Arilena Ara dhe Gjon’s Tears së shpejti do të publikojnë këngën ‘Dance me’.
Është Ara ajo që ka paralajmëruar që ky bashkëpunim do të vijë së shpejti.
‘Mezi po pres për këtë’ ka shkruar Arilena në një postim në Facebook teksa ka bashkëngjitur një fotografi me artistin Muharremaj, përcjell KultPlus.
Kujtojmë që të dy këngëtarët po i shijojnë sukseset e tyre si në tregun kombëtar ashtu edhe në atë ndërkombëtar./KultPlus.com