Hendbollistet e Kombëtares U18 të Kosovës e kanë shënuar fitoren e dytë në Kampionatin Botëror në Kinë.
Të dielën paradite, Dardanet e reja mundën Kanadanë me rezultat 26:20 .
Diferenca u bë në pjesën e dytë, në të cilën vajzat tona shfaqën lojë më të mirë se kanadezet.
Pjesa e parë përfundoi 12:9 për Kanadanë, por në pjesën e dytë Kombëtarja e Kosovës u kthye furishëm.
Ndeshja i takoi Grupit II të President’s Cup, ku garohet për pozitat prej 17 deri në 32. Është kjo faza e dytë grupore.
16 kombëtaret më të mira garojnë për të avancuar në fazën nokaut, ndërsa 16 të tjerat për plasman më të mirë.
Sara Gjergjaj shkëlqeu te Kosova dhe u shpall më e mira e ndeshjes. Ajo bëri dallimin me shpërthime individuale, sidomos në pjesën e dytë. I shënoi shtatë gola nga shtatë tentime. Diona Dreshaj e Andra Uglani i kishin nga katër gola, kurse tri i shënoi Arona Krasniqi.
Pas dy ditësh Kombëtarja jonë luan ndaj Koresë së Jugut.
Arkeologu francez, Christophe Goddard, i cili ishte pjesë e ekipit që zbuluan mbishkrimin e Perandorit Justinian, në Parkun Arkeologjik në Ulpianë, ka thënë se shprehet i befasuar me nivelin dhe cilësinë e trashëgimisë arkeologjike në Kosovë.
Ai ka thënë se zbulimi në këtë lokalitet është bërë falë një pune të përbashkët.
“Të gjithë ne në Evropë duhet të kemi një përqindje dardane. Prandaj edhe Evropa bashkë me Bashkimin Evropian dhe ambasadën franceze është e interesuar që të vazhdojë këtë projekt”, thotë arkeologu francez, i cili është pjesë e ekipit që zbuloi mbishkrimin e qytetit Dardan të Justinianit, në kishën më të madhe paleokristiane, në Ulpianën e lashtë, e cila është vetëm 5 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës.
“Jam i befasuar nga niveli dhe cilësia e trashëgimisë arkeologjike të vendit. Arkeologët kosovarë janë duke u punuar dhe trajnuar në të njëjtat shkolla që kemi ndjekur ne, andaj kemi arritur rezultate të mira. Dhe një arsye për të pas suksese është të kemi edhe një ambient të mirë institucional”, ka thënë ai.Sa i përket zbulimit në Ulpianë ai tha se bëhet fjalë për një objekt kishtar i punuar më kërkesë të perandorit.
Por, e veçanta e këtij zbulimi sipas tij, është se kërkesa ka qenë tekstuale dhe se deri tash nuk kanë zbuluar një gjë të tillë.
“Kemi të bëjmë me një objekt kishtar i punuar më kërkesën e një perandori, i cili ka ndërtuar monumentet edhe të tjera siç është xhamia Aja Sofia në Stamboll. Në rastin tonë e kemi në formë tekstuale, që deri tash nuk kemi arritur të zbulojmë një gjë të tillë”, tha ai në tëvë1.
Ai ka thënë se ky zbulim do të nxisë vizitorë të huaj por edhe arkeolog të vendeve tjera.
Goddard ka falënderuar për mbështetjen institucionet e Kosovës, e në veçanti ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, dhe drejtoreshën e Departamentit për Trashëgimi Kulturore. / KultPlus.com
Kombëtarja e Kosovës është duke e zhvilluar sonte ndeshjen më të rëndësishme të këtij edicioni në Ligën e Kombeve.
Në stadiumin “Panthessaliko”, Kosova është duke u përballur me Greqinë. Ndeshja ka filluar në ora 20:45.
Megjithatë, në Volos nuk ka aspak atmosferë miqësore ose sportive.
Përveç se e fishkëllyen himnin e shtetit të Kosovës dhe provokuan me vendosjen e flamurit serb, tifozët grekë nuk po i lënë rehat as futbollistët e Kosovës.
