edhe Dua Lipa dhe emra të tjerë nga industria e muzikës.
Ndihem e nderuar që do të performoj në Roskilde Festival më 2 korrik. Sigurohuni që të merrni biletat tuaja”, ka shkruar ajo.
Festivali Roskilde është një festival muzikor danez që mbahet çdo vit në jug të Roskilde. Është një nga festivalet më të mëdha të muzikës në Evropë dhe më i madhi në Nordikët.
Më poshtë janë të paraqitur edhe këngëtarët që do të marrin pjesë në këtë festival dhe datat kur ata do të performojnë. /KultPlus.com
Le ta marrim në konsideratë, muzikën e një prej yjeve të kulturës sonë sot. Muzikën e Dafina Zeqirit, e cila, thënë shkurt, është çdo muzikë tjetër, por edhe shqip; por që në të vërtetë është shumë më e hapur, apo më e – çarë – se muzika e Bregoviq, apo edhe shija dhe festa e “Shqiptarëve të Shqipërisë”. Është vetë muzika globale dhe aktuale sot!
Por le të nisemi nga të qenit e Zeqirit ‘a woman with a plan’ (një grua me plan!)! A mund të ketë grua shqiptare sot me plan? Jo për shkak të tyre, por për shkak të konstelacionit të ankthit tonë kolektiv, ankthit tonë njerëzorë, dhe të dinamikës së të qenit shqiptar?
Pavarësisht patriarkalizmave dhe gjendjes në mbijetesë të kolektivit/kolektiveve tona. Të jetuarit në zonën e instinkteve për të mbetur gjallë, dhe aq më shumë për të vazhduar llojin (Freud). A mund të ketë grua sot? Apo, për ta bërë këtë pyetje aq më të pabesueshme: a mund të ketë grua me plan sot? Kosovare? Pavarësisht sukseseve prej Majlindës e Blerta Bashollit, etj. Ngjanë çdo gjë kjo e thënë, prej tendenciozes mashkullore, e deri tek rrënim i shpresës dhe fuqizimit të gruas. Në të vërtetë e tëra përmbytet dhe kalon në – çarje – nga vetë konstelacionet që u cekën; asnjë njeri sot nuk ka një plan, asnjë njeri nuk mund të ketë plan, dhe asnjë njeri nuk e di udhën e saj/tij. Jo për shkak të paaftësisë sonë, por ekzakt për shkak të – çarjes – së të vërtetës sonë. E në këtë kemi Dafina Zeqirin si grua me plan!?
Një prej problemeve më të mëdha të muzikës kosovare (e edhe asaj që i shkon prapa, pra muzikës Shqipe në përgjithësi!) është problemi i të ashtuquajturave – roots – (rrënjët). Që është edhe kërkimi dhe edhe trendi i krijimit muzikor sot, në frymën dhe skemën – back to the roots -. Ajo që ndodhë zakonisht në këtë eksplorim në muzikën shqipe, është se pikërisht duke përcjellë këtë skemë, muzika shqipe përmbytet, apo krijon paradoksin e kthimit në – the roots – të Reggae muzikës!
Një problem tjetër, është ai i të menduarit rreth muzikës si kjo e Dafina Zeqirit. Duke qenë se ky shkrim është në vazhdën e shkrimeve për “The Weeping Song”, apo “Killing an Arab”; Urban FM, e Kurrizin e Prishtinës gjatë kohës së luftës në Kosovë, të gjitha fenomene apo shenja kur Dafina Zeqiri as nuk ka qenë e lindur! Dhe që muzika e saj as nuk ka të bëjë me to.
Por mbi këto probleme, dhe të gjitha të tjerat të mundshme, është problemi se kur dikush niset të – çmojë – së paku muzikë kosovare dhe atë shqiptare, del si “entuziast” thënë butë, e deri tek i shitur, apo edhe injorant, etj. Është mentaliteti ynë, shpirtngushtësia jonë ‘estetike’ në raport me ballafaqimin e shijes, zgjedhjes dhe edhe arritjes/devijimit në këto fusha. Apo, thënë ndryshe, nuk ka njeri në Kosovë që nuk ka dëgjuar për Dafina Zeqirin, por, përpos masivitetit të turistëve/gërnaçave/diasporës që e shijojnë krijimtarinë e Dafinës, të tjerët e bëjnë këtë tinëz, apo edhe duke e ndarë personalitetin e saj me muzikën e saj, dhe këtë të dytën duke e marrë show – biz klasik etj.
