Vrasja e mori nga kjo jetë mirëpo, muzika e tij ende frymon. Haki Misini nuk mbetet vetëm një zë i bukur që dëgjohet por, ai është kthyer në një ndër figurat kryesore të muzikës rok, shkruan KultPlus.
Ani pse kanë kaluar 22 vite prej kohës kur ai u vra, krijimtaria e tij e bujshme do të vazhdoj të jetojë gjatë.
“Dashuri e humbur”“Moj e mira te pojata”, “Tri gota”, “Idila verore”, “Qenke rritë moj s’të zen këmisha”, janë këngët që edhe sot vazhdojnë të dëgjohen e interpretohen nga artistë të ndryshëm.
Sot KultPlus ua risjell tekstin dhe videon e këngës “Dashuri e humbur”:
Zemrën ma mbushe plot me gëzim,
Në shpirt me mbete margaritar,
Prandaj për mu je melodi,
Të këndoj, këndoj vetëm për ty.
O sa bukur të jenë bashkë zemrat tona prore,
Këndojnë e dashur për ne melodi rinore.
O sa bukur të jenë bashkë zemrat tona prore,
Këndojnë e dashur për ne melodi rinore.
Të dua lumturi pa masë,
Jeta pa ty më duket e zbraztë,
Mos më le të jem i vrazhdë,
Mos të qaj unë ty duke të pasë,
Mos më le të jem i vrazhdë,
Mos të qaj unë ty duke të pasë.
O sa bukur të jenë bashkë zemrat tona prore,
Këndojnë e dashur për ne melodi rinore.
O sa bukur të jenë bashkë zemrat tona prore,
Këndojnë e dashur për ne melodi rinore./KultPlus.com