Vajza e një aleati të ngushtë të presidentit rus Vladimir Putin është vrarë në një shpërthim të dyshuar me makinë bombë, përcjell KultPlus.
Darya Dugina, 29 vjeç, vdiq pas një shpërthimi në një rrugë jashtë Moskës, tha komiteti hetimor i Rusisë.
Mendohet se babai i saj, filozofi rus Alexander Dugin, i cili njihet si “truri i Putinit”, mund të ketë qenë objektivi i synuar i sulmit.
Z. Dugin është një ideolog i shquar ultra-nacionalist që besohet të jetë i afërt me presidentin rus.
Alexander Dugin dhe vajza e tij kishin qenë në një festival pranë Moskës, ku filozofi dha një leksion.
Festivali “Tradita” e përshkruan veten si një ngjarje familjare për artdashësit, e cila zhvillohet në pasurinë Zakharovo, ku dikur ka qëndruar poeti rus Aleksandër Pushkin.
Dyshja duhej të largoheshin nga vendi të shtunën në mbrëmje me të njëjtën makinë, përpara se Dugin të merrte një vendim në minutën e fundit për të udhëtuar veçmas. /KultPlus.com