“Nëna më ka thënë se njerëz më të mirë se malazezët janë shqiptarët”

Danilo Kish ka qenë një shkrimtar shumë i njohur në ish-Jugosllavi dhe tejet saj, tregimtar dhe poet që shkroi në dialektin serbo-kroat.

Kritika sot është e një mendje, që ndikimet e tij kryesore në letërsi kanë qenë kryesisht nga Bruno Schulz, Vladimir Nabukov dhe Jorge Luis Borges, mes edhe shumë autorëve të tjerë bashkëkohorë. Vepra e tij më e famshme është “Një varr për Boris Davidoviq” (përkthyer dhe në shqip) dhe “Enciklopedia e të vdekurve” (e përkthyer në shqip). I ati i Danilos (Eduarti), ishte një hebre hungarez, që punonte si inspektor hekurudhe – ndërsa e ëma (Milica), serbe e Malit të Zi nga Cetinja. Lufta e Dytë Botërore e shkatërroi këtë familje, sepse i vdiq i ati dhe anëtarë të tjerë të familjes u dërguan në kampet e përqendrimit. Ai shpëtoi dhe për fat – së bashku me të motrën (Danica), dhe të ëmën – e kaluan një pjesë të luftës në Hungari. U kthyen në Federatë dhe Kish mbaroi shkollën e lartë më 1954 në Mal të Zi. Më ’58 ishte studenti i parë që mbaroi në Beograd për Letërsi të Krahasuar. Punoi atje në një revistë të njohur të Kohës, “Vidici” deri më 1960 dhe më 1962 botoi dy librat e parë të tij “Mansarda” dhe “Psalm 44”. Shkrimtari arriti të marrë më 1973 – çmimin prestigjioz vendas NIN për veprën e tij Peščanik (“Ora e rërës”), një çmim që e riktheu fill më pas, për bindjet e tij politike. Gjatë jetës së tij të shkurtër krijuese mori shumë çmime ndërkombëtare dhe u zhvendos në Francë për pjesën më të madhe të mbetur të jetës së tij. Vdiq më 1989 nga kanceri, duke lënë shumë hamendësime se do të ishte Nobeli i atij viti. Është një nga autorët, për të cilët ka shprehur tepër konsiderata dhe ka pasur njohje edhe shkrimtari ynë Ismail Kadare.

Serenatë për Anën*

Dëgjova një si fëshfërimë nën dritare dhe më shkoi ndërmend se ndoshta kishin ardhur të ma vrisnin tim atë. Dhe bash atëherë, violina- m’i vuri të gjitha në mëdyshje dhe ma shtendosi tmerrin. Ai që po luante nën dritaren tonë, vërtetë s’dukej ndonjë virtuoz, por ishte natyrisht i kllaposur në dashurinë për time motër, Anën. Violina kishte gati tingullin e njeriut. Ishte dikush që me veshët e ngrehur nga yjet, i këndonte druajtur, time motër Anës, duke u munduar që me zërin e tij – t’i dukej sa më mashkullor, por edhe i thellë. Megjithatë, kjo këngë më ngjante sërish me një si pëshpërimë:

Përse Zoti e krijoi dashurinë..
Përse netët…

At’ dekik, Ana, përfundimisht e gjeti shkrepësen dhe tash e këqyra nga shkëlqimi i dritëzës së saj, humbur në një si mugull, teksa qëndronte pas perdeve, veshur krejt me të bardha. Dhe kur është kthyer për t’u shtrirë sërish – dëgjova sesi ime më, duke u dridhur – po e këshillonte me fjalë të kujdesshme:“Ana duhet ta kujtosh gjithmonë këtë. Kur dikush të kushtohet kështu, atëherë duhet ta ndezësh shkrepësen. Kjo ishte shenja e një qasje të fisme”.I qetësuar prej zërit të nënës, sërish jam zhytur në ëndërr, ku më dukej se ndjeja kundërmimin e pyllit, apo një si livadh të gjelbër. Në mëngjes kemi gjetur në dritare një degëz me lule molle, që i ngjante një kurore të argjendtë dhe dy-tre trëndafila flak’ të kuq. Dhe, sërish- përpara të gjitha atyre që do mësonim (ditën e nesërme në shkollë) një nxënëse ka pyetur: ”Cili ishte ai gomar, që na erdhi natën në oborr”, kurse unë, në kët’ agim , i drejtuar nga aroma, shquaja lulet nga kopshti i zotit Rigo, sepse ia kisha krasitur vetë trëndafilat, bash ato që’ më kujtonin shpesh jargavanët. Nuk do të doja të shtoja edhe – gjykuar thjesht nga zëri – se ky gomar që shikonte trëndafilat – ishte vetë zoti Fuks, I Riu, këpucari, i dashuruar tinëz me time motër, Anën.Ana, a s‘më thua, a i kam shpikur vallë të gjitha këto?(Lule dhe kundërmim) /KultPlus.com

