Çfarë do të thotë të biesh në dashuri çdo ditë?!

Nga S. Littleword

Çfarë do të thotë të biesh në dashuri çdo ditë?!
Do të thotë… ta konsiderosh personin që ke në krah si një dhuratë.
Do të thotë të ngrihesh në mëngjes dhe të përkëdhelësh fytyrën e personit që ke përkrah në shtrat.
Do të thotë t’i kapërceni betejat së bashku, ku më e vështira është ajo e rutinës dhe e probleme të përditshme.
Do të thotë të luftosh për gëzimin dhe lumturinë e tjetrit.
Do të thotë se ndonjëherë duhet të vendosësh zemrën tjetër në vend të parë, para tëndes.
Të dashurohesh çdo ditë do të thotë t’i thuash një fjalë të mirë sesa t’i flasësh për gjërat që nuk shkojnë mirë.
Do të thotë të shikoheni në sy dhe të duheni sot, më shumë se dje.
Të dashurohesh çdo ditë do të thotë të mblidhni bashkë një gëzim të veçantë… , prej të cilit ditët tuaja mbushen me ngjyra, prej të cilit lind një dritë në zemër. / KultPlus.com

Historia emocionuese: Dashuria fiton çdo gjë

Marisa dhe Marco kanë 80 vite që po jetojnë dashurinë e tyre. Ajo është 101 vjeç, ai 102 dhe historia e tyre ka zgjatur 80 vjeç. Tani janë duke imagjinuar për puthjen e parë që do t’i japin njëri-tjetrit sapo virusi të largohet.

“Dashuri e madhe, e madhe,” thotë Marco.

Marisa dhe Marco janë martuar në pranverën e vitit 1941.

Unë e përsëris për të miliontën herë që ka qenë një mrekulli. Momenti më i bukur ka qenë kur e përqafova,” thotë Marco.

“Marisa më pyeti ‘A më do’?”

“Shumë, shumë, shumë.”

Marisa thotë se dashuria e tyre ishte gjëja më e bukur që kishte ëndërruar.

Marco gjatë luftës së dytë Botërore, mori pjesë në anën e Rusisë. Marisa nuk mori asnjë lajm nga ai për tre vite rresht.

“A mund ta imagjinoni ankthin e tri viteve duke pyetur veten nëse është gjallë apo jo,” thotë Marco.

“Unë një ditë mora lajmin më të bukur që Marco ishte gjallë, larg por gjallë, ” emocionohet Marisa.

Marisa për tre vite e gjysmë shkonte në stacionin qendror ku vinin lajme me emrat e ushtarëve të vdekur. Emri i Marcos për fat të mirë, nuk arriti kurrë.

“Çdo javë vinte një listë e gjatë e personave që nuk jetonin më,” thotë Marisa.

“Marco u kthye i fortë dhe është këtu, ” thotë ai duke qeshur.

Marko u kthye nga Rusia në vitin 1946.

Ai dhe Marisa u martuan në vitin 1941. Kanë pasur dhe kanë akoma një jetë të lumtur, me tre fëmijë, 6 nipër dhe 3 stërnipër.

“Janë të pakëta historitë si e jona,” thotë Marisa. /konica.al/ KultPlus.com

Një djalë çdoherë do të ketë nevojë për nënën e tij..

Këto çaste po ikin, zotëri i vogël. Pavarësisht se sa përpiqem t’i mbaj, do të më ikin nga duart.

Kështu është jeta.

Ndonjëherë pyetem nëse të kam mbajtur mjaftueshëm.

Por shpresoj që një djalë çdoherë do të ketë nevojë për nënën e tij.

Një ditë, krahët e tu nuk do të zgjaten më drejt meje për të të kapur. Në fakt, mendoj se kjo më ka ndodhur.

Nuk do të kesh nevojë të ta puth gjurin e lënduar, as të të përqafoj para gjumit.

Do të më kujtohen këto netë dhe do të dua t’i përjetoj përsëri.

Dhe shpresoj që një djalë çdoherë do të ketë nevojë për nënën e tij.

Më nuk do të vish në dhomën tonë të gjumit në mëngjes, ndonjëherë edhe para se të lind dielli, kur ne jemi të lodhur.

Nuk do të ngjitesh më në krevat e të na lusësh të zgjohemi.

Në vend të kësaj, unë do të zgjohem e do të të gjej në kuzhinë duke bërë ushqim për veten.

Do të të shikoj dhe do ta kuptoj se gjërat janë më të lehta tani, e disi më të vështira gjithashtu.

Dhe do të shpresoj që një djalë çdoherë do të ketë nevojë për nënën e tij.

Më nuk do të zgjohesh duke më thirrur në mes të natës. Nuk do të më thuash që më do disa herë në ditë. Shpresoj që përsëri do të ma thuash, por e di që nuk do të jetë me ato duart e vockla në fytyrën time.

Nuk do të jetë. Dhe kjo është në rregull.

Por shpresoj që një djalë çdoherë do të ketë nevojë për nënën e tij.

Do të ma lëshosh dorën një ditë, dhe do të më thuash që mund të shkosh vetë në shkollë. Do të më japësh një përqafim që asnjëherë nuk zgjat mjaftueshëm.

Një ditë, do të jesh një burrë e do të kesh fëmijën tënd.

Atëherë do ta di që ti çdoherë do të kesh nevojë për nënën tënde, por në mënyra të ndryshme.

Kështu kam dashur të të rris.

Kështu që do t’i çmoj këto momente.

Do të vazhdoj të të mbaj në duar.

Do të të përqafoj para gjumit.

Sepse një ditë, edhe nëse ke më pak nevojë për mua, do ta dish që unë do të jem aty. /supergrate.net/ KultPlus.com

‘Koha është të duhemi’

Poezia “Dashuria” e poetit të madh, Ali Podrimja:

Koha është të duhemi,

të kesh besim në mua kur të them: Trime,

të kem besim në ty kur më thua: Trim.

Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,

shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,

një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën.

E nën një kulm banonim,

nga frëngjia me ditë më peshove,

me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,

se mos do të takoj te kroni i shpresave.

Ma ruaj syrin, dashuria ime,

ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!

Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,

kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.

Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë ujë të madh,

i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme.

Në fund të livadhit të kositur a po sheh:

ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.

Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.

Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,

do ta ndez llambën në kullë,

do ta hedh farën në tokën e re.

Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve

e të rënat të forta i kishe.

Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë

e mëhalla jehonte nga shpifjet.

Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete.

Koha është të duhemi. / KultPlus.com

Michelle Obama: Unë e dua Barack-un për karakterin dhe dhembushurinë e tij

Barak dhe Michelle Obama, çifti i njohur amerikan të cilët ditë më parë u shpallën edhe dy figurat më të admiruara të vitit 2020, sot shënojnë plot 28 vite martesë, shkruan KultPlus.

Ishte Michelle, ajo që e para uroi Barack-un me fjalë prej më të mirave.

28 vite me këtë person. Dashuria ime, unë e dua @Barack Obama për për buzëqeshjen e tij, karakterin e tij dhe dhembshurinë e tij. Pra, jam mirënjohëse që e kemi atë si partner përmes gjithçka”, ka shkruar mes tjerash ajo në llogarinë e saj në Instagram. / KultPlus.com

https://www.instagram.com/p/CF5OFHkA4zk/?utm_source=ig_embed

Një çift amerikan realizon set fotografik në 60 vjetorin e martesës së tyre (FOTO)

Një dashuri e vërtetë i bën ballë çdo sfide që jeta di të sjellë.

E tillë ka qenë edhe jeta e një çifti që këto ditë festuan 60 vjetorin e martesës së tyre. Ndërkaq ajo që e dokumentoi këtë përvjetor dashurie, ishte fotografja amerikane Katie Autry.

‘Këta zogj të dashurisë këshilluan çiftet e tjera se për të zgjatur një dashuri duhet të jeni të mirë me njëri tjetrin, të mendoni para se të flisni, qëndroni besnik dhe mbështetuni tek njëri tjetri’, tregon fotografja në mbishkrimin e fotografive të publikuara në rrjetin social Facebook.

Ndërkaq në një intervistë për Bored Panda, fotografja shprehet të ketë qenë e nderuar që ka pasur rastin të fotografojë një dashuri kaq të veçantë. ‘Kam qarë gjatë gjithë kohës, ata janë një shembull i mrekullueshëm i një dashurie që i bën ball kohës. Ky është një foto sesion që nuk do ta harroj kurrë’, është shprehur tutje fotografja. / KultPlus.com

Papa Françesku: Të infektohemi nga dashuria, jo nga virusi

Papa Françesku nënshkruan me këto fjalë parathënien e librit “Bashkim e shpresë”, publikuar nga Shtëpia Botuese e Vatikanit – Dikasteri për Komunikimin.

Vëllimin e përgatitën kardinali Walter Kasper, kryetar nderi i Këshillit Papnor për Nxitjen e bashkimit ndërmjet të krishterëve dhe atë George Augustin, meshtar gjerman, i cili ka themeluar dhe drejton Institutin, që mban emrin e kardinalit, bashkëkombas i tij. Libri përmban tregime mbi “dëshminë e fesë në kohën e koronavirusit”, siç thotë edhe nëntitulli.

