Gazetari Denis Galushi ka sjell vargjet e këngës “Sërish vjen marsi” në gjuhën rome, dhe sipas tij, këtë miksim të këngës e solli si rezultat i inspirimit nga kjo këngë, e cila, sipas tij është lëshuar disa herë gjatë këtyre ditëve në zyrën e tij.
Më poshtë e keni të plotë njoftimin e gazetarit Galushi, sikurse edhe videon me përkthimin e tekstit nga ai.
“Serish vjen marsi”, kenga e pavdekshme dhe legjendare e Ilir Shaqirit, s’di per sa here u degju sot ne zyre te punes…
Dhe, per nje moment, u inspirova qe vargjet hyrese t’i perkthej edhe ne romisht.
Prandaj, me kenaqesi e bera nje far miksi te interpretimit romisht-shqip.
Kur vjen 1 gushti, dua që e nesërmja të mos ekzistoj, ose të kalojmë në 3 gusht!
Jo që nuk dua ta kujtoj ditën më të dhimbshme, dhe turpin më të madh të ‘’njerëzimit’’, por është e vështirë t’përkujtosh 1 milion e 500 viktima, burra, gra, pleq e femijë romë-njerëz, të masakruar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por, sado që nuk do të dëshiroja një gjë të tillë të mos e kujtoj, malet, kodrat, detrat e oqeanët nuk do të lejonin një gjë të tillë, sepse ata ishin dëshmitar të kësaj ç’njerzie të nazistëve.
Këta pasuri natyrore besuan vetëm në forcen e lapsit që do t’i tregoj një ditë botës, për atë së çfarë ndodhi në kasaphanen më të madhe të Evropës, në kampin e vdekjes Birkernau duhe Auschwitz të Polonisë, njëri nga më të mëdhat në botë, dhe jo vetëm.
Përveç tjerash, syt dhe virtytet e mia, do t’iu sjellin pamje nga vendi i ngjarjes, e bisedat me të mbijetuarit do të mbesin dokumentimi më origjinal për tëntim shfarosjeje e një kombi të tërë gjatë shekullit të 19.
E nga ana e tjetër, frustrimi, dhimbja e hidherimi, për një moment kthehen ne krenari sepse, ky vend i mallkuar, por sot i shënjtë, është shkelur dhe vazhdon të shkelej nga gjaku i atyre që para 77 vitesh ishin në listën e zhdukjes së përgjithmonë.
Sepse, sot 30 milion romë anëmbanë botës kujtojnë këtë ditë – 2 gushtin – Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Romëve me romishtën e tyne të pasur, me fjalët: ‘’AMARE MULE NA MERNA’’ – ‘’Të vdekurit tanë, nuk vdesin’’. Gjuhë kjo e lënduar, e coptuar, e torturuar, e përbuzur, e nençmuar, e përulur, e tallur, e djegur, e shkelur, por – e gjallë!
Çfarë ndodhi më 16 maj dhe 2 gusht 1944?
Në kampin e asgjësimit të Auschwitz II – Birkernau, seksioni BII u quajt “Kampi i Ciganëve/Maxhupëve” (Zigeuner Lager).
Disa nga njerëzit romë që u transferuan në ferr të Auschwitz nga nazistët nuk u qëlluan menjëherë pas mbërritjes, por u vendosën në Lager Zigeuner. BII ishte një kamp “i përzier”, që nënkuptonte fëmijët, burra dhe gra u burgosën së bashku.
Të burgosurit romë u detyruan të punonin si skllevër, të vëzhgohen dhe t’i nënshtrohen testeve mjekësore duke u torturuar nga Dr Josef Mengele i SS-it, një psikopat sadist i njohur si “Engjëlli i vdekjes”, zgjodhi individët romë, shumica prej të cilëve ishin fëmijë, t’i nënshtrohen eksperimenteve të çoroditura, të gjalla në fushën e mjekësisë për këta femijë. Duke iu nxjerrur syt, veshkët, zemrën, e pastaj për të parë reagimin e tyre!
Gjatë natës së 2 gushtit dhe në mëngjesin e hershëm të 3 gushtit 1944, të gjithë të burgosurit e kampit, pa përjashtim, u vranë në dhomat e gazit. Për shkak të kësaj historie të njohur, zyrtarisht, 2 gushti është përkujtuar dhe pranuar nga Parlamenti Evropian si Dita e Gjenocidit/Samudaripen ndaj romëve
Njerëzit në fakt kishin dashur të mbyllnin Bll-shin dhe të vrisnin të burgosurit e tyre romë në dhomat e gazit më herët, më 16 maj 1944. Në atë kohë atje ishin më shumë se 6 000 të burgosur romë.
Më 15 maj, lëvizja e rezistencës nëntokësore në kamp paralajmëroi romët për atë që nazistët po planifikonin. Në mëngjesin e 16 majit, të burgosurit romë nuk u paraqitën për thirrjen e zakonshme në mëngjes dhe kundërshtuan rojet e SS. (SS, gjermanisht; Seal Shutz) organizata paramilitare e nazistëve në krye me diktatorin Adolf Hitler, dhe partia e nazistëve.
