Atdheu është toka e juaj, ku flitet gjuha që flet edhe ti, ku je i rrethuar me njerëzit që ndajnë historinë tënde… Atdhe është ajo tokë, të cilën shumë të tjerë në këtë botë nuk e kane dhe do të jepnin çdo gjë për ta pasur atë.
Sa shumë flitet e shkruhet për atdheun, vendi ku lind, ku lindën të parët e tu, prindërit, gjyshërit, stërgjyshërit.
Unik Portal ju sjellë 10 thënie filozofike për atdheun nga personalitete të shquara shqiptare dhe të huaj.
Jetoni për Shqipëri dhe vdisni për të N.Frashëri
Dashuria për atdheun është topi që shkatërron kalatë më të forta dhe kalaja që mund t’u qëndrojë topave më të fortë S.Frashëri
Mos pyet se ç’do të bëjë atdheu për ty, pyet me gëzim ç’mund të bësh ti për të Kenedi
Nuk e braktis atdheu njerinë, por njeriu atdheun Bloku
Është kënaqësi dhe nder të vdesësh për atdhe! Edhe më kënaqësi është të jetosh për të Horaci
Kush nuk i takon atdheut të vet, nuk i takon as njerëzimit Bjelinski
O, kurrë mos u lodh për ndihmën që i jep atdheut Euripidi/unikportal/KultPlus.com
Cila të jetë vallë arsyeja që dashuria na shpërfaqet shumë herë më e pasur sesa tërë përvoja njerëzore dhe një gllabërim i ëmbël për tërë ata që kanë rënë në kurthin e saj? Sepse bëhemi ajo çka dashurojmë, duke mbetur në të njëjtën kohë vetvetja.
Kjo është arsyeja përse herëpashershëm ndjejmë dëshirën e zjarrtë që ta falenderojmë me të tërë të qenëshmen tonë njeriun që dashurojmë; porse, në fund, dashur pa dashur vërejmë se si kjo nuk mjafton aspak.
E vetmja mënyrë është të falenderojmë me tërë thelbin dhe thellësinë e vetvetes tonë. Dashuria e shndërron mirënjohjen në një përkushtim dhe vlerësim të vetvetes dhe, në të njëjtën kohë, në një besim pa kushte ndaj tjetrit. Kjo është edhe forma se si dashuria e dëndëson fuqimisht të fshehtën e saj…
Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë. Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë. Dashuria është poezia e trishtimit.
Dashuria është vështrimi i shpirtit të thyer në pasqyrë. Dashuria është kalimtare. Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar. Dashuria është kristalizim. Dashuria është të japësh.
Dashuria është ndarja e një çamçakëzi. Dashuria kurrë nuk vihet re. Dashuria është një fjalë boshe. Dashuria është të takosh Zotin. Dashuria është një dhimbje. Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin. Dashuria është tek lotët. Dashuria është pritja në kokë të telefonit.
Dashuria është një botë e tërë. Dashuria është kapja dorë për dore në kinema. Dashuria është një dehje. Dashuria është një bishë. Dashuria është një verbëri. Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës. Dashuria është një qetësi e shenjtë. Dashuria bëhet temë nëpër këngë. Dashuria i bën mirë fytyrës.
Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të. Është të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme. Është malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e tij./ KultPlus.com
Më e dashura ime Anne Po jetoj buzë një liqeni Me një djalë të ri Që e takova një javë pasi vdiqe ti Mjekra e tij është e kuqe Sytë e tij regetijnë si sytë e maceve Ma ëmbëlson trurin Ai është si askush Qëkur e dua unë Flugeri i tij zhytet Thellë në zemrën time Kam disa muaj Që ta kam borxh një letër Doja të qortoja Mënyrën e vdekjes tënde Mënyrën se si mund të Kem rishikuar një herë Poemën tënde Ti je si askush Qëkur të dua unë Dhe ti nuk je më A mund ta besosh Që vdekja jote më ka lindur mua? Jeto ose vdis Më the ti me këmbëngulje Ti zgjodhe të dytën Dhe e para më zgjodhi mua Të vajtova Dhe pas një jave Gjeta atë A mos është dashuria helmi i veshur me sheqer Ajo që na zë në fund? Ne folëm për burrat Po aq shpesh sa poemat Ne u përpoqëm të ligjëronim larg Nevojën për dashuri Atë të shkuarën në sediljen e pasme Dhe vdekjen që të përkëdhel Përse e bërë në pallton e nënës tënde? (Unë e di Por e di gjithashtu Se duhet të pyes) Nanat tona në kapin në gremc Më pas na lënë në të ftohtë Jetime të rritura plotësisht Të uritura për dashuri Ti dashuroje një burrë që fliste “Si kartolinë” Ai ma bën mirë Por unë s’mund t’i flas atij” Ne ndamë atë nevojën e tmerrshme Për të folur në shtrat Dashuria nuk ishte dashuri Nëse ne mund të flisnim vetëm Me gjuhë Dhe intensiteti i padashurisë u rrit Deri kur motorri, motorri që rendte Nuk mund t’i jepte më fuqi shoferit Dhe ti, me milje për të bërë Preferoje më mirë të flije Ndërmjet pilulave, pilulave të vetëvrasjes Dhe vodkat tona të qeshura në Algonquin (indigjen kanadez) Ndërmjet gotave të tua të rrumbullakta si të gjysheve Dhe sytë e tu blu si akullnajë Ndërmjet nënës tënde të zymtë, urisë Dhe nënës tënde guximtare Ti e dije se ishte vetem një poemë Që po e shkruanim ne të gjithë Vdekja jote ishte e imja Unë e hëngra atë Dhe u riktheva Tani ulem buzë një liqeni Duke të shkruar ty Unë dua një burrë Që mi bën gishtërinjtë me dhimbje Të shkruaj ty Diku mes reve I bie tavolinës Si një spiritualiste Seksi është pjesë e vdekjes Kaq gjë e di Zëri yt ishte tokë Sytë e ty ishin blu-akullnajë Busti yt i hollë Dhe këmbët e gjata amerikane Varur nëpër Këtë qiell perëndimor vigan blu Dua të të them Prit, mos e bëj ende Dashuria është helmi, Anne Por dashuria e ha vdekjen.
Përzgjodhi dhe përktheu: Enkeleda Suti / KultPlus.com
Thënie për vdekjen, trishtimin dhe hidhërimet e dashurisë
• Prapa çdo loje ekziston ideali i vdekjes!
• Të gjithë kërkojnë një mik, por asnjë nuk provon të bëhet i tillë!
• Po u zgjove në mëngjes dhe nuk e pe diellin ose dielli je ti, ose ke vdekur!
• Përse nuk na lejojnë të dashurojmë… X vjeç kur mund të vdesim në çdo moshë?!
• Nuk ju kërkova unë të më lindni, ndaj më lini të jetoj!
• Dikush pret shiun për të mos qarë vetëm!
• Jeta është veç një ëndërr në rrugën e vdekjes!
• Uroj që kur të vdes të shkoj në Parajsë, sepse Ferrin e jetova këtu!
• Dashuria është gëzimi i qenies dy, tmerri që mbetesh një, frika se bëhesh tre!