Pandemia si “kohë prove dhe vendimesh”

Në fjalët, që shkruan Papa në parathënie, ndihet e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja e njerëzimit. Siç pati thënë në lutjen e paharrueshme të 27 marsit, në Sheshin e Shën Pjetrit bosh, kur në Itali përhapej me shpejtësi pandemia, koronavirusi, si të ishte stuhi e fuqishme, na befasoi të gjithëve, duke na e ndryshuar jetën familjare, punën dhe të gjitha veprimtaritë publike e duke lënë pas vetes vdekje, probleme ekonomike dhe largësinë nga Eukaristia e nga sakramentet. Kjo gjendje dramatike, që nxjerr në pah “brishtësinë” e njeriut, “paqëndrueshmërinë e tij dhe nevojën për shëlbim”; që vë në diskutim siguritë – bazë të jetës sonë, shtron “pyetje themelore për lumturinë dhe për thesarin e fesë së krishterë”, nënvizon Papa.

Ku “mbahen rrënjët më të thella, që na mbështesin të gjithëve në stuhi”? Çfarë është vërtet e rëndësishme dhe e nevojshme? “Pandemia” – vëren Ati i Shenjtë – është “sinjal alarmi, që të bën të reflektosh” pikërisht mbi këtë. “Është kohë sprove dhe vendimarrjeje, për ta orientuar jetën në një mënyrë të risuar kah Zoti, mbështetja dhe horizonti ynë”.

Të dëgjojmë britmën e të varfërve e atë të planetit

Papa u bën thirrje të gjithëve për “solidaritet” dhe “shërbim”, kundër “padrejtësive globale” dhe indiferencës. Në fakt, emergjenca na detyron ta kuptojmë sa shumë “varemi nga solidariteti i të tjerëve” dhe na shtyn t’u shërbejmë të afërmve në mënyrë të re: “Duhet të na shkundë padrejtësia globale – nënvizon Françesku – që të zgjohemi dhe ta dëgjojmë britmën e të varfërve dhe atë të planetit tonë, aq të sëmurë”.

Të infektohemi nga dashuria, jo të paralizohemi nga frika

Përhapja e pandemisë, vë në dukje Papa, përkoi me periudhën e Pashkëve e prej këndej niset mesazhi, që e shndrit të tashmen dhe të ardhmen dhe që e shmang paralizën: është mesazhi i fitores së jetës mbi vdekjen. “Pashkët – kujton Françesku – na japin shpresë, besim dhe guxim, na e përforocojnë solidaritetin” dhe vëllazërimin. “Rreziku i infektimit nga një virus duhet të na mësojë një lloj tjetër ‘infektimi’, atë të dashurisë, që zemra ia çon zemrës. Jam mirënjohës për shenjat e shumta të gatishmërisë spontane për ndihmë dhe për impenjimin heroik të personelit shëndetësor, mjekëve dhe meshtarëve. Këto javë, e kemi ndierë forcën, që vinte nga feja”.

Në Eukaristi, forca për kapërcimin e vështirësive

E, besimit në Krishtin, i kushtohet paragrafi i fundit i parathënies së librit. Papa kujton “agjërimin e dhimbshëm eukaristik”, që përjetuan shumë të krishterë, për shkak të ndërprerjes së kremtimeve publike. Transmetimi i meshës përmes mediave ishte zgjidhje emergjence, por, siç thekson Ati i Shenjtë, asnjë “transmetim virtual nuk mund ta zëvendësojë praninë e vërtetë të Zotit në kremtimin eukaristik”. Papa shpreh gëzimin për rifillimin e jetës normale liturgjike, sepse, përfundon ai, “prania e Zotit të ringjallur në Fjalën e Tij dhe në kremtimin eukaristik do të na japë forcën, që na duhet, për të përballuar problemet e vështira pas krizës”. E, gjithë njerëzimit, Françesku i jep shpresë, duke i kujtuar fjalët e Jezu Krishtit për dishepujt e Emausit: “Mos kini frikë! Unë e munda vdekjen”. /vaticannews/ KultPlus.com

Dashuria

Poezi nga Ali Podrimja

Koha është të duhemi,
të kesh besim ne mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Por kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën.
E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.

Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.
Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejme këtë ujë të madh,
i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme.
Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.
Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,
do ta ndez llambën në kullë,
do ta hedh farën në tokën e re.

Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve
e të rënat të forta i kishe.
Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë
e mëhalla jehonte nga shpifjet.
Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete.
Koha është të duhemi. / KultPlus.com

‘Dashuria është një dehje, është verbëri, është një qetësi e shenjtë’

Nga Orhan Pamuk

“Më dhemb barku, por jo nga ndonjë e keqe që kam ngrënë. Pres.

Nuk mund të lexoj libër. Në kinema, kur të gjithë fillojnë e qeshin, mua më duket vetja si një “i shkretë” dhe rri aty brenda jo për të parë filmin, por për të kaluar kohën.

Kam shumë frikë se të gjithë do mësojnë se sa “i shkretë” jam. Vazhdimisht mendoj vetëm një gjë.

Nevrikosem me të gjithë për shkak se të gjithë nuk janë njësoj si unë. Në filmin që po xhiroj në imagjinatën time, ne po martohemi. Tavani që është mbi krevatin tim qenka kështu, kordoni i llampës qenka kaq i çuditshëm dhe unë nuk i paskam vënë re më parë.

Askush nuk mund të më ndihmojë. Nevrikosem shumë me të gjithë që flasin duke qeshur për këto tema. Nuk punoj dot si më parë. Gjatë vakteve ha vetëm ëmbëlsirat dhe darkave pi alkool. Nevrikosem me veten time se përse nuk jam si të gjithë. Më paska ikur puçra që kasha në këmbë. Të ishte verë, hyja në det dhe, ndoshta, më bënte mirë.

Dua të jem vetëm. Këto që thashë mos ia tregoni askujt, nuk dua aspak t’i dinë njerëzit. Po sikur t’i dinte ajo do të kishte ndonjë përfitim? Nëse nuk do të kishte, më mirë të mos dijë gjë fare. Jam shumë i shkretë, por ajo që ka rëndësi nuk është kjo.

Dashuria është dorëzimi. Dashuria është shkaku i dashurisë. Dashuria është të kuptosh. Dashuria është një muzikë. Dashuria dhe shpirti fisnik janë e njëjta gjë. Dashuria është poezia e trishtimit.

Dashuria është vështrimi i shpirtit të thyer në pasqyrë. Dashuria është kalimtare. Dashuria është të mos thuash kurrë që jam penduar. Dashuria është kristalizim. Dashuria është të japësh. Dashuria është ndarja e një çamçakëzi. Dashuria kurrë nuk vihet re. Dashuria është një fjalë boshe. Dashuria është të takosh Zotin. Dashuria është një dhimbje. Dashuria është të jesh sy më sy engjëllin. Dashuria është tek lotët. Dashuria është pritja në kokë të telefonit.

Dashuria është një botë e tërë. Dashuria është kapja dorë për dore në kinema. Dashuria është një dehje. Dashuria është një bishë. Dashuria është një verbëri. Dashuria është të dëgjosh zërin e zemrës. Dashuria është një qetësi e shenjtë. Dashuria bëhet temë nëpër këngë. Dashuria i bën mirë fytyrës.

Dashuria është malli ndaj një personi që do ta përqafosh fort dhe të duash të rrish me të. Është të dëshirosh se duke përqafuar atë harron gjithçka në botën e jashtme. Është malli i njeriut për të gjetur strehë të sigurt për shpirtin e tij.” / KultPlus.com

Filozofët për dashurinë!

“Ajo ishte e gatshme të mohonte ekzistencën e hapësirës dhe kohës, më shumë se sa ta pranonte se dashuria mund të mos jetë e përjetshme.”
– Simone de Beauvoir

“Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.”
– Bertrand Russell

“Në dashuri, ne shpesh e dyshojmë atë që më së shumti e besojmë.”
– François de La Rochefoucauld

“Secila dashuri, sa do qiellore që mund të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”
– Arthur Schopenhauer

“Dashuria është emri për përpjekjen tonë për plotëni; për dëshiron tonë për të qenë komplet.”
– Plato

“Gravitacioni nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri.”
– Albert Einstein

“Oh, dashuria nuk është këtu për të na bërë të lumtur. Unë mendoj se ajo ekziston për të na treguar se sa shumë mund të durojmë.”
– Herman Hesse

“Sa më shumë që ke sukses në dashuri, aq më shumë do të bindesh në ekzistencën e Zotit dhe në pavdekshmërinë e shpirtit.”
– Fyodor Dostoevsky

“Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj deri në momentin e ndarjes.”
– Kahlil Gibran

“Dashuria është një gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ashtu siç ato nuk janë.”
– Friedrich Nietzsche

“Dashuria pushton çdo gjë, prandaj le ti nënshtrohemi dashurisë.”
– Virgil

“Ata që është më së vështiri për t’i dashuruar, kanë më së shumti nevojë për të.”
– Socrates

“E dini që jeni të dashuruar kur nuk mund të flini, sepse më në fund realiteti është më i bukur se sa ëndërrat e juaja.”
– Dr. Seuss

“Kur dashuroni, ju dëshironi të bëni diçka për të. Dëshironi të sakrifikoni për të. Dëshironi ti shërbeni asaj.”
– Ernest Hemingway

“Një grua e njeh fytyrën e burrit që e dashuron, ashtu siç detari e njeh detin e hapur.”
– Honore de Balzac/filozofia.al / KultPlus.com

Koha është të duhemi

Poezi nga Ali Podrimja

Koha është të duhemi,
të kesh besim në mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën.

