Paraqitja briliante e Bebe Rexha në MTV EMA Awards (VIDEO)

MTV EMA Awards janë duke u zhvilluar tani, derisa Rita Ora po e udhëheq këtë edicion, shkruan KultPlus.

Në një performancë magjike, Bebe Rexha së bashku me David Guetta, e ndezi gjithë skenën e atmosferën.

Bebe Rexha, është veshur nga Fjolla Nila, ndërsa grimin e saj e ka bërë grimerja Dafinë Neziri. /KultPlus.com

Bebe Rexha dhe David Geetta publikojnë videoklipin e “I’m Good Blue” (VIDEO)

Super yjet botërorë David Guetta dhe Bebe Rexha kanë publikuar videoklipin “I’m Good (Blue)” pas publikimit fillestar të këngës në gusht. Që atëherë, kënga ka grumbulluar mbi 250 milionë transmetime dhe vazhdon të rritet.

“I’m Good (Blue)” kombinon vokalin shpirtëror të Bebes me akordet euforike të pianos dhe energjinë infektive të kërcimit. Tashmë një goditje edhe në TikTok, tingulli ka grumbulluar 130,000 krijime totale dhe mbi 500 milionë shikime.

Rexha dhe Guetta fillimisht filluan të punojnë për këtë këngë pesë vjet më parë, dhe pasi gjeneruan bujë serioze në internet, ajo më në fund u bë gati për një publikim zyrtar. / KultPlus.com

Bebe Rexha dhe David Guetta me një tjetër sukses nga “I’m good (Blue)”, kënga zë vendin e parë si më e dëgjuara në botë

Kënga më e re nga artistja me famë botërore Bebe Rexha “I’m good (Blue)”, që vjen në bashkëpunim me DJ e njohur David Guetta, së fundmi ka shënuar një sukses tjetër në listat muzikore, shkruan KultPlus.

Kënga ka arritur që të qëndrojë disa javë e renditur lart në top-listat e kanaleve si Spotify, Apple Music, Shazam dhe iTunes.

Ndërkaq, në iTunes, kënga ka arritur që të renditet e para si kënga më e dëgjuar e momentit në botë.

“I’m good (Blue)”, lë prapa në vend të dytë këngën “As it was” nga Harry Styles” dhe këngën “Keep me Closer” nga Britney Spears dhe Elton John.

Kënga e artistes me origjinë shqiptare do të publikohet këto ditë edhe me videoklip, të cilin dyshja e xhiruan pak ditë më parë në Ibiza.

“I’m good (Blue)”, po ashtu ka qëndruar për disa javë rresht e para edhe në ‘Official Charts’, e cila është top-lista zyrtare e kalkulimeve të këngëve më të dëgjuara të momentit në Mbretërinë e Bashkuar. / KultPlus.com

Bebe Rexha publikon një sekuencë nga videoklipi i këngës “I’m good (Blue)” (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re “I’m good (Blue)”, në bashkëpunim me DJ-in e famshëm botëror David Gu’etta, shkruan KultPlus.

Kënga vjen si ripërpunim i këngës së famshme “Blue (Da Ba Dee)” të Eiffel 65 dhe tani numëron plot 3.4 milionë shikime në kanalin YouTube.

Pas publikimit të bashkëpunimit në shërbimet e transmetimit të këngëve, si: iTunes dhe Spotify, ata tashmë kanë paralajmëruar edhe ardhjen e videoklipit.

33-vjeçarja e ka publikuar një fragment të shkurtër të videoklipit muzikor, në të cilin shfaqet në një pishinë.

Në mbishkrimin e videos, Rexha ka treguar se videoklipi i këngës “I’m good (Blue)” do të publikohet më 16 shtator (e premte). / KultPlus.com

Bebe Rexha dhe David Guetta me një tjetër goditje, publikojnë ripërpunimin e këngës së famshme “Blue (Da Ba Dee)” (VIDEO)

Këngëtarja shqiptare Bebe Rexha, ka publikuar së fundmi këngën e saj më të re “I’m good (Blue)”, në bashkëpunim me DJ-in e famshëm botëror David Gu’etta.

Kënga vjen si ripërpunim i këngës së famshme “Blue (Da Ba Dee)” të Eiffel 65.

Ishte një rekord që përndryshe mund të ishte varrosur në arkiva, por me ndihmën e algoritmit të “TikTok”, kënga “I’m Good (Blue)” më në fund po sheh një publikim zyrtar, transmeton KultPlus.

“Ishte nostalgjike kur isha më e re, dëgjimi i këngës origjinale të Eiffel 65. Bashkëpunimi ynë erdhi natyrshëm për shkak se ishte thjesht një këngë argëtuese”, tha Rexha për Rolling Stone.

Vite më parë, bashkëpunëtorët e “Hey Mama” u bahkuan për të ripërpunuar këtë klasik të fillimit të shekullit.

Rexha komandon në qendër të vëmendjes me tekste ngritëse në frymën e kapjes së momentit. Nga ana e produksionit, Guetta sjell një ‘bassline’ të mprehtë në korin e kësaj kënge ikonike duke ruajtur cilësitë e këngës origjinale, që fillon me melodinë e saj të njohur menjëherë nga piano. / KultPlus.com

David Guetta shet këngët e tij për një shumë 9-shifrore

David Guetta, producent prapa hiteve si “Titanium”, “I Got A Feeling” dhe “Hey Mama”, i ka shitur katalogun e tij kompanisë Warner Music për një shumë prej nëntë shifrash.

Ylli francez bëri rreth 100 milion dollarë në marrëveshje, i cili gjithashtu mbulon regjistrimet e tij të ardhshme, i thanë burime BBC-së.

Guetta është një nga figurat më të mëdha në muzikën pop dhe vallëzim të shekullit 21.

52-vjeçari ka bashkëpunuar me këngëtarë të famshëm të tjerë, si Rihanna, Bruno Mars, Justin Bieber, Nicki Minaj, Sia, etj.

Ai e filloi karrierën si DJ në Paris dhe Ibiza, për t’u bërë në një nga më të famshmit në botë. / KultPlus.com

Rita Ora publikon një sekuencë nga kënga e re

Këngëtarja e famshme shqiptare, Rita Ora ka ndarë me artdashësit e saj sekuencë të këngës së saj në ardhje, shkruan KultPlus.

“Bang” quhet kënga e cila do të vie në bashkëpunim me David Guettan, Imanbek, Gunna dhe Khea.

Përderisa Ora ka ndarë një pjesë nga videoklipi i këngës, ajo do të shënojë rikthimin e saj artistik me publikimin e gjithsej 4 këngëve. / KultPlus.com

Rita Ora do të shënojë rikthimin në muzikë me këngë të reja

Rita Ora është duke iu rikthyer skenës muzikore për t’i gëzuar artdashësit e saj, shkruan KultPlus.

Në bashkëpunim me emra të njohur të skenës artistike, David Guetta, Gunna, Kthea dhe Imanbek, Ora do të sjell 4 projekte muzikore.

4 këngët e reja të Orës do të jenë një përzierje të kulturës moderne të muzikës pop, viteve 80-ta dhe 90-ta.

Lajmin për këngët të cilat do të lansohen më 12 shkurt, e bëri me dije Rita Ora nëpërmjet rrjeteve sociale. / KultPlus.com

Në prag të koncertit humanitar Guetta u kërkon fansave të vaksinohen kundër COVID-19

DJ i mirënjohur francez, David Guetta, ka thënë se shpreson se të gjithë do të marrin vaksinën kundër COVID-19.

Këto komente ai i ka bërë në prag të koncertit të tij jashtë Muzeut të Luvrit në Paris, i cili do të transmetohet në natën e Vitit të Ri.

Guetta, i cili është i njohur për bashkëpunimet e tij në më shumë se dy dekada me artistë si Akon, J Balvin, Nicki Minaj dhe Kelly Rowland, është duke mbledhur para për UNICEF-in dhe kompaninë franceze për bamirësi “Les Restos du Coeur”, që ofron ushqim dhe gatime për njerëzit në nevojë.

“Unë do të vaksinohem, dhe shpresoj se njerëzit do ta bëjnë atë gjithashtu sepse nuk shoh mënyrë tjetër për të dalë nga kjo situatë”, ka thënë Guetta për Reuters.

Franca, me mbi 2.4 milionë raste pozitive dhe mbi 64 mijë të vdekur, është njëri nga vendet më të goditura nga koronavirusi në Evropë.

Por, francezët janë në mesin e popujve me dyshimet më të mëdha rreth vaksinimit, me sondazhet që tregojnë se më pak se gjysma e popullatës synon që të vaksinohet kundër COVID-19.

Të dielën Franca ka nisur vaksinimin, së bashku me disa shtete të tjera të Bashkimit Evropian.

Guetta shpreson se më 2021 do të jetë fundi i pandemisë, dhe për një festë të madhe e të çmendur.

