Arkeologu francez Goddard: Të gjithë ne në Evropë kemi një përqindje të Dardanit

Arkeologu francez, Christophe Goddard, i cili ishte pjesë e ekipit që zbuluan mbishkrimin e Perandorit Justinian, në Parkun Arkeologjik  në Ulpianë, ka thënë se shprehet i befasuar me nivelin dhe cilësinë e trashëgimisë arkeologjike në Kosovë.

Ai ka thënë se zbulimi në këtë lokalitet është bërë falë një pune të përbashkët.

“Të gjithë ne në Evropë duhet të kemi një përqindje dardane. Prandaj edhe Evropa bashkë me Bashkimin Evropian dhe ambasadën franceze është e interesuar që të vazhdojë këtë projekt”, thotë arkeologu francez, i cili është pjesë e ekipit që zbuloi mbishkrimin e qytetit Dardan të Justinianit, në kishën më të madhe paleokristiane, në Ulpianën e lashtë, e cila është vetëm 5 km larg Prishtinës, kryeqytetit të Kosovës.

“Jam i befasuar nga niveli dhe cilësia e trashëgimisë arkeologjike të vendit. Arkeologët  kosovarë janë duke u punuar dhe trajnuar në të njëjtat shkolla që kemi ndjekur ne, andaj kemi arritur rezultate të mira. Dhe një arsye për të pas suksese është të kemi edhe një ambient të mirë institucional”, ka thënë ai.Sa i përket zbulimit në Ulpianë ai tha se bëhet fjalë për një objekt kishtar i punuar më kërkesë të perandorit.

Por, e veçanta e këtij zbulimi sipas tij, është se kërkesa ka qenë tekstuale dhe se deri tash nuk kanë zbuluar një gjë të tillë.

“Kemi të bëjmë me një objekt kishtar i punuar më kërkesën e një perandori, i cili ka ndërtuar monumentet edhe të tjera siç është xhamia Aja Sofia në Stamboll. Në rastin tonë e kemi në formë tekstuale, që deri tash nuk kemi arritur të zbulojmë një gjë të tillë”, tha ai në tëvë1.

Ai ka thënë se ky zbulim do të nxisë vizitorë të huaj por edhe arkeolog të vendeve tjera.

Goddard ka falënderuar për mbështetjen institucionet e Kosovës, e në veçanti ministrin e Kulturës, Hajrulla Çeku, dhe drejtoreshën e Departamentit për Trashëgimi Kulturore. / KultPlus.com

Sidheri prezanton gjetjen ilire të vitit 1930: Shkupi duhet të mbetet në qendër të vëmendjes së arkeologjisë shqiptare

Elvi Sidheri

Ndërkohë që vlojnë lajmet për gjetjen e mbishkrimit Dardanus në Shkup, sakaq në kryeqytetin e sotëm të Maqedonisë bashkëkohore, dhe kryeqytetin e dikurshëm të Dardanisë së lashtë, është gjetur qysh në vitin e largët 1930, pranë lagjes Nerez dhe malit të Vodnos, më saktësisht në Gorno Sonje, një mbishkrim ku flitet saktësisht për qytetin ilir të Albanopolisit, epiqendrën e gjenezës së ilirëve sipas historianëve të lashtë me në krye Ptolemeun (arsyeja përse sot të huajt na quajnë akoma Albanians). Në këtë mbishkrim të gjetur në një çezmë të braktisur, shkruhet: “POSIS MESTYLU F(ILIUS) FL(AVIA) DELUS MUCATI F(ILIA) DOM(O) ALBANOP(OLI) IPSA DELUS”, që në shqip domethënë: “Posis Mestylu, i biri i Flavias, të bijës së Delus Mukatit, me vendbanim në Albanopolis”. Në këtë mbishkrim të datuar mes viteve 71-130 pas Krishtit, me rëndësi thelbësore për gjurmët ilire në trevat shqiptare, kemi njëherësh përmendjen e disa emrave dhe mbiemrave ilirë, krahas theksit të veçantë mbi prejardhjen nga Albanopolisi, diçka rrallëherë të hasur tjetërkund.