E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.

Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.

Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë ujë të madh,
i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme.
Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.

Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,
do ta ndez llambën në kullë,
do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve
e të rënat të forta i kishe.
Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë
e mëhalla jehonte nga shpifjet.

Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete.
Koha është të duhemi. /KultPlus.com

“Dashuria e ndërtuar mbi bukurinë vdes njëherësh me bukurinë”

Donne konsiderohet si njëri nga përfaqësuesit më të shquar të poetëve metafizikë, mdërsa poezitë e tij njihen për stilin e tyre sensual. Ato përfshijnë sonete, poezi dashurie, poema fetare, përkthime nga latinishtja, epigrame, këngë e predikime.

Poezinë e Donnes e karakterizon gjallëria e gjuhës dhe metaforat që ai di t’i përdorë mjeshtërisht.

Poashtu ai di ta përdorë mjaft mirë edhe ironinë, gjithashtu ndërthur edhe elemente dramatike nëpër poezitë e tij, gjithmonë të shqoëruara nga elokuenca e tij.

Megjithëse Donne ishte poet i talentuar, atij iu desh të jetonte mes varfërisë për vite të tëra, ishin cdoherë miqtë, ata që e ndihmuan.

Në vitin 1615 Donne u shugurua dhjak e më pas prift, ndërsa nuk i pranonte Urdhërat e Shenjta. Më vonë në vitin 1621, atë e emëruan Dekan të Katedrales së Shën Palit në Londër. Donne shërbeu edhe si anëtar i Parlamentit në vitet 1601 dhe 1614.

Në ditën e lindjes së tij, po i sjellim për ju tri thëniet e tij të njohura:

“Kur një njeri vdes, kapitulli i jetës së tij nuk griset nga libri, por thjesht përkthehet në një gjuhë më të mirë”

“Misteret e dashurisë rriten në shpirt, por libri i tyre është trupi”

“Dashuria e ndërtuar mbi bukurinë vdes njëherësh me bukurinë” /KultPlus.com


Letra më e bukur e dashurisë në botë (FOTO)

Në javën e Shën Valentinit, mediet angleze kanë ribotuar atë që është vlerësuar si letra e dashurisë më e bukur e të gjitha kohërave, shkruan KultPlus.

Ata që pëlqejnë muzikën e Johnny Cash, e njohin pasionin e tij të çmendur për të shoqen, June. Në prag të Shën Valentinit, një letër që ai i dërgonte të shoqes me rastin e 65- vjetorit të lindjes është votuar si letra e dashurisë më e bukur në botë.
Letra është shkruar në vitin 1994. Në këtë letër ai i uron ditëlindjen gruas së tij.
KultPlus ju sjellë këtë letër, ku shkruhet: 

“Po plakemi dhe po mësohemi me njëri- tjetrin. Mendojmë njësoj. I lexojmë mendjen njëri- tjetrit. E dimë se çfarë duam pa pyetur. Ndonjëherë e irritojmë njëri- tjetrin nga pak. Ndoshta ndonjëherë e marrim njëri- tjetrin si të dhënë. Por ndonjëherë, si sot, meditoj për këtë dhe e kuptoj sa me fat jam që kam ndarë jetën me gruan më të mrekullueshme që kam takuar ndonjëherë. Ti më magjeps sërish dhe më frymëzon. Ti ndikon për mirë tek unë. Je objekti i dëshirës sime, arsyeja numër një në botë për ekzistencën time. Të dua shumë”./KultPlus.com

“Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik”

Thënie mbi dashurinë nga shkrimtarë të njohur.

Luis de Bernieres: Dashuria është një çmenduri e përkohshme, ajo shpërthen si vullkan dhe më pas qetësohet. Dhe kur qetësohet, ti duhet të marrësh një vendim. Duhet të zbulosh nëse rrënjët e tua janë të gërshetuara në një mënyrë që është e papërfytyrueshme t’i ndash. Sepse kjo është ajo çfarë është dashuria. Dashuria nuk është e pafrymë, nuk është kënaqësi, nuk është shpallje e premtimeve të pasioneve të përjetshme, nuk është dëshira të rrokësh çdo sekondë dhe minutë të ditës, nuk është të qëndrosh natën zgjuar duke imagjinuar sikur ai po të puth çdo pjesë të trupit. Jo, mos u skuq, po të them disa të vërteta. Të jesh “në dashuri” është diçka që mund ta bëjë çdokush. Vetë dashuria është ajo çfarë ngelet kur të qenit në dashuri është larguar, dhe kjo është të dyja, një art dhe një aksident me fat.

Haruki Murakami: Çdokush që bie në dashuri është në kërkim të pjesëve të humbura të vetvetes. Kështu çdokush që është në dashuri mërzitet kur mendon për të dashurin e vet. Është si të shkelësh në një dhomë nga e cila ke kujtime, të cilat nuk i ke parë për një kohë të gjatë.

Paulo Coelho: Dashuria është një forcë e egër. Kur mundohemi ta kontrollojmë, ajo na shkatërron. Kur mundohemi ta burgosim, ajo na skllavëron. Kur mundohemi ta kuptojmë, na lë me ndjenjën e humbjes dhe paqartësisë.

Çarls Doukins: Njerëzit ndonjëherë thonë se duhet t’u besosh ndjenjave në thellësi, përndryshe nuk do të kesh kurrë besim në gjëra të tilla si “Gruaja ime më do.” Por ky është një argument i keq. Ka shumë mënyra për të zbuluar që dikush të do. Gjatë gjithë ditës që je me dikë që të do, ti shikon dhe dëgjon shumë pjesëza të dhënash, që shtohen. Nuk është tamam një ndjenjë e brendshme, si ajo të cilën priftërinjtë e quajnë shpallje. Ka gjëra të jashtme që përforcojnë ndjenjat e brendshme shikimet në sy, pëshpëritjet me zë, nderet e vogla dhe mirësitë; dhe e gjitha është e dhëna e vërtetë.

Fjodor Dostojevski: Çfarë është ferri? Unë pohoj që është vuajtja e të qenit i paaftë për të dashur.

C.S.Levis: Nuk ka investim të sigurtë. Të duash në përgjithësi është të jesh i pambrojtur. Dashuria është çdo gjë, dhe me siguri zemra jote do të shtrydhet dhe mbase dhe thyhet. Nëse do që të sigurohesh që të mbetet e paprekur, nuk duhet t’ja japësh zemrën askujt, madje as një kafshe. Mbështille me kujdes me zbavitje dhe pasuri të vogla; anashkaloji të gjitha gërvishtjet; kyçe në kutinë e egoizmit tënd. Por në atë kuti- të sigurtë, të errët, pa ndjenja, pa ajër- ajo do të ndryshojë. Nuk do të thyhet; do të bëhet e pathyeshme, e padepërtueshme, e pazëvendësueshme. Alternative e tragjedisë, ose së paku e rrezikut të tragjedisë, është dënimi. I vetmi vend jashtë Parajsës ku mund të jesh tërësisht i mbrojtur nga të gjitha rreziqet dhe trazimet e dashurisë është Ferri.

Kurt Vonegut: Një qëllim i jetës së njeriut, nuk ka rëndësi se kush e kontrollon atë, është të dojë këdo që është përreth për t’u dashur.

Xhakomo Kazanova: Dashuria është një ndjenjë që nuk mund të shpjegohet! Është Zoti i të gjithë natyrës! Është një ndjenjë e hidhur dhe e ëmbël njëkohësisht! Dashuria! Një përbindësh i bukur që është e pamundur ta kuptojmë! Zot, që në mes të gjithë gjembave që na shpojnë e na shkaktojnë dhembje, ti shtron kaq shumë trëndafila në rrugën ku ecim, dhe pa të cilën ekzistenca dhe vdekja nuk do të kishin më dallime e do të ishin një!

Erich Fromm: Dashuria nuk kërkohet, ajo vjen atëherë kur nuk mendon për të, atëherë kur je i pastër shpirtërisht. Dashuria nuk të lëndon kurrë, nëse të lëndon nuk është dashuri o mik, ajo nuk është e ashpër, lënduese apo hidhëruese. Ajo është ndjenjë qetësie, të fal paqe, besim dhe shpresë. Të lejon të mbushësh thellë me frymë pa patur frikë se do të dalin lot. Sa pak të dashuruar që ka në botë…!”/ KultPlus.com

“Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj deri në momentin e ndarjes”

15 mendime interesante mbi dashurinë.

