Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” ka mbajtur sot ceremoninë e ndarjes së titullit “Doctor Honoris Causa”, për laureatin e çmimit Nobel, prof. Dan Shechtman.
Titulli i nderit i ndahet për punën e tij inovative mbi kuazikristalet dhe kontributin e rëndësishëm në avancimin e shkencës së materialeve, si dhe përkushtimin e tij të vazhdueshëm për përdorimin e shkencës dhe teknologjisë për mirëqenien e shoqërisë.
Gjatë kësaj ceremonie, rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Qerim Qerimi tha se është nderë për Universitetin që të ndaj çmimin për Dan Shechtman për punë e tij në fushën e shkencave materiale i cili në vitin 2011 morri edhe çmimin Nobel në kimi. / KultPlus.com