Pjesë nga ditari i Musine Kokalarit: Harruam që ne i përkasim një të kaluare të ndritur demokratike 100 vjeçare

U treguan aq të vendosur, aq të palodhur, duke na mbajtur në burg, saqë persekutimi i pandërprerë dhe frika e kazmës varrosi solidaritetin demokratik.

Në një prej fletëve të ditarit të Musine Kokalarit mbajtur në vitin 1979-1980, shkrimtarja dhe intelektualja e kulluar artikulon një të vërtetë të hidhur.

Edhe pse në pak radhë, ajo arrin t’i bëjë një skaner metodologjisë mizore të regjimit, për të shkatërruar gjithë shtresën e intelektualëve dhe kundërshtarëve të regjimit.

Kokalari e sheh thelbin e suksesit të komunistëve jo te mençuria e tyre, por tek vendosmëria e tyre për të vijuar me çdo formë shtypjen, dhunën dhe persekutimin e gjatë e të pambarimtë ndaj kësaj shtrese kundërshtare, duke pritur me durim që ata ta braktisnin qëndresën një nga një.

Ja çfarë shkruan Kokalari në ditarin e saj:

“Një e vërtetë e hidhur! Sido që kemi qenë vërtet njerëz të mirë, mbaruam shumë keq. U shpartalluam dhe moralisht. Duke rënë në burg si shumica, në vend që t’u shmangeshim në heshtje, t’u linim udhë, shumica u kacafytën me informatorët. U dhamë shkas që duke na zënë në fyt, shumë prej nesh u kthyen vetë në informatorë, me premtimin se do të mërrnin një vend të mirë në jetën e lirë.
Këta nuk janë më të mençur se ne. Vetëm u treguan aq të vendosur, aq të palodhur duke na mbajtur në burg, saqë persekutimi i pandërprerë dhe frika e kazmës varrosi solidaritetin demokratik. Kështu të përçarë na shtrydhën, na shtypën dhe harruam që ne i përkasim një të kaluare të ndritur demokratike 100 vjeçare.
Por prapë këta, nga gjiri i tyre, megjithëse kanë kaluar 35 vjet pushtet, gjer më sot s’kam parë individualitet të formuar, veç ligësisë…”
KultPlus.com

‘Qysh thirret sistemi ku ta vjedhin votën e s’t’lanë me kajtë?’

Rock grupi unik në Kosovë, Troja, vite më parë kishte lansuar këngë “Demokraci”, një kritikë bërë demokracisë në vend dhe jo vetëm. Kjo këngë u shëndrrua në një hit dhe vazhdon ende të jetë shumë e dëgjuar edhe në ditët e sotme, shkruan KultPlus.

Ky grup është i njohur edhe për këngët tjera të cilat karakterizohen me një gjuhë herë ironike herë të drejtëpërdrejt, duke kritikuar fenomene të ndryshme në shoqërinë kosovare.

“Demokraci” mbetet një ndër këngët më eminente të frymës së këtij grupi muzikor të cilën e kanë shoqëruar me një spot të veçantë që fton për rebelim shoqëror.

Këtu keni tekstin e plotë të këngës bashkangjitur gjeni dhe videon e këngës:

Qysh thirret sistemi ku njerzt s’guxojnë me thanë atë që po menojnë?
Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku gazetartë s’guxojnë me kallxu ç’ka po ndodhë?
Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ligji vlen veç për ty?
Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku nuk ka hiq Demokraci?
Qysh thirret sistemi ku kriminelet e udhëheqin një shoqni?
Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku n’modë janë xhipat me xhama t’zi?
Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ta vjedhin votën e s’tlanë me kajtë?
Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku Demokracinë e kanë qu “te dajtë”?

O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hase keq “Sharra ne Gozhde”.
E ketë here fajin kujt me ia lanë?
Demokraci thirret sistemi ku njerëzit guxojnë me fole.
Demokraci thirret sistemi ku ligji vlen për krejt njësoj.
Demokraci thirret sistemi ku votën kërkush s’ ta vjedh.
Demokraci thirret sistemi ku njerëzit ma k’si kangë nuk knojnë.