Problemi është pikërisht në këtë të fundit: mosnjohjen, apo edhe druajtjen nga muzika e Dafinës. Duke iu kthyer problemit të parë të renduar këtu, asaj të – kthimit në rrënjët – (skemës muzikore – back to the roots –), dhe gjithherë kthimit të muzikës shqiptare në – the roots – të Reggae, Dafina është speciale dhe tejet e veçantë. Ajo, nuk është a business woman, vetëm. Ajo është artiste, edhe me famë botërore, por e dalë dhe pjekur profesionalisht, prej kësaj grope të mentalitetit e shpirtngushtësisë sonë. Sigurisht, deri këtu kam komprometuar çdo “intelektual”, e rreth “Intelektual”, e posaçërisht “Njohësit” e muzikës, me këtë që është thënë. Por, ta shohim këtë më ndryshe se zakonisht.
Muzikën e Dafina Zeqirit mund ta shohësh në dy perspektiva:
1. si trend e skemë – back to the roots –
2. si (intertekst postmodernizmi) asimilim i masave muzikore, aktuale, dhe sidomos, të të shkuarës. Mishërimit të tyre në një kompozicion tërësisht origjinal. Për të cilën pak rëndësi ka nëse Dafina është teorikisht e vetëdijshme, derisa është tejet e veçantë në këtë!
Muzika e Dafinës si skemë – back to the roots – është kompozicion, rrënjësisht i vetëdijshëm për këtë teknikë dhe skemë, nëse jo teorikisht, është së paku artistikisht. Por, për dallim prej të pavetëdijshmes dhe kompozimit inferior kosovar e shqiptarë në këtë teknikë, e cila gjithherë përfundon në roots të Reggae (siç u cek më lartë), muzika dhe krijimi artistik i Dafinës shkon tutje, duke kompozuar reggae, me muzikën lindore. Por sigurisht, muzika, apo thënë saktë shprehja – root – e shqipes duke qenë edhe parësore në këtë krijimtari të saj, e deri tek eksplorim më thellë, dhe aq më shumë më i guximshëm se zakonisht në artin tonë.
Në të vërtetë, ajo që është shqipe në muzikën e Dafinës, del të jetë muzikë, si pandashmëri dhe brikolazh i masave shpirtërore ballkanase. E cila më tutje thellohet, deri në Hindu e lindore.
Në anën tjetër, muzika e Dafinës si ndërthurje e dromcave dhe masave muzikore, aktuale dhe të të shkuarës, mishërimit të tyre në një kompozicion, (si intertekst postmodern, për të cilën ndoshta Dafina nuk ka një informatë, por ka një vetëdije dhe intuitë muzikore dhe artistike.)
Por, kësaj duhet shtuar, pikërisht dhe më me rëndësi shpirtin e muzikës dhe artit të saj, vetë aftësinë për të asimiluar dhe për të manovruar artistikisht në krijimtarinë e saj. Pikërisht të kësaj teknike dhe trendi muzikorë e artistik, e që është fuqizimi i femrës; feminizmi; por aq më shumë – çarja – e shtjellës së vetëdijesuar thellë dhe prapa në femërore; në – the root – të shprehjes e të shpirtit femëror, sipas vetë artit të Dafinës. Sigurisht, me ndihmën e skemave krijuese muzikore të trendëve globale.
Këtu, nuk është më çështja e shijes, apo preferencës muzikore, është ajo që Zeqiri ndërton si qëndrim, vetëdije, shpirt e shprehje të nxjerrë dhe të aktualizuar, qoftë globalisht e në vend, si frymë femërore, dhe përpjekje origjinare femërore.
Por, për fund, cila është ajo – root – e të gjitha këtyre, apo çka është – root – e artit të Dafinës? Është shpirti femëror, i cili të shumtën e krijimtarisë së saj është gërmim dhe – çarje – e prezentes, në vetë shprehjen shpirtërore të femrës, e cila është e nxënë nën patriarkalizëm, e të gjitha parakalimet e ideologjive, dhe të origjinares së kësaj në kulturën tonë. Nuk është gërmim dhe – çarje – në etniken, apo në të fundmen e shqiptares, shpirtit shqiptar, sidomos të femrës shqiptare, por është eksplorim në ndërthurjen dhe intertekstin artistik. Apo thënë saktë të shprehjes shpirtërore të femrës më gjerë.
Kjo – root – në krijimtarinë e Zeqirit është pikërisht ura e zërit femëror në kohë. Dhe është përpjekje për të nxjerrë masat dhe dromcat e zërit të parë femëror, shprehjet e para femërore në shpirtin dhe frymën tonë, po e përsëris, si trend dhe si kërkim artistik i saj. Dhe, megjithëse nuk është etnike, apo e pastër shqiptare, kjo shprehje është globale dhe aq më shumë kompozim dhe krijim në frymën e skemës muzikore globale – back to the roots -.