• Nëse juve ju mungon dikush në botë, për mua jeni ju që i mungoni botës!
• Mos qaj! Sepse në botë ekziston gjithnjë një person që jeton për buzëqeshjen tënde!
• Kam provuar të eci këmbëzbathur rrugës shtruar plot kujtime, aty ku këmba shkelte dhimbje aty, ku dhimbja shkelte dhimbje…!
• Sikur të na jepej gjithë fuqia magjike që të lexonim mendimet e njëri-tjetrit, supozoj që efekti i parë do të ishte shkatërrimi i të gjitha miqësive…!
• Merr pak dhimbje nga e imja, shpirti im po të thërret, po kjo jetë po s’pati dhimbje kurrë s’mund të quhet jetë…!
• Sado të këqija qofshin ditët, pa to s’dua të mbetem, qaj vetëm ditët e bukura se të këqijat qajnë vetveten…!
• Çdo gjë lind e vogël dhe pastaj rritet, vetëm fatkeqësia lind e madhe, pastaj zvogëlohet…!
• Ka kaq kohë që çdo ditë të shoh e më duket se të shoh për herë të parë…!
• Hero nuk është ai qe bie në betejë, është ai që kur rrëzohet gjen forcën për t’u çuar e lufton përsëri…!
• Pasqyra është miku im më i mirë sepse sa herë qaj nuk qesh me mua…!
• Më pëlqejnë adoleshentët se çdo gjë që bëjnë e bëjnë për herë të parë…!
• Të vrasësh është kurajo e momentit…të lësh të jetojnë është kurajo e përjetshme…!
• Do jepja dhe jetën për të jetuar përjetësisht…!
• Ndonjëherë mjafton një çast për të harruar një jetë e ndonjëherë nuk mjafton e tërë jeta për të harruar një çast…!
• Pas gjakut, gjëja më e mirë që një burrë mund të japë, janë lotët e tij…!
• Dhashë gjithçka që munda. Jam një poet që tregon historitë e tij e një këngëtar që këndon poezitë e tij…!
• Midis të mirës dhe të keqes ka një porte… dhe unë ta hap!
•- Mos u kënaq me horizontin… kërko pafundësinë!
• Unë jam kështu, sepse shpreh atë që kam brenda…!
• Jeta është si një pasqyrë, të qesh në qofte se e shikon duke qeshur…
• Nuk do plakem kurrë, sepse jam një yll që bie…! / KultPlus.com
Të ndihesh i plogët, të guxosh, të tërbohesh krejt, vrazhdësisht, brishtë, çlirët, bishtnues papritmas, plot guxim, vdekjeprurës, kufomë, befas i gjallëruar sërish, besnik, tradhëtar, frikacak, burrëror tërësisht.
mos të gjesh përtej së mirës asnjë përqendrim, as prehje kurrsesi, të shtiresh si i hareshëm, i trishtuar thellësisht, i përkorë, kryeneç, i zemëruar, trimosh, të arratisesh në vijimësi, të jesh i kënaqur, i fyer, të mbash mëri;
ta fshehësh fytyrën nga zhgënjimi, ta gëlltisësh helmin me lëngun e ëmbël mjaltë, t’i harrosh dobitë, ta duash fort lëngimin;
të pandehësh se qielli degdiset në ferr, të jepesh me mish e me shpirt pas mashtrimit; kjo është dashuria e mirëfilltë, kushdo që e ka ndier, tepër mirë e di.
Lope de Vega, 1562 – 1635. Ndër etërit e letërsisë spanjolle.
Përktheu nga spanjishtja: Elvi Sidheri. / KultPlus.com
Sa të rënda janë ditët. Në asnjë zjarr nuk mund të ngrohem, nuk më qesh asnjë diell çdo gjë është bosh
çdo gjë është e akullt e pa mëshirë madje edhe të shtrenjtt yje të qarta më shikojnë pa ngushëllim, qysh kur kam kuptuar në zemrën time, që edhe dashuria mund të vdesë. / KultPlus.com
Luis de Bernieres: Dashuria është një çmenduri e përkohshme, ajo shpërthen si vullkan dhe më pas qetësohet. Dhe kur qetësohet, ti duhet të marrësh një vendim. Duhet të zbulosh nëse rrënjët e tua janë të gërshetuara në një mënyrë që është e papërfytyrueshme t’i ndash. Sepse kjo është ajo çfarë është dashuria. Dashuria nuk është e pafrymë, nuk është kënaqësi, nuk është shpallje e premtimeve të pasioneve të përjetshme, nuk është dëshira të rrokësh çdo sekondë dhe minutë të ditës, nuk është të qëndrosh natën zgjuar duke imagjinuar sikur ai po të puth çdo pjesë të trupit. Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Të jesh “në dashuri” është diçka që mund ta bëjë çdokush. Vetë dashuria është ajo çfarë ngelet kur të qenit në dashuri është larguar, dhe kjo është të dyja, një art dhe një aksident me fat.
Haruki Murakami: Çdokush që bie në dashuri është në kërkim të pjesëve të humbura të vetvetes. Kështu çdokush që është në dashuri mërzitet kur mendon për të dashurin e vet. Është si të shkelësh në një dhomë nga e cila ke kujtime, të cilat nuk i ke parë për një kohë të gjatë.
Paulo Coelho: Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.
Çarls Doukins: Njerëzit ndonjëherë thonë se duhet t’u besosh ndjenjave në thellësi, përndryshe nuk do të kesh kurrë besim në gjëra të tilla si “Gruaja ime më do.” Por ky është një argument i keq. Ka shumë mënyra për të zbuluar që dikush të do. Gjatë gjithë ditës që je me dikë që të do, ti shikon dhe dëgjon shumë pjesëza të dhënash, që shtohen. Nuk është tamam një ndjenjë e brendshme, si ajo të cilën priftërinjtë e quajnë shpallje. Ka gjëra të jashtme që përforcojnë ndjenjat e brendshme shikimet në sy, pëshpëritjet me zë, nderet e vogla dhe mirësitë; dhe e gjitha është e dhëna e vërtetë.
Fjodor Dostojevski: Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qenit i paaftë për të dashur.
C.S.Levis: Nuk ka investim të sigurtë. Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet. Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemrën askujt, madje as një kafshe. Mbështille me kujdes me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë. Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi. I vetmi vend jashtë Parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është Ferri.
Kurt Vonegut: Një qëllim i jetës së njeriut, nuk ka rëndësi se kush e kontrollon atë, është të dojë këdo që është përreth për t’u dashur.
Xhakomo Kazanova: Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!
Erich Fromm: Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë…!”/ KultPlus.com
Koha është të duhemi, të kesh besim në mua kur të them: Trime, të kem besim në ty kur më thua: Trim. Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite, shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt, një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën. E nën një kulm banonim, nga frëngjia me ditë më peshove, me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës, se mos do të takoj te kroni i shpresave. Ma ruaj syrin, dashuria ime, ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari! Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ, kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët. Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë ujë të madh, i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme. Në fund të livadhit të kositur a po sheh: ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë. Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet. Unë do të sjell Lulen nga zemra e Bjeshkës, do ta ndez llambën në Kullë, do ta hedh farën në tokën e re. Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve e të rënat të forta i kishe. Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë e mëhalla jehonte nga shpifjet. Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete. Koha është të duhemi. / KultPlus.com
“Dikur lexova një libër dhe e gjithë jeta ime ndryshoi”. “Lumturia është të mbash dikë në krahë dhe të mendosh se je duke mbajtur botën”. “Unë s’dua të jem një pemë. Unë dua të jem kuptimi i saj”.