“Ajo ishte e gatshme të mohonte ekzistencën e hapësirës dhe kohës, më shumë se sa ta pranonte se dashuria mund të mos jetë e përjetshme.”
– Simone de Beauvoir

“Është e lehtë të biesh në dashuri. Pjesa e vështirë është gjetja e personit që do ta shkaktonte atë.”
– Bertrand Russell

“Në dashuri, ne shpesh e dyshojmë atë që më së shumti e besojmë.”
– François de La Rochefoucauld

“Secila dashuri, sa do qiellore që mund të duket, rrënjët e saj i ka në instiktin seksual.”
– Arthur Schopenhauer

“Dashuria është emri për përpjekjen tonë për plotëni; për dëshirën tonë për të qenë komplet.”
– Plato

“Gravitacioni nuk është përgjegjës që njerëzit bien në dashuri.”
– Albert Einstein

“Oh, dashuria nuk është këtu për të na bërë të lumtur. Unë mendoj se ajo ekziston për të na treguar se sa shumë mund të durojmë.”
– Herman Hesse

“Sa më shumë që ke sukses në dashuri, aq më shumë do të bindesh në ekzistencën e Zotit dhe në pavdekshmërinë e shpirtit.”
– Fyodor Dostoevsky

“Dashuria e vërtetë nuk e njeh thellësinë e saj deri në momentin e ndarjes.”
– Kahlil Gibran

“Dashuria është një gjendje në të cilën njeriu i sheh gjërat ashtu siç ato nuk janë.”
– Friedrich Nietzsche

“Dashuria pushton çdo gjë, prandaj le ti nënshtrohemi dashurisë.”
– Virgil

“Ata që është më së vështiri për t’i dashuruar, kanë më së shumti nevojë për të.”
– Socrates

“E dini që jeni të dashuruar kur nuk mund të flini, sepse më në fund realiteti është më i bukur se sa ëndrrat e juaja.”
– Dr. Seuss

“Kur dashuroni, ju dëshironi të bëni diçka për të. Dëshironi të sakrifikoni për të. Dëshironi ti shërbeni asaj.”
– Ernest Hemingway

“Një grua e njeh fytyrën e burrit që e dashuron, ashtu siç detari e njeh detin e hapur.”
– Honore de Balzac

Dashuria

Poezi nga Ali Podrimja

Koha është të duhemi,
të kesh besim në mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën.

E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.

Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.

Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë ujë të madh,
i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme.
Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.

Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,
do ta ndez llambën në kullë,
do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve
e të rënat të forta i kishe.
Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë
e mëhalla jehonte nga shpifjet.

Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete.
Koha është të duhemi. /KultPlus.com


Hulumtuesit: Kur një përqafim zgjat 20 sekonda, ai prodhon një efekt terapeutik në trupin dhe mendjen tonë

Kohëzgjatja mesatare e një përqafimi midis dy njerëzve është 3 sekonda.
Por hulumtuesit zbuluan diçka të mahnitshme.
Kur një përqafim zgjat 20 sekonda, ai prodhon një efekt terapeutik në trupin dhe mendjen tonë.
Arsyeja është se një përqafim i sinqertë prodhon një hormon të quajtur “oxytocinë”, i njohur gjithashtu si hormon i dashurisë.
Kjo substancë ka shumë përfitime në shëndetin tonë fizik dhe mendor, ajo na ndihmon, meqë ra fjala, të qetësohemi, të ndihemi të sigurt dhe të qetësojmë frikën dhe ankthin tonë.
Ky qetësues i mrekullueshëm ofrohet falas sa herë që merr një person në krahët e tua, që e ledhatojmë një fëmijë, që përkëdhelim një qen ose një mace, duke kërcyer me partnerin tonë, duke u afruar me dikë.
Sot, duke marrë dikë në krahët e tu për 20 sekonda, keni bërë një dhuratë të thjeshtë. / web/KultPlus.com

Dashuria

Poezi nga Ali Podrimja

Koha është të duhemi,
të kesh besim në mua kur të them: Trime,
të kem besim në ty kur më thua: Trim.
Për kokën time kryeneçe shumë kurthe ngrite,
shumë e pushkët mbushi babai yt, fisi yt,
një mijë e një të zeza kurdise ku do t’ma zije pritën.

E nën një kulm banonim,
nga frëngjia me ditë më peshove,
me ditë lexoja Shekspirin në hijen e Kullës,
se mos do të takoj te kroni i shpresave.

Ma ruaj syrin, dashuria ime,
ma ruaj shpinën nga dielli, nga acari!
Kam frikë se ma therin syrin cubat e territ,
kam frikë se më vrasin pas shpine të pabesët.

Dashuria ime, ma zgjat dorën ta kapërcejmë këtë ujë të madh,
i huaj s’jam as vij nga tokë e vdekshme.
Në fund të livadhit të kositur a po sheh:
ai kali i bardhë është yni tash e përgjithmonë.
Më shikon drejt në sy, lëri zënkat, fjalët, sharjet.

Unë do të sjell Lulen nga zemra e bjeshkës,
do ta ndez llambën në kullë,
do ta hedh farën në tokën e re.
Kur të desha, çoje dashuri pas shtatë katundeve
e të rënat të forta i kishe.
Kur më deshe, çoja dashuri me një grua të marrë
e mëhalla jehonte nga shpifjet.

Na iku jeta, trime, si s’menduam pak edhe për vete.
Koha është të duhemi. /KultPlus.com

“Duhej ta humbja të kuptoja sa vlente”

– “Duhej ta humbja të kuptoja sa vlente.”

Ishin fjalët e para të tij pas një heshtje dhe ofshame të thellë…

….

– Kemi dalë jashtë çdo mase, nuk na nxë më asgjë!

Nuk jemi më të dashur, as miq, as shokë.

Çudi por nuk ndihemi as të huaj….

Këto fjalë të saj më vijnë ndërmend….

– Si arritët deri këtu çfarë ndodhi?

– Si arritëm, hëm …

….

Fërkoi mjekrën për një çast i përhumbur.

….

– Nuk e di por nuk e mendoja kurrë se do ishim dy të huaj…ose jo, nuk jemi jo dy të huaj, nuk mund të ndodh kjo… Ndoshta koha na la në atë kornizën e ngushtë.

Duke bërë pyetje pa marr asnjē përgjigje…

– Çfarë mendoje kur e shikoje në sy?

– Nuk ka rëndësi kjo, mendojmë shumë… Do jemi përgjithmonë duke dëgjuar të njëjtën melodi… Kur shikon në sy atje lexon të vërtetën, ata nuk gënjejnë kurrë, nuk plaken.

Edhe kur gjithçka shuhet, venitet dashuria, thonë prap ato që goja nuk i shpreh …

Zgjidh dikë që të të shikoj në sy, të të plotësojë në lëkundjet e shpirtit tënd… Të qesh me marrëzitë e tua…

– E djeshmja sa fuqi ka mbi të sotmen tënde???

– E djeshmja???Një pyetje që pret një përgjigje të zgjuar. Nuk e di nëse jam i aftë të përgjigjem saktë..

Do të thoja se është një moment i të sotmes… Është një bisedë e çuditëshme që ndoshta përherë ka hapësira për vazhdim…

– Kjo lë shumë pikëpyetje…

– Ndoshta nuk e di… Por unë flas për atë dashuri e cila është e dëlirë. Të bën të largosh të gjitha dyshimet dhe mendimet e zymta… Atë që nuk dija ta vlerësoja kur erdhi në jetën time…

– Ka të tillë??

– Ka, por mos e prit nga njerzit e zhgënjyer, ata dashurojnë me dyshime. E kanë këtë si mbrojtje… Kanë një mënyrë të çuditëshme sjelljeje dhe veprimesh. Kur mendojnë se nuk i shikon të vëzhgojnë me vëmëndje, të skanerizojnë, thua se aty do të gjejnë gjithë përgjigjet e mëparshme të mbetura enigëm.

– Si e shpjegon këtë??

– Këta njerëz të vrarë në shpirt janë të ashpër të vrazhdë, mosbesuesues. Nuk dashurojnë, mos prit prej tyre fjalë të ëmbla, por edhe mos thuaj, kur ti thua: Sa e bukur është kjo të shohin shtrëmbër, duke thënë:

– Ku është bukuria?

Atë bukuri që ti gjen në një shprehje, një fjalë te një lule, ata e vrasin me indiferentizmin e tyre…

– Ke njohur dikë të tillë??

– Të tillë??

Heshtje…

– Nuk është e nevojshme të njoh…jam vetë i tillë… Ndoshta e fsheh sepse Zoti më ka fal një dhunti zgjuarsinë, fal saj fsheh dobësinë time… Prandaj dëgjom mua plakun djalosh, rri larg atyre njerëzve, sepse ata do të besojnë vetëm kur të shohin të zvarritesh…

Dhe e di përse??Se vetëm kështu dinë të dashurojnë….

Tërhoqi pas karrigen dhe foli duke më vështruar drejtë në sy…

– Ose më mirë të them nuk dashurojnë, sepse kanë frikë nga vetja…

Mori kapelen në dorë, nisi të largohej…

– Djalosh dashuro, beso,mos u zhgënje sepse atëherë… atëherë humbet gjithçka..

Hija e tij humbi në terrin e natës…

Dashuro, beso këto fjalë sa kuptim. Akoma tingëllojnë në vesh…./filozofia.al

– Silvana Dhori Xhelaj

KultPlus.com

Amos Oz, “Rrëfim mbi dashurinë dhe errësirën”

“Ndoshta hëngrëm mollën e gabuar në Kopshtin e Edenit? Ndoshta mes pemës së jetës dhe pemës së njohjes së të mirës nga e keqja, ka qenë ndonjë pemë tjetër që rritej atje në Kopshtin e Edenit, ndonjë pemë helmuese që nuk përmendet në shkrimet e shenjta, ‘pema e djallit’ dhe ndoshta kjo ishte ajo çka hëngrëm ne?