Dafina është një nga eksplorueset më të thella dhe më të guximshme të këtij shpirti, të kësaj fryme dhe të kësaj shprehjeje. Pavarësisht se e njohim veten autokton e të ‘padyshimtë’ në shpirtin tonë e kulturën tonë, në të vërtetë ne jemi krejtësisht, apo vetë muzika është krejtësisht dhe rrënjësisht frymë dhe amalgamim i shkëmbimit kulturor dhe ndër-kulturor, gjë që do të thotë se Dafina, është shumë para muzikës dhe përkufizimeve tona, si për veten e po ashtu edhe për muzikën tonë.
Dhe prej këtu, ndoshta, na duhet kohë të bluajmë, të përpijmë, dhe të shijojmë në fund, muzikën e Dafina Zeqirit, si fuqizimin i kolektiveve të shtypura e të ringjallura jashtë bërthamës së lindjes së tyre, siç është diaspora shqiptare!
Sigurisht, ky është shkrim dhe vlerësim pozitiv, pavarësisht -trap – të muzikës së saj, dhe të biznesit brenda muzikës së saj, por shumë më shumë është ngacmim i reflektimit tonë ndaj muzikës së saj, dhe aq më shumë përmes po të njëjtit të ngacmojë reflektimin për qëniesimin tonë!/KultPlus.com
Dafina Zeqiri ka publikuar me videoklip këngën e saj më të re të titulluar “Karma”.
Kënga është pjesë e albumit të saj më të fundit “Dafinë moj”, i cili përmban gjithsej 14 këngë, e që disa prej tyre tashmë janë publikuar me videoklipe.
“Llafe llafe” në bashkëpunim me reperin Lyrical Son është kënga më e pëlqyer deri më tani nga ky album, duke marrë mbi 13 milionë klikime vetëm në You Tube deri më tani.
Ndërkohë, në videoklipin e këngës së publikuar të dielën, Dafina nuk paraqitet fare.
Albumi “Dafinë moj” mund të para-porositet, dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e tij do të dhurohen për Shoqatën e Autizimt të Kosovës. / KultPlus.com
Dafina Zeqiri ka kohë që ka paralajmëruar albumin e ri “Dafinë moj” që pritet të publikohet së shpejti.
Por, Dafina ka shuar kureshtjen e fansave duke lansuar një këngë të re nga ky album.
Këngëtarja ka publikuar këngën “Karma”, e cila u lansuar fillimisht në platformën Spotify, ndërsa është realizuar edhe me videoklip që pritet të vijë së shpejti.
Përmes disa fotografive në Instagram, ku Dafina shihet pranë të dashurit DJ Geek, ka njoftuar se kënga tashmë është publikuar.
“Psst… kënga ime e re Karma është publikuar…tregoi mikut”, ka shkruar Dafina në mbishkrimin e postimit.
Albumi “Dafinë moj” mund të para-porositet, dhe të gjitha të ardhurat nga shitja e tij do të dhurohen për Shoqatën e Autizimt të Kosovës. / KultPlus.com
Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri tash e një vit ka filluar me përgatitjet e albumit të saj më të ri, i cili mban titullin ”Dafinë Moj”, përcjell KultPlus.
Sot, Zeqiri ka ndarë për ndjekësit e saj fotografinë e kopertinës së këtij albumit, ku shihet e rrethuar me një tufë delesh duke mbajtur edhe një qingj në duar.
“Dedikuar një zonje të veçantë Melihate Zeqiri” – është e shkruar në kopertinën e albumit referuar nënës së saj.
“Zonja dhe Zotërinj. Kopertina zyrtare e albumit tim të ardhshëm”, ka shkruar Zeqiri në postimin e bërë. / KultPlus.com
Dafina Zeqiri është një tjetër emër që ishte prenotuar për të kënduar në festivalin e ashtuquajtur Festa e Birrës në Korçë.
Por me të mësuar se mysafir nderi i festivalit për të kënduar në një nga netët e tij ishte artisti boshnjak me identitet serb, Goran Bregovic, Dafina e ka tërhequr pjesëmarrjen.
Këtë gjë e ka konfirmuar vet ajo së fundmi përmes një postimi të MTV Kosova të rishpërndarë në InstaStory.
Aty citohet se këngëtarja Zeqiri me të marrë vesh se Bregovic do të ngjitej në skenën e Festës së Birrës në Korç, e kishte anuluar pjesëmarrjen e saj.