O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hasë keq “Sharra në Gozhdë”.
E këtë herë fajin kujt me ia lanë? / KultPlus.com

O na ka hasë keq “Sharra në Gozhdë”, e këtë herë fajin kujt me ia lanë? (VIDEO)

Rock-grupi Troja në vitin 2014 protestoi përmes këngës “Demokraci”, shkruan KultPlus.

Kjo këngë e cila është e shoqëruar bashkë me videoklip e sjellë gjendjen aktuale në të cilën gjendet shoqëria kosovare. Ndonëse kanë kaluar gjashtë vite nga lansimi i këngës, shoqëria jonë vazhdon me të njëjtat probleme dhe pa ndryshime.

Më poshtë po ju sjellim tekstin dhe videon e kësaj këngë që mbetet aktuale edhe sot:

-Demokraci! Demokraci! Demokraci! Demokraci! …

Qysh thirret sistemi ku njerzt s’guxojnë me thanë atë që po menojnë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku gazetartë s’guxojnë me kallxu ç’ka po ndodhë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ligji vlen veç për ty?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku nuk ka hiq Demokraci?

Qysh thirret sistemi ku kriminelet e udhëheqin një shoqni?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku n’modë janë xhipat me xhama t’zi?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ta vjedhin votën e s’tlanë me kajtë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku Demokracinë e kanë qu “te dajtë”?

REF.
O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hase keq “Sharra ne Gozhde”.
E ketë here fajin kujt me ia lanë?

-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit guxojnë me fole.
-Demokraci thirret sistemi ku ligji vlen për krejt njësoj.
-Demokraci thirret sistemi ku votën kërkush s’ ta vjedh.
-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit ma k’si kangë nuk knojnë.

REF.
O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hasë keq “Sharra në Gozhdë”.
E këtë herë fajin kujt me ia lanë? / KultPlus.com

Demokracia

Nga: Hasnije Ilazi

“Jeta private dhe publike janë dy botë të ndryshme prej thelbit dhe respektimi i këtij ndryshimi është kusht sine qua non që njeriu të mund të jetojë si njeri i lirë”.106 Pa një ndarje të tillë të qartë, njeriu “nuk mund t’i përkasë më vetvetes; humbet statusin e individit”.107 Në demokracinë liberale, kjo çështje (e formalizuar edhe përmes raportit në mes të të drejtave individuale dhe së mirës të përgjithshme) do të jetë një nga më të debatuarit, së bashku me raportin e së drejtës (legjislativa demo kratike) me moralin (supozimit etik të demokracisë). Disa reflektime sugjerojnë mbi disavantazhet në demokracinë e sotme si influencuese për rrjedhat e ardhshme: Demokracia liberale krijon individë “anemikë”, mikro-klimatikë, të prirur ndaj një jete më të mirë personale, të vetëmjaftueshme, me mendje të hapur ndaj tjetrit dhe lirisë së tij, me çka arsyetojnë shmangie nga qytetaria aktive dhe kul tivojnë pasivitetin qytetar. “Anemia” e individëve shkakton pasojat “leukemike” për shoqërinë demokratike, meqe nëse dobëson fuqinë luftuese për çështjet nga interesi i përgjithshëm.

Përpjekja për t’i barazuar individët, të pabarabartë nga natyra dhe proceset shoqërore, përmes krijimit të mundësive të barabarta, duket një projekt i vështirë për t’u realizuar. Historia e njerëzimit ka treguar se prirjet e ngjashme (socializmi me tendenca për barazim të pabarazisë ekonomike) kanë rezultuar të dështuara në të kaluarën. Fukuyama thekson se demokracia liberale mund të shkatërrohet nga brendia e saj, shkaku i dëshirës fanatike për pranimin e barabartë. Tendenca për të mohuar çdo shfaqje të pranimit të pabarabartë, së shpejti do të ballafaqohej me kufijtë e vendosur nga vetë natyra.108

Demokracia moderne ekziston mbi baza utilitare, esenca e të cilave është “pezullimi i dallimit në mes të mirave morale dhe jo morale dhe bërja e të gjitha dëshirave njerëzore barabartë të vlefshme për t’u shqyrtuar.”109 Në esencë, unifikimi utilitar pranon pluralizmin e dobive të përbash këta dhe atyre personale, me çfarë e zhduk vijën ndarëse në mes të vlerës dhe jo vlerës duke e drejtuar shoqërinë nga kaosi vleror.
Rritja e fuqisë individuale në kuptimin e vendosjes për vete, nuk e zvogëlon ndjenjën e pafuqisë në raport me procese për të cilat individi është i vetëdijshëm se nuk mund t’i kontrollojë. Çfarë domethënie ka pastaj (siç me të drejtë pyet Tocqueville) të thuhet se njerëzit në sisteme të tilla janë bërë zotërinjtë e vetvetes?110