“Çdo person inteligjent e di se jeta është diçka e bukur dhe qëllimi i saj është të jesh i lumtur”. “Njerëzit thonë gënjeshtra, vetëm atëherë kur ka diçka që tremben se mund ta humbasin”. “Kur humbasim njerëzit që duam, nuk duhet t’i shqetësojmë shpirtrat e tyre, të gjallë apo të vdekur. Përkundrazi, duhet të gjejmë ngushëllim në një objekt që na kujton diçka për ta”.
“- Cila është gjëja që pëlqen më shumë tek unë? Çfarë duhet të bëj unë për të më dashur? – Ji vetvetja, – tha Ipeku”.
“Lumturi do të thotë të jesh pranë personit që dashuron”. “Jeta nuk ka lidhje me parimet, por me lumturinë”. “Përpiqu që në fund të jetës, t’i lësh të gjithëve të kuptojnë se jetove një jetë të lumtur”. /KultPlus.com
Martesa, si një bashkim mes dy personave, në shumicën e rasteve midis një burri dhe një gruaje, rregullohet nga ligje, rregulla, zakone, besime dhe qëndrime që përshkruajnë të drejtat dhe detyrat e partnerëve. Mirëpo, një ndikim të madh në martesën e njerëzve nga Kosova dhe më gjerë, është përzier me fenë, në këtë rast atë muslimane, duke pasur parasysh përqindjen e lartë të kësaj feje në Kosovë dhe rajon, shkruan KultPlus.
Shfaqja “Muslimani”, e cila ngërthen në vete një dilemë shekullore në qoftë se duhet të lejohen martesat mes një gruaje muslimane dhe një burri katolik, paraqet edhe mentalitetin e “turbullt” të shoqërisë, që edhe pas viteve të shumta nuk po gjen përmirësim. Vetëkuptohet se martesa e një gruaje muslimane me një burrë jomusliman është një nga çështjet kryesore tabu në debatet mbi islamin.
Sefedini, i cili është i shtrirë në një kolltuk, çdo ditë zgjohet nga gjumi për të falur namazin e mëngjesit, ku edhe kryen të gjitha ritualet përpara faljes. Në anën tjetër, Anita, një vajzë e re, e cila pa dijeninë e Sefedinit, angazhohet nga vajza e tij për t’i bërë shoqëri një babai që nuk del asnjëherë nga shtëpia dhe gjithçka që ai dinë të bëjë, është vetëm të falet dhe të pi çaj.
Dini, rolin e të cilit e portretizon autori dhe regjisori i shfaqjes, Enver Petrovci, parqet një musliman i cili ka “zhdukur” nga jeta vajzën e tij, për arsye se kjo e fundit u martua me një burrë amerikan-katolik.
Shfaqja e cila zgjati për dy orë kaploi disa tema dhe probleme aktuale të shoqërisë dhe faktin që Dini asnjëherë nuk e lë mënjanë mendësinë e të kaluarës që një vajzë duhet patjetërsisht të martojë një musliman, ose ndryshe konsiderohej se po “tradhtohej” feja.
Bota ka ndryshuar thellësisht dhe ne duhet të përballemi me realitetin, një gjë të tillë e bëri edhe Dini në fund të shfaqjes, atëherë kur edhe dashuria mes tij dhe Anitës lindi natyrshëm. Dashuria mund të bëjë më shumë sesa të kalojë vetëm kufijtë – ajo mund të ndërtojë ura mes dy personave, dhe ndoshta kjo është diçka për të cilën ata patën më së shumti nevojë.
Pas shfaqjes, autori, regjisori, aktori, kantautori dhe protagonisti kryesor i shfaqjes, Enver Petrovci, në një intervistë për KultPlus, rrëfeu edhe momentin kur lindi ideja për këtë shfaqje.
“Jam munduar të paraqes mentalitetin e shqiptarëve jo vetëm në Kosovë, por sidomos në Ulqin. Kjo ide më lindi pikërisht kur isha në plazh dhe atje filloi një dasëm. Prapa meje dëgjova në gjuhën malazeze, kur dikush po bënte një martesë dhe ishin pikërisht një shqiptare muslimane me shqiptarin malazez ortodoks që po kurorëzonin martesën e tyre. Atje pronari i hotelit, i cili ishte gjithashtu shqiptar katolik, më njoftoi se këtu shqiptarët musliman dhe katolikë nuk martohen kurrë mes vete, por vetëm me shqiptarë të tjerë malazez ortodoks, ndoshta ka ndodhë që janë martuar vetëm dy çifte, por ata më pas kanë ikur nga Ulqini, këtu edhe lindi inspirimi”, deklaroi ai.
Roli i Anitës luhet nga ish-studentja e profesorit, Vlora Nikçi, e cila paraqet dhimbjen që totalisht ndryshon dramaturgjinë e shfaqjes.
“Unë i edukoj studentët e mi që të luajnë me mua, nuk kam turp për studentët e mi, aq sa i mësoj dhe aq sa dinë. Unë kam qef të luaj së bashku me ta, ne për këtë punë po shkollohemi. Me kënaqësinë më të madhe luaj me ta, ndërsa studentët e kanë një drojë se po luajnë me profesorin, por me kohë çlirohen dhe e vazhdojmë pa problem”, tha në fund Petrovci.
Ndërkaq, Nikçi për KultPlus tha se profesori ishte vetë tekstshkruesi dhe regjisori, gjë që e bëri edhe më të vështirë adaptimin me të.
“Enver Petrovci ishte profesori, regjisori dhe tekstshkruesi, që do të thotë se kanë dal pikërisht prej shpirtit, dorës dhe mendjes së tij teksti që ka bërë ai, e kjo është e vështirë t’i adaptohesh. M’i dhënë frymë dhe jetë atij personazhi që ai vetë e ka kriju dhe shkru është shumë e vështirë. Unë për këto katër muaj kam ecur nëpër dy emocione shumë të fuqishme. Një është e keqe, se si me e plotësu atë që e ka bë regjisori dhe tekstshkruesi, e në anën tjetër kur po i jepja jetë asaj që me të vërtetë është Anita që ai e ka shkruar. Këto janë dy gjëra shumë të fuqishme që më kanë ndjekur pas këto muaj”.
Sa i përket pjesës së portretizimit të roleve të tilla, Nikçi i vlerësoi shumë e madje tha se dhimbjet e mëdha na shtyjnë që të bëjmë gjëra të bukura, njësoj siç u shfaqën edhe aty.
“Është shumë e rëndësishme portretizimi i roleve të tilla në teatër, dhimbja e Anitës më prek shumë. Është pikërisht kjo dhimbje që e bën atë të vazhdojë me këtë burrë të lënë pas dore, dhimbja e saj e shtynë të vazhdojë të bëjë gjëra të bukura. Mos të harrojmë që ndonjëherë, dhimbjet e mëdha na shtyjnë të bëjmë shumë gjëra të bukura. Është dhimbja e Anitës që e ndryshon të gjithë dramaturgjinë e shfaqjes, prandaj është edhe e fuqishme”, u shpreh ajo.