Ajo ka vënë edhe një emoji pranë postimit, në të cilin shkruhet “E anuluar”.
Ndërkohë një gjest të tillë e ka bërë edhe kolegu i saj, reperi i njohur shqiptar Capital T, i cili ishte prenotuar për të bërë hapjen e festivalit në natën e parë. / KultPlus.com
“Duro” titullohet projekti më i ri i këngëtares kosovare Dafina Zeqiri. Kënga e re vjen me mesazhin për të luftuar depresionin, në një kohë të pandemisë kur qytetarët po përballen me izolime e përkeqësim të gjendjes emocionale e ekonomike.
“Duro, duro veç edhe pak. Po vijnë ditë të mira te ti”, është një nga rreshtat e këngës së saj mesazh.
Për këtë projekt, Dafina Zeqiri ka realizuar vetë muzikën, ndërsa teksti është shkruar nga reperi i njohur Elinel. “Entermedia” ka realizuar klipin ku luajnë edhe Adriana Matoshi, Lum Veseli, Ira Asllani e Drin Lumi. / KultPlus.com
Këngëtarja e famshme, Dafina Zeqiri ka vendosur që t’ua jep një ‘adresë’ këngëve të saja të fundit, shkruan KultPlus.
Nëpërmjet një paralajmërimi në rrjete sociale, Zeqiri ka bërë të ditur se një album i ri nga ajo është në ardhje.
“Dafinë moj” mban emrin e albumit nëpërmjet të cilit do të gëzoj artdashësit e saj.
Ndër këngët e albumit, do të jenë edhe hitet e saj më të fundit: “Milion dollar”, “Zili, zili” dhe bashkëpunimi i saj me këngëtarin Yll Limani i titulluar, “Mos shko” / KultPlus.com
Reperi i njohur botëror, Sean Combs, i njohur me emrin artistik Diddy, njihet për sukseset e tij në industrinë e muzikës si reper, tekstshkrues, producent dhe aktor.
P. Diddy gjatë karrierës së tij ka sjell hite të padiskutueshme dhe role të mahnitshme.
Ndërsa në postimin e fundit të bërë në rrjetin social Instagram, ai është shfaqur i veshur me një triko që mban imazhin e këngëtares shqiptare Dafina Zeqiri.
Triko është krijuar për albumin e Dafina Zeqirit për tregun internacional gjatë kohës sa ajo po qëndronte në Amerikë.
Ditë më parë Dafina Zeqiri dhe Ylli Limani kishin paralajmëruar se po sillnin diçka të re për publikun. Sot ata kanë publikuar këngën ‘Mos Shko’, që morri një numër të madh të shikimeve që në minutat e para të lasnimit të saj, shkruan KultPlus.
Prodhuar nga Moneyz, për melodinë dhe muzikën u përkujdes vetë Dafina Zeqiri këngën mund ta dëgjoni duke klikuar linkun e mëposhtëm./KultPlus.com
Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të njohura të skenës muzikore në Kosovë, shkruan KultPlus.com
Një numër i madh i këngëve të realizuara nga ajo janë shëndrruar shpejt në hite të kohës.
Kënga e saj e fundit “Një herë në jetë” në bashkëpunim me Cricket, është rrugës për tu bërë hiti i saj i rradhës.
KultPlus këtu ju sjell tekstin dhe videon e kësaj kënge:
Një herë në jetë
Bonu i sinqertë një herë në jetë A m’don ti mu? Bonu i sinqertë një herë në jetë A m’ki zavendsu? Bonu i sinqertë më trego drejtë A të ka mjaftu? Bonu i sinqertë një herë në jetë Me to a ke shku?
Mos e le ti, mos e le Mos e le dashninë me u shu Mos e le ti, mos e le A e di sesa të du? Bonu i sinqertë një herë në jetë A m’don ti mu? Bonu i sinqertë një herë në jetë A m’ke zavendsu? Bonu i sinqertë më trego drejtë A të ka mjaftu?
Bonu i sinqertë një herë në jetë Me to a ke shku? Mos e le ti, mos e le Mos e le dashninë me u shu Mos e le ti, mos e le A e di sesa të du?
Dafina Zeqiri njihet për stilin e saj të veçantë dhe qasjen feministe që e bart në pothuajse secilën kangë, duke qenë kështu nëdër fytyrat publike që ka përkrahje të madhe për çështje të ndryshme që e shqetësojnë shoqërinë kosovare, shkruan KultPlus.