Shoqëritë moderne demokratike dominohen nga, siç i quan Taylor-i, botëkuptime instrumentaliste dhe atomiste, të cilat kërcënojnë kushtet që do të duhej ta siguronin shëndetin e shoqërive moderne vetëqeverisëse (identifikimin e qytetarëve me institucionet publike dhe mënyrën politike të jetës, decentralizimin e pushtetit, etj.). Një shoqëri e tillë, “shoqëria e njerëzve që vetëpërmbushen, përkatësitë e të cilëve gjithnjë e më tepër shihen si revokuese, nuk mund ta sigurojë qëndrueshmërinë e identifikimit të fuqishëm me komunitetin politik e cila i nevojitet lirisë publike.”111 Në esencë, shoqëritë moderne [demokratike] paraqesin një botë për të cilën Taylor-i flet si për botën e raporteve të ndryshueshme, humbjes së përmbajtjes, zbehjes së lidhjeve dhe sipërfaqshmërisë në rritje të gjërave.112

Një nga parimet burimore të demokracisë antike, sundimi i shumicës, në kohën moderne ka kaluar metamorfozën e demokracisë së përfaqësuar; tani sundon një pakicë zgjedhur nga shumica e përqindjes së të dalurve në votim (“agjentët e popullit nuk janë dhe nuk mund të jenë përfaqësuesit e popullit”113). Legjitimiteti i përfaqësimit si formë emokratike është në shënjestër të kritikave, pasi prodhon koalicione resash të grupeve që u paraprijnë interesavetë qytetarëve. Këto koalicione mund të identifikohen me atë që Rousseau quan “asociacione”, vullneti i të cilave bëhet i përgjithshëm në raport me anëtarët e vet, dhe individual në raport me shtetin”. Prandaj, realisht ndodh se “nuk ka votues sa janë njerëz [individë], por vetëm aq sa janë asociacione“.114 Fjalët e Roussea-s duken profetike: “Nëse nuk ka asnjë pikë në të cilën pajtohen të gjitha interesat, asnjë shoqëri nuk mund të ekzistojë.”115

Paralelisht me paragrafin e mëparshëm, shqetësimi kalon në alarm kur mendohet niveli i (vetë)vetëdijes maniulative të popullsisë që përfaqësohet në disa sisteme demokratike. Në shoqëritë me demokracinë e pakonsoliduar, pakica vendimmarrëse zgjedh rëndom masa jokritike dhe qytetarët gjysmë të arsimuar. Në këto rrethana pakica e zgjedhur vendimmarrëse legjitimon lehtë veprime të bazuara në vull netin e vet që kontrabandohet si vullnet i përgjithshëm. Hipokrizia “demokratike” pasqyron edhe “shfaqjen e një fenomeni të heshtur të ri, i cili në botën moderne pothuajse është banalizuar: mobilizimin e lëvizjes së gjerë qytetare rreth një qëllimi moral me synim që të arrihet ndryshimi politik”.116

Demokracia në kohën moderne, dhe luftërat në emër të saj, çdo herë e më tepër shikohen si mjet dhe jo si qëllim. Sot demokracia (para)gjykohet si ekspansion i kapitalizmit, i mbështjellur në dorëza të bardha. Koorporatat e mëdha shkatërrojnë sistemet (“jodemokratike”) në botë në emër të instalimit të demokracisë, ndërsa përgatisin terrenin për për fitime marramendëse. Paradoksalisht, me përhapjen e demokracisë, neokolonializmi merr një formë të re, atë moderne. Një nga disavantazhet më të mëdha të demokracisë moderne konsiderohet mungesa e zbatimit të parimeve të saj burimore, ndërsa alternativa për sisteme të sotme demokratike kërkohet brenda vetë demokracisë, në formën e saj origjinale të pashtrembëruar. Ndonjëherë mangësitë në zbatimin e demokracisë vendosin në pikëpyetje edhe vetë parimet e saj, së bashku me realitetin që prodhojnë këto parime. Kjo duke qenë se nuk mund të pretendohet pafundësisht se burimet e diçkaje janë të përsosura, ndërsa janë të pazbatueshme në vazhdimësi. Megjithatë, “reaksioni i duhur është që të zbulohen ata që e keqpërdorin [idealin], dhe jo të përjashtohet ideali”,117 siç thotë Martha Nussbaum.