E pyetur në qoftë se ky është roli më i vështirë që ka pasur në teatër, ajo tha se ishte shumë i veçantë për faktin se luajti krah ish-profesorit të saj, e madje edhe u rikthye në kohë për të mësuar gjëra të cilat mund t’i kishin “ikur” si studente.
“Nuk do të thoja që është roli më i vështirë që e kam pasur në teatër, por më i veçanti po, pasi po luaja me profesorin tim në skenë. Dhe po të luash me profesorin në skenë, ndjehesh pak e priviligjuar, mos të harrojmë që ky thotë se është regjisori në shfaqje, por ai ka qenë gjithmonë profesori. Më është duk sikurse jam rikthyer në studime dhe kam kapur edhe një herë të gjitha mësimet që dikur në ligjërata kanë mundur të më ikin si studente”.
Dashuria është një gjë e vështirë, sepse ajo mbështetet në më shumë se vetëm ndjenja – ka të bëjë me vullnetin, përkushtimin dhe këmbënguljen, pavarësisht pengesave që qëndrojnë në rrugë. Por nëse ka një vullnet e një mënyrë, atëherë ka edhe një rrugëdalje, gjë të cilën e gjetën edhe Hana (vajza e Dinit) dhe Stefani, i dashuri i saj. E për të ruajtur ndjenjën më të thellë të shpirtërores së zemrës, do të ishte thelbësore të kapërcejmë hipokrizitë dhe dyfytyrësinë shoqërore që shpërbëjnë mënyrën tonë aktuale të jetesës. /KultPlus.com
E mban mënd, moj Marë, dashurin’ e parë? Njeri nuk e gjegji, se jeshmë te vegji. Unë pa ty s’rrojë, vij’ e të kërkojë; tl pa mua s’rroje, vij’ e me kërkoje. Në lule me erë putheshim ngahere, dhe si burr’ e grua losnim nënë ftua. Një ditë, të dyza losnim mbylla-syza: U fshyem pa dukur Cinë të besoj taninë, perëndin’ a dashurinë? Perëndi në këte jetë është dashuria vetë. —— Bukuria jote, leshërat e tua posi pëndë korbi, të gjata mbi thua,ballëtë si diell, faqetë si mollë,qafa jot’ e gjatë, mesi yt i hollë,sisëtë si shegë, dhëmbët si thëlpënjë,buzët si burbuqe, sytë si gështënjë, dora si dëborë, fjala jote mjaltë, kurmi yt i derdhur, shtati yt i naltë; gjithë më kënaqin, të tëra t’i dua, po zëmëra jote u bë gur për mua! —– Pika-pika bie shiu dhe dëbora flokë-flokë, vetëtin e fryn veriu, breshëri kërcet mi tokë! Le të fryjë er’ e ftohtë, s’ka ç’më bën dimëri mua: Dashuria më mban ngrohtë, se pushtoj atë që dua. Kur fryn era me tallas, kur bie dëbor’ e shi, sa flë njeriu me gas, kur ka mikenë në gji! / KultPlus.com
Luis de Bernieres: Dashuria është një çmenduri e përkohshme, ajo shpërthen si vullkan dhe më pas qetësohet. Dhe kur qetësohet, ti duhet të marrësh një vendim. Duhet të zbulosh nëse rrënjët e tua janë të gërshetuara në një mënyrë që është e papërfytyrueshme t’i ndash. Sepse kjo është ajo çfarë është dashuria. Dashuria nuk është e pafrymë, nuk është kënaqësi, nuk është shpallje e premtimeve të pasioneve të përjetshme, nuk është dëshira të rrokësh çdo sekondë dhe minutë të ditës, nuk është të qëndrosh natën zgjuar duke imagjinuar sikur ai po të puth çdo pjesë të trupit. Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Të jesh “në dashuri” është diçka që mund ta bëjë çdokush. Vetë dashuria është ajo çfarë ngelet kur të qenit në dashuri është larguar, dhe kjo është të dyja, një art dhe një aksident me fat.
Haruki Murakami: Çdokush që bie në dashuri është në kërkim të pjesëve të humbura të vetvetes. Kështu çdokush që është në dashuri mërzitet kur mendon për të dashurin e vet. Është si të shkelësh në një dhomë nga e cila ke kujtime, të cilat nuk i ke parë për një kohë të gjatë.
Paulo Coelho: Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.
Çarls Doukins: Njerëzit ndonjëherë thonë se duhet t’u besosh ndjenjave në thellësi, përndryshe nuk do të kesh kurrë besim në gjëra të tilla si “Gruaja ime më do.” Por ky është një argument i keq. Ka shumë mënyra për të zbuluar që dikush të do. Gjatë gjithë ditës që je me dikë që të do, ti shikon dhe dëgjon shumë pjesëza të dhënash, që shtohen. Nuk është tamam një ndjenjë e brendshme, si ajo të cilën priftërinjtë e quajnë shpallje. Ka gjëra të jashtme që përforcojnë ndjenjat e brendshme shikimet në sy, pëshpëritjet me zë, nderet e vogla dhe mirësitë; dhe e gjitha është e dhëna e vërtetë.
Fjodor Dostojevski: Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qenit i paaftë për të dashur.
C.S.Levis: Nuk ka investim të sigurtë. Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet. Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemrën askujt, madje as një kafshe. Mbështille me kujdes me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë. Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi. I vetmi vend jashtë Parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është Ferri.
Kurt Vonegut: Një qëllim i jetës së njeriut, nuk ka rëndësi se kush e kontrollon atë, është të dojë këdo që është përreth për t’u dashur.
Xhakomo Kazanova: Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!
Erich Fromm: Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë…!”/ KultPlus.com
Koha eshte te duhemi të kesh besim ne mua kur te them: Trime, të kem besim në ty kur me tha: Trim. Por koken time kryenece shume kurthe ngrite, shumë e pushket mbushi babai yt, fisi yt, një mijë e një të zeza kurdise ku do ma zije priten. E nën kulm banonim, nga frengjia me drite me peshove, me dite lexoja Shekspirin ne hijen e Kulles, se mos do te takoj te kroni i shpresave. Ma ruaj syrin, dashuria ime, ma ruaj shpinen nga dielli, nga acari! Kam frike se ma therin syrin cubat e territ, kam frike se me vrasin pas shpine te pabeset. Dashuria ime, ma zgjat doren ta kapercejme kete uje te madh, i huaj s’jam as vij nga toke e vdekshme. Ne fund te livadhit te kositur a po sheh: ai kali i bardhe eshte yni e tash pergjithmone. Me shikon drejt ne sy, leri zenkat, fjalet, sharjet, Une do te te sjell Lulen nga zemnra e Bjeshkes, do ta ndez llamben ne Kulle, do ta hedh faren ne token e re. Kur te desha, coja dashurie me nje grua te marre, e mehalla jeohnte nga shpifjet. Na iku jeta, trime, s’menduam pak edhe per vete, Koha është te duhemi. /KultPlus.com
“Asnjë e vërtetë nuk mund ta shërojë dhimbjen të cilën e ndjejmë kur e humbasim dikë që e kemi dashur. S’ka të vërtetë, s’ka sinqeritet, s’ka forcë, s’ka mirësi që mund ta shërojë atë dhimbje.