Për këtë arsye, Shkup nevojitet të mbetet në qendër të vëmendjes së arkeologjisë shqiptare, përkundër pengesave dhe vështirësive, që gjurmët ilire mos të humbasin përgjithmonë./ KultPlus.com

Dardania

Poezi nga Sabri Hamiti

Dardania vend i dardhave dardhishtë
Mbas tërmeteve nji Rrafsh i Naltë
Me mbetë e gjallë u ba gjelbishtë
Kur u la vetëm me kambë në baltë

Uji i tërbuem u mërgue ndër dete
Mali i djegun u kthye në therrishtë
Uku e ukia u kafshuen ndër vete
Në mjegullën e muzgut të trishtë

Prej rrajësh nga mënia buthtoi jeta
Me lëkurën të regjun nga veriu
Me dy sy të hapun me bimë të veta
Si pamje e dheut u ngjall njeriu

Zemrën mërdhezun zemër mërdhime
Gjuha e egër tue latue lirinë
Mbi faqen e njomë kokën e thime
Si renë mbi diell shprishi tiraninë / KultPlus.com

Pse Ulpiana 2 mijë vjeçare është lashtësi dardane?

Edi Shukriu vlerëson se qyteti dymijëvjeçar i Ulpianës dhe shumë objekte tjera trashëgimore nëpër lokalitete tjera, janë pasqyrë me të cilën mund të matet niveli kulturor dhe historik i Kosovës – është shprehur arkeologia kosovare.

Te fytyra e Ulpianës, ne gjejmë një trashëgimi antike ngase kohëformimi saj, ngjet para pushtimit romak me një vijimësi dardane.

Dardanët

Po sjell disa të dhëna ku kam kryer hulumtime:G. Novak Enciklopedia e “lashtë (1966)shkruan: Ulpiana. – Qendra romake afër Lipjanit sot dhe Gračéanica manastir në Prishtinës mbi Kosovën fushë (Jugosllavia pllajë në kufirin me Shqipërinë).Shkatërruar nga zjarri, Justiniani e ka rindërtuar dhe e quajti Iustiniana Secunda në Gračnica dhe rrethinat e saj janë gjetur mbishkrime dhe palët tjera ruhen në kishën e Graçanicës. Pranë Graçanicë u zbuluan rrënojat edhe gjera që tregojnë vendin ku ai ishte dikur Ulpiana dhe më vonë Iustiniana Secunda. -Viale Vittorio në enciklopedia italiane shkruan:Dardani (Δαρδανεῖς, Δαρδάνιοι, Δάρδανοι, Daraăni). Njerëzit më klasike ilire që u ndahen kufijtë veriorë të Maqedonisë. Më saktësisht, Dardani zënë dy bankat e sipërme kurse dell’Axius (Vardar) dhe Marava, afërsisht në mes të headëaters e Timacus (Timok) në veri-lindje, si dhe ato të Dricon (Drin), në jug-perëndim. Sovrappostisi ndoshta një popullsi e vjetër, e skllavëruar, dardanët u ndanë në shumë fise, ndër të cilat më kryesore janë të njohura nga Straboni kryesore: ato të Galabrii dhe Thunatae. Dardanët ishin banorët më të hershëm të Kosovës së sotme.

-Etimologjia e fjalës dardan-shkruan, MA.Sc.Qazim Namani- rrjedhë nga gjuha indoevropiane dardj-a, në gjuhën shqipe dardha (vend i dardhave).[2] Fjala darda është fjalë shqipe që do të thotë dardhë, në trajtën dardan-os del se është sufiks pellazgjik, mbretëria e dardanisë.

-Të parët e tij quheshin ilirë. Thotë prof I.Kelemendi,Këta qenë ndër arianët më të parë që patën ardhë në Europë.Vendi i tyre quhej Iliri. Fiset ilire: Ilirët kanë qenë të ndarë në fise: Ardianët, Laebetët, Liburnët, Autoariatet, Dalmatët, Dradhanët, Venetët si dhe mesapët dhe japuget që banojshin në pjesën e jugut të gadishullit italian. Përveç këtyre kishte edhe fise të tjera. Ky fenomen shpjegohet vetëm me përbamjen dhe natyrën e vendit ku banonin. Ndër fiset e Ilirvet,ma i madhi qe fisi i Dardhanevet. Vendi i tyre ishte Kosova e sodme deri në Nish dhe në Jug,në Vardarin e Sipërm deri në afrësinat e Manastirit. Kryeqyteti i Dardhanis ishte Shkupi i cili quhej atehere Skupi(Scupi).Vehej në dukje bukuria e gravet të tyre. Edhe sot ka mbete në Kosovë e në vende të tjera,kur duen të ekzaltojnë bukurinë e ndoji femre thonë:”Qenka si Dardhane”.