Romët e bllokuan veten në kasollet e tyre, dhe filluan të ‘’armatosen’’ me çekiçë, sopata e lopata, duke i ndarë seksionet e krevetëve nga druri që flinin, për t’i shëndrruar në pajisje luftarake e fëmijët mblodhën gurë. Kur rojet e SS hynë në kamp në mbrëmjen e vonë për të marrë romët në dhomat e gazit, ata filluan të luftonin për jetën e tyre.
Romët luftuan me vdekjen. Fëmijët, burrat dhe gratë luftuan të gjithë.
Auschwitz, kurrë nuk kishte përjetuar asgjë si kjo më parë. Kishte humbje në të dy anët.
SS-të ishin në shok, sepse ata kishin dështuar krejtësisht për të parashikuar këtë rezistencë. Të shqetësuar se mund të humbasin më shumë burra dhe se kryengritja mund të përhapet në pjesë të tjera të Auschwitzit, ata u tërhoqën nga kampi BII.
Asnjë rom nuk vdiq në dhomat e gazit atë ditë. Nazistët më pas i vunë të burgosurit e BII-it duke i lënë pa bukë dhe ujë.
Më 23 maj 1944, nazistët zhvendosën 1 500 prej të burgosurve më të fuqishëm romë në Auschwitz I, shumë prej të cilëve u dërguan pastaj në kampin e përqendrimit Buchenwald.
Më 25 maj 1944, 82 burra romë u transportuan në kampin e përqëndrimit të Flossenburgut dhe 144 gra të reja rome u dërguan në kampin e përqendrimit Ravensbrück.
2 897 të burgosur romë kanë mbetur në kampin e familjes në BII, shumica prej tyre fëmijë. Më 2 gusht 1944, nazistët i qëlluan të gjithë me vdekje në dhomën e gazit V, edhepse romët luftuan përsëri në atë natë të errët.
Auschwitz 2017, – Aty ku 2 897 burra, gra, femije e pleq, u dogjën për një natë!
Kjo ishte hera e parë kur, romët, rezistuan fuqishëm ndaj nazistëve dhe ‘’e shtynë’’ vdekjen e tyre për disa muaj më vonë!
Ata rezistuan në luftë, ndersa sot ne duhet të rezistojmë në paqe kundër çdo racizmi që mund të na dergoj në një gjenocid tjetër! Ne nuk dimë shumë për këtë aspekt të Holokaustit, apo romisht; SAMUDARIPEN!
Ka vetëm disa libra për të, dhe shumë pak kërkime historike. Për këtë arsye, ata që vizituan këtë vend, duhet ta ngrisin zërin e tyre duke treguar së çfarë kanë parë, bisedat me të përjetuarit të holokaustit e shumëçka tjetër, me arsye që një gjë e tillë të mos përsëritet KURR!
Ne, kosovarët, para tre viteve, e vizituam kampin më famkeq në hisotrinë e njerëzimit – Auschwitz. Biseduam me të mbijetuarit, njëri nga ata, 95 vjeçari francez, Raymond Guereme, i cili plot 11 herë ka shpëtuar nga nazistët.
I mbijetuari i Holokaustit Rom, Z. Raymond Gureme, lindi në 1925, në Francë dhe në moshën 95 vjeçare, ndërroi jetë.
Në vitin 2017, pata rastin të takoja këtë LEGJEND, dhe ta intervistoja se si ai ka shpëtuar nga të gjitha kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Edhepse kanë kaluar më shumë se 70 vjet nga Holokausti, ai ende kishte kujtime të freskëta për atë që ndodhi në atë kohë.
Prindërit e tij kishin një cirk dhe një kinema udhëtimi, ai ishte i treti nga tetë fëmijët.
Në gusht 1943, policia franceze rrethoi nënën e tij, atë dhe babanë e tij – i cili kishte shërbyer në ushtrinë franceze në luftën e parë botërore – dhe i dërgoi në një kamp internimi për romët.
Ai arriti të shpëtonte nga kampi francez, por prindërit e tij mbetën të bllokuar atje deri në fund të luftës, duke u shfaqur keq dhe duke humbur biznesin e tyre.
Pas arratisjes, ai më vonë u internua me tren në një makinë bagëtish në një kamp gjerman përqendrimi, ku u detyrua të bënte punë për regjimin nazist.
“Falë rezistencës së duarve akrobatike, kam arritur të shpëtoj nga prangat e nazistëve.
Hera tjetër e arratisjes ishte kur qëndrova më shumë se një muaj në pyll. Kam fjetur nëpër degët e lisave sepse nazistët kontrollonin pyjet.
Nuk kam pasur bukë ose ujë, por kam mbijetuar duke ngrënë gjethe!
Kjo më preu etjen dhe urinë ”, tha Guerreme.
Ai u rrah dhe u torturua në kampet e përqendrimit të nazistëve. Por, për fat të mirë ai ka shpëtuar për 11 herë nga të gjitha gungat e përqendrimit!
“Luftoni për të drejtat tuaja. Mos hesht. Ngritni zërin. Mos u dorëzo. Edhe pse u përballëm me vdekjen, nuk ndalëm kurrë të rezistonim. Kanë kaluar shumë kohë që nga Holokausti, për fat të keq, edhe sot romët në të gjithë botën po përballen me racizëm. Kjo është e tmerrshme. Sepse racizmi mund t’ju dërgojë në një gjenocid tjetër. Për këtë arsye, ju lutemi mos heshtni “, ishte mesazhi u Guerremes ndaj rinisë rome.