Sëfundi, Dafina ka publikuar këngën ‘Milion $’ që duket se është pritur shumë mirë nga fansat e saj. Dafina duket jashtëzakonisht bukur në videoklip, ku paraqitet me veshje tradicionale shqiptare, përmes të cilave përpos bukurisë së tyre, këngëtarja ka shprehur edhe revoltën kundër sistemit patriarkal.
Grupi feminist ‘Center for Equal Opportunities’, ka publikuar në Facebook, disa detaje të kësaj këngë që në shikim të parë mund edhe të mos i vërejmë.
”Mesazhi nga kjo video është se vajzat shqiptare martohen përshkak se ato ndjehen se janë të detyruara të martohen, dhe kështu nuk munden ta jetojnë jetën siç duan ato. Dafina mund të kishte zgjedhur ta bënte atë gjithashtu, por në vend të kësaj ajo zgjodhi paratë…
Ajo fshiu fotografitë e saj Instagram para se të publikonte këtë video, sepse kjo është ajo që shumica e vajzave shqiptare bëjnë para se të martohen.
Vajzat e veshura me kostum tradicional, tregon se si shoqëria pret një vajzë të sapomartuar të duket, dhe jo të avancohet në karrierë, e të fitojë para.
Në pjesën ku djepi është i mbushur me para, do të thotë se jo çdo vajzë dëshiron të ketë fëmijë, ndoshta dëshira e saj është të avancohet në profesionin e saj.
Veshja e saj në traktor tregon se ajo mundet t’i kundërvihet patriarkatit edhe nëse jeton në një vend rural (duke marr parasysh se vajzat e këtyre zonave hasin në më shumë paragjykime), dhe njëkohësisht të jetojë jetën në mënyrën e saj.
E në fund, afërimi i saj me një vajzë tjetër për t’u puthur tregon se çdo vajzë është e lirë të zgjedh se kë do të dashurojë.”, thuhet në postimin e grupit. / KultPlus.com
Vlen të ceket se Teksti i këngës është shkruar nga artisti Elinel, ndërsa për melodinë dhe muzikën është përkujdesur vetë këngëtarja.
Këngëtarët shqiptarë me famë ndërkombëtare, kanë reaguar përmes postimeve të ndryshme duke i kërkuar kompanisë së madhe botërore ‘Apple’ që të vendos Kosovën në hartën e saj, shkruan KultPlus.
Faqja e krijuar në rrjetin social Instagram me emrin “Balkanism” ka bërë kërkesë ndaj Apple që të vendos Kosovën në hartë.
Mirëpo, Rita Ora, ka reaguar përsëri duke ftuar kështu edhe këngëtarë të tjera shqiptare që të marrin pjesë në këtë iniciativë.
Ajo përmes një statusi në llogarinë e saj në Facebook, ka ftuar Dua Lipën, Dafina Zeqirin, Era Istrefin, Bebe Rexhën e Ava Max.
‘Do të doja shumë që Apple të përhapte vetëdije tek masa duke e vendosur Kosovën në hartë! Shqipëria dhe Kosova kanë talente shumë të madha dhe unë jam aq krenare për të gjitha gratë e mahnitshme, të forta, të talentuara që përfaqësojnë trashëgiminë tonë. Dashuri, paqe dhe bashkim sot me Bebe Rexha Dua Lipa Era Istrefi Dafina Zeqiri Ava Max dhe shumë të tjera‘, ka shkruar Ora. / KultPlus.com
Dafina Zeqiri është një nga këngëtaret më të njohura të skenës muzikore në Kosovë, shkruan KultPlus.com
Një numër i madh i këngëve të realizuara nga ajo janë shëndrruar shpejt në hite të kohës.
Kënga e saj e fundit “Një herë në jetë” në bashkëpunim me Cricket, është rrugës për tu bërë hiti i saj i rradhës.
KultPlus këtu ju sjell tekstin dhe videon e kësaj kënge:
Një herë në jetë
Bonu i sinqertë një herë në jetë A m’don ti mu? Bonu i sinqertë një herë në jetë A m’ki zavendsu? Bonu i sinqertë më trego drejtë A të ka mjaftu? Bonu i sinqertë një herë në jetë Me to a ke shku?
Mos e le ti, mos e le Mos e le dashninë me u shu Mos e le ti, mos e le A e di sesa të du? Bonu i sinqertë një herë në jetë A m’don ti mu? Bonu i sinqertë një herë në jetë A m’ke zavendsu? Bonu i sinqertë më trego drejtë A të ka mjaftu?
Bonu i sinqertë një herë në jetë Me to a ke shku? Mos e le ti, mos e le Mos e le dashninë me u shu Mos e le ti, mos e le A e di sesa të du?