Cricket dhe Dafina Zeqiri publikojnë këngën “Njëherë në jetë” (VIDEO)

Producenti i njohur Cricket dhe këngëtarja Dafina Zeqiri sapo kanë lansuar projektin e tyre më të ri, shkruan KultPlus.

 “Një herë në jetë” mban titullin kënga, e cila është punuar në studion e “Friends Entertainment”.

Ky projekt ka kohë që është paralajmëruar dhe padyshim që fansat kanë qenë në pritje, e cila sot mori fund.

Kënga është shoqëruar me një videoklip ku Dafina shfaqet mjaft bukur teksa vallëzon nën ritmet e muzikës. / KultPlus.com

Rita Ora e mahnitur me këngën e Taynas dhe Dafina Zeqirit

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, është shprehur e mahnitur me projektin “Bye Bye” të sjellë në fundjavë nga dy yjet e estradës kosovare, Tayna dhe Dafina Zeqiri.

Kënga e lansuar para dy ditësh menjëherë është kthyer në hit, duke marrë rreth 2.5 milionë klikime deri tash.

“A mund të them pse ne vajzat kosovare jemi kaq mahnitëse! E dua vendlindjen! Dhe kënaqem kur shoh gra që marrin kontrollin dhe janë vetvetja e inspirojnë. Faleminderit vajza që përfaqësoni lirinë dhe po u tregoni vajzave se është në rregull të jesh e lirë dhe seksi në të njëjtën kohë”, ka shkruar Rita Ora në Instagram.

Postimin e saj e kanë rishpërndarë dy këngëtaret Tayna e Dafina Zeqiri, me këtë të dytën që ka thënë se shembulli më i mirë i suksesit është vetë Rita Ora. / Koha.net / KultPlus.com

Image

Dafina Zeqiri publikon “La Reina” (VIDEO)

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri ka lansuar këngën e saj më të re në dy gjuhë, shqip dhe spanjisht.

Kënga titullohet “La Reina”, tekstin e së cilës e kanë shkruar Arijanit Palaj dhe Will Rodriguez ndërsa miksimin dhe masterizmin e ka bërë Zak Cosmos Prod.

Gjithashtu, kënga “La Reina” (“Mbretëresha”) është prodhim i Monyezit.

Dafina Zeqiri publikon këngën e re ‘Alo’ (VIDEO)


Këngëtarja Dafina Zeqiri po vazhdon të jetë tejet aktive duke publikuar projekte të reja.

Gjatë mesnatës ajo publikoi këngën e re ‘Alo’ në bashkëpunim me Dj Geek.

Në videoklip na shpaloset një storie e dashurisë e ku Dafina na vjen shumë tërheqëse.

Brenda pak orësh kënga ka arritur të grumbulloj afro 100.000 shikime./KultPlus.com

Me përkrenaren e Skënderbeut në kokë, Dafina Zeqiri uron festen e flamurit (FOTO)

Secili mundohet që në mënyrë sa më kreative të urojë festën e flamurit, por janë artistët ata të cilët gjithmonë ja dalin më mirë, shkruan KultPlus.

Kësaj radhë këngëtarja Dafina Zeqiri ka uruar festën e flamurit me disa fotografi të veçanta.

Me përkrenaren e Skënderbeut në kokë, Dafina duket tejet bukur në këto fotografi artistike të realizuara nga fotografi Arton Humolli.

Kjo nuk është hera e parë që Dafina realizon foto kaq të bukura dhe shumë artistike për festen e flamurit.

Një set mjaft të bukur fotografik e pati realizuar edhe me fotografin e njohur Fadil Berisha para disa viteve. /KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/Bqu_lFgB54C/

Dafina publikon këngën e re “Kurgjo nuk kallxojna” (VIDEO)

Dafina Zeqiri e ka lansuar videon muzikore të këngës “Kurgjo nuk kallxojna”.

Producenti Cricket qëndron prapa këtij projekti, të cilit ia ka realizuar muzikën.

Avaxus është kujdesur për masterizimin, derisa linja melodike është bërë nga Gesko dhe Dafina Zeqiri.

Produksioni i njohur, Entermedia, e ka xhiruar videoklipin e këngës “Kurgjo nuk kallxojna”.

Bashkëpunimi me Lumi B, “Kalon”, ishte kënga që e riktheu fuqishëm Dafinën në skenën e muzikës shqipe.

Ky projekt i realizuar nga producenti i shumë hiteve, BigBang (REDBOX Entertainment), u shoqërua me videoklip që u lansua në fillim të muajit gusht dhe deri më tani numëron mbi 23 milionë shikime në YouTube.

Në ndërkohë, është raportuar se në një të ardhme të afërt, këngëtarja do të vijë edhe me një bashkëpunim me Noizyn. /KultPlus.com

Dafina Zeqiri tregon pse nuk performoi në Sunny Hill Festival

Dafina Zeqiri ishte një prej emrave që u prit të performonte në Sunny Hill Festival.