Mos ta harrojmë edhe Peter Höllenreiner i cili lindi në Mynih më 17 mars 1939 dhe vdiq para katër dite në moshen 81 vjeçare. Në mars të vitit 1943, ai dhe familja e tij u internuan në kampin e shfarosjes Aushvic-Birkenau, ku ai mbërriti një ditë para ditëlindjes së tij të katërt dhe u regjistrua në regjistrin e kampit të të ashtuquajturit “Gypsy Camp” me numrin Z 3531.
– Më 1944 Peter Höllenreiner u internua nga Aushvic-Birkenau në Ravensbrück dhe prej andej në Mauthausen në Mars 1945.
– Numri i tatuazhuar në parakrahin e tij në Aushvic, e hoqi Peter Höllenreiner në periudhën e pasluftës – me qëllim që ta tatuazhojë përsëri disa vjet më vonë, si një protestë kundër diskriminimit të vazhdueshëm kundër Sinti dhe Romëve në Gjermaninë e pasluftës.
– Në korrik 2016, Peter Höllenreiner vizitoi kampin e shfarosjes Auschwitz-Birkenau për herë të parë me rastin e vizitës së Papa Françeskut.
– Peter Höllenreiner shoqëroi Papën si një nga 12 të mbijetuarit gjatë lutjes së heshtur në murin e vdekjes në kampin kryesor të Aushvicit. Pas kësaj, Peter Höllenreiner mori pjesë në genocidin e Sinti dhe Romëve në Evropën e okupuar nazist – 2 Gusht, Dita e Përkujtimit të Gjenocidit Romë.
Më 2 gusht 2017, Peter Höllenreiner foli si një përfaqësues i të mbijetuarve në përkujtimin ndërkombëtar në Auschwitz-Birkenau. Pas 60 viteve vizitoi këtë kamp dhe thoshte qe kurrë më nuk do ta vizitonte. Per vonesën e vizitës dhe zotimin e tij, më siguri dinte më shumë vetë HERO’i ynë.
Sipas Ian Hancock PH.D, një gjuhëtar rom, avokues politik, profesor i anglishtes dhe linguist në Universitetin e Teksasit në Austin, thote se ka pasur më shumë se 1 milion e 500 000 viktima romë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Çfarë berën romët nga Kosova pasi vizituan kampin Birkernaut dhe muzeun e Auschwitzit?
Në Kosovë, vitin e kaluar isha organizator për herë të parë i një Marshi Përkujtimor për Viktimat Romë të Holokaustit/Samudaripen, i cili është mbajtur në sheshin e Prishtinës. Së bashku me studentë dhe aktivistë romë dhe jo romë, përkujtuam 27 Janarin – Ditën Botëore të Holokausti. Ngritëm zërin tonë për më shumë se 1 milion e 500 mijë viktima romë në botë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte njëri nga marshët e para në regjion dhe Evropë që është organizuar nga Kosova që u përkujtuan viktimat romë përmes marshit dhe një pëformancë artistike tek shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës me numrin ‘’27’’, duke përquar mesazh të paqës anëmbanë botës.
Para dy viteve është luajtur edhe një shfaqje teatrale ‘’02.08.1944’’, e artistit Edis Galushi dhe regjia, Xhevdet Doda. Poashtu, piktorja e mirënjohur, Mirjeta Qehaja, e ka mbajtur ekspoziten e saj të parë në Kosovë, ”HOLOKAUSTI”, pas vizitës nga kampi Birkernau.
Nëse ata rezistuan në luftë, pse ne sot mos të ngrisim zërin tonë në paqe për të marrë të drejtën tonë për përfaqësim dhe trajtim të dinjitetshëm anëmbanë botës?!
Secili që e ndjen vetën romë, duhët të ‘’shndrrohët’’ në një institut edukativ për të hulumtuar më shumë historinë tonë dhe për të përciellur së më shumë gojarisht dhe me shkrime, sepse shumë pak libra janë shkruajtur për ne!
Dua që fëmijet tanë, nxënësit tanë jo më kokëulur të qëndrojnë në orët e tyre të historisë kur flitet për Luftën e Dytë Botërorë. Por, t’i pyesin profesorët e tyrë se, sa ata kanë njohuri për bashkëkombasit e tyre-romët që ishin viktima më të mëdhënjë pas hebrenjëve?
Dua që fëmijët tanë me krenari t’flasin për t’kaluaren e tyre, duke kërkuar një të ardhmje më të ndritshme duke u mos asimiliuar, për integruar më gjuhë e kultur rome, ashtu siç thoshte edhe poeti ynë i ndjerë, Kujtim Paçaku.
Dua që fëmijët tanë në klasat e tyre t’i ‘’përmirsojnë’’ profesorët kur për romët thonë ‘’dhe të tjerët’’. Jo, jo. Le të tregojnë që ishin një million e gjysëm viktima!
Lë të tregojnë për Raymond Guaremen, lë të tregojnë për Peter Holeinreinerin, lë të tregojnë për familjen e piktorës së njohur rome, Ceija Stojka. Lë të flasin më shumë për familjën e Mateo Maksimovit, e shumë të tjerëve që ishin pjesë e kampëve të vdekjes.