*Shqipëroi nga origjinali serbisht Ben Andoni
Burimi: https://albertvataj.blogspot.com/2012/03/danilo-kish-pena-delikate-serbo-kroate.html

“Mos u shoqëro me asgjë, shkrimtari është i vetëm”

Danilo Kish: 100 këshilla nga një shkrimtar i ri!

“Kultivo dyshimin ndaj ideologjive dhe parimeve dominuese.”

“Qëndro larg nga parimet.”

“Ki mendjen të mos e ndotësh gjuhën tënde me atë të ideologjive.”

“Binde veten se je më i fortë sesa gjeneralët, por mos u mat me ta.”

“Mos beso se je më i dobët sesa gjeneralët, por mos u mat me ta.”

“Mos beso në projekte utopike, përveç se tek ato që i koncepton vetë ti.”

“Tregohu njëlloj krenar përpara parimeve dhe turmave.”

“Ki ndërgjegjen e qetë për sa u përket privilegjeve që të jep zanati yt prej shkrimtari.”

“Mos ngatërro mallkimin e zgjedhjes tënde me shtypjen klasore.”

“Mos u obsesiono nga urgjencat historike dhe mos beso në metaforën e trenave të historisë.”

“Domethënë mos vrapo të hipësh në «trenat e historisë»: është vetëm një metaforë idiote.”

“Kujto gjithmonë këtë thënie: «Kush godet objektivin, gabon gjithçka».”

“Mos shkruaj reportazhe për vende që i ke vizituar si turist: të mos shkruash aspak reportazhe, nuk je gazetar.”

“Mos beso në statistikat, numrat, deklaratat publike: realiteti është ajo që nuk shikohet me sy të lirë.”

“Mos vizito fabrikat, kolkozet, kantieret: përparimi është diçka që nuk shikohet me sy të lirë.”

“Mos u merr me ekonomi, sociologji, psikanalizë.”

“Mos ndiq filozofitë orientale, zen-in, budizmin, etj., ke gjëra më të rëndësishme për të bërë.”

“Ji i vetëdijshëm për faktin se fantazia është motra e gënjeshtrës, kështu që është e rrezikshme.”

“Mos u shoqëro me asgjë: shkrimtari është i vetëm.”

Mos u beso atyre që thonë se kjo është më e keqja e botëve.

Mos beso tek profetët, pasi je ti profeti.

Mos bëj profetin, arma jote është dyshimi.

Ki ndërgjegjen e qetë. Parimet nuk kanë të bëjnë me ty: je ti parim.

Ki ndërgjegjen e qetë. Minatorët nuk kanë të bëjnë me ty: je ti minator.

Dije se ajo që nuk u ke thënë kurrë gazetave nuk ka humbur përgjithmonë: është torfa.

Mos shkruaj me komandë për faktet e ditës.

Mos vër bast mbi çastin. Do të pendoheshe.

Mos vër bast as mbi përjetësinë. Do të pendoheshe.

Ji i kënaqur me fatin tënd. Vetëm budallenjtë janë të kënaqur.

Mos ji i pakënaqur me fatin tënd. Je një njeri i zgjedhur.

Mos kërko shfajësime morale për njerëz që kanë tradhëtuar.

Ruaju nga «koherenca e tmerrshme».

Ruaju nga analogjitë false.

Besoju atyre që e paguajnë shtrenjtë moskoherencën e tyre. Mos u beso atyre që e shesin shtrenjtë moskoherencën e tyre.

Mos mbështet relativitetin e të gjitha vlerave. Hierarkia e vlerave ekziston.

Priti me indiferencë shpërblimet e princave, por mos bëj asgjë për t’i merituar.

Bindu se gjuha më të cilën shkruan është më e mira e të gjithave, pasi nuk ke tjetër.

Bindu se gjuha në të cilën shkruan është më e keqja, anipse nuk do ta ndryshoje me asnjë.

Mos ji servil. Princat të marrin për portier.