Ulpiana dhe pozita gjeostrategjike

Ulpiana, e shquar edhe për pozitën gjeostrategjike, për herë të parë përmendet nga Ptolomeu në shekullin II. Lokaliteti antik romak dhe bizantin i Ulpianës është pa mëdyshje njëra nga qendrat më interesante arkeologjike në Kosovë dhe rajonin e gjerë të Gadishullit Ilirik ,thotë guida arkeologjike e Kosovës. Mirëpo në Ulpianë sipas studiuesve jeta këtu ka filluar më herët dhe gjurmët të shpien në periudhat parahistorike të hekurit dhe bronxi ose e njohur ndryshe si lashtësia dardane. Çfarë sollën pushtimet romake ?Kjo pyetje që ngrihet për origjinën e saj saktëson edhe mjaft teza se Ulpiana është një vazhdimësi e qytetërimeve ilir kryesisht në Kosovë.

Luftrat me Romën

Dardhanet përmenden si luftëtarë të mirë dhe rezistenca e tyre kundër maqedhonasvet e romakvet asht e ndigjueme thotë prof I.Kelmendi. Luftërat me Romen: Në vjetin 228 pr Kr u pa zbarkimi i parë i romakvet në Iliri,që sundohej asi kohe në pjesë të madhe prej mbretëreshës Teuta. Lufta nuk përfundoi me nji a dy beteja, por zgjati ma shumë se dy shekuj. Më 168 pr.Kr. konsulli romak Lucius Anicus kaloi si rrefe nëpër Iliri dhe pushtoi Shkodrën dhe në kalanë e saj zuni rob mbretin Gencius të cilin bashkë me të shoqen Etlevën dhe dy të bijtë e dërgoi në Romë,për të stolisur kthimin e tij trimfal. Mbas këtij suksesi Ilira u shpall provincë e Romes. Por në realitet lufta nuk pushoi aspak. Ilirët bëjshin vazhdimisht kryengritje. Sa pushonte a shtypej në njanën fishkullonte në tjetrën thotë prof I.Kelmendi,

Ulpiana mes Romës dhe Konstandinopojës

Të dhënat flasin se kjo qendër bëhet e rëndësishme gjatë periudhës së pushtimit romak. Ka një arsye të gjetur për rëndësinë e saj .Ulpiana gjendej mes Romës dhe Konstandinopojës. Përmendet edhe fakti, që Ulpiana është një kryqëzim pra një pikë ku priten në mes për rrugët që përshkonin nga detet drejt steres, pra nga Adriatiku në Egje,në detin e Zi,apo një nyje që takohej pranë Ulpianës Via Lissus­Naissus dhe Scupit, Duke ndjekur vijeshmërin e këtij siti arkeologjik, thuhet se themelimi i saj pra ,që u njoh si qendër komunë Municipium Ulpianum besohet të ketë qenë viti vitin 169 e.s. Arritje për këtë sit duhen cilësuar kohët mes shekujt e III dhe IV të e.s. ku zhvillimi i Ulpianës arrit kulminacionet e saj. Kjo pasqyrohet në fushat prioritare ,ekonomi ,kulturë,zhvillim urban .Zbulimet kanë gjetur objekte të cilat kanë funksionuar si rrugë,ujësjellës,godina publike. Nga një befasi që mund të zbulohet është se gjatë sundimit të perandorit Justinian në shekullin VI, kohë kjo kur Ulpiana riemërohet në Justiniana Secunda.
Të dhëna për qytetin janë Ulpiana janë:Ulpiana rrethuar me mure deri në 3m dhe me nga dy kulla çdo 27,5 m ka trajtë të parregullt katërkëndëshi. Sipërfaqe prej 35, 5 ha.