Sepse, ata që nuk kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar për ta përsëritur atë.
– 8 Prilli, është data më e rëndësishme e më shumë se tridhjetë milionë Romëve në botë.
– 8 Prilli, është data e shenjtë e numrit më të madh minoritar në Evropë.
– 8 Prilli, është data e revolucionit Rom anembanë botës dhe, për të kujtuar këtë ditë të veçantë, në sot me patjetër duhet të kthehemi ne retrospektivën e vitit 1971, konkretisht pesëdhjete vite më parë, apo gjysmë shekulli mbrapa për të kujtuar gjitha kongreset e mbajtura nga viti 1971 e deri më sot, plot dhjetë, nga Unioni i Bashkuar i Romëve – IRU, me shumë vendime të rëndësishme për popullin tonë.
Ashtu:
– Kongresi i Parë Botëror i Romëve u organizua në 1971 në Orpington afër Londrës, Angli, Mbretëri e Bashkuar, financuar pjesërisht nga Këshilli Botëror i Kishave dhe Qeveria e Indisë.
Në të morën pjesë 23 përfaqësues nga nëntë kombe (Ish Çekosllovakia, Finlanda, Norvegjia, Franca, Britania e Madhe, Gjermania, Hungaria, Irlanda, Spanja dhe Ish Jugosllavia) dhe vëzhgues nga Belgjika, Kanada, India dhe Shtetet e Bashkuara. Pesë nën-komisione u krijuan për të shqyrtuar çështjet shoqërore, arsimin, krimet e luftës gjatë luftës së Dytë Botërore-Holokaustin, gjuhën dhe kulturën.
Në kongres, flamuri gjelbër dhe kaltër nga konferenca e 1933 e Shoqatës së Përgjithshme të Romëve të Rumanisë, zbukuruar me chakra-drunj të kuqe, gjithsej gjashtëmbëdhjetë qe edhe simbolizojnë gjashtëmbëdhjetë të folurat rome, u rikonfirmua si emblema kombëtare e popullit Rom, dhe kënga “Gelem, Gelem” u miratua si himni i romëve. Përdorimi i fjalës “Rom”, që do thotë njeri-njerëz (në vend të emrave pezhorative si: gypsi, cigan, çingene, maxhup) u pranua gjithashtu nga shumica e të pranishmëve; si rezultat, Komiteti Ndërkombëtar i Romëve (themeluar në vitin 1965) u quajt Komiteto Lumniako Romano (Komiteti Ndërkombëtar i Romëve).
– Kongresi i Dytë në prill 1978, u mbajt në Gjenevë, Zvicër dhe morën pjesë 120 delegatë nga 26 vende. Të pranishmit ndihmuan në transformimin e Komitetit Ndërkombëtar të Romëve në Unionin Ndërkombëtar të Romëve-IRU
– Kongresi i Tretë u mbajt në Göttingen, Gjermania Perëndimore në maj 1981, me 600 delegatë dhe vëzhgues nga 28 vende të ndryshme. Të pranishmit mbështetën thirrjen që romët të njihen si një pakicë kombëtare me origjinë indiane. Porajmos-Holokausti ishte një temë kryesore e diskutimit.
– Në vitin 1990, Kongresi i Katërt u mbajt në Serock, Poloni me 250 delegatë të pranishëm. Temat e diskutimit përfshinin dëmshpërblimet e Luftës së Dytë Botërore, arsimin, kulturën, marrëdhëniet me publikun, gjuhën dhe një enciklopedi në gjuhën rome.
Dita Ndërkombëtare e Romëve u shpall zyrtarisht si 8 Prill, për nder të takimit të parë të Kongresit Botëror të Romëve në 1971.
– Kongresi i Pestë Botëror i Romëve u mbajt në Pragë, Republika Çeke në Korrik, 2000.
Emil Ščuka u zgjodh si president i Unionit Ndërkombëtar të Romëve. Kongresi prodhoi Deklaratën zyrtare të kombit që: Romët nuk kanë shtet territorial, por bota është shteti i tyre.
– Kongresi i Gjashtë u mbajt në Lanciano, Itali në 8 – 9 Tetor 2004, me pjesëmarrjen e mbi 200 delegatëve nga 39 vende të botës. Delegatët zgjodhën një president të ri për Unionin Ndërkombëtar të Romëve (Stanisław Stankiewicz i Polonisë) dhe një president të ri të Parlamentit Botëror të IRU (Dragan Jevremoviç i Austrisë). Një komitet i ri u krijua për të shqyrtuar çështjet që rrethojnë gratë, familjet dhe fëmijët.
– Kongresi i Shtatë u mbajt në Zagreb, Kroaci në Tetor 2008. Pothuajse 300 delegatë nga 28 vende të ndryshme morën pjesë në takim, i cili lëshoi Planin e Veprimit për Ndërtimin e Kombit Rom, një dokument i cili përshkruan planet për zhvillimin e nacionalizmit dhe përfaqësimit Rom. Esma Redžepova interpretoi himnin Rom.
– Kongresi i Tetë u mbajt në Sibiu, Rumani në Prill 2013. Përafërsisht 250 delegatë nga 34 vende të ndryshme morën pjesë në takim.