E gjitha që mund të bëjmë është të shohim përmes saj deri në fund dhe të mësojmë diçka prej saj, por ajo që do ta mësojmë nuk do të na ndihmojë në përballjen me dhimbjen tjetër, e cila vjen tek ne pa paralajmërim.”
“Nuk më intereson se çfarë do të bësh me mua, por vetëm nuk dua të më lëndosh. Tashmë kam pasur mjaftueshëm lëndime në jetën time. Më shumë se mjaftueshëm. Tani dua të jem e lumtur.”
“Nuk është se ne nuk përshtateshim. Ne thjeshtë skishim asgjë për të thënë.”
Ka shumë mënyra për të shprehur dashurinë dhe po aq për ta kuptuar, se rreth teje tashmë është krijuar një realitet galaktik. Për ta kuptuar se tashmë, ju, ju jeni një proces transformimi, një hap në hovin e shtytjes së pafundësisë drejt të tjerë thellësive, matshmërinë e së cilës mund ta arrij vetëm një gjendje, një shikim, një prekje, një puthje, një kopulim, një… rikrijim brenda një shkrepëtime.
Duke thënë “unë të dua” është një prej atyre mënyrave se si ne gostitim atë çfarë brenda nesh është përfshirë në një stuhi.
Ndoshta duke e thënë dhe rithënë: “unë të dua”, gjithçka rreth dhe brenda nesh nuk mund të perceptojë dhe të rrok tjetër frymë në kapërthimin e etjes për t’iu dorëzuar një vullneti që e josh duke e përfshirë në një akt kremtimi, të denjë për besim.
Poetët kanë kënduar lavde dhe thurur kushtime krijuese për dashurinë. Pena dhe shpirti i tyre kanë mbrujtur mendime të shprehura përmes një solemniteti dehës fjalësh dhe frazash, muzikaliteti dhe ritmi, të tilla sa kanë arritur të trokasin fuqishëm në portat e ndjenjave, dhe duke i hapur ato, u kanë afruar atë çfarë vetëm një idil dashurie, i stolisur me yje e me ngjyra, me aroma e trajta, aq… sa të frymëzojnë breza të tërë.
Dashuria, i gjithë ai manifestim marramendës dhe ajo lojë dalldisëse fryme, ajri e shkrepëtima shikimesh, ka mbetur e brishtë dhe marrosëse, joshëse dhe adhuruese, e ëmbël dhe mahnitëse, si atëherë edhe sot.
Ne dashurojmë njësoj, sepse ndjejmë njësoj, edhe pse jeta cilësisht ka ndryshuar në fondament, edhe pse ne shihemi njëri me tjetrin disi ndryshe, kuptojmë njëri-tjetrin krejt tjetërsi. Por në të themeltën e përjetimit të dashurisë, ne kemi mbetur aq naiv dhe fëminor, lajkatar dhe të ndrojtur, të shkujdesur dhe të lajthitur, zjarrmëtar dhe drithërues, të tillë, të dashuruar.
Koha megjithë stuhitë e kijametshme, me të cilën ka bartur ndryshesa dhe zhvendosje, kataklizmo e përtëritje, shfarosje dhe riardhje transformuese, nuk ka mundur t’i heqi asnjë ashk të vetme pemës së dashurisë, frutave të saja që ndalimi i bën më të andshme dhe shijimi i bën më tunduese.
Ajo ka mbetur e tillë, e dlirë dhe e pastër, hojnore në drejtësinë e mosnënshtrimit të një vullneti të epërm. Ka mbetur e tillë kureshtare dhe e dhimbshme, lojcake dhe përfshirëse, adhuruese dhe magjepsëse, ka mbetur… me e fort se çdo besim që ka ardhur e fashitur në nevojën e njeriut për një pikëmbështetje.
Dashuria, ajo e kahershmja dhe e tashmja, di të jetë e bukur dhe trishtuese, e ëmbël dhe majahoshe, delikate dhe rikrijuese, ajo… i shemb të gjitha botët dhe i rizgjon nga gërmadhat e veta, si nga një hukamë, si nga një përplasje, si nga një shkrepëtim e dritshme, që vërshon në limfën e saj si llava në damarët e tokës. Pluskon në gjithçka dhe çdo gjë jetuese, pulson në ritmin e saj. Gjendet në të gjitha trajtat dhe gjendjet, pjesëmerr në të gjitha aktet alkimike, për të ribërë vetveten në atë formë që dëshirimi e thërret përmes çdo vlimi gjaku, gurrimi lëngjesh e stuhije fijezash të holla përçuese të energjisë së universit në dimensionin e një vezullimi.
Kjo është dashuria, ajo që na ka mësuar më mirë se ligjësitë e kënaqësisë, ato të dhimbjes. Portave të rënda të saj zvargen trokitje zemrash që thuhen, e shpirtrash që kaplohen nga makthi, e… pragjeve zvarrit hijet që i mikson me frymën e sendërgjon gjendjen, çastin, atë që kur guxojmë t’i bëjmë ndjenjat tona si rrugëkalim dhe dëshirën tonë si theror e kësaj shtërngate, që thërret nga qielli të gjithë zemërartat e anijeve të mbetura pa brigje.
Dashuria, ç’nuk është në një zemër e ç’mund të jetë në një shpirt, çmos është në një kurm që përpëlitet drojet dhe padurimit, për tu derdhur në vërshimin e saj, si në një gufim llave nga shtërzimi i kushtrimeve të botëve të mbetura, varr dhe prehër i botëve që i shklasiM përsipër.
Ti… zgjedh vet se ç’do të jesh në këtë gosti zjarri; tym, flakë, prush, apo… hiri i rikrijimit të botës në një çast, në një ngjizje, në një përjetësi që shndërrohet e nënshtrohet çdo pasioni, si dashurisë. / KultPlus.com
Në vijim mund të lexoni disa thënie për jetën, miqtë dhe dashurinë.
“Asgjë nuk e damkos një shpirt të mirë dhe një zemër të ëmbël më shumë sesa të jetosh mes njerëzve që nuk mund ta kuptojnë atë.”
“Mos lejoni që vështirësitë tuaja t’ju mbushin me ankth, në fund të fundit vetëm në netët më të errëta yjet vezullojnë më me shkëlqim.”
“Jeta përbëhet nga dy ditë, njëra krah teje e tjetra kundër teje. Pra, ditën që është krah jush mos jini arrogantë ose të pamatur, dhe ditën kur është kundër jush të jeni të durueshëm, të dyja ditët janë provë për ju.”
“Vepra më e mirë e një njeriu të madh është të falësh dhe të harrosh.”
“Kur bota të ul në gjunjë, je në pozitën e përsosur për t’u lutur”
“Një refuzim i këndshëm është më i mirë se një premtim i gjatë.”