Nga fillimi i ndeshjes, grekët po i drejtojnë laserët te futbollistët “Dardanë”. Kjo padyshim se i pengon futbollistët e Kosovës, pasi i dekoncentron ata.
“Demokracia” së fundi ka raportuar se disa tifozë grekë më shumë rëndësi po u japin kosovarëve duke i provokuar ata, sesa lojës në fushë.
Sipas mediumit në fjalë, disa tifozë grekë tani ia kanë mësyer kalimit të rrethojave të stadiumit në afërsi të tribunës së “Dardanëve”. / KultPlus.com
Unë biri yt, Kosovë, t’i njoh dëshirat e heshtura, t’i njoh ëndrrat, erërat e fjetura me shekuj, t’i njoh vuajtjet, gëzimet, vdekjet, t’i njoh lindjet e bardha, caqet e tua të kallura; ta di gjakun që të vlon në gji, dallgën kur të rrahë netëve të pagjumta, e të shpërthejë do si vullkan, më mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë, Unë, biri yt. / KultPlus.com
Shtëpia e futbollit botëror, FIFA ka publikuar renditjen e fundit për ranglistën e ekipeve kombëtare, ku Përfaqësuesja e Kosovës ka pasur ngritje të madhe.
FIFA ka publikuar renditjen e re të ekipeve kombëtare, ku top 10 nuk është se ndryshon.
Belgjika vazhdon ta kryesoj renditjen, e pasuar nga Brazili, Anglia, Franca, Italia dhe Argjentina.
🇧🇪 Belgium’s reign continues 🔝 🏴 England leapfrog France 🥉 🇱🇾 Libya the biggest climbers 🧗♂️
Tifo grupi “Dardanët” do të organizojnë mirëseardhjen për ekipin e xhudos që kanë fituar dy medalje të arta në Lojërat Olimpike të Tokios.
Pas këtij suksesi historik për Kosovën, “Dardanët” i kanë ftuar të gjithë që t’iu bashkohen për të bërë një pritje madhështore për xhudistët që pritet të arrijnë të hënën në mëngjes në aeroportin “Adem Jashari”.
Nga Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, Kosova do të kthehet me dy medalje të arta të fituara nga Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova. / KultPlus.com
Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi ka vizituar stadiumin ‘’Fadil Vokrri’’, meqë rast ka shprehur përkrahjen e saj ndaj lojëtarëve të Kosovës për lojën kundër Moldavisë, shkruan KultPlus.
Të veshur me fanela të cilat janë një kombinim mes Dardanëve dhe llogos së fushatës si përkrahje ndaj të mbijetuarve të dhunës seksuale, Dumoshi ka shpërndarë fotografi bashkë me kryeministrin Avdullah Hoti dhe ish-presidenten Atifete Jahjaga.
‘’Forca djelmoshave që sonte sfidohen në lojën kundër Moldavisë. Bashkë me Kryeministrin Hoti dhe ish-Presidenten Jahjaga sapo vizituam stadiumin “Fadil Vokrri” ku do të mbahet ndeshja e i cili sot është veshur nga “Dardanët” në mbështetje të fushatës senzibilizuese ‘Bëhu zëri im’ në përkrahje të të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë’’, ka shkruar ministrja Dumoshi.
Tutje ajo ka theksuar se zëri i heroinave të Kosovës sot kumbon për fitoren e madhe.
Ulëset e stadiumit ‘’Fadil Vokrri’’ sot morrën një pamje tjetër, duke u veshur me llogot e lules Anemone, kuptimi i së cilës është shpresë për të mbijetuarit e dhunës seksuale./ KultPlus.com
Kosova e Greqia sot përballen ndërmjet vete në kuadër të Ligës së Kombeve, sfidë kjo që zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” nga ora 20:45.
Të dyja skuadrat kampanjën në Ligën e Kombeve e nisen me barazim. Kosova luajti ndaj Moldavisë me rezultat 1:1 ndërsa Greqia me Slloveninë 0:0. Trajneri i Kosovës Bernard Challandes, ka thënë se nëse e dëshirojmë triumfin në këtë grup atëherë medoemos duhet mposhtur Greqinë që është edhe favorite e grupit.