Kongresi i nëntë u mbajt në Riga, Letoni në Gusht 2015, përafërsisht 250 delegatë nga 25 vende ishin të pranishëm. Përjashtimisht, 21 vende nga 25 të pranishmit formuan një Federatë për të trajtuar çështjet që prekin popullin Romë.
– Kongresi i dhjetë u mbajt me 18-20 Mars 2016 në Shkup, Maqedoni. U ndoq nga 100 delegatë dhe anëtarë të IRU nga 40 vende, Zoran Dimov u zgjodh President i IRU. Pas kësaj u zgjodh një udhëheqje e re e Parlamentit të IRU-së e kryesuar nga Steve Balogh i Austrisë. Ata gjithashtu miratuan disa deklarata duke përfshirë një nga Deklaratat e rëndësishme mbi Tranzicionin Demokratik – votimin elektronik dhe krijimin e një Komiteti për Tranzicionin Demokratik, Kryetari i të cilit është Grattan Puxon nga Anglia, i cili është gjithashtu Sekretari i Parë i Përgjithshëm i IRU i zgjedhur në Londër në 1971.
Emri – Rom Mbiemri – Kosovë, dhe gjitha vendet e planetit Tokë Shteti – Bota Mosha – 50 Origjina – India Urime-Bahtalo! / KultPlus.com
– Ajo natë nuk ishte e zakonshme. Mami, me një buzëqeshje e cila pas saj u fshihte dhimbja dhe frika, më përqafoi shumë, dhe m’tha;
“Sonte, nuk do të qëndrojmë në shtëpi”.
– Babi, motra e vëllau, janë duke tëntuar ta bindin gjyshën për ta lënë shtëpin, por e kotë!
– ‘’Këtu kam lind, këtu do të vdes. Nuk e lëshoj shtëpin’’, thoshte ajo.
– Nuk kaloi shumë. E pash edhe axhën e babit, i cili me bashkëshorten e tij, inxhën tonë të dashur, tani më që të dy të ndjerë, erdhen ta shoqeronin gjyshën tonë, poashtu tani më të ndjerë.
– Babi, po përshëndetët me nënën e tij, diçka i tha në vesh, nuk e di se çfarë, e anëtarë tjerë të familjes, nuk po e marrin këtë guxim, se ‘’nesër do të kthehën’’ sërish në shtëpin e tyre, dhe nuk kanë nevoj për përshëndetje, sipas tyre.
– Terr! Rrym ka, por jo edhe guxim që ta ndezim atë. U nisëm aty, ku janë edhe të tjerët. U nisëm për Lagjen e Terzimahallës ( lagjia e Romëve, Prizren)
– Ende nuk e kam te qartë se ku kemi ardhur. Shumë njerëz të rrethuar pranë nesh. Shoki babit, Negjipi (tani i ndjerë), na thirri në shtëpin e tij. Mbrënda shtepisë së dhjetëra anëtarëshe, të strehuar në podrumin e tij të vogël, por i mirëseardhur për të gjithë.
– Diçka po ndodhte. Por, assesi ta kuptoja, edhe pse dëshiroja. T’vetmen gjë që e dija ishte urria e cila tashmë ka filluar.
– Keksat me ujë, m’silleshin nepër kokë, fatkeqsisht jo edhe ne gojë.
– Por, kujt t’i them? E, nga kush të kërkoj?
Mami, për herë të parë n’atë natë, mu ka dukë si ‘’e huaja’’.
Edhe pse katër vjeçar, por e vëreja momentin se më ‘’nuk jam fëmi, dhe duhet t’i përshtatëm ambijentit’’.
– Me dhjetëra persona mbrënda një podrumi t’vogël, por asnjë zë nuk po dëgjohej. Heshtje, e cila lëshon zëra t’frikës.
– T’gjithë po e prisnin momentin e prishjes së heshtjes.
– Nuk e di sa ishte ora, po edhe t’më tregonin, a do e kuptoja?
– Kjo përplasje e fortë, ma ndërpreu apetitin për keksa. Por, përqafimi i nënës m’tregoi që jam në duart e sigurta…
– Nuk e di se si zbardhi ajo natë. Kemi qëndruar për katër ditë aty. Deri n’momentin kur edhe babi tha të kthehemi në shtëpi, që t’mos e lëmë shtëpin dhe gjyshën vetëm me axhën dhe inxhën e tij të shtyer në mosh.
– Shtëpia jonë, hiç më largë se pesëqind metëra nga Kazarma.
– Tani më ia nisa mu ambijentu me zëra ‘’Boom, booom’’, por këto nuk ishin njëlloj si ditën e parë.
Çdo eksplodim i bombave në Kazarmë, perveç zemrës, lënte edhe dritare të thyera në shtëpin tonë.
– Vetëm katër vjeçar, por i ‘’mësuar’’ më nga zërat ‘’booom, booom’’.
E di, disa herë kemi qëndruar në podrumin e kojshisë tonë (tani më të ndjerë), bacit Mendu, së bashku me kojshit tonë; shqiptar, turk, boshnjak, besa edhe serb ka pasur!