Mos ji mendjemadh. Do te dukesh si portieri i parimeve.

Mos beso se ajo që shkruan është e kotë nga pikëpamja sociale.

Mos beso se ajo që shkruan është një punë «shoqërisht e dobishme».

Mos besoj se ti vetë je një anëtar i dobishëm i shoqërisë.

Mos lejo të bindesh se për këtë je një parazit i shoqërisë.

Krijo një opinion personal për gjithçka.

Mos e shpreh opinionin tënd personal për gjithçka.

Fjalët e tua janë më të çmuarat.

Mos fol në emër të kombit tënd. Kush je ti që të përfaqësosh këdo, përveç vetvetes?

Mos qëndro në opozitë. Ti nuk je përballë, je nën.

Mos u vendos përkrah pushtetit. Ti je sipër.

Lufto padrejtësitë sociale, pa e bërë atë program.

Mos lejo që lufta kundër padrejtësive sociale të të shmangë nga rruga jote.

Njihe opinionin e të tjerëve dhe më pas harroje.

Mos bëj ndonjë program politik, mos bëj asnjë program. Ti krijon nga magma dhe nga kaosi i botës.

Ruaju nga kush të propozon zgjidhje finale.

Mos ji shkrimtar i pakicave.

Sapo një komunitet kërkon të të të adopotojë, vure veten në diskutim.

Mos shkruaj për «lexuesin mesatar»: të gjithë lexuesit janë mesatarë.

Mos shkruaj për elitën. Elita nuk ekziston. Elita je ti.

Mos mendo për vdekjen dhe mos harro se je i vdekshëm.

Mos beso në pavdekshmërinë e shkrimtarëve, janë budallallëqe profesorësh.

Mos ji serioz në mënyrë tragjike. Është gjë komike.

Mos bëj komedianin. Bojarët janë mësuar me argëtimin.

Mos bëj lolon e oborrit.

Mos beso se shkrimtarët janë «ndërgjegja e njerëzimit»: ke parë tashmë shumë batakçinj.

Mos e beso se je asgjë dhe askushi: ke eksperimentuar tashmë se princat kanë frikë nga poetët.

Mos shko drejt vdekjes për asnjë ide dhe mos bind asnjë që ta bëjë.

Mos ji frikacak dhe përbuzi frikacakët.

Mos harro se heroizmi kërkon një çmim shumë të lartë.

Mos shkruaj në raste festash dhe përkujtimesh.

Mos shkruaj elozhe: do të pendoheshe.

Mos shkruaj fjalime funebër për heronjtë e kombit: do të pendoheshe.

Nëse nuk mund ta thuash të vërtetën, hesht.

Ruaju nga gjysmë të vërtetat.

Kur e gjithë bota feston, nuk ka arsye që edhe ti të marrësh pjesë.

Mos u bëj favore princave dhe bojarëve.

Mos ji tolerant prej edukatës.

Mos e përhap të vërtetën me çdo kusht: «Me budallenjtë nuk debatohet».

Mos u bind se të gjithë kanë njëlloj të drejtë dhe se shijet nuk diskutohen.

«Të jesh dy veta gabim nuk do të thotë se po dy veta mund të kenë të drejtë» (Karl Popper).

«Të pranosh se një tjetër ka të drejtë nuk na mbron nga një rrezik i mëtejshëm: të besuarit se ndoshta të gjithë kanë të drejtë» (idem).

Mos debato me injorantët për gjëra që i dëgjojnë për herë të parë nga ty.

Mos ki mision.

Ruaju nga ata që kanë mision.

Mos beso në «mendimin shkencor».

Mos beso tek intuita.

Ruaju nga cinizmi, edhe nga i joti.

Shmang klieshetë ideologjike dhe citimet.

Ki kurajo të thuash se poezia e Aragonit për lavdinë e GPU-së është turp.

Mos kërko rrethana lehtësuese.

Mos u bind se në polemikën Sartre – Kamy kishin të drejtë të dy.

Mos beso në të shkruarën automatike dhe në «papërcaktueshmërinë e qëllimshme»: ti aspiron për qartësinë.

Refuzo shkollat letrare që të imponohen.

Kur dëgjon të flitet për «realizëm socialist», hiq dorë nga çdo diskutim i mëtejshëm.

Lidhur me temën «letërsi e impenjuar» rri i heshtur si peshku. Lërua profesorëve.

Tregoji rrugën kujt krahason kampet e përqëndrimit me Burgun e la Santé.