Ai gjarpëri faqezi e mashtroi Evën, i premtoi se ajo ishte pa dyshim pema e njohjes, por, në të vërtetë, e çoi te pema e djallit. Ndoshta po të kishim ngecur te pema e jetës dhe tek ajo e njohjes së të mirës nga e keqja, nuk do të na kishin nxjerrë kurrë nga kopshti.’

Po çfarë është ferri? Ç’është parajsa? Patjetër që është brenda nesh. Në shtëpitë tona. Ferrin dhe Parajsën mund t’i gjesh në çdo dhomë. Pas çdo dere. Poshtë çdo batanije. Ja! Pak ligësi dhe njerëzit bëhen të gjithë ferr me njëri – tjetrin. Pak dhembshuri, pak zemërgjerësi dhe njerëzit gjejnë parajsën te njëri – tjetri.

Thashë pak zemërgjerësi dhe dhembshuri, nuk thashë dashuri: Unë nuk besoj shumë tek dashuria universale. Dashuria e secilit për secilin – ndoshta është më mirë t’ia lëmë Jezusit këto.

Dashuria është krejt tjetër gjë. Nuk është fare as si zemërgjerësia e as si dhembshuria. Përkundrazi. Dashuria është një përzierje interesante e të kundërtave, një përzierje e egoizmit ekstrem me përkushtimin total. Një paradox! Dashuria, dashuria.

Të gjithë flasin rreth saj sikur dashuria të ishte diçka që njeriu mund ta zgjedhë, por dashuria nuk zgjidhet, ajo të kap si sëmundje dhe të zë si fatkeqësi. Atëherë, ç’është kjo që ne e zgjedhim? Çfarë duhet të zgjedhin qeniet njerëzore çdo minutë të ditës? Zemërgjerësinë dhe koprracinë. Çdo fëmijë e di këtë, e prapëseprapë ligësia nuk mbaron. Si shpjegohet kjo? Më duhet se e gjitha vjen nga ajo molla që hëngrëm atëherë: hëngrëm mollën e helmuar.”

Amos Oz, “Rrëfim mbi dashurinë dhe errësirën”

Dashuri kryeneçe

Poezi nga Pablo Neruda

Dashuri kryeneçe

Dashuri kryeneçe,
vjollcë me gjëmba rrethuar,
shkurre mes pasionesh kreshpëruar,
heshtë dhimbjesh, kurorë tërbimi,
ç’udhë të solli drejt e në shpirtin tim?

Përse i vure zjarrin e dhimbshëm beftas,
gjethnajës së ftohtë të rrugës sime?
Kush ta mësoi rrugën për tek unë?
Ç’lule, gur a tym të dëfteu se ku unë rri?
Edhe nata vetë u rrënqeth, u tremb.
Agimi kupat i mbushi me verën e tij,
e dielli në qiell më s’fundi zuri vend.

Ndërsa dashuria mizore paprerë më ndiqte,
me shpata më shqeu, me gjëmba më çponte,
Gjersa m’hapi në zemër udhën që përvëlonte.

“Fjala ‘dashuri’ mund të ketë shumë kuptime”

Kam mësuar se…Nuk mund ta bësh dikë që të t’dashurojë. E tëra që mund të bësh është të jesh dikush që dashuron dhe pjesa tjetër varet nga pala tjetër.
Kam mësuar se…Pa marr parasysh sa kujdesem unë, disa njerëz nuk ma kthejnë kujdesin.
Kam mësuar se…Nevojiten vite të tëra për të ndërtuar besimin dhe vetëm një sekondë për ta shkatërruar atë.
Kam mësuar se…Nuk llogaritet se ç’ka ke në jetën tënde por, ajo që llogaritet është kush është në jetën tënde.
Kam mësuar se…Mund të mbështetesh në sharmin tënd për më së shumti pesëmbëdhjetë minuta. Pas kësaj më mirë është të mësosh diçka.

Kam mësuar se…Nuk është e rëndësishme ajo që ndodh me njerëzit. E rëndësishme është ç’ka bëjnë ata për këtë gjë.
Kam mësuar se…Mund të bësh shumë gjëra për një çast, që gjithë jetën do t’sjellin kokëçarje.
Kam mësuar se…Pa marr parasysh si e shtreson një gjë, Gjithnjë ekzistojnë dy anë të asaj shtrese.
Kam mësuar se…Më nevojitet kohë e gjatë, që të bëhem personi që dua të jem.
Kam mësuar se…Se shumë më lehtë është të reagosh, se të mendosh.

Kam mësuar se…Nga të dashurit gjithnjë duhet të ndahemi me fjalë të dashura sepse mund të jetë hera e fundit që i shohim.
Kam mësuar se…Mund të shkosh shumë më gjatë, pas asaj që mendon se s’mundesh më.
Kam mësuar se…Ne jemi përgjegjës për atë që bëjmë, pa marr parasysh si ndihemi.
Kam mësuar se…Ose ti e kontrollon qëndrimin tënd, ose ai të kontrollon ty.
Kam mësuar se…Heronjtë janë njerëz që e bëjnë atë që duhet bërë, kur nevojitet të bëhet një gjë e tillë, pa i marr parasyshë pasojat.

Kam mësuar se…Për t’u mësuar me falë, Duhet të ushtrosh gjatë.
Kam mësuar se…Ekzistojnë shumë njerëz që ju duan pa masë, por thjesht nuk e dinë mënyrën si t’ju tregojnë.
Kam mësuar se…Paraja është mënyrë dështuese për të llogaritur suksesin.
Kam mësuar se…Ndonjëherë, njerëzit që ju keni pritur t’ju shqelmojnë kur jeni të shtrirë në tokë, do të jenë ata që do t’ju ndihmojnë të ngriteni në këmbë.
Kam mësuar se…Ndonjëherë kur jam i hidhëruar, kam të drejtë të jem i hidhëruar, por kjo s’më jep të drejt të bëhem i pamëshirshëm.
Kam mësuar se…Miqësia e vërtetë vazhdon të rritet, qoftë edhe përtej distancave të mëdha. E njëjta gjë ndodh me dashurinë e vërtetë.

Kam mësuar se…Vetëm nëse dikush nuk ju do në mënyrën që ju dëshironi t’ju dojë nuk do të thotë se nuk ju do me gjithë ç’ka ka.
Kam mësuar se…Familja juaj nuk do të jetë gjithnjë pranë jush. Duket qesharake, por njerëzit me të cilët s’keni fare lidhje mund të kujdesen për ju, t’ju duan dhe t’ju mësojnë që sërish t’i besoni njerëzve. Familjet nuk janë afërsi biologjike!
Kam mësuar se…Pa marr parasysh se sa i mirë është miku juaj, ka për të ju lënduar kohë – pas kohe, dhe ju duhet të mësoheni t’ia falni për një gjë të tillë.
Kam mësuar se…Gjithnjë nuk mjafton të jesh i falur nga të tjerët. Ndonjëherë duhet të mësohesh që edhe vetë të falesh.
Kam mësuar se…Pa marr parasysh sa keq është thyer zemra jote, bota nuk ndalet për shkak të pikëllimit tënd.
Kam mësuar se…Kushtet dhe rrethanat mund të ndikojnë për atë kush jemi ne, por ne jemi përgjegjës për atë se kush bëhemi në ardhmëri.

Kam mësuar se…Vetëm për shkak se dy njerëz fjalosen, kjo nuk do të thotë se nuk e duan njëri tjetrin, dhe vetëm për shkak se nuk fjalosen, nuk do të thotë se e duan njëri tjetrin.
Kam mësuar se…Nuk duhet t’i ndyshojmë miqtë;Nëse i kuptojmë ndryshimet e tyre
Kam mësuar se…Dy njerëz mund të shikojnë saktësisht në të njëjtën gjëdhe të shohin plotësisht dy gjëra të ndryshme.
Kam mësuar se…Pa marrë parasysh pasojat, ata që janë të sinqertë me veten arrijnë më larg në jetë.
Kam mësuar se…Besimi i varur në mur nuk ju bën krijesë të këndshme njerëzore.
Kam mësuar se…Fjala “dashuri” mund të ketë shumë kuptime dhe e humb vlerën kur përsëritet për së tepërmi.

Paulo Coelho./KultPlus.com

Nexhmije Hoxha, “dashuria” e fshehur me Qemal Stafën

               

Si filloi edukimi teorik marksist i Nexhmije Xhuglinit? Cila është e vërteta e historisë së Qemal Stafës me gruan e diktatorit… Isuf Kalo tregon në librin “Blloku” nga UET PRESS

Isuf Kalo

Nexhmija, ndoshta më parë e më saktë sesa Ramizi, njohu dhe kuptoi “gjuhën e Bllokut” dhe “preferencat e pathëna të Enverit”. Dhe pastaj me kohë ndryshoi, duke u ambientuar e duke përshtatur sjelljen, objektivat dhe karakterin e saj me to. Njohja e saj me Ramizin ndodhi gjatë luftës, në Konferencën e Rinisë Komuniste Antifashiste që u zhvillua në Helmës të Skraparit. Ramizi ishte një ndër organizatorët lokalë të saj. Pas takimit të parë aty, do të fillonte një bashkëpunim i ngushtë e i gjatë i të dyve në sektorin e rinisë e të ideologjisë. Bashkëpunim miqësor, moralisht korrekt, thjesht si dy kolegë në një front pune të përbashkët.