Emërtimet që shënojnë Ulpianën

Gjenden disa emërtime të tilla kur flitet për Ulpianën sidomos për kohë-themelimin e saj.  “Ulpiana është një qytet romak i themeluar në fillim të shekullit II nga perandori Trajan. Mirëpo kjo tezë nuk mund të pranohet në këtë mënyrë pasi dëshmitë arkeologjike vërtetojnë një kohë themelimi të sajën para romake. Është i vërtetë fakti, që pushtimet romake sollën zhvillime në disa fusha duke kryer transformime të mëdha. Këto zhvillime vrehen në të gjitha trojet dardane, por identifikohet Ulpiana si qendër e zhvilluar dhe më e përparuar. Ajo, që kërkon saktësim është se në kohën e perandorit Trajan fitoi statusin e qytetit. Një nga të dhënat interesante është fakti se në mesin e shek. II në Ulpianë nga administratori dardan Licin ishin flijuar Flori dhe Lauri, dy martirët e përhapjes së krishterimit.

Paganizmi, thotë prof I.Kelemendi, Besojshin në shumë perëndi: Medaurus, Binaus,Latra,Seutona etj. Kristainizmi tek ilirët përmend faktin se ilirët ishin ndër të parët popuj në Evropë që erdhën ne kontakt me Kristanizmin. Në vitin 53 Shën Pavli predikoi Ungjillin ndër ilirët,ndërsa 4 vjet më vonë nxënësi i tij Titus.Ne shekullin e V-VI,Durrësi dhe Nikopoli u bën qendrat më të forta të kristianizmit në Iliri Mbas tyre vinte Shkodra,Tivari. Në kohën e Justinianit Shkupi u bë kryeqyteti moral dhe administrativ i krejt Ilirisë.Të dhëna të tjera për krishterimin në Iliri gjejmë tek Ëikipedia ku thuhet se :Krishterimi në Shqipëri është ngritur mbi një bazë apostolike. Pozita gjeografike e saj e bën këtë të pashmangshme. Ungjilli i krishterë u fut për herë të parë në Evropë nga apostulli Pal në Filipe të Maqedonisë.(41) Pastaj, duke udhëtuar drejt perëndimit, përmes rrugës Egnatia, ai predikoi në Selanik, qyteti më i madh në atë rrugë. Më vonë, ai u bë qendra nga ku krishterimi rrezatoi mbi Athinë e Korint, si edhe mbi provincën e Ilirikut. Është interesant fakti se si udhëtimet e Palit ndiqnin besnikërisht rrugët romake dhe se si përgjatë tyre shtohej zinxhiri i bashkësive të hershme. Me të vërtetë, një udhëtim prej 270 km nëpër rrugën Egnatia, nga Selaniku drejt perëndimit, do të depërtonte deri në zemrën e Shqipërisë. Pikërisht këtë rrugë ndoqi apostulli Pal. Gjatë udhëtimit të tij të tretë, rreth vitit 59 pas Kr., ai i shkruante bashkësisë së krishterë të Romës se “që nga Jeruzalemi e përqark në Ilirik u kam predikuar të gjithëve ungjillin e Krishtit.”(42) Parafjala greke “në”(Ilirik) është e dykuptimtë, pasi nënkupton një përdorim përjashtues ose përfshirës.(43) Pali nuk u shpreh qartë nëse ai e kishte çuar ungjillin e krishterë deri në kufirin ilir apo nëse ishte futur me të edhe në provincë.

Edi Shkriu shkruan: Krishtërimi në Dardani nisi të përhapet herët dhe u bë fe zyrtare nga shekulli IV si dhe në gjithë perandorinë romake. Dardania në përgjithësi u bë edhe udhëkryq i përplasjes së doktrinave kishtare, të asaj lindore dhe perëndimore, nga të cilat pas shekullit XI u krijua trashëgimia kulturore katolike dhe ortodokse e banorëve të Kosovës. Gjurmët e kishave të shumta dhe toponimet, si janë Lisi i popit apo Lisi i priftit, i dëshmojnë këto ndarjedhe, mes tjerash, edhe manifestimi i Shën Gjergjit sipas kalendarit katolik apo ortodoks, ky i fundit i manifestuar edhe nga banorët shqiptarë të besimit islam.