Ashtu, për 78 ditë resht, shumicën e kohës kemi qëndruar në shtepinë tonë, deri në momentin kur u çlirua vendi ynë…
Kur dëgjoj alarme të policisë, e shoh helikoptera, e poashtu ushtarë të huaj në rrugë, e kujtoj natën e cila më ndau nga ‘’keksat me ujë’’.
(Rrëfimi është marr i plotë nga profili i Galushit, pa ndërhyrje nga redaksia e KultPlus.)
Në vitin 2005 Asambleja e Përgjithshme e OKB-së miratoi një rezolutë që shpallte 27 janarin si ”Ditën Ndërkombëtare të Përkujtimit në nderim të viktimave të Holokaustit”.
Sot, për të rikujtuar dhe nderuar të gjithë ata që humbën jetën në Kampet e tmerrshme të Përqendrimit, KultPlus ju sjell një tekst të shkruar katër vite më parë nga gazetari Denis Galushi, që i dedikohet pikërisht kësaj dite.
Më poshtë gjeni shkrimin e plotë të Galushit.
Sot jam zgjuar më një lloj të emocionit të përzier – me dhimbje, humbje, frustrim dhe fitore. Shumë kisha dëshirë që ketë datë historike, të 27 janarit, ta përkujtoj me tregime të bukura historike e kulturore për komunitetin tim rom. Mirëpo, një gjë e tillë është e pamundur. Edhe nëse unë këtë do doja ta bëja, atëherë, kodrat, malet, pyjet, detet e oqeanet nuk do më linin rehat për heshtjen time. Këta dëshmitarë të natyrës nuk kanë forcë për të treguar ato se çfarë ka ndodhur gjatë Luftë se Dytë Botërore, mirëpo besojnë në forcën e shkrimit dhe lapsit për të cilat ai sot do të dëshmojë.
Përveç njerëzve, edhe këto pasuri natyrore ishin dëshmitarë të ngjarjeve çnjerëzore të kryera nga Adolf Hitleri me ‘’djelmoshat’’ e tij nazistë gjatë Luftës së Dytë Botërore, në kampin Auschwitz, i njohur si “Kampi i Vdekjes”. Aty janë masakruar mbi dy milionë fëmijë, gra, burra e pleq për një arsye të vetme: “Ju jeni romë dhe s’keni të drejtë të jetoni”!
Nazistët kishin tubuar shumë njerëz në kampet e tyre. Vrasjet me bomba, armë zjarri, pushkatimet, mbytje me tortura… ishin bërë te zakonshme, si një lloj i “mirëmëngjesi” për nazifashistët. E gjitha kjo atyre nuk ua ngopte syrin! Ata filluan të ndërronin formën e persekutimeve, për të mos lënë gjurmë. Prandaj, filluan asgjësimin duke përdorur helmimin masiv në kampet e përqendrimit. Trupat e pajetë të fëmijëve, grave, burrave dhe të pleqve i hidhnin në furra në temperaturat e larta – për t’i djegur dhe për t’i përdorur si “ngrohje qendrore” për nazistët.
Në këto kampe u mbytën, u torturuan dhe u bënë eksperimente të gjalla në fushën medicinale. Shumë njerëz, për të mos parë këso lloj skenash, zgjodhën rrugën më të “lehtë” të ikjes duke bërë vetëvrasje.
Gjithë këto ngjarje i kanë përlotur studentët nga Kosova, të cilët para dy viteve ishin në një vizitë studimore në Poloni. Ata vizituan “Kampin e Vdekjes” ku kanë pasur mundësinë të dëgjojnë rrëfime nga njerëz të shtyrë në moshë që e mbijetuan Holokaustin. Çdo vit këto viktima përkujtohen nga delegatë të ndryshëm botërorë romë, dhe të tjerë, duke vizituar Auschwitzin. Edhe pse shumë vonë, Gjermania zyrtarisht ka pranuar këto krime – më 13 mars 1982, në kohën e kancelarit Helmut Schmidt. Kjo vonesë rezulton që sot të dihet dhe të përmendet vetëm Holokausti ndaj hebrenjve, edhe pse me miliona viktima ishin edhe nga radhë e komunitetit rom.
Sot, Holokausti ndaj romëve, ose Poraimos, është i njohur ndërkombëtarisht nga Parlamenti Evropian, ku është pranuar dhe miratuar rezoluta e 27 janarit si Dita Botërore e Holokaustit (ku këtu pranohet edhe komuniteti rom, përveç atij hebre).
E gjithë kjo që përjetuan gjatë Luftës së Dytë Botërore, neve romëve sot na bën krenarë. E di, ndoshta tingëllon jonormale, por fal kësaj ne sot e ndjejmë veten më të fortë, sepse nga kjo tragjedi mësuam;
1. Si duhet të ruajmë gjuhën, kulturën dhe traditën me xhelozinë më të madhe, kur ajo është tentuar të zhduket nga të tjerët.
2. Si t’ju tregojmë të tjerëve se çfarë do të thotë të duash dhe të ruash gjuhën tënde – edhe pse nuk e ke një shtet (të caktuar) në botë për të jetuar.
3. Si t’ju tregojmë të tjerëve që nuk jemi së bashku në një shtet, por gjithnjë të bashkuar në një trup, shpirt dhe mendje.