Veprimtarinë me rininë komuniste Nexhmija e pati filluar që në bankat e shkollës së mesme. Në ato vite të adoleshencës, të viteve shkollore dhe të rinisë së hershme, Nexhmija kishte qenë “vajzë e mbarë”, e moralshme, thuajse “engjëllore”. Por, kur u përfshi në rezistencën antifashiste të komunistëve në ilegalitet dhe u njoh, fshihej e lëviznin të dy në muzg, mbi të njëjtën biçikletë me Enver Hoxhën dhe flinin në shtëpi simpatizantësh. Vështruar retrospektivisht, në sytë e opinionit tradicional konservator ajo i theu tabutë e sjelljeve të vajzave të “ndershme” të asaj kohe.

Pas rënies së regjimit komunist është përfolur herë si aludim i hamendësuar e herë i shprehur me tendenciozitet (pa fakte apo dëshmi të verifikueshme) një “lidhje shpirtërore” apo diçka më tepër se aq e Nexhmijes në rininë e hershme të saj me Qemal Stafën. Ky aludim bëhej gjithsesi për kohën para lidhjes së saj definitive me Enverin.

Askush nuk është shprehur qartë e i sigurt se çfarë mund të ishte ajo marrëdhënie e supozuar: ndjenjë e vërtetë, flirt kalimtar, dashuri platonike, simpati vajzërore e adoleshencës, apo miqësi puritane romantike, pa qëllim të “keq”, siç predikonin asokohe militantët e parë komunistë? Cilado prej tyre të ketë qenë e vërtetë, e parë sot, qoftë edhe me syrin e moralistit më fanatik, asnjëra nuk përbën çudi, as blasfemi, kur flitet për një vajzë që atëherë ishte vetëm 17 vjeçe.

Interesi për atë marrëdhënie u zgjua në kushtet kur u përhap një mjegullnajë në periudhën postkomuniste, e cila, nisur nga mllefi, mbështolli tërë bëmat, fajet duke mbjellë mallkim për regjimin e mëparshëm, e veçanërisht për Enverin. Në këtë kontekst u përhap edhe akuza intriguese sikur vrasja dhe eliminimi i Qemalit nga skena partiake e politike nuk ishte spontane, por një akt i fshehtë pabesie, i organizuar prej Enverit, për arsye rivaliteti në karrierën politike, por dhe prej “xhelozisë mashkullore” ndaj tij.

Vetë Nexhmija i ka hedhur poshtë publikisht me vendosmëri të tilla aludime. Ajo ka folur e shkruar hapur, pa komplekse për miqësinë e simpatinë, si dhe vlerësimet e larta, superlative, të saj për Qemalin. Dhe e ka shprehur versionin e vërtetë që ajo beson si shkak të vrasjes së tij, si dhe për dhembjen që ndjeu dhe ndau natyrshëm, bashkë me Enverin, pasi mësuan të dy lajmin e kobshëm të humbjes së këtij shoku e miku të mirë e të shtrenjtë të tyre.

Duke e shpallur më vonë datën 5 maj 1942, ditën e vrasjes së Qemalit (dhe jo atë të Vojo Kushit, që ishte shumë më heroike me gjoksin mbi tank!) si ditën përkujtimore për të gjithë dëshmorët, ata të dy mbase deshën të dëshmonin vlerësimin e tyre të veçantë për të.

Qemali, siç e përshkruan Nexhmija dhe ata që e patën njohur, ishte djalosh i ri përparimtar, pa paragjykime, me kulturë të gjerë, organizator dinamik, orator e letrar i talentuar dhe me karakter të çiltër e të vendosur. Ai pat besuar thellësisht në ideologjinë komuniste. “Po. Jam komunist dhe jam krenar për këtë. Sepse vetëm komunizmi do ta shpëtojë botën nga mjerimi i sotëm”, ishte shprehur haptas e trimërisht ai në gjyqin e grupit komunist të Shkodrës, përpara se të themelohej Partia jonë Komuniste, teksa i kishte duart të mbërthyera në pranga.

Natyrisht, është e pamundur dhe pa ndonjë vlerë të madhe “zbulimi” pas kaq shumë kohësh i ndjenjave që patën apo fshehën në zemrat e tyre për njëri-tjetrin, pas njohjes së tyre të parë, dy të rinjtë Qemal dhe Nexhmije. Por nuk është krejt e pamundur dhe e pajustifikuar të përfytyrohet një romancë idealistike apo platonike “rozë”, e përjetuar heshturazi mes tyre. Aq më tepër që kjo thuhej se kish ndodhur përpara se Nexhmija të njihej e të lidhej me Enverin. Janë disa elemente të rrëfyera nga vetë Nexhmija që marrin domethënie në këtë kontekst.

Qemali ishte, siç është pohuar edhe nga Nexhmija, i pari që e zbuloi dhe e tërhoqi atë si militante në radhët e të rinjve që besonin në ideologjinë komuniste e revolucionare që në vitin 1937, kur ajo ishte nxënëse në moshën 16-vjeçare. Kjo ndodhi 4-5 vite para themelimit të Partisë Komuniste dhe njohjes së saj me Enverin. Në “Celulën e shoqeve” që Qemali, si anëtar i Grupit komunist të Shkodrës, pat krijuar në Institutin Pedagogjik Femëror të Tiranës, ku bënin pjesë Liri Gega, Fiqirete Sanxhaktari (Shehu), Drita Kosturi dhe Nexhmija, ishte pikërisht kjo e fundit që Qemali veçoi dhe zgjodhi për ta aktivizuar dhe informuar më hollësisht. Përse vallë? Sepse ishte më e vendosura e më inteligjentja? Apo më tërheqëse, më e pashme e më e ëmbël sesa të tjerat? Mundet edhe për brishtësinë e saj, për të cilën Qemali vetë do e quante më pas “Delikatja”!!

Takimi i parë mes tyre, siç është i përshkruar në kujtimet e Nexhmijes, u krye në fshehtësi në verën e vitit 1937, katër vite para themelimit të Partisë Komuniste, në një vilë private të Tiranës, në rrugën që tani mban emrin “Qemal Stafa”. Portën ia hapi vetë Qemali. Nuk kishte njerëz të tjerë aty. Të zotët e shtëpisë, rastësisht a qëllimisht, kishin ikur atë ditë. Qemali ishte atë vit 17 vjeç. Djalosh i gjallë, i sigurt. Ajo 16. Vajzë adoleshente ëndërrimtare, kurioze dhe e turpshme. Në dhomën ku qëndruan ajo u ul në një minder. Qemali në një karrige përballë saj. Si dy pëllumba që këqyrnin njëri-tjetrin. “Pëllumbi me syze” nisi gugatjen. Jo për paqen, por për luftën. Tjetra dëgjonte e ndrojtur. Kështu filloi edukimi teorik marksist i Nexhmije Xhuglinit. Mundet që seanca e asaj dite gushti të vitit 1937 të ketë qenë e para dhe më e veçanta për edukimin marksist që do të zhvillohej në Shqipëri. “Mësuesi” dhe nxënësja e vetme në atë “klasë” kishin vetëm një vit diferencë moshore!

Macja e shtëpisë, e mbetur pa të zotët, kurioze për çiftin, kërceu dhe u ul në prehrin e vajzës. Ajo instinktivisht e përkëdheli. Por “mësuesi marksist” përballë i tërhoqi rreptë vërejtje nxënëses, duke nënkuptuar që ta linte macen dhe të vazhdonte të dëgjonte teorinë, sloganet dhe instruksionet komuniste për transformimin revolucionar të botës. Në fund të bisedës Nexhmije Xhuglini do të quhej tashmë “shoqe e re e edukuar komuniste”. Më pas, ndonëse banore e Tiranës, ajo do të anëtarësohej, pa e ditur as ajo vetë pse, jo në Grupin komunist të Tiranës, por në atë të Shkodrës, ku një ndër militantët kryesorë ishte pikërisht Qemali.

Më 8 nëntor 1941, siç dihet, u formua ilegalisht në Tiranë Partia Komuniste Shqiptare. Dy javë pas saj, më 23 nëntor 1941, në një rrugicë tiranase, në shtëpinë e kosovares Bije Vokshi, u themelua edhe Organizata e Rinisë Antifashiste Shqiptare. Falë propozimit të Qemalit, Nexhmija ishte e para dhe e vetmja vajzë apo “shoqe militante”, mes 14 delegatëve burra, si bashkëthemeluese e kësaj organizate rinore. Ajo u zgjodh edhe në kryesinë e saj, si përfaqësuese e të gjitha të rejave dhe grave shqiptare. Aty Nexhmije Xhuglini pa dhe u takua për herë të parë edhe me Enver Hoxhën. Ai kishte ardhur si i deleguar i Partisë Komuniste Shqiptare. Që nga ajo ditë, fati i Nexhmijes do të ndryshonte e do të merrte përgjithmonë rrugë tjetër. Marrëdhënia e saj me Enverin, imponues nga imazhi, oratoria dhe pamja fizike, u zhvillua në mënyrë të vrullshme e të pandalshme.