Kategoria e mbrojtjes: kombëtare

Ulpiana i është dhënë statusi kombëtar arkeologjik faqe në vitin 1955, nën Rezolutën nr vEK21/55, i cili siguron një nivel të kategorisë së Mbrojtjes .
Të dhëna të tjera për Ulpianën janë:Ulpiana / Iustiniana Secunda zë një pozicion të imponuar brenda piktoresk rrethinat e maleve të ulëta për Lindjen e (zona minerare) dhe të mrekullueshme horizonti drejt fushave Kosovës. Kërkimore arkeologjike, si dhe zbulimi i një amfiteatër dhe ndërtesa të tjera të rëndësishme, i jep një potencial të madh për të përdorur për arsimin e trashëgimisë dhe respektit të ndërsjellë të njerëzve lokale, veprimtaritë kulturore, rekreative, dhe ekonomia turistike të zhvillimit.

Kompleksi arkeologjik Ulpiana është i përbërë nga: Nekropoli 1) kala / Castrum 2) Qyteti, 3) Nekropoli Veriore, 4) perëndimore, 5)Southern Nekropoli 6) Tuma Arat e Cerkezit (Čerkesko Polje) dhe 7) TumaCernica.Shkalla e arkeologjike (më shumë se 35 ha) është vetëm pjesërisht gërmohet (2%). Gërmimet arkeologjike filloi në 1954 dhe periodikisht vazhdoi deri në vitin 1997.

GËZIM LLOJDIA

*Mrs.Anëtar i Akademisë Evropiane të Arteve
Autori ka qene Drejtor i parqeve arkeologjike te Vlorës /konica.al/ KultPlus.com

Qytetarët kërkojnë emrin Dardania në vend të emrit Kosovë

Ndërsa Kuvendi shtyu për javën tjetër ratifikimin e demarkacionit, qytetarët në Facebook kanë nisë të votojnë për emrin e vendit: Dardaní apo Kosovë? Nuk është fjala për një referendum, por për një sondazh vullnetar që e ka postuar në rrjetin shoqëror një jurist nga Prishtina.

Getoar Mjeku thotë se “[e]mri Dardania është i saktë historikisht, gjeografikisht dhe politikisht”. Ai prej kohësh ka nisë faqen fushatë në Facebook “Dardania, vendi ynë” për ta promovuar ringjalljen e emrit të lashtë.

Ditë më parë, mediet tona përhapën një shkrim të historianes shqiptare Elena Kocaqi, e cila nxit përdorimin e emrin Dardania. Më herët, një organizatë e njohur si Lëvizja Dardania gjithashtu ka bërë thirrje për ripagëzimin e vendit. Këtë synim e kanë përkrahë dikur edhe figura të ndryshme politike si Ibrahim Rugova, Adem Demaçi e Arbën Xhaferi.

Në sondazhin në Facebook, kanë votuar rreth 500 vetë dhe mbi dy të tretat anojnë kah Dardania.

Të tjerët janë për emrin zyrtar Kosovë. Arsyet e tyre janë kryesisht praktike — thjesht, janë mësuar me Kosovën. Por ka dhe nga ata që e shohin emrin Dardania si propozim partiak të përkrahësve të presidentit Rugova ose si përpjekje për të sajuar një identetit të ndarë nga kombi shqiptar.

Kanë mbetë edhe gjashtë ditë deri në mbyllje të sondazhit të Mjekut. Por nëse qytetarët do të kenë mundësinë ta ndryshojnë emrin zyrtar të vendit nuk është e qartë.

Emërtimi Kosovë përdoret zyrtarisht prej shekullit XIX, kur është themeluar Vilajeti i Kosovës, në kuadër të Perandorisë Osmane. Kurse Kuvendi e ka miratuar emrin Kosovë dy herë, duke shfuqizuar emrin Kosovë-Metohi: më 1969, me ligjën kushtetuese të krahinës, dhe më 1990, me deklaratën kushtetuese që shpalli Kosovën republikë. / KultPlus.com