“Gruaja është një krijesë delikate me emocione të forta që është krijuar nga Zoti i Plotfuqishëm për të marrë përsipër përgjegjësinë për edukimin e shoqërisë dhe lëvizjen drejt përsosmërisë. Zoti e krijoi gruan si simbol të bukurisë së Tij dhe t’i jepte ngushëllim partnerit dhe familjes së saj. ”
“Ai që i beson botës, bota e tradhton.”
“Mirësjellja nuk kushton asgjë, por blen gjithçka.”
“Një vëlla është si ari dhe një mik është si diamanti. Nëse çarje ari mund ta shkrini dhe ta bëni ashtu si më parë. Nëse diamanti plas, kurrë nuk mund të jetë si më parë ”.
“Durimi siguron fitoren.”
“Përgojimi pas shpine është përpjekja e atij që nuk është në gjendje ta bëjë më mirë veten e tij.”
“Mos e pëlqeni te vetja juaj atë që nuk ju pëlqen te të tjerët.”
“Një njeri i mençur gjithmonë ka diçka për të thënë, ndërsa budallait gjithmonë i duhet të thotë diçka.”
“Sigurisht që heshtja ndonjëherë mund të jetë përgjigjja më elokuente.”
“Nuk është kurrë vlera e ujit, por etja, nuk është kurrë vlera e jetës, por vdekja dhe kurrë nuk ka pasur të bëjë me miqësinë, por me besimin.”
“Kini kujdes të mos flisni shumë, sepse rrit gabimet dhe shkakton mërzitje.” “Kujdesuni për gjuhën tuaj njësoj siç kujdeseni për arin dhe argjendin.”
“Ushqimi i trupit është ushqim, ndërsa ushqimi i shpirtit për të ushqyer të tjerët.”
“Nuk ka prehje për personin që ka zili dhe nuk ka dashuri për personin që ka sjellje të këqija.”
“Duhet të jesh i përulur, pasi është një nga [format më të mëdha] të adhurimit.”
“Të mos kesh një gjë është më pak poshtëruese sesa ta lypësh.”
“Ju jeni zotëruesi i asaj që thoni derisa ta shqiptoni, pasi ta nxirrni atë, ju jeni rob i saj. Ruani gjuhën tuaj siç ruhet ari dhe paraja. Një fjalë mund të sjellë turp dhe mbarimin e një lumturie.”
“Ndershmëria do t’ju udhëheqë drejt mirësisë dhe mirësia do t’ju ftojë në parajsë.”
“Është njeri më i mençur dhe më i ditur ai që këshillon njerëzit të mos e humbin shpresën dhe besimin në mëshirën e Zotit dhe kjo të mos e bëjë atë shumë të sigurt dhe të bindur për imunitet nga Zemërimi dhe Ndëshkimi i Tij.”
“Armiqtë tanë nuk janë çifutët ose të krishterët, armiku ynë është injoranca jonë.”
“Nëse sytë e një femre përloten për një burrë që e shtyp atë, atëherë engjëjt do ta mallkojnë atë me çdo hap që ecën.”
“Miqtë tuaj janë tre dhe armiqtë tuaj janë tre. Miqtë tuaj janë: shoku juaj, miku i mikut tuaj dhe armiku i armikut tuaj. Armiqtë tuaj janë: armiku juaj, armiku i mikut tuaj dhe miku i armikut tuaj.” / KultPlus.com
Doli në qarkullim numri 167 i revistës arbëreshe “Katundi ynë”. Revista “Katundi ynë” është një ndër revistat më jetëgjata arbëreshe, e cila vijon të botohet rregullisht prej vitit 1970.
Drejtuesja e kësaj reviste, Maria Stefania Emmanuele ka njoftuar se sapo ka dalë numri më i ri i kësaj reviste dhe sipas saj, “çdo dalje e revistës përbën një mrekulli të vogël. Ky numër është një ode për dashurinë dhe bukurinë. Angazhimi për Arbërinë rrjedh nëpër venat e gjakut tim”- thotë Emmanuele.
Kujtojmë se revista “Katundi Ynë” botohet një herë në tre muaj në qytezën arbëreshe të Çiftit (Civita) të Kalabrisë. Tirazhi i saj është 3500 kopje dhe nuk shpërndahet vetëm në Itali, por edhe në Evropë, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në Kanada.
Kopje të saj shkojnë deri edhe në Amerikën e Jugut, ku edhe jeton një komunitet i madh arbëresh, i shpërngulur nga kjo pjesë e Italisë së Jugut. / KultPlus.com
Ishte gjimnaziste kur botoi tregimin, i cili do të ishte filli i padukshëm i fatit me të cilin do të lidhej jeta e saj dhe e bashkëshortit të ardhshëm, që atëkohë që student pasuniversitar në Moskë dhe një prej yjeve të rinj të letërsisë shqipe.
“Pasi kishte lexuar këtë tregim, më shkroi katër rreshta: “Lexova tregimin tuaj të mrekullueshëm…”, do të kujtonte, ndërsa shtonte “Dhimitër Xhuvani, një shkrimtar nga Elbasani, i cili ndodhej edhe ai në Moskë, i kishte thënë Ismailit, që “e njoh unë këtë vajzë”. Kur erdhi në verë në Shqipëri, Ismaili më tha “nuk është se më pëlqeu vërtet ai tregim por kisha tjetër qëllim.” Kështu do të ndante shkrimtarja Helena Kadare me lexuesit nga Prishtina zanafillën e historisë së saj të gjatë të dashurisë me shkrimtarin.“Atë letrën nga Moska e mori vesh i gjithë gjimnazi në Elbasan. Unë iu përgjigja menjëherë, me disa faqe letër, por nuk më erdhi ndonjë përgjigje, ” ka thënë ajo për gazetaret Alda Bardhyli e Beti Njuma, ndërsa e pyesnin mbi detajet e dashurisë së saj me Ismail Kadarenë. Takimi i parë me shkrimtarin, ka kujtuar Helena Kadare, do të ndodhte në Tiranë pasi ai ishte kthyer nga studimet e tij në Moskë.“Rastësisht në Bulevard përballem me Ismailin i cili ishte me Nasho Jorgaqin. “Ja, kjo është Helena Gusho, siç kisha mbiemrin e vajzërisë”, i thotë Nasho. Ai aty për aty shënoi numrin e telefonit dhe më tha: “Më merr në telefon, se kam sjellë edhe disa filma dhe unë i shoh në tavan”, më tha. U mahnita shumë! Ma tha troç: “Hajde të shohim filma në tavan”.
“Atë letrën nga Moska e mori vesh i gjithë gjimnazi në Elbasan. Unë iu përgjigja menjëherë, me disa faqe letër, por nuk më erdhi ndonjë përgjigje ”.