Në kontekstin politik, jetësimi i demokracisë mund të kuptohet nga njëra anë si çështje e jetës personale ose, nga ana tjetër si kornizë institucionale. Sidoqoftë, esenca e demokracisë nuk paraqet vetëm kornizën e thjeshtë zgjedhore por, me ndërtimin e plotë të qëndrimeve etike, presupozon “formësimin e tërësishëm të institucioneve dhe edukimin politik të qytetarëve për gjendjen e dëshiruar”.118 Në stadet e ndryshme të zhvillimit të demokracisë moderne (nga shekulli XIX e këndej) ka pasur periudha të cilat disa autorë (John Dewey) i shikojnë si të krizës, lodhjes dhe depresionit (shembulli i depresionit të madh ekonomik në fillim të shekullit XX). Të njëjtit theksojnë se zhvillimi i demokracisë, megjithatë, nuk është tregim monolit, por reflekton llojllojshmërinë e specifikave rajonale dhe nacionale, sikur dhe diversitetin e grupeve imanente brendashoqërore, dhe si i tillë kalon nëpër fazat e ngritjes dhe rënies. Realiteti i sotëm dëshmon se ideja e demokracisë është tejet tërheqëse për shoqëritë që kanë ndier mungesën e saj permanente. Nga ana tjetër, refuzimi i pjesëmarrjes së qytetarëve në lojë politike të qarqeve të caktuara nuk duhet njëjtësuar me refuzimin e idealit të demokracisë. Demokracia mbetet rrugë më e sigurt dhe ambient më i natyrshëm për përmbushjen e standardeve të lirisë, drejtësisë dhe së mirës të përgjithshme, përderisa këto do të konsiderohen si vlera më të larta të njerëzisë.


106 Kundera, Milan, Testamentet e tradhtuara, pika pa sipërfaqe, Tiranë,
2011, f. 276.
107 Ibid. f. 278.
108 Fukuyama, Francis, The End of History and the Last Men, An Avon
Book, New York, 1992, f. 328.
109 Taylor, Charles, Sources of the Self: The making of the Modern Identity,
Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts, 2001, f. 332.
110 Cituar në: Fukuyama, Francis, The End of History and the Last Men,
An Avon Book, New York, 1992
111 “A society of self-fulfillers, whose affiliations are more and more seen
as revocable, cannot sustain the strong identification with the political
community which public freedom needs.” Taylor, Charles, Sources of the
Self: The making of the Modern Identity, Harvard University Press, Cam –
bridge, Massachusetts, 2001, f. 508.
112 Taylor, Charles, Sources of the Self: The making of the Modern Identity,
Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts, 2001, f. 508.
113 Rousseau, Jean Jacques, Rasprava o porijeklu i osnovama nejednakosti
među ljudima/ Društveni ugovor, Školska knjiga, Zagreb, 1978, f.109.
114 Rousseau, Jean Jacques, Rasprava o porijeklu i osnovama neje –
dnakosti među ljudima/ Društveni ugovor, Školska knjiga, Zagreb, 1978.
f. 105.
115 Ibid. f. 107.
116 Taylor, Charles, Sources of the Self: The making of the Modern Identity,
Harvard University Press, Cambridge, Massachusetts, 2001, f. 396.
117 Cituar në: Ilazi, Hasnije, A është liberalizmi mjaft radikal në
mbrojtjen e barazisë gjinore, Koha ditore, Shtojca, Prishtinë, 8 mars
2011, f.XVI
118 Barišić, Pavo, Ideal vladavine puka: Uvod u filozofiju demokracije,
Hrvatsko filozofsko društvo, Filozofski fakultet Sveučilišta u Splitu,
Zagreb, Split 2016, f.243

Pjesë nga libri “Njeriu shumëdimensional” /KultPlus.com

“Ah moj demokraci” nën interpretimin plot ndjenja të Mirush Kabashit (VIDEO)

Mirush Kabashi është një aktor shqiptar i cili numëron rreth 100 role në teatër dhe filma. Mirush Kabashi tek publiku mbahet mend veçmas për interpretimet artistike të poezive të ndryshme.