4. Si t’ju tregojmë të tjerëve që jemi me miliona anembanë botës, nuk jetojmë të “izoluar” po as të kufizuar.
5. Si të mos hapim luftë dhe urrejtje në mesin e popujve, por brengat dhe hallet tona t’i adresojmë përmes këngës. Sepse çfarë do të thotë të humbasësh jetë, këtë e dimë ne mirë.
6. Si të jetojmë në paqe dhe të sakrifikohemi për të.
7. Si të ruajmë emrin tonë rom, kur ai shumë herë neglizhohet me terma pezhorativë (maxhup, cigan, cingene…) nga të tjerët.
8. Si t’u tregojmë të tjerëve që jemi minoritet në çdo vend, por me një kulturë të pasur dhe se mburremi me atë që kemi. Ndoshta shumë herë jemi ankues, por të kënaqur me atë çka na ofrohet.
9. Si t’u tregojmë të tjerëve që ne nuk bëhemi ashtu siç dëshirojnë të tjerët, por jemi ata që kemi qenë gjithmonë – romë. Përmes artit të Pablo Picasos, këngës së Elvis Preslyit e aktrimit të Charli Chaplinit.
10.Si t’u tregojmë të tjerëve “si mposhten të pamposhturit”, në këtë rast boksieri rom Tayson Fyurri – Wladimir Klitschko.
12. Si t’u tregojmë të tjerëve që himni ynë “Jelem, Jelem” këndohët nga pjesëtarët dhe komunitetet joromë.
11. Si t’u tregojmë të tjerëve që mbajtës të emrit rom mund të jenë edhe komunitete të tjera. Sepse, emri rom do të thotë “njeri” – roma, “njerëz”.
Këto që i ceka më lart, çdo pjesëtar i komunitetit rom duhet t’i mbajë në mend dhe t’i përdor si “proteina” për trupin, mendjen dhe shpirtin e tij, duke pasur gjithnjë në mendje integrimin, por kurrsesi asimilimin.
Sot shënohet 72-vjetori i Holokaustit ndaj romëve. Ky ishte një përkujtim për të gjithë ju, e sidomos për komunitetin rom. Sepse, “nëse historia e një populli harrohet, e ardhmja nuk mund të krijohet”! / KultPlus.com
Denis Galushi, gazetari i Radio Kosovës ka reaguar për termin “maxhup-gabel”, duke iu referuar këtyre termeve që po përdoren edhe nëpër debate televizive.
KultPlus ju sjell reagimin e plot të Denis Galushit, i cili ka theksuar se romët janë të vetmit në rruzullin tokësor që emrin etnik e kanë të lidhur me qenien njerëzore.
Reagimi i plot:
Nese termi pezhorativ “maxhup-gabel” nenkupton dicka te keqe, e flliqur, e ulet, atehere me kete term nuk duhet te ofendohemi ne, romet, sepse nuk i perkete ekskluzivisht romeve. Pra, mund te kemi:
E nese perdoret ose deshirojne ta perdorin vetem per romet, atehere gabim e kane.
Sepse ne, romet, kemi emer, dhe NUK duhet me te lejojme te identifikohemi me emra tjere pezhorativ.
Jemi i vetmi popull ne bote qe emrin etnik e kemi te lidhur me qenien njerezore.
Pra, nga romishtja: rom-njeri, roma-njerez.
Etnikisht jemi 30 milion rome ne bote, ndersa terminologjikisht 8 miliarde ne bote jane rome-njerez!
Pra, nese i thoni dikujt mos u bo maxhup/gabel, ma mire kishte me qene me ju thone.
“Sillu mire. Behu rom”.
P.S.
Shprehja e lire ndonjehere mund te jete realitet i hidhur, por nuk eshte ofenduese dhe jo e rrezikshme per shoqerine.
Ndersa, ofendimi eshte lendues, nuk eshte realitet, por eshte i rrezikshem qe pastaj te shperthen ne dhune, dhe nuk nenkupton shprehje e mendimit te lire. / KultPlus.com
Kur vjen 1 gushti, dua që e nesërmja të mos ekzistoj, ose të kalojmë në 3 gusht!
Jo që nuk dua ta kujtoj ditën më të dhimbshme, dhe turpin më të madh të ‘’njerëzimit’’, por është e vështirë t’përkujtosh 1 milion e 500 viktima, burra, gra, pleq e femijë romë-njerëz, të masakruar gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Por, sado që nuk do të dëshiroja një gjë të tillë të mos e kujtoj, malet, kodrat, detrat e oqeanët nuk do të lejonin një gjë të tillë, sepse ata ishin dëshmitar të kësaj ç’njerzie të nazistëve.
Këta pasuri natyrore besuan vetëm në forcen e lapsit që do t’i tregoj një ditë botës, për atë së çfarë ndodhi në kasaphanen më të madhe të Evropës, në kampin e vdekjes Birkernau duhe Auschwitz të Polonisë, njëri nga më të mëdhat në botë, dhe jo vetëm.
Përveç tjerash, syt dhe virtytet e mia, do t’iu sjellin pamje nga vendi i ngjarjes, e bisedat me të mbijetuarit do të mbesin dokumentimi më origjinal për tëntim shfarosjeje e një kombi të tërë gjatë shekullit të 19.
E nga ana e tjetër, frustrimi, dhimbja e hidherimi, për një moment kthehen ne krenari sepse, ky vend i mallkuar, por sot i shënjtë, është shkelur dhe vazhdon të shkelej nga gjaku i atyre që para 76 vitesh ishin në listën e zhdukjes së përgjithmonë.
Sepse, sot 30 milion romë anëmbanë botës kujtojnë këtë ditë – 2 gushtin – Dita e Përkujtimit të Gjenocidit ndaj Romëve me romishtën e tyne të pasur, me fjalët: ‘’AMARE MULE NA MERNA’’ – ‘’Të vdekurit tanë, nuk vdesin’’. Gjuhë kjo e lënduar, e coptuar, e torturuar, e përbuzur, e nençmuar, e përulur, e tallur, e djegur, e shkelur, por – e gjallë!
Çfarë ndodhi më 16 maj dhe 2 gusht 1944?
Në kampin e asgjësimit të Auschwitz II – Birkernau, seksioni BII u quajt “Kampi i Ciganëve/Maxhupëve” (Zigeuner Lager).
Disa nga njerëzit romë që u transferuan në ferr të Auschwitz nga nazistët nuk u qëlluan menjëherë pas mbërritjes, por u vendosën në Lager Zigeuner. BII ishte një kamp “i përzier”, që nënkuptonte fëmijët, burra dhe gra u burgosën së bashku.
Të burgosurit romë u detyruan të punonin si skllevër, të vëzhgohen dhe t’i nënshtrohen testeve mjekësore duke u torturuar nga Dr Josef Mengele i SS-it, një psikopat sadist i njohur si “Engjëlli i vdekjes”, zgjodhi individët romë, shumica prej të cilëve ishin fëmijë, t’i nënshtrohen eksperimenteve të çoroditura, të gjalla në fushën e mjekësisë për këta femijë. Duke iu nxjerrur syt, veshkët, zemrën, e pastaj për të parë reagimin e tyre!
Gjatë natës së 2 gushtit dhe në mëngjesin e hershëm të 3 gushtit 1944, të gjithë të burgosurit e kampit, pa përjashtim, u vranë në dhomat e gazit. Për shkak të kësaj historie të njohur, zyrtarisht, 2 gushti është përkujtuar dhe pranuar nga Parlamenti Evropian si Dita e Gjenocidit/Samudaripen ndaj romëve
Njerëzit në fakt kishin dashur të mbyllnin Bll-shin dhe të vrisnin të burgosurit e tyre romë në dhomat e gazit më herët, më 16 maj 1944. Në atë kohë atje ishin më shumë se 6 000 të burgosur romë.
Më 15 maj, lëvizja e rezistencës nëntokësore në kamp paralajmëroi romët për atë që nazistët po planifikonin. Në mëngjesin e 16 majit, të burgosurit romë nuk u paraqitën për thirrjen e zakonshme në mëngjes dhe kundërshtuan rojet e SS. (SS, gjermanisht; Seal Shutz) organizata paramilitare e nazistëve në krye me diktatorin Adolf Hitler, dhe partia e nazistëve.
Romët e bllokuan veten në kasollet e tyre, dhe filluan të ‘’armatosen’’ me çekiçë, sopata e lopata, duke i ndarë seksionet e krevetëve nga druri që flinin, për t’i shëndrruar në pajisje luftarake e fëmijët mblodhën gurë. Kur rojet e SS hynë në kamp në mbrëmjen e vonë për të marrë romët në dhomat e gazit, ata filluan të luftonin për jetën e tyre.
Romët luftuan me vdekjen. Fëmijët, burrat dhe gratë luftuan të gjithë.
Auschwitz, kurrë nuk kishte përjetuar asgjë si kjo më parë. Kishte humbje në të dy anët.
SS-të ishin në shok, sepse ata kishin dështuar krejtësisht për të parashikuar këtë rezistencë. Të shqetësuar se mund të humbasin më shumë burra dhe se kryengritja mund të përhapet në pjesë të tjera të Auschwitzit, ata u tërhoqën nga kampi BII.
Asnjë rom nuk vdiq në dhomat e gazit atë ditë. Nazistët më pas i vunë të burgosurit e BII-it duke i lënë pa bukë dhe ujë.
Më 23 maj 1944, nazistët zhvendosën 1 500 prej të burgosurve më të fuqishëm romë në Auschwitz I, shumë prej të cilëve u dërguan pastaj në kampin e përqendrimit Buchenwald.
Më 25 maj 1944, 82 burra romë u transportuan në kampin e përqëndrimit të Flossenburgut dhe 144 gra të reja rome u dërguan në kampin e përqendrimit Ravensbrück.
2 897 të burgosur romë kanë mbetur në kampin e familjes në BII, shumica prej tyre fëmijë. Më 2 gusht 1944, nazistët i qëlluan të gjithë me vdekje në dhomën e gazit V, edhepse romët luftuan përsëri në atë natë të errët.
Auschwitz 2017, – Aty ku 2 897 burra, gra, femije e pleq, u dogjën për një natë!
Auschwitz 2017, – Aty ku 2 897 burra, gra, femije e pleq, u dogjën për një natë!
Kjo ishte hera e parë kur, romët, rezistuan fuqishëm ndaj nazistëve dhe ‘’