Mallkoje 100 herë atë që thotë se Kolyma ishte ndryshe nga Auschwitz.

Kush pohon se në Auschwitz shfarosnin vetëm morrat dhe jo njerëzit, kape për leckash dhe flake tej.

Dhe kush thotë se e gjitha kjo përfaqëson një «domosdoshmëri historike», bëji të njëjtën gjë. Filozofia.al /KultPlus.com

“Vetëm budallenjtë janë të kënaqur…”, Danilo Kish, këshilla një shkrimtari të ri

Kultivo dyshimin ndaj ideologjive dhe parimeve dominuese

Qëndro larg nga parimet.

Ki mendjen të mos e ndotësh gjuhën tënde me atë të ideologjive.

Binde veten se je më i fortë sesa gjeneralët, por mos u mat me ta.

Mos beso se je më i dobët sesa gjeneralët, por mos u mat me ta.

Mos beso në projekte utopike, përveç se tek ato që i koncepton vetë ti.

Tregohu njëlloj krenar përpara parimeve dhe turmave.

Ki ndërgjegjen e qetë për sa u përket privilegjeve që të jep zanati yt prej shkrimtari.

Mos ngatërro mallkimin e zgjedhjes tënde me shtypjen klasore.

Mos u obsesiono nga urgjencat historike dhe mos beso në metaforën e trenave të historisë.

Domethënë mos vrapo të hipësh në «trenat e historisë»: është vetëm një metaforë idiote.

Kujto gjithmonë këtë thënie: «Kush godet objektivin, gabon gjithçka».

Mos shkruaj reportazhe për vende që i ke vizituar si turist: të mos shkruash aspak reportazhe, nuk je gazetar.

Mos beso në statistikat, numrat, deklaratat publike: realiteti është ajo që nuk shikohet me sy të lirë.

Mos vizito fabrikat, kolkozet, kantieret: përparimi është diçka që nuk shikohet me sy të lirë.

Mos u merr me ekonomi, sociologji, psikanalizë.

Mos ndiq filozofitë orientale, zen-in, budizmin, tj., ke gjëra më të rëndësishme për të bërë.

Ji i vetëdijshëm për faktin se fantazia është motra e gënjeshtrës, kështu që është e rrezikshme.

Mos u shoqëro me asgjë: shkrimtari është i vetëm.

Mos u beso atyre që thonë se kjo është më e keqja e botëve.

Mos beso tek profetët, pasi je ti profeti.

Mos bëj profetin, arma jote është dyshimi.

Ki ndërgjegjen e qetë. Parimet nuk kanë të bëjnë me ty: je ti parim.

Ki ndërgjegjen e qetë. Minatorët nuk kanë të bëjnë me ty: je ti minator.

Dije se ajo që nuk u ke thënë kurrë gazetave nuk ka humbur përgjithmonë: është torfa.

Mos shkruaj me komandë për faktet e ditës.

Mos vër bast mbi çastin. Do të pendoheshe.

Mos vër bast as mbi përjetësinë. Do të pendoheshe.

Ji i kënaqur me fatin tënd. Vetëm budallenjtë janë të kënaqur.

Mos ji i pakënaqur me fatin tënd. Je një njeri i zgjedhur.

Mos kërko shfajësime morale për njerëz që kanë tradhëtuar.

Ruaju nga «koherenca e tmerrshme».

Ruaju nga analogjitë false.

Besoju atyre që e paguajnë shtrenjtë moskoherencën e tyre. Mos u beso atyre që e shesin shtrenjtë moskoherencën e tyre.

Mos mbështet relativitetin e të gjitha vlerave. Hierarkia e vlerave ekziston.

Priti me indiferencë shpërblimet e princave, por mos bëj asgjë për t’i merituar.

Bindu se gjuha më të cilën shkruan është më e mira e të gjithave, pasi nuk ke tjetër.

Bindu se gjuha në të cilën shkruan është më e keqja, anipse nuk do ta ndryshoje me asnjë.

Mos ji servil. Princat të marrin për portier.

Mos ji mendjemadh. Do te dukesh si portieri i parimeve.

Mos beso se ajo që shkruan është e kotë nga pikëpamja sociale.

Mos beso se ajo që shkruan është një punë «shoqërisht e dobishme».

Mos besoj se ti vetë je një anëtar i dobishëm i shoqërisë.

Mos lejo të bindesh se për këtë je një parazit i shoqërisë.