Me interpretimet e tij disa poezive shqipe, ai ka dëshmuar potencialin e rrallë të një interpretuesi. Shumë poezi janë gjetur, rilexuar pikërisht si pasojë e interpretimit të aktorit Mirush Kabashi. Tonaliteti e përjetimi i tij në secilën strofë arrin të krijoi një komunikim tejet të afërt me publikun.

Sot KultPlus ju sjellë interpretimin e aktorit Kabashi derisa reciton poezinë“Ah moj demokraci”. Kjo poezi është shkruar nga autori Pano Taçi.

https://youtu.be/ux0EZVg493Y

E ç`t`iu them për demokracinë?
E gjeta apo më gjeti,
me gurin e Sizifit mbi shpinë?
Tek bëj të çaj dallgët e jetës me vështirësi,
se që kohë na u ngritën këmbët dhe na u bënë kokë,
mi krodhën e bukës na ranë dhëmbët,
m`be më sot, m`be me xhepat trokë,
shpresat duke i bërë abort.

Se larg e më larg e merr arratinë,
me rrasën e qivurit qepur mbi shpinë një pjesë e trurit,
e pjesa tjetër që mbeti,ëhë,bën gjumin letargjik,
ofin pas e vjetër,
prandaj edhe unë nuk e di,
nëse t`kam pritur apo më ke pritur moj demokraci?!

E në derë të shoshoqit kush i ka trokitur i pari nga ne të dy?
Po më duket si unë dhe si ti,
jemi t`papërgatitur që të bëjmë dashuri.

Dhe sa jam përpjekur, o ZOT sa kam ëndërruar,
se më vjen pa ofiqe dhe pa lëngata.

Jam shkapitur me mund gjatë,
tempullin tënd për ta arritur,
me një pëllumb në duar,
a thua unë jam shumë i shpejtuar,
apo mos ti vallë je e vonuar?

Se shpresova që qielli do m`hapej i kaltër,
e shohë plotë me re gri,
shpresova se s`do përulem më i përlotur m`i vatër,
jam po përsëri me krye në hi,
e kur shikoj që për varr mu bë deti,
e ëndrrat mu rrudhën,
ah, moj demokraci…

M`duket se përtej njëri-tjetrit të dy kemi humbur udhën,
se ndërruan kohët,
por nuk ndrruan politikanët,
që të zbardhën në gropën e gëlqeres kollutumba ranë,
sorrat, minjtë e ujqërit e na u bënë pëllumba,
e votën për ta me gaz e jep mileti,
ndërsa ne t`përndjekurit, të torturuarit me proka,
tani u lëpijm vrerin të zgjedhurve tanë,
që tjerrin nëpër seanca kuvendi profka,
e ne pranojmë t`iu rritet rroga,
pa çka se ata besimin na e pshurrën.

Hallall ia bëjmë veturën,
hallall dhe cereberin,
nga pas si rojë,
hallall dhe milionerin,
hallall dhe kredinë për banesën luksoze,
dhe për sekretaren lozonjare që po nuk e puthe bëhet nervoze.

Hallall dhe pashaportën diplomatike,
për vete dhe për gruan Azike,
dhe muajin e marmalatës,
pushimeve jashtë shtetit,
n`kampet ekzotike t`Afrikës, Amerikës, Europës e përtej urës Gallatës.

Hallall edhe seancat e grushtit,
kur shanë e rrihet politikani me fjalë rrugësh,
e ku për një plesht digjet jorgani.

Hallall deputeti,
dy herë hallall mileti,
që i pëlqen ta shalojnë mbi kurriz si gomarë, hallall që ha bar,
po se me një durim pa emër,
dhe shpresën që vdes e fundit në zemër,
deri kur,
deri kur o tru i bekuar?

O ti mendjenur,
ti e unë në gjumë deri kur?

Po për dhimbjet tona mban kush zi,
apo gjaku është bërë ujë e ngrirë?

