Një ndër fotografët më të famshëm amerikanë, Steve McCurry, kishte realizuar një fotografi të bërë në Kosovë.
Fotografia është shumë e rrallë dhe diçka si kjo nuk kemi parë shpesh në vendin tonë.
Në atë fotografi janë disa krushq, por përshtypje bën flamuri i cili ishte “zyrtari” i shqiptarëve në Jugosllavi – me një yll.
Foto është realizuar në vitin 1989.
“Një person valëvit flamurin e minoritetit shqiptar të Kosovës rrugës për në dasmë. Kosovë, ish-Jugosllavi, 1989”, thuhet në përshkrimin e fotos./ KultPlus.com
