Pse nuk është dekoruar ende Prishtina?

Prishtina kryeqyteti i Kosovës, nuk është dekoruar ende për festat e fundvitit. Arsyeja për një veprim të tillë është tenderi i fituar nga kompania dhe ankesa nga një kompani tjetër.

Çmimi prej 75 mijë euro i paraparë nga Komuna e Prishtinës është dhënë me çmim më të lirë tek një kompani. Një kompani private ka fituar tenderin për 54 mijë euro, çka ka shkaktuar reagim tek kompanitë e tjera që nuk kanë fituar.

Njëra nga kompanitë që nuk ka dal fituese është ankuar tek Organi Shqyrtues i Prokurorit, çka ka lënë qytetin ende të pa dekoruar.

Insajderi më herët ka publikuar shkrimin për shtatë komunat që kanë shpenzuar më së shumti për festën e fundvitit. Prishtina prin bindshëm si komuna më shpenzuese. 75 mijë euro janë përgatitur për t’u shpenzuar.

Adonis Tahiri nga Komuna e Prishtinës, për Insadjerin ka thënë se sapo të merret vendimi nga OSHP-ja do të fillon dekorimi i qytetit.

“Janë ndare 75.000 euro për dekorimin e shesheve të Kryeqyteti, meqë është shtuar edhe sheshi ‘Adem Jashari’. Por, tenderi është fituar me vlere me te ulet, për 54.000 euro. Meqë ka pas ankese nga një kompani tjetër, lënda është në Organin Shqyrtues te Prokurimit. Presim që OShP ta trajtoje sa me shpejte, në mënyrë që të mos ketë vonesa”, ka deklaruar Tahiri për Insajderin./KultPlus.com