Të flas ty moj demokraci,
se në t`pëlqen të të përdhunojnë,
atëherë qenke veç një lavire,
dita që pritkemi qenka larg,
me plagë dje, me plagë sot e nesër po përsëri me plagë?

O vendi im,
o Shqipëria ime.

Po ç`mu bëre kështu sa zemra në gji po më plas?

E kërkoj njeriun edhe njerëzit me shpirt t`iu flas,
e flas me një dru,
flas me dru,
flas me dru…

“Qysh thirret sistemi ku ta vjedhin votën e s’tlanë me kajtë?”



“Troja” është bendi, mendimin e të cilit dëshirojnë ta dëgjojnë shumë njerëz. Ata janë artistë dhe kënga e tyre është vepër arti që përpiqet të na ngrejë mbi realitetin e konfuzionit – apatisë, shkruan KultPlus.

Në një hov të orientimeve të gabuara të kohës së sotme, të ngufatjes së shoqërisë, mosfunksionimit të ligjit, mungesës së shprehjes së lirë, vjedhjes e votës… si kundërbalancë është vendosur njeriu i vogël, i zakonshëm, i cili në demokracinë e sotme kaherë ka humbur, por që i mbetet shpresa dhe guximi për të rezistuar.

Se politika është një kurth perfid, “Troja” e dëshmon me këngët që janë bërë himne kundër anomalive që ngarkojnë shqiptarin e rëndomtë. Në këngët e tyre secili e gjen veten dhe përmes saj shfaq mllefin, rebelimin dhe pakënaqësinë me realitetin ku jetojmë.

Rockerët e ndryshuan botën. Ata dëshmuan se artisti nuk është produkt i shkollës, por i shpirtit. Ata e barazuan individin me institucionin, ishin forca shtytëse e ndryshimeve më të mëdha shoqërore të shekullit XX. Ata janë njerëz që mendojnë dhe sakrifikojnë.

KultPlus ju sjell tekstin e plotë të këngës “Demokraci” e cila vazhdon të mbetet aktuale edhe sot:

-Demokraci! Demokraci! Demokraci! Demokraci! …

Qysh thirret sistemi ku njerzt s’guxojnë me thanë atë që po menojnë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku gazetartë s’guxojnë me kallxu ç’ka po ndodhë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ligji vlen veç për ty?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku nuk ka hiq Demokraci?

Qysh thirret sistemi ku kriminelet e udhëheqin një shoqni?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku n’modë janë xhipat me xhama t’zi?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku ta vjedhin votën e s’tlanë me kajtë?
-Demokraci! Demokraci!
Qysh thirret sistemi ku Demokracinë e kanë qu “te dajtë”?

REF.
O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hase keq “Sharra ne Gozhde”.
E ketë here fajin kujt me ia lanë?

-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit guxojnë me fole.
-Demokraci thirret sistemi ku ligji vlen për krejt njësoj.
-Demokraci thirret sistemi ku votën kërkush s’ ta vjedh.
-Demokraci thirret sistemi ku njerëzit ma k’si kangë nuk knojnë.

REF.
O na shkoj jeta tu u ankue.
E shumë larg janë andrrat që jem tu i pa.
O na ka hasë keq “Sharra në Gozhdë”.
E këtë herë fajin kujt me ia lanë?

Dikur ikonë e demokracisë, sot në gjyq për gjenocid

Dikur u pa si mbështetëse e zëshme e të drejtave universale të njeriut – e gatshme për të hequr dorë nga liria e saj, për t’iu rezistuar gjeneralëve të pamëshirshëm, që sunduan Mianmarin për dekada me radhë.

Aung San Suu Kyi, në vitin 1991, u shpërblye edhe me Çmimin Nobel për Paqe dhe kryetari i Komitetit të Nobelit në atë kohë e përshkroi si “shembull të shquar të fuqisë së të pafuqishmëve”.

Sot, tre vjet pasi u bë udhëheqëse de facto e Mianmarit, ajo është në qendër të kritikave nga të njëjtit udhëheqës dhe aktivistë ndërkombëtarë, që dikur e mbështetën.