Krijo një opinion personal për gjithçka.

Mos e shpreh opinionin tënd personal për gjithçka.

Fjalët e tua janë më të çmuarat.

Mos fol në emër të kombit tënd. Kush je ti që të përfaqësosh këdo, përveç vetvetes?

Mos qëndro në opozitë. Ti nuk je përballë, je nën.

Mos u vendos përkrah pushtetit. Ti je sipër.

Lufto padrejtësitë sociale, pa e bërë atë program.

Mos lejo që lufta kundër padrejtësive sociale të të shmangë nga rruga jote.

Njihe opinionin e të tjerëve dhe më pas harroje.

Mos bëj ndonjë program politik, mos bëj asnjë program. Ti krijon nga magma dhe nga kaosi i botës.

Ruaju nga kush të propozon zgjidhje finale.

Mos ji shkrimtar i pakicave.

Sapo një komunitet kërkon të të të adopotojë, vure veten në diskutim.

Mos shkruaj për «lexuesin mesatar»: të gjithë lexuesit janë mesatarë.

Mos shkruaj për elitën. Elita nuk ekziston. Elita je ti.

Mos mendo për vdekjen dhe mos harro se je i vdekshëm.

Mos beso në pavdekshmërinë e shkrimtarëve, janë budallallëqe profesorësh.

Mos ji serioz në mënyrë tragjike. Është gjë komike.

Mos bëj komedianin. Bojarët janë mësuar me argëtimin.

Mos bëj lolon e oborrit.

Mos beso se shkrimtarët janë «ndërgjegja e njerëzimit»: ke parë tashmë shumë batakçinj.

Mos e beso se je asgjë dhe askushi: ke eksperimentuar tashmë se princat kanë frikë nga poetët.

Mos shko drejt vdekjes për asnjë ide dhe mos bind asnjë që ta bëjë.

Mos ji frikacak dhe përbuzi frikacakët.

Mos harro se heroizmi kërkon një çmim shumë të lartë.

Mos shkruaj në raste festash dhe përkujtimesh.

Mos shkruaj elozhe: do të pendoheshe.

Mos shkruaj fjalime funebër për heronjtë e kombit: do të pendoheshe.

Nëse nuk mund ta thuash të vërtetën, hesht.

Ruaju nga gjysmë të vërtetat.

Kur e gjithë bota feston, nuk ka arsye që edhe ti të marrësh pjesë.

Mos u bëj favore princave dhe bojarëve.

Mos ji tolerant prej edukatës.

Mos e përhap të vërtetën me çdo kusht: «Me budallenjtë nuk debatohet».

Mos u bind se të gjithë kanë njëlloj të drejtë dhe se shijet nuk diskutohen.

«Të jesh dy veta gabim nuk do të thotë se po dy veta mund të kenë të drejtë» (Karl Popper).

«Të pranosh se një tjetër ka të drejtë nuk na mbron nga një rrezik i mëtejshëm: të besuarit se ndoshta të gjithë kanë të drejtë» (idem).

Mos debato me injorantët për gjëra që i dëgjojnë për herë të parë nga ty.

Mos ki mision.

Ruaju nga ata që kanë mision.

Mos beso në «mendimin shkencor».

Mos beso tek intuita.

Ruaju nga cinizmi, edhe nga i joti.

Shmang klieshetë ideologjike dhe citimet.

Ki kurajo të thuash se poezia e Aragonit për lavdinë e GPU-së është turp.

Mos kërko rrethana lehtësuese.

Mos u bind se në polemikën Sartre – Kamy kishin të drejtë të dy.

Mos beso në të shkruarën automatike dhe në «papërcaktueshmërinë e qëllimshme»: ti aspiron për qartësinë.

Refuzo shkollat letrare që të imponohen.

Kur dëgjon të flitet për «realizëm socialist», hiq dorë nga çdo diskutim i mëtejshëm.

Lidhur me temën «letërsi e impenjuar» rri i heshtur si peshku. Lërua profesorëve.

Tregoji rrugën kujt krahason kampet e përqëndrimit me Burgun e la Santé.

Mallkoje 100 herë atë që thotë se Kolyma ishte ndryshe nga Auschwitz.

Kush pohon se në Auschwitz shfarosnin vetëm morrat dhe jo njerëzit, kape për leckash dhe flake tej.

Dhe kush thotë se e gjitha kjo përfaqëson një «domosdoshmëri historike», bëji të njëjtën gjë. / KultPlus.com