Gjimnazistja dhe më vonë studentja e letërsisë nisi karrierën si shkrimtare duke botuar romanin e parë “Një lindje e vështirë” në vitet ’70, e shoqëruar nga syri kritik i të shoqit, i cili kishte në atëkohë famën si një prej shkrimtarëve më të mirë të vendit. “Kam shkruar shumë herët, por lidhja me Ismailin më bëri të mendoja se, çfarë do të thoshte ai, për ato që unë shkruaja. Ma lexoi fillimisht ai atë roman. “Mirë, nuk është i keq. Por jo kush e di se çfarë. Mos kujto se çfarë ke bërë”, më tha”, ka kujtuar më tej ajo, ndërsa pas romanit të parë erdhën “Bashkëshortët”, “Një grua nga Tirana”, “Kohë e pamjaftueshme”. E pyetur e çfarë mendonte ajo kur shkrimtari e shndërronte marrëdhënien e tyre dhe atë vetë në personazhe të romaneve të tij, siç ishte Ana tek “Përbindëshi”, Helena Kadare do të thoshte “Po, por ai vetë nuk ka qenë koshient, sepse ia kanë bërë këtë pyetje edhe shumë herë të tjera. “Pse ashtu është?! Jo nuk është ashtu”. Anën, e ka një personazh shumë të dashur, e ka përdorur shpesh.
Megjithatë, Helena Kadare, nuk e mendonte se ishte ajo personazhi. “Ky është një nder shumë i madh. Dhe i thosha vetes se është dikush tjetër, jo unë.”Por nuk ishte vetëm ajo personazh i romaneve të Ismail Kadaresë, ishin edhe historitë e dashurisë nga koha e studimeve në Moskë.“Në fakt me historitë por edhe jetën e tij në Moskë u njoha më herët, nga poezitë e tij, por edhe nga ditarët, që ia gjeja e lexoja te shtëpia e tij. Dhe si të thuash, u vaksinova për këtë pjesë.” Ditari, kujtonte shkrimtarja ishte i mbushur me Juba, Tanja e shumë të tjera. “Ai ma përsëriste shpesh: “Ti po të duash edhe ik, se unë nuk kam ndër mend të martohem”. Unë ia ktheja: “Kush ka ndërmend të martohet me ty?!” Përpiqesha të dukesha sa më origjinale.”Jetën në krah të shkrimtarit të madh, Helena Kadare e ka sjellë të rrëfyer në “Kohë e pamjaftueshme”, librin autobiografik që nisi ta shkruante në vitin 1996, në Dubrovnik, edhe pse e dinte se do të ndeshej me kundërshtitë e shkrimtarit që nuk i parapëlqente librat autobiografikë.
“Në fakt me historitë por edhe jetën e tij në Moskë u njoha më herët, nga poezitë e tij, por edhe nga ditarët, që ia gjeja e lexoja te shtëpia e tij. Dhe si të thuash, u vaksinova për këtë pjesë.”
“Ai thoshte se nëse duhet të shkruash diçka, duhet ta shkruash në mënyrë të tillë që ta pëlqejnë ballkanasit, sepse ata vetë, i shpërdorojnë këto gjëra dhe më tepër janë narrativë, në mënyrë gojore.”Këshilla e Ismail Kadaresë për të shoqen ishte që t’i rrëfente me saktësi ngjarjet, ashtu si kishin ndodhur. “Duhet t’i thuash pa tabu. Mos u ndiko, as nga unë as nga ndokush tjetër!”Shkrimtarja ka rrëfyer se kjo i shërbeu t’i shkruante kujtimet pa drojë dhe se Ismail Kadare e mësoi t’i shkruante ato që mendonte pa bërë dredhi, “sepse lexuesi ka ndjeshmëri të jashtëzakonshme, që e kap menjëherë, kur përpiqesh të rrotullosh historinë, për të fshehur diçka.”Në rrëfimin retrospektiv Helena Kadare u ndal edhe tek jeta jo fort e lehtë gjatë komunizmit, ndërsa ka veçuar në disa momente që i kanë lënë shenjë edhe sot, një prej të cilëve ishte nga koha kur u botua poema “Në mesditë Byroja Politike u mblodh”, e njohur si “Pashallarët e kuq”.
“Ti po të duash edhe ik, se unë nuk kam ndër mend të martohem”. Unë ia ktheja: “Kush ka ndërmend të martohet me ty?!” Përpiqesha të dukesha sa më origjinale.”
“Ai ka qenë një moment shumë-shumë i vështirë sepse ndodhi që ai kishte çuar një cikël me poezi te gazeta “Drita” dhe priste botimin në numrin e të dielës së radhës. Ishte një e diel me shi dhe unë, për habinë time, ndjehesha edhe pak euforike. Të dielave ne na thërrisnin aktivistet e lagjes, për të pastruar shkallët e pallatit dhe oborrin. Nga që binte shi unë mendoja “O sa mirë ajo gruaja nuk do na thërrasë sot”. Erdhi gazeta “Drita” poshtë derës. Unë e pashë dhe i thash Ismailit, “nuk është botuar cikli yt”. “Ashtu”, tha ai dhe u pre.”
Helena Kadare ka rrëfyer se poemën për të cilën e kishin kritikuar nuk e kishte lexuar më parë. “Pas kësaj filloi një histori, që ishte më e rënda nga të gjitha sepse u mblodh edhe Komitetit Qendror, u angazhua vetë Ramiz Alia dhe u thanë gjërat më të llahtarshme që mund të thuheshin, “Ti je armik”, “I hap rrugën imperializmit”. Ai ishte shumë i dëshpëruar, e dinte shumë mirë se çfarë kishte bërë. Pasuan ditë shumë të rënda…”Frika ishte ajo që i shoqëronte pas çdo botimi të ri. “Por ai nuk ligështohej”, ka thënë ajo Asnjëherë nuk pati kufizim brenda vetes, për të mos thënë diçka. Mënyrat dhe marifetet e tij, ishin të atilla që ajo që shkruante të kalonte por gjithsesi.”
“Unë do iki, por ti dhe vajzat do të internoheni”. “Nuk ka gjë”, thosha “unë jam e fuqishme dhe do të punoj në internim, por ti bëje atë që mendon dhe që e do”.
Helena Kadare në rrëfimin e saj është ndalur edhe tek marrëdhënia e çiftit me familjen e diktatorit Hoxha. “Ne kemi qenë te familja Hoxha në vitin 1971.”Kohë kur Ismail Kadare do të shkruante Dimrin e Madh “dhe kishte kërkuar nga Arkivi, dokumentacionin e mbledhjes së 81 partive në Moskë. Ne shkuam dhe ishim në një ankth të madh sepse Enveri dukej një figurë e paarritshme. Ndërsa ishim duke biseduar me Nexhmijen, në mes të bisedës erdhi Enveri. Biseda ishte shumë interesante sepse ai tregoi shumë gjëra, jo vetëm për atë mbledhje, por edhe nga Gjirokastra, sepse ata ishin banorë të së njëjtës rrugicë. Ankthi, ishte i madh, për kohën që qëndruam atje.”