Qindra-mijëra myslimanë Rohingya janë detyruar të zhvendosen nga Mianmari në Bangladesh, për shkak të sulmeve të ushtrisë. Dhe, Suu Kyi akuzohet se nuk ka bërë asgjë për të ndalur përdhunimet, vrasjet dhe gjenocidin e mundshëm. Ajo ka refuzuar të dënojë ushtrinë apo të pranojë mizoritë e kryera.

Mbështetësit e saj të paktë ndërkombëtarë thonë se ajo është politikane pragmatike, që përpiqet të qeverisë një vend multietnik, me një histori komplekse dhe me një shumicë budiste, që pëlqehet pak nga Rohingyat.

Ata po ashtu thonë se ushtria në Mianmar ende mban fuqi serioze politike.

Por, për kritikët, ajo e ka humbur qëndrimin moral dhe me siguri reputacionin e fuqishëm si dikush që është i gatshëm të ngrihet për të drejtat e njeriut, pavarësisht kostos personale.

Rruga drejt pushtetit

Suu Kyi, tani 73 vjeçe, e kaloi pjesën më të madhe të kohës nga viti 1989 deri më 2010 në një formë të paraburgimit, për shkak të përpjekjeve të saj për të sjellë demokraci në Mianmarin e udhëhequr nga ushtria. Ky fakt e bëri atë simbol ndërkombëtar të rezistencës paqësore kundrejt shtypjes.

Ajo udhëhoqi Lidhjen Kombëtare për Demokraci drejt fitores më 2015, në zgjedhjet e para të hapura në Mianmar pas 25 vjetësh.

Fitorja erdhi pesë vjet pasi u lirua nga arresti shtëpiak.

Edhe pse Kushtetuta e Mianmarit nuk e lejoi atë të bëhej presidente, sepse ka fëmijë që janë shtetas të huaj, Suu Kyi shihet gjerësisht si udhëheqëse de fakto.

Titulli i saj zyrtar është këshilltare e shtetit. Presidenti Win Myint është një ndihmës i saj i afërt.

Prejardhja politike

Aung San Suu Kyi është vajza e heroit të pavarësisë së Mianmarit – që ndryshe njihet edhe si Birmani – gjeneralit Aung San.

Ai u vra gjatë periudhës së tranzicionit, në korrik të vitit 1947, vetëm gjashtë muaj para pavarësisë dhe kur Suu Kyi ishte dy vjeçe.

Më 1960, ajo shkoi në Indi me nënën e saj, Daw Khin Kyi, e cila u emërua ambasadore e Mianmarit në Delhi.

Katër vjet më vonë, shkoi në Universitetin Oksford në Mbretërinë e Bashkuar, ku studioi filozofonë, politikën dhe ekonominë. Atje takoi bashkëshortin e saj të ardhshëm, akademikun Michael Aris.

Pas jetës dhe punës në Japoni dhe Butan, ajo u vendos në Mbretërinë e Bashkuar për të rritur fëmijët e saj, Alexander dhe Kim.

Kur u kthye në Mianmar, më 1988, për t’u kujdesur për nënën e saj të sëmurë, Mianmari ishte në mes të trazirave të mëdha politike.

Mijëra studentë, punonjës zyrash dhe murgj dolën në rrugë, duke kërkuar reforma demokratike.

“Si vajza e babait tim, nuk mund të qëndroja indiferente ndaj gjithçkaje që po ndodhte”, tha ajo në një fjalim në qytetin Rangon, më 26 gusht të vitit 1988, dhe mori përsipër udhëheqjen e revoltës kundër diktatorit të atëhershëm, gjeneralit Ne Win.

E frymëzuar nga fushatat jo të dhunshme të udhëheqësit të të drejtave civile në Shtetet e Bashkuara, Martin Luther King, dhe nga Mahatma Gandhi i Indisë, ajo organizoi tubime dhe udhëtoi anembanë vendit, duke bërë thirrje për reforma demokratike paqësore dhe zgjedhje të lira.

Por, demonstratat u shtypën brutalisht nga ushtria, e cila mori pushtetin me anë të një puçi, më 18 shtator, 1988. Suu Kyi u vendos në arrest shtëpiak vitin pasues.

Qeveria ushtarake i organizoi zgjedhjet kombëtare në maj të vitit 1990, në të cilat Lidhja Kombëtare për Demokraci e Suu Kyisë fitoi bindshëm, por ushtria nuk pranoi ta dorëzonte kontrollin.