Ndërkohë, miqësia e saj me Qemalin vazhdoi, në dukje po aq korrekte shoqërore si më parë, por rrethanat ndryshuan. Qemali u fejua me Drita Kosturin, njërën nga ish-shoqet e saj të celulës së shkollës. A ishte dhe a mbeti gjithë kohën miqësia mes Qemalit dhe Nexhmijes vetëm miqësi? “Miqësia, shkruan Gregoire Delacourt në librin ‘Lista e dëshirave të mia’, mund të shndërrohet në dashuri. Por dashuria kurrsesi jo në miqësi.”

Ndoshta për këtë nuk arritën ta dinin të vërtetën as ata vetë. Por në librin e kujtimeve të Nexhmijes për atë periudhë, mes rreshtave ndihet me takt të hollë një farë zhgënjimi si pengmbetje, një dhembje, keqardhje shpirtërore miqësore (apo një lloj xhelozie femërore a shoqërore?) për zgjedhjen, sipas saj jo të qëlluar që bëri Qemali në fejesën e tij. Ajo fejesë ndodhi pasi ai vajti për studime në Itali, ku, siç shkruan ajo, “iu ngjit nga pas” edhe Drita Kosturi.

Nexhmija vetë, zakonisht mjaft e rezervuar në fjalorin e saj, e cilëson ish-shoqen e saj të shkollës dhe të celulës me tone jo admiruese, madje disi të ashpra, si “revolucionare anarkiste”. “E çiltër, por jo aq e ekuilibruar.” “E parregullt në mbajtjen e vetes.” E thënë më haptazi, “jo e denjë për Qemalin”. Për ta mbështetur edhe më tej pakënaqësinë e saj, ajo citon fjalët që i paska thënë Qemalit Bije Vokshi: “Mor bir, ç’a t’u desh me u përzi me atë çikë?”.

Enigma e shkuesive

Ka pak interes për të ditur nëse pati apo jo nuanca rozë në miqësinë e hershme mes Nexhmijes e Qemalit. Sido të ketë qenë, ajo nuk e cenoi aspak integritetin moral, as sinqeritetin dhe korrektësinë e saj në dashurinë e jetës së saj, atë me Enverin.

Diçka tjetër, që mund të ketë më tepër interes, është ajo që Nexhmija ka evidencuar si pa dashur në rrëfimet e saj për fejesën e Qemalit. Ajo ka të bëjë me mënyrën sesi stiseshin fejesat dhe martesat mes militantëve tanë të parë komunistë. Në përpjekjen për ta shpjeguar misterin me të cilën Drita Kosturi mundi ta “magjepste e ta bënte për vete” Qemalin, Nexhmija, në kujtimet e shkruara, tregon një element tronditës të keqpërdorimit e sakrifikimit të detyruar të ndjenjave njerëzore e të integritetit të militantëve të rinj komunistë “në shërbim gjoja të revolucionit, të kauzës komuniste dhe të interesave të partisë”.

“Ndoshta Qemali nuk ishte çliruar, shkruan ajo, nga forca e disiplinës si militant komunist, nga ai mentalitet i gabuar i grupit, që në emër të interesave të punës sonë ilegale për të krijuar baza komuniste ‘sajonte martesa’. Kështu me këtë mentalitet, vazhdon më tej Nexhmija, u martuan Zylfie Tomini me Xhemal Canin, që hapën pastaj shtëpinë ku u formua Partia Komuniste. Gjystina me Zef Ndojen, që hapën si bazë shtëpinë, e cila u bë baza e dytë e Komitetit Qendror provizor dhe ku u vendos arkivi i partisë. Po kështu u martuan Selfixhe Ciu me Xhemal Brojën, që hapën si bazë shtëpinë në Shkodër”.

Një martesë të tillë “për interesat e partisë me dikë të cilit nuk ia thotë emrin, ajo pohon se ia patën propozuar edhe asaj, por që e kishte refuzuar vendosmërisht. Më pas, kur Nexhmija pati krijuar lidhjen me Enverin dhe i tregoi atij për këtë propozim të përçudnuar, ai i dha asaj të drejtë”. “Sa mirë ua ke bërë”, i tha ai. Mirëpo a nuk do të thotë ky fakt se ajo veprimtari monstruoze komandohej nga dikush tjetër, pa dijeninë dhe miratimin e Enverit? Pra, lind një enigmë e pasqaruar me hollësi deri tash. Kush e paskej ditur dhe paracaktuar se ku dhe kur do të themelohej Partia Komuniste, për të cilën qenka sajuar dhe realizuar që më parë martesa “patriotike” e “militantëve Zylfije me Xhemalin”, të cilët pastaj do ta ofronin shtëpinë e tyre për këtë eveniment historik? Kush paskësh qenë ky i “fuqishëm” i fshehtë, me mendësi të tillë që sajonte martesa gjoja në interes të lëvizjes e të Partisë dhe planifikonte ngjarjet që do të ndodhnin në të, pa njoftuar liderët shqiptarë në krye të saj?

Kush i seleksionoi, kush i lajmëroi dhe ua organizoi udhëtimin, vendtakimin e delegatëve, rojet, programin paraprak të mbledhjes themeluese, kateringun e kancelarinë e domosdoshme në kushtet ilegale të okupacionit dhe pa mjete komunikimi? Edhe në ditët e sotme, kur disponohen mjete moderne të shtypit, elektronikës, transportit dhe telekomunikimit, është tejet e vështirë të organizohen me vullnetarizëm individual evente të tilla.

Kush e zgjodhi shtëpinë e nipave të kosovares Bije Vokshi në Tiranë, për të themeluar Organizatën e Rinisë Komuniste? Pse pikërisht ajo dhe jo një shtëpi tjetër tiranase? Kush dhe si siguroheshin teknika, mjetet e kamuflazhit me kostume e kapele aristokrate, biçikleta, syze, pasaporta false, pajtonë e mjete të tjera konspirative, me të cilët lëviznin të maskuar ilegalët e parë komunistë? A mund t’i realizonte të gjitha këto vetë Partia Komuniste, ende e pakrijuar apo e sapokrijuar, por pa burime logjistike e financiare? A mund të realizoheshin të gjitha këto nën hundën e okupatorit kaq thjesht, kaq lehtësisht apo spontanisht, vetëm nga amatorët militantë të ditëve të para?

Mos vallë diçka është mbajtur e fshehur dhe fshirë më pas qëllimisht në historikun e lëvizjes dhe të Partisë sonë Komuniste? Mos vallë mbështetja organizative në prapaskenë nga ana e Partisë Komuniste Jugosllave të atëhershme (për hir të interesave të saj) ka qenë më e hershme, më e gjerë, më e koordinuar profesionalisht e materialisht sesa ajo çka është pohuar deri sot vetëm si prani “rastësore” e Miladin Popoviçit dhe Dushan Mugoshës në mbledhjen themeluese të 8 nëntorit? Mendja të shkon te ky i fundit, edhe për lidhjen e pastaj martesën e Mehmet Shehut me Fiqirete Sanxhaktarin, atëherë të dy në shtabin komandues të Brigadës së Parë, ku “këshilltar” i pandarë pranë tyre në atë brigadë qe pikërisht Dushan Mugosha. Apo për divorcin misterioz të Hysni Kapos me gruan e parë, me të cilën kishte edhe një djalë, të kryer në heshtje, dhe martesën e tij, fill pas Çlirimit të vendit, me Vito Kondin, ish-sekretaren e Shtabit e personalisht të Enverit.

Mos vallë Mugosha, “këshilltari” politik serb, që e fliste mirë shqipen, pati mision, përveç procesit të formimit të Partisë Komuniste edhe atë të krijimit të arkitekturës udhëheqëse të saj me persona të njohur nga afër dhe të besueshëm të tij? Po t’iu referohesh letrave që i kanë dërguar Dushan Mugoshës, me pseudonim Sali Murati, në shkurt 1944 kur ai u larguar nga Shqipëria, qoftë Enveri, Mehmeti, Nexhmija, Fiqiretja e Nako Spiro etj., duket qartë se ata ndiheshin tepër mirënjohës dhe të obliguar, duke u shprehur me superlativa ndaj tij për “ndihmë në mësimet dhe kontributin” që ai kishte dhënë në vitet që qëndroi i komanduar nga Tito te ne, si për themelimin e Partisë Komuniste, ashtu dhe më pas, për organizimin e saj dhe më vonë krijimin e njësive të armatosura partizane, ku ndër më të shquarat prej tyre ishte Brigada e Parë, në shtabin e së cilës Mugosha ishte këshilltari kryesor.

Enveri dhe Nexhmija, Mehmeti dhe Fiqiretja i shkruan atij në ikje, secili letër më vete, me kaq dashuri dhe falënderime maksimale sa të bën të besosh se ai ka luajtur rol esencial jo vetëm për themelimin e partisë, por edhe në rrjedhën e jetës personale e ndoshta edhe atë familjare të tyre. “Para se të vije ti, i shkruante Mehmeti, ne nuk ishim parti, por ishim një grumbull bashibozukësh, ishim një turli zarzavatesh të hidhura.” Në një letër tjetër, Mehmeti i thotë: “Pas ikjes tënde, ne ndihemi jetimë”.