Gjithçka duket gati derisa kryetari i “Dardanëve” Lulzim Berisha ka treguar edhe mesazhet që do të shihen sot gjatë ndeshjes. Stadiumi tashmë ka marrë një pamje interesante dhe për shkak se tribunat do të jenë të zbrazura pa publikë, aty janë vendosur disa mesazhe interesante.
“Faleminderit heronj të betejës kundër Covid!”, është një nga mesazhet që do të shihet në stadium dedikuar mjekëve tanë. /insporti/ KultPlus.com
Sporti kosovar po vazhdon të jetë i izoluar pas përhapjesë së pandemisë së koronavirusit.
Në këtë situatë, kur sporti po mungon, tifozëria e Kosovës, Dardanët, kanë vendosur të kujtojnë betejën e lavdishme të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Dardanët kanë kujtuar 21 vjetorin e thyerjës së kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare.
“21 vjet nga thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar në Koshare. Lavdi e përjetshme Heronjve dhe Dëshmorëve të Betejës së Koshares! Lavdi të gjithë Heronjve dhe Dëshmorëve që u flijuan për lirinë e vendit tonë”.
Një iniciativë e re e marrë nga një grup i grave dhe vajzave të Prishtinës, bëri që sot të formohet një grup i ri i tifozeve për ekipin e futbollit të Kombëtares së Kosovës. Lojërat në vazhdim do të kenë edhe një zë më shumë që do t’i bashkohet zërit të “Dardanëve”, shkruan KultPlus.
Ky është zëri i aktoreve, gazetareve e aktivisteve të ndryshme të cilat u bashkuan sot për të marrë rrugën drejt takimit me ‘Dardanët’. Atje i priti kryetari i këtij grupi, Lulzim Berisha bashkë me tifozë të tjerë. Duke i mirëpritur, ai uroj për këtë iniciativë të cilën tha se do e përkrahin me shumë dëshirë e madje kanë punuar që të vijnë deri të ky rezultat.
“Edhe ju
jeni pjesë e jona, edhe duhet me kontribu në këtë aspekt sepse ju jeni pjesa më
e ndritur e vendit tonë, ju na bëni krenarë në të gjitha fushat dhe nuk bënë të mungoni as këtu”, u shpreh Lulzim Berisha.
Ai premtoi që
tash e tutje një numër i biletave do të ndahet për gratë që në secilën ndeshje
të kenë vendin e siguruar.
Me këtë
rast, të pranishme në këtë takim ishin: Vjosa Berisha, Ardianë Pajaziti, Jeta
Zymberi, Ramize Murtezi Shala, Elvana Shala, Armenda Filipaj, Maria Berisha
Sylejmani, Anisa Ismajli, Vlora Nikqi, Arta Selimi etj, dhe të gjithave ju dhuruan fanella me mbishkrimin
Dardanët, shalle si dhe u pajisen me bileta për ndeshjen e ardhshme.
Vjosa
Berisha, iniciatore e kësaj nisme, u shpreh se ky grup u krijuar me idenë që të
përkrahet ekipi jonë i kombëtares së futbollit në lojërat në vazhdim.
“Ky grup i
tifozeve gra numëron diku rreth 70-80 gra e çika deri më tani. Si hap i parë,
sot një pjesë e këtij grupi vizituam Dardanët ku na priti udhëheqësi
i tyre Luli dhe tifozët tjerë. Tani e tutje lojërat i ndjekim në stadion me
tifo të fuqishme për fitoret e ardhshme”, është shprehu Vjosa Berisha.
Ndërsa
themeluesja e gazetës KultPlus, Ardianë Pajaziti e ka mbështetur këtë iniciativë duke e konsideruar si shumë të qëlluar.
“Iniciativa
për përfshirjen e grave tifoze është iniciativë shumë e qëlluar për ndryshimin
e idesë se futbolli është vetëm për meshkuj. Mbështetja e kombëtares tash e sa
kohë ka marrë përmasa të mëdha, por edhe me mbështetje nga gratë, unë shumë
besoj se ndeshjet e Kosovës do të marrin pamjet e njëjta me ndeshjet
evropiane:, është shprehur Pajaziti.
Grupi i tifozeve mirëpret edhe vullnetare të reja duke u rritur kështu çdo ditë e më shumë. / KultPlus.com