Arresti shtëpiak

Suu Kyi mbeti në arrest shtëpiak në Rangon për gjashtë vjet, derisa u la e lirë në korrik të 1995-ës.

Ajo u dërgua sërish në arrest shtëpiak në shtator të vitit 2000, pasi u përpoq të udhëtonte në qytetin Mandalaj, në kundërshtim me kufizimet e udhëtimit.

Ajo u la e lirë pa kushte në maj të vitit 2002, por pak më shumë se një vit më vonë u burgos, për shkak të një përplasjeje midis mbështetësve të saj dhe një turme të mbështetur nga qeveria.

Më vonë u lejua të kthehej në shtëpi, por përsëri nën arrest shtëpiak.

Disa herë iu mundësua të takonte zyrtarë të partisë së saj dhe diplomatë të përzgjedhur, por ajo nuk u lejua t’i shihte dy djemtë e saj apo burrin, i cili vdiq nga kanceri në mars, 1999.

Autoritetet ushtarake e lejuan të udhëtonte në Mbretërinë e Bashkuar kur ai ishte shumë i sëmurë, por ajo u detyrua të refuzonte nga frika se nuk do të lejohej të kthehej më në Birmani.

Rikthimi në politikë

Suu Kyi nuk u lejua të marrë pjesë në zgjedhjet e 7 nëntorit, 2010, të parat në Mianmar pas dy dekadash, por ajo u lirua nga arresti shtëpiak gjashtë ditë më vonë.

Djali i saj, Kim Aris, u lejua ta vizitonte për herë të parë pas dhjetë vjetësh.

Pasi qeveria e re filloi një proces reformimi, Suu Kyi dhe partia e saj iu ribashkuan procesit politik.

Kur zgjedhjet plotësuese u mbajtën në prill të vitit 2012, ajo dhe partia e saj fituan 43 nga 45 vendet në garë dhe ajo u betua si deputete dhe udhëheqëse e opozitës.

Në muajin maj të atij viti, Suu Kyi udhëtoi jashtë Mianmarit për herë të parë në 24 vjet.

“Tepër optimiste”

Megjithatë, ajo u irritua me ritmin e zhvillimit demokratik.

Në nëntor të vitit 2014, ajo tha se Mianmari nuk ka bërë ndonjë reformë të vërtetë dhe se Shtetet e Bashkuara, të cilat kanë hequr pjesën më të madhe të sanksioneve kundër Mianmarit më 2012, kanë qenë “shumë optimiste” në të kaluarën.

Dhe në qershor të 2015-ës, Parlamenti i Mianmarit nuk arriti të heqë veton e ushtrisë për ndryshimet kushtetuese.

Katër muaj më vonë, më 8 nëntor, 2015, Mianmari mbajti zgjedhjet e para të hapura në 25 vjet. Lidhja Kombëtare për Demokraci shënoi fitore bindëse.

Edhe pse nuk u lejua të bëhej presidente për shkak të një kufizimi kushtetues, Suu Kyi u bë udhëheqëse de fakto në vitin 2016.

Që atëherë, udhëheqja e saj është përcaktuar nga kriza me Rohingyat.

Pas sulmeve vdekjeprurëse në stacionet e policisë në shtetin Rakhine, në gusht të vitit 2017, ushtria e Mianmarit filloi sulme brutale ndaj pakicës etnike, duke detyruar qindra mijëra të iknin përtej kufirit në Bangladesh.

Kritikët thonë se Suu Kyi nuk bëri sa duhet për të dënuar ushtrinë.

Ajo dhe Mianmari tani përballen me një proces gjyqësor në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, me qendër në Hagë, dhe Suu Kyi udhëtoi këtë javë drejt Holandës, ku do t’i luftojë akuzat për gjenocid kundër vendit të saj.

Që nga marrja e pushtetit, Suu Kyi dhe qeveria e saj janë përballur me kritika edhe për ndjekjen penale të gazetarëve dhe aktivistëve, duke përdorur ligje të epokës koloniale.

Përparim është bërë në disa fusha, por ushtria vazhdon të mbajë një të katërtën e vendeve në parlament dhe kontrollin e ministrive kryesore – përfshirë atë të Mbrojtjes, të Punëve të Brendshme dhe të Çështjeve Kufitare.