Por, superylli i muzikës moderne shqiptare nuk performoi para afro 10 mijë të pranishmëve në Parkun e Gërmisë.

Vet këngëtarja në komente duke ju përgjigjur ardhuruesve të saj që shkuan për ta përcjellë performancën e saj, por nuk e përjetuan, pranoi se ishte një mosmarrëveshje.

“Mosmarrëveshje e datave, kam pasur që të performojë nesër (të dielën). Se për dje dhe sot kam qenë e rezervuar siç e kanë ditur edhe ata vet pa më njoftuar për ndryshimin që kanë bërë. Më vjen keq”, theksoi Dafina.

Ajo shtoi se u qëndron besnike marrëveshjeve që i realizon.

“Kur e bëj një marrëveshje e mbaj si për Sunny Hill si për datat tjera të cilat i kam pasur dhe i kam nëpër trevat shqiptare”, potencoi Duffye, shkruan telegrafi.

“Kalon” vjen nga Lumi B dhe Dafina Zeqiri

Këtë periudhë janë publikuar një sërë projektesh të reja.

E një e tillë sapo është lansuar nga dy artistët shumë të dashur për publikun, shkruan lajmi.net.
Bëhet fjalë për Lumi B dhe Dafina Zeqirin, të cilët publikuan këngën “Kalon”, të shoqëruar edhe me videoklip.

Më poshtë mund ta dëgjoni “Kalon”, kënga më e re nga Dafina Zeqiri dhe Lumi B.

Dua Lipa promovon artistët shqiptarë që do të jenë pjesë e ‘Sunny Hill’ (FOTO)

Në datat 10, 11 dhe 12 gusht do të organizohet festivali i madh “Sunny Hill” në Prishtinë.

Për këtë festival do të vijë enkas nga Londra, këngëtarja shqiptare me famë botërore, Dua Lipa.

Ndërkohë, sot është konfirmuar se pjesë e tij do të jetë edhe DJ me famë botërore, Martin Garrix.

Në festival nuk do të mungojnë edhe shumë prej emrave shqiptarë, të cilët do të argëtojnë për tre netë rresht publikun shqiptar me këngë të ndryshme.

Ka qenë vet këngëtarja Lipa, e cila së fundmi në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, ka promovuar të gjithë emrat që do të jenë pjesë e festivalit.

Në InstaStory, ajo iu ka kushtuar kujdes artistëve Ledri Vula, MC Kresha, Lyrical Son, DJ Gamble dhe Durim Xhema.

Ndërkohë, në fotografitë tjera, ajo gjithashtu promovon emra të tjerë si: Dafina Zeqiri, Albert Stanaj, Action Bronson, Grace Carter, SG Lewis, Col3trane e shumë të tjerë.

Të gjitha informacionet për festivalin Sunny Hill Festival (10, 11, 12 gusht) si dhe biletat me çmime promovuese mund t’i gjeni në web faqen zyrtare: SunnyHillFestival.com (Kliko Këtu) /KultPlus.com



Dafina Zeqiri sjellë këngën “Fuego” (VIDEO)

Këngëtarja Dafina Zeqiri sapo ka bërë publike këngën e saj të re “Fuego” të cilën ka më shumë se dy javë që e ka paralajmëruar.

Kënga duket të jetë mjaft ritmike. Videoklipi i këngës është drejtuar nga Off Jimmer, përderisa për tekstin e këngës janë përkujdesur Lumi B, Arber Gjikolli, Dafina Zeqiri. Poashtu edhe muzika është krijuar nga vet Dafina, ndërsa videoklipi në përgjithësi ka stil shumë verorë.

Kjo këngë nga Dafina ka ardhur gjashtë muaj pas publikimit të këngës “Ti e din” që ka shënuar njëherë edhe rikthimin e saj në estradën shqiptare pas disa përpjekjeve të vazhdueshme për të depërtuar në tregun ndërkombëtar. / KultPlus.com

Dafina Zeqiri sjellë projektin e ri në bashkëpunim me këngëtarin e famshëm (VIDEO)

Është një nga këngëtaret më të dashura dhe të pëlqyera, por aktualisht është zhvendosur në SHBA ku po përgatitet për të sjellë projekte të reja muzikore.

Bëhet fjalë për Dafina Zeqirin, e cila pasi u shfaq në videoklipin e French Montana, tashmë ka nisur bashkëpunimin me vokalistin e grupit ‘Magic’, Nasri.

Këngëtarja ka publikuar në rrjetin social Instagram edhe një pjesë të projektit të saj më të ri, në bashkëpunim me Nasrin.


Grupi ‘Magic’, me këngën e tyre ‘Rude’ arritën një sukses të jashtëzakonshëm, duke marë kështu më shumë se 1 miliard klikime YouTube./ KultPlus.com

@dafina.zeqiri #KING #SPOTIFY #ITUNES dafinamusicshop.com 🎬 @derek_dreamfilms

A post shared by rick steel (@ricksteel) on

Këngëtari me famë botërore: Dafina Zeqiri është një këngëtare e mrekullueshme (FOTO)

Nasri Tony Atweh është një këngëtar i njohur botëror, i cili është edhe pjesë e grupit “Magic”, ndërsa së fundmi ka gëzuar një sukses të jashtëzakonshëm me këngën “Rude”, shkruan KultPlus.