Mos vallë këta “të plotfuqishëm misteriozë miq a misionarë të huaj” përveç çifteve që përmend Nexhmija, planifikuan (fshehtas edhe nga të dy protagonistët) edhe njohjen e pastaj lidhjen martesore të Mehmetit me Fiqireten, madje edhe martesën e Enverit e Nexhmijes, në kuadrin e planeve titiste të pas luftës për krijimin e Republikës së Shtatë Jugosllave në Kosovë dhe në Shqipëri? Lidhja Enver – Nexhmije mos u planifikua nga misionarët jugosllavë si urë Shqipëri – Kosovë dhe Jug – Veri, që ishin të dyja të rëndësishme në planet e organizimit të rezistencës antifashiste te ne?

Pavarësisht nga rrethanat apo planet që mund të jenë kurdisur pas shpinës së tyre, lidhja mes Enverit dhe Nexhmijes u provua se, në të vërtetë, pati në themel një dashuri të shëndetshme, të natyrshme e të sinqertë. Ajo u zhvillua dhe rrodhi në vite si në një qiell pa re. Në harmoni e çiltërsi të admirueshme nga të dy. Pa konflikte, pa dredhi, pa dyshime e mosmarrëveshje nga të dy. Sepse dashuria, siç thotë Andre Maurois, përballon më lehtë mallin dhe vdekjen sesa dyshimin dhe tradhtinë.

Por ëndrrat dhe entuziazmi vajzëror i Nexhmijes në vitet kur do të përfshihej, bashkë me Ramizin, në forcimin e rinisë komuniste dhe edukimin e saj me dëshirën e zjarrtë për një botë të re, pa shfrytëzim, me barazi e begati për të gjithë, dalëngadalë u pakën e u shuan gjatë viteve, kur fati e vuri Nexhmijen pranë majës së pushtetit, përkrah Enverit, si bashkëpunëtore, bashkëshorte dhe nëna e fëmijëve të tij. Ajo nuk mund ta dinte asokohe se mbajtja e pushtetit ishte shumë më e vështirë sesa fitimi i tij.

Martesë partizane

Vajza që ishte emocionuar dikur nga libri i Haki Skërmillit “Sikur të isha djalë” u martua me Enver Hoxhën, por nuk u shpall “Shoqja e Parë e Shqipërisë”. Ajo nuk u bë nuse me fustan të bardhë dhe as vello. As me tualet dhe grim. Dhe Enveri nuk iu ul në gjunjë me papion në qafë e me unazën në dorë kur i propozoi martesën.

Nuk pati salltanet, as shkëlqim të tillë në martesën e Enverit me Nexhmijen. Çifti atë ditë nuk u filmua dhe nuk bëri as fotografi. Ceremonitë martesore pompoze, revolucionarët i quanin rit borgjez. Madje, siç e kujton Nexhmija, edhe propozimi që i pat bërë Enveri për martesë qe prozaik, pragmatik, pa ngjyra e nuancë romantike. Megjithatë, të dyja këto martesa historike elitare patën disa ngjashmëri. Të dy çiftet kishin diferenca jo të vogla në moshë mes dhëndurëve dhe nuseve: Zogu ishte 20 vjet më i madh se Geraldina dhe Enveri 13 vjet më i madh se Nexhmija.

Të dy çiftet ishin fizikisht të pashëm. Geraldina për bukurinë ishte quajtur “Trëndafili i bardhë i Budapestit” dhe, sipas revistës “The Richest”, të vitit 2014, renditej si mbretëresha e pestë më e bukur në historinë e martesave mbretërore.

Nexhmija, edhe pse pa gjerdanë e zbukurime, nuk binte më poshtë për nga bukuria natyrale, freskia dhe ëmbëlsia femërore. Ajo binte në sy për hijeshinë dhe feminilitetin e saj “bio”. Në takimet e dikurshme me udhëheqësit e kampit socialist, kur ndodhte që shoqëronte Enverin, ajo, ndonëse pa bizhu, e pagrimuar apo kuruar në mënyrë të posaçme, tërhiqte vëmendjen dhe merrte shumë komplimente, si më e hijshmja mes grave të tjera aty.

Të dy dhëndurët ishin trupgjatë, të pashëm, burrërorë, por vetëm Ahmet Zogu mbante mustaqe. Të dy e pinin rëndshëm duhanin, çka në atë kohë konsiderohej tipar i burrërisë. Enveri pinte 60-80 cigare në ditë, ndërsa Zogu ia kalonte, pasi konsumonte rreth 200. E përbashkët tjetër ishte se kur u martuan të dy qenë djem të vetëm, të dy vazhduan, në stil tradicional, të bashkëjetonin edhe pas martesës me nënat e tyre, për sa kohë ato qenë gjallë (të dyja mjaft inteligjente dhe influente,) si edhe me motra të pamartuara në shtëpi. Të dyja martesat u bënë në data simbolike. Ajo e Zogut me Konteshën Geraldinë Appony më 27 prill 1938, një koincidencë kjo me datën 27 prill 1451, në të cilën u krye martesa e Skënderbeut me Donikën e Arianitëve.

Martesa e Enverit me Nexhmijen u bë më 1 janar 1945, ditën e vitit të ri, duke e përdorur si simbol për një jetë të re që do të niste në Shqipërinë e sapoçliruar nga pushtuesit. Ajo që i bënte të ndryshme këto martesa ishte se e Zogut nisi fillimisht me mblesëri, në kuadrin e planeve dhe interesave pragmatiste të mbretërisë, por që evoluoi më pas natyrshëm edhe ajo duke u shndërruar në lidhje afektive dhe me qëndrueshmëri në kohë. Ndërkohë, ajo e Enverit me Nexhmijen ishte martesë me dashuri dhe rrodhi gjatë 40 viteve si lidhje e fortë ndjenjash dashurie dhe mbeti e konsoliduar nga të dy.

Në ditën e martesës, në mungesë të veturës apo limuzinës, Nexhmijen, nuse pa vello, pa kurorë dhe pa unazë, e solli në vilën e caktuar nga partia për çiftin një pajton. Vila ndodhet në territorin e Bllokut, në rrugën që sot mban emrin “Ismail Qemali”. Ajo ishte pronë e një ish-biznesmeni italian, e sekuestruar dhe e shtetëzuar nga pushteti i ri komunist. Aty, Nexhmija me të shoqin dhe tre fëmijët që do të lindnin gjatë viteve do të banonte 30 vjet, deri në vitin 1974, kur u shtua ngjitur me të një vilë e re dykatëshe. Nuk u shpall tri ditë festë kombëtare dhe as u krijua ndonjë seri e re pullash postare me portretin e saj apo të çiftit të ri elitar. Kjo pat ndodhur në martesën e mbretit Zog me Geraldinën. Pas kësaj, Nexhmija u mbyll në kuvlinë e Bllokut dhe brenda korridoreve e zyrave të Komitetit Qendror të Partisë, të angazhuar së bashku me veprimtarinë e agjitpropit dhe ideologjisë së partisë.

Gjatë luftës, edhe ajo pati pak ose aspak kontakt me armët në përpjekjet dhe betejat partizane. Nuk dihet nëse e përdori ndonjëherë në luftë pushkën apo revolverin. Me sa ka treguar ajo vetë, ka shtirë vetëm një herë me pushkë, sa për ta provuar shenjën në ditët e Konferencës së Pezës, ku ajo ishte sekretare dhe e vetmja femër mes delegatëve. Nexhmija nuk mori plagë, as nuk derdhi djersë më pas në kantieret e vendit dhe as nuk preku nga afër anën tjetër të fshehur e të hidhur të realitetit të ri shqiptar. /Gazeta Liberale / KultPlus.com

Ai donte vdekjen, Ajo veç jetën desh…

William Shakespeare

Ai desh vdekjen dhe premtimet e saj të zbehta,

Në jetën pa shpresë të një djaloshi në përgjërim,

Ai desh të vdiste, të ndahej veç prej hidhërimit,

Të harronte ditët e netët plot dhimbje e trishtim.

Ajo jetën desh ta gëzonte plot zjarr e harrim,

Donte njerëzit dhe vitet që shkonin plot gëzim,

Qe dhurate prej qiellit e qeshur plot gajret,

Lule e pavyshkur në daç në shi a erë me tërbim.

Por një ditë prej ditësh gjithçka ndryshoi rrjedhë,

Dashuria keq i përfshiu dhe nuk ditën a benë mirë,

Se ajo shumë donte jetën e ai vdekjen fort e desh,

Cili nga të dy nga kjo betejë më i fortë do dil ?

Duheshin aq shumë sa çdo gjë do sakrifikonin,

Çdo gjë përreth familje e miq gati të mohonin,

Gjithçka për tu dashur se ajo qe pasuri e tyre,

Por ajo desh jetën te gëzonte e ai vdekjen desh …

Sa të ndryshëm po aq edhe të afërt në gjithçka,

Për dashurinë e çmendur mes tyre merreshin vesh,

Por njeri veç për vdekjen ëndërronte të ikte fluturim,

E tjetra të jetonte me të desh, pa brenga e hidhërim.

Por historia ka një fund : të ndaheshin me shtrëngim,

Ata që kishin premtuar besnikëri gjer në amshim,

E sot në dhimbje e torturë djaloshi jetën po e shkon,

Nga që vajza për të në qiell lart ka shkuar fluturim …

Ai donte vdekjen, ajo jetën veç desh,

Ai për të jetoi, ajo për të dha shpirt …