Regjisori amerikan David Fincher, sot feston 61 vjetorin e lindjes. Ai lindi më 10 maj 1962 në Denver, Colorado. Është regjisor, producent filmi dhe aktor amerikan.
Ai filloi në vitin 1980 si animator te kompania Industrial Light and Magic, ku punoi 4 vjet. Ndërsa në vitin 1986, së bashku me disa regjisorë të tjerë e themeloi firmën për prodhimin e filmave Propaganda Films. Fincher xhiroi në atë kohë edhe video për artistët si Michael Jackson, Madonna, George Michael, Aerosmith ose Rolling Stones. Përveç videove ai prodhoi ai edhe klipe reklamash.
Në vitin 1992, ai filloi xhirimet me filmin “Alien”. Ky film nuk mori kritika të mira duke u bërë dështim për box office/kino. Nga ky dështim u „shfajësua“ disa vite më vonë, kur doli se në çfarë kushtesh katastrofike u prodhua filmi.
Filmi i tij „Seven”, tre vite më vonë mundi t’i bindte të tjerët dhe të besonin tek aftësitë e David Fincher. Filmi ka qenë shumë i suksesshëm. Filmat e tij të tjerë janë: The Game dhe Fight Club, të cilët ishin të suksesshëm dhe morën kritika të mira./KultPlus.com
Davidi në sheshin Piazza della Signoria po dëmtohej shumë, ndaj lindi nevoja e përnjëhertë të përgatitej një vend më i përshtatshëm në ambiente të mbyllura. Davidi, që mbante mbi supe peshën e shekujve, duhej të vihej nën mbrojte nga shirat, dielli dhe thëllimi.
U vendos që të zëvendësohej me një kopje bronzi shumë besnike me origjinalin. Kjo është edhe arsyeja, se përse Clemente Papi guxoi të krijonte një model të dobët të Davidit në vitin 1847. Siç e dini, sot në vend të Davidit ndodhet një kopje e skalitur në mermer: florentinasit nuk donin që gjigandi të zëvendësohej nga një vepër me tjetër material.
Një vit më pas, Papi përdori modelin origjinal për të bërë një kokë bronzi. Aktualisht, gjithë gjurmët e kësaj pune kanë humbur. Në vitin 1853, i njëjti skulptor bëri kallëpin e parë prej allçie të gjithë fytyrës dhe në ditët e sotme mund ta admironi Davidin në Firence, në Gipsoteca të Istituto Statale d’Arte (Institutin Shtetëror të Artit). Nga i njëjti model, Papi krijoi një tjetër model derdhur në allçi në vitin 1856. Ja pra, kjo është vepra që sot gjendet në Muzeun “Victoria dhe Albert” në Londër, në seksionin kushtuar modeleve prej allçie.
Si arriti Davidi prej allçie, në Londër?
Ishte Duka i Madh i Toskanës, Leopoldi II i Habsburgut të Lorenës, që ia paraqiti modelin prej allçie Mbretëreshës Viktoria. Me të mbërritur në Londër, vepra ishte e destinuar për t’u vendosur në Muzeun e Kensingtonit të Jugut, tashmë Muzeu “Victoria dhe Albert”.
Mbretëreshën e shqetësoi pamja e penisit të skulpturës kryevepër dhe kërkoi menjëherë të sajohej diçka, për të mbuluar lakuriqësinë e Davidit. Është e qartë, se përmasat linin vend për “vërejtjen”. Për këtë arsye, iu kërkua skulptorit Domenico Brucciani, që të bënte një gjethe të madhe fiku për t’iu vendosur Davidit, vetëm në prani të mbretëreshës. Brucciani, në atë kohë mësues modelimi në Kolegjin Mbretëror të Artit, krijoi një gjethe fiku gjysmë metri prej allçie. Gjethja u vendos vetëm kur mbërriti mbretëresha në muze dhe u hoq për t’i lënë të dukshme të gjithë anatomitë e Davidit për vizitorët e tjerë. Gjethja e madhe vijon të jetë ende e dukshme në galerinë e kopjeve të allçisë të muzeut.
Restauruesja që shihni në foto është Johana Puisto dhe është përgjegjësja për ruajtjen e gjithë kopjeve në Muzeun “Victoria & Albert”. Para disa vitesh, ajo restauroi kopjen e Clemente Papit. / Konica.al / KultPlus.com