Ai këto ditë ka postuar fotografi me këngëtaren e njohur nga Kosova, Dafina Zeqiri. Ai duket se është ndarë i impresionuar nga ky takim pasi që ka shkruar edhe disa fjalë të mira për këngëtaren.
“Drejt nga Kosova, Dafina Zeqiri ndau kohën për tu takuar me mua në turneun tim në LA. Së bashku kemi shkruajtur diçka klasike”, ka shkruar këngëtari.

Këtij postimi ai ia ka bashkangjitur edhe disa hashtags me fjalët: grua e fuqishme dhe këngëtare e mrekullueshme.

Në anën tjetër, Dafina Zeqiri kohëve të fundit ka qenë më pak e pranishme në estradën muzikore ndërsa e presim të kthehet në muzikë me shpërthimin e saj të radhës/ KultPlus.com

Dafina kthehet me këngë shqip

Këngëtarja e njohur Dafina Zeqiri është kthyer në skenë me një këngë shqip, pas lansimit të disave në anglisht me të cilat synoi tregun ndërkombëtar.

“Ti e din” titullohet kënga e re e saj. Dafina është kujdesur vetë për tekstin dhe melodinë.

Për ‘beat’ ajo ka bashkëpunuar me Lurron./ KultPlus.com

Dafina Zeqiri vjen në sesion bardh e zi për revistën NR (FOTO)

Dafina Zeqiri pa dyshim se mbetet një nga yjet më të mëdha shqiptare. Ajo prej kohësh kërkon famën në mbarë botën me muzikën e saj.

“Told Ya” së fundmi u pëlqye në publiku i gjerë i huaj dhe menjëherë edhe mediat e kanë kërkuar Dafinën.

Ajo ka dhënë një intervistë të gjatë për revistën NR, me ç’rast ka realizuar një sesion fotografik.

Duffye vjen shumë artistike në sesionin bardh e zi të realizuar dhe imazhet e të cilit i publikoi në Instagram. Dafina vazhdon të jetë ‘single’ dhe pa të dashur.

Ajo pritet të kthehet së shpejti për një turne koncertesh në vendin tonë. / KultPlus.com

Dafina Zeqiri paralajmëron këngën e re për fuqizimin e gruas

Këngëtarja shqiptare, Dafina Zeqiri ka paralajmëruar këngën e saj të re “King”, si dhe përmbledhjen e këngëve me të njëjtin titull.

Ajo ka konfirmuar se lansimi i kësaj përmbledhje këngësh do të bëhet më 10 nëntor, transmeton Koha.net.
“King” është një këngë për fuqizimin e grave, diçka që shihet edhe në foton e publikuar në Instagram.

Fytyra e Dafinës është e mbuluar me emra të femrave të fuqishme, duke filluar nga Shën Teresa, Sojourner Truth, Ellen DeGeneres, Beyonce etj.

“Siç mund ta shihni ballinën, kemi aq emra të grave sa janë përshtatur, të cilat kanë luftuar për barazi, luftuan për të drejtat e tyre, për ëndrrat, pasi në shumë vende ende nuk mund ta bësh këtë”, ka thënë ajo për Bazaar, duke cituar vështirësitë në të cilat kishte kaluar nëna e saj në ndjekje të karrierës si këngëtare në Kosovë./KultPlus.com

Dafina Zeqiri me koncert në New York

Këngëtarja Dafina Zeqiri është duke ndjekur ëndrrën e saj më të madhe, atë të realizimit të një karriere muzikore jashtë kufijve.

“Four Sesons” dhe “Told Ya” mbajnë titullin dy projektet e saj në anglisht, të cilat janë pritur mirë nga publiku dhe kanë marrë vlerësimin e duhur.

Ajo ka paralajmëruar se së shpejti do të sjellë në treg edhe një album të shkurtër me gjashtë këngë, titulli i të cilit është “King”.

Ndryshe, Dafina ka filluar të aktivizohet edhe me mbrëmje muzikore, në të cilat do të promovojë edhe më shumë projektet e saj të reja.
Koncerti i saj i radhës do të jetë në New York, dhe do të mbahet më datën 9 nëntor.

Në posterin e koncertit të publikuar edhe në rrjetet sociale, është shfaqur edhe çmimi i biletës, i cili varion nga 12 deri në 15 dollarë. / KultPlus.com

Dafina Zeqiri publikon këngën ‘Told Ya’

Këngëtarja Dafina Zeqiri, ka lansuar këngën e re me titull ‘Told Ya’, shkruan KultPlus.

Zeqiri, këngën e ka publikuar në platformën muzikore ‘Spotify’, ndërsa përmes rrjetit social Instagram ajo ka njoftuar fansat e saj se shumë shpejt do të publikoj edhe videoklipin e kësaj kënge./ KultPlus.com