Shkrimtarja ka kujtuar edhe frikën pas çdo udhëtimi jashtë Shqipërisë të bashkëshortit. “ E kemi diskutuar disa herë bashkërisht, ikjen e tij në vitin 1983. “Unë do iki, por ti dhe vajzat do të internoheni”. “Nuk ka gjë”, thosha “unë jam e fuqishme dhe do të punoj në internim, por ti bëje atë që mendon dhe që e do”. “Ai -Enver Hoxha- do të vdesë nga dëshpërimi nga ky gjest që unë do të bëj”. Ramë dakord të dy. Për gjatë një nate bëmë gati valixhet. i hapa astarin, futi dorëshkrimet dhe ia qepa, me mendimin se nuk do të kthehej…”
E ndalur në kohët e sotme, ku jeta e çiftit Kadare është e vendosur mes Tiranës dhe Parisit, Helena Kadare thotë se përditshmëria vijon të mbetet e njëjta. “Ai është “Princi” që nuk di të bëjë asnjë punë që e do çdo gjë gati dhe unë që vazhdoj t’i bëj njëlloj si të gjitha gratë shqiptare.”, ka thënë ajo, ndërsa çdo ardhje në Tiranë e sheh si gëzim të vazhdueshëm. “Madje, i kërkoj Ismailit që të rrimë në Tiranë, por kam vënë re se klima në Tiranë e lodh dhe e dëshpëron, sepse, për hir të së vërtetës ka edhe shumë agresivitet, të cilin ai e ndjen më thellë, sesa unë.”Nga libri i saj me kujtime “Kohë e pamjaftueshme”, zbulon se nuk ka harruar asgjë, por ishte Ismail Kadare që i hoqi rreth njëqind fare. “Ka hequr ca kujtime të mikeshave, shoqeve të mia. “Po çfarë i ke këto, kot?!”, ka përfunduar shkrimtarja, ndërsa është ndalur në etapat e një historie të gjatë dashurie e cila zuri fill me atë tregim të shkruar nga një gjimnaziste. / KultPlus.com
“I heart NY” e Milton Glaser, 1977, është ndoshta letra më e madhe e dashurisë e të gjitha kohërave, sidomos pasi historia pas saj mban ende disa sekrete.
Së pari, simboli thotë “NY”, dhe jo “NYC”. Edhe pse slogani është identifikuar më ngushtë me qytetin, ai në fakt është bërë për një fushatë reklamuese për të festuar shtetin e New York.
Dhe ndërsa 100% e meritave të dizajnit shkojnë për Glaser, fraza shumë e thjeshtë u krijua nga Mary Wells Lawrence dhe Charlie Moss, drejtori kryesor dhe ai kreativ në firmën reklamuese “Wells, Rich, Greene”, në Madison Avenue.
Logoja u shfaq për herë të parë në një reklamë televizive më 1977, dhe tregonte një këngë me të njëjtin emër, të shkruar nga Steve Karmen, që u miratua si kënga zyrtare e shtetit të New Yorkut më 1980.
Vetëm atëherë William S. Doyle, zëvendëskomisioner i New Yorkut, punësoi Glaser për të hartuar një logo për të mbështetur fushatën reklamuese të shtetit.
Glaser skicoi logon në pjesën e pasme të një zarfi gjatë rrugës për në takimin me agjencinë, dhe madje dhuroi përpjekjet e tij “pro bono” duke menduar se puna do të zgjaste dy javë.
Mbase kjo tregon se ndonjëherë ideja e parë është më e mira. Gjatë 34 viteve të fundit, logoja është miratuar në çdo kontinent e çdo qytet të madh, nga “I heart Chihuahuas” deri në pothuajse çdo gjë tjetër që dikush mund të dojë, veçanërisht si një ode për qytetin që nuk fle kurrë.
Disa dekada më vonë, megjithatë, Glaser mori një letër pushimi dhe heqje dorë nga administrata e atëhershme e Guvernatorit Pataki, në një përpjekje të kotë për të rimarrë logon për shtetin.
Logoja origjinale nuk është në Arkivat e Projektimit AIGA, por ri-shpikja dhe riafirmimi i saj pas 11 shtatorit. Në këtë version të ri, zemra përfaqëson Manhattanin dhe shenjën e zezë, zonën e sulmit. Ajo u shfaq në kopertinën e Daily News më 19 shtator 2001.
Për qytetarët e New York, “I heart NY” është një nga lidhjet më të mëdha emocionale me vendin e tyre. / cbc.al / KultPlus.com
Shkrimtari, gazetari dhe publicisti Eduardo Galeano i cili ishte i njohur me krijimet e tij fillimisht në Spanjë, e më pas i përkthyer edhe në shumë gjuhë të botës, shumë shpesh ka pasë deklarata të fuqishme, të cilat përkojnë edhe me ditët e sotme.
Ndërsa KultPlus ju sjell këtë deklaratë të famshme të Galeanos, që ka të bëjë me vdekjet, dasmat, dukjen e diturinë.
‘Jetojmë në një botë ku varrimi është më i rëndësishëm se i vdekuri, ku dasmat janë më të rëndësishme se dashuria, ku dukja është më e rëndësishme se dituria. Jetojmë në kulturën e ambalazhit, e cila e urren përmbajtjen.’/ KultPlus.com
Në këto kohë jo të lehta për mbarë botën, e rëndësishme është që të ndjekim rregullat e parapara nga institucionet e shëndetësisë, por edhe të mendojmë pozitivisht.
KultPlus ju sjell disa thënie të humanistes së madhe shqiptare, Nënë Tereza, që flasin për jetën, dashurinë e kujdesin ndaj njëri tjetrit.
-Të duash do të thotë të bësh gjëra të vogla me dashuri të madhe.
-Mos i prisni kryetarët. Bëjini gjërat vetë, njëri për tjetrin.
-Fjalët e mira mund të jenë të shkurtra dhe të lehta për t’u thënë, por jehona e tyre është vërtetë pa fund.
-Vuajtja është dhuratë e madhe e Zotit.
-Duhet të flasim më pak. Një vend për t’u lutur nuk është vend për thashetheme.
-Unë nuk lutem për sukses. Kërkoj plotësinë e fesë.
-Nëse i gjykoni njerëzit, nuk keni kohë t’i doni ata.
-Folu butësisht njerëzve! Tregoje mirësinë në fytyrë, në sy, në buzëqeshjen tënde, në ngrohtësinë e buzëqeshjes tënde, gjithnjë të kesh buzëqeshje gazmore! Jep jo vetëm kujdesin, por edhe zemrën!
-Ne s’mund të bëjmë dot gjëra të mëdha, vetëm gjëra të vogla me dashuri të madhe.
-Nuk ka rëndësi sa shumë jemi të angazhuar të bëjmë, por sa shumë dashuri vendosim në të.
-Po prisja të isha e lirë, por Zoti ka planet e Tij.
-Çfarë mund të bësh për të promovuar paqen në botë? Shko në shtëpi dhe duaje familjen.
-Ne nuk kemi nevojë për armë dhe bomba që të sjellim paqe në botë. Kemi nevojë për dashuri dhe dhembshuri.
-Disa njerëz vijnë në jetë si bekim. Disa të tjerë vijnë si mësim.
-Nëse jeni të dekurajuar, kjo është një shenjë e krenarisë, sepse kjo tregon se keni besim në fuqitë tuaja.
-Gjithmonë kur takohemi me njëri-tjetrin le të buzëqeshim, buzëqeshja është fillimi i çdo dashurie.
-Jo të gjithë ne mund të bëjmë gjëra të mëdha. Por ne të gjithë mund të bëjmë gjëra të vogla me dashuri të madhe.
-Në qoftë se ne të vërtetë duam të na duan, duhet të mësojmë se si të falim.
-Dashuria fillon duke u kujdesur për më të afërmit.
-Varfëria më e tmerrshme është vetmia dhe ndjenja e të qenit pa dashuri. / KultPlus.com