“Dua t’u them atyre (fansave të mi) se do të jemi dëshmitarë të njërës prej festave më të çmendura në jetën tonë, sepse në momentin që do të hapet, do të jetë e mahnitshme”, ka thënë ai.

Koncerti në Paris është pjesë e iniciativës bamirëse “United at Home”, të cilën DJ e ka lansuar në fillim të këtij viti.

Deri më tani ai ka performuar në dy koncerte bamirësie në vitin 2020, duke mbledhur 1.5 milionë dollarë./ KultPlus.com

Artistët shqiptarë dominojnë në “NRJ Music Awards”, nominohen në disa kategori

Eventi i madh i ndarjes së çmimeve të muzikës në Francë, “NRJ Music Awards” është gati për një edicion të ri.

Një ngjarje disi e veçantë duke pasur parasysh situatën aktuale që po kalon Franca dhe bota për shkak të pandemisë, por gjithsesi ceremonia do të shpërblejë artistët që ishin të suksesshëm gjatë vitit.

Për këtë edicion të vitit 2020, artistët e nominuar për NRJ Music Awards janë ndarë në 14 kategori, fituesit e të cilave do të njihen gjatë gjithë mbrëmjes.

Ditë më parë u bë e ditur se DJ Regard me prejardhje nga Kosova, ishte nominuar në kategorinë “DJ më i mirë i vitit”, krah emrave të njohur të muizkës elektronike si: Calvin Harris, David Guetta, DJ Snake, Kygo, Openbach dhe Robin Schulz.

Por pas nuk mbesin as këngëtaret shqiptare me famë ndërkombëtare: Dua Lipa dhe Ava Max, të cilat në këtë event janë nominuar në më shumë se një kategori.

Këngëtarja nga Shqipëria, Ava Max, konkurron për çmimet: “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”, dhe “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” për këngën e saj shumë të suksesshme ‘Kings and Queen’.

Ndërkohë, edhe Dua Lipa është e nonminuar në tri kategori sivjet në NRJ Music Awards, në dy prej të cilave gjendet në të njëjtën kategori me Ava Max-in.

Dua është nominuar për çmimet: “Artistja më e mirë ndërkombëtare e vitit”, “Kënga më e mirë ndërkombëtare e vitit” për këngën ‘Physical’ dhe “Klipi më i mirë i vitit” për klipin ‘Physical’./ KultPlus.com

Rita Ora bashkëpunon me David Guettan

Këngëtarja shqiptare me famë botërore, Rita Ora, ka bashkuar forcat me DJ-in David Guetta për të incizuar një projekt të ri.

Duke folur pas skene në “Capital FM Jingle Bell Ball”, DJ-i francez ka njoftuar se si do të bashkëpunojë me Orën.

“Sapo e kam parë Ritën dhe ajo më tha se duhet të punojmë bashkë e unë iu përgjigja se po. E dua atë. Kemi biseduar për shumë vjet. Një ditë do të ndodhë, sigurisht”, ka thënë ai, raporton “metro”.

50-vjeçari së fundmi ka bashkëpunuar me Sian e Anne-Marien, ndërsa Rita po shijon sukseset e “Let You Love Me”. /KultPlus.com

Bebe e David Guetta sërish me bashkëpunim

Bebe Rexha, këngëtarja e hitit “Meant To Be” e shumë hiteve tjera vazhdon të mbetet në mesin e këngëtarëve më me ndikim.

Ajo deri tash ka sjellë shumë hite e bashkëpunime, e që nuk ka të ndalur.

Së fundi në Instagram, ajo ka paralajmëruar se po sjellë edhe një bashkëpunim me David Guetta e J Balvin, këngë që titullohet “Say My Name”, e që do të jetë pjesë e albumit të David Guettas.

Për të dy ky nuk është bashkëpunimi i parë e as i fundit, sepse edhe më herët kanë sjellur një bashkëpunim “Hey mama”, që u publikua në vitin 2015 e që arriti mbi 1 miliardë klikime.

Dj francez, David Guetta njihet si njëri nga emrat më të njohur, e që gjurmë kanë lënë bashkëpunimet e tij si me Sia “Titanium”, që arriti mbi 850 milionë klikime, “She Wolf” mbi 497 milionë klikime, me Usher “Without You” që mblodhi 303 milionë klikime, e shumë hite tjera. N

dërkaq, projektin e tij të fundit e ka lansuar para 3 ditësh, bashkëpunim me Anne-Marie, që mbërriti mbi 2 milionë klikime./KultPlus.com