Artistja Fitore Berisha Alisdottir ka realizua një mural shumë domethënës që i dedikohet të gjitha grave dhe vajzave që u vranë nga burrat apo nga partnerët e tyre, përcjellë KultPlus.
Artistja bashkë me Qendrën Kosovare për Studime Gjinore e sjellin këtë mural për të ngritur vetëdijen e shoqërisë dhe institucioneve rreth dhunës ndaj grave. Murali u dedikohet viktimave të vrasjeve të grave (femicidit) dhe te dhunës me bazë gjinore.
Veprat e Artit të tilla janë një mënyrë e fuqishme për të bërë të dukshme çështjen e vrasjeve të grave, dhe për të sfiduar normat dhe stereotipat që e justifikojnë dhunën e që janë të rrënjosura thellë në sistemin patriarkal në Kosovë.
Qendra Kosovare për Studime Gjinore dhe artistja/piktorja Fitore Berisha shprehen se e kanë pa si të nevojshme që kryeqyteti i Kosovës të ketë një vepër arti, dedikuar grave qe kanë humbur jetën në mënyrë të dhunshme por edhe që vazhdojnë të jenë viktima të dhunës.
“Ky projekt synojë ta ngrisë vetëdijen për vrasjen e grave dhe të shërbejë si mjet për krijimin e një dialogu më të gjerë shoqëror rreth dhunës me bazë gjinore dhe vrasjes së grave.”
Projekti është mbështetur nga Komuna e Prishtinës dhe Ministria e Kulturës, Rinise dhe Sportit, UN Women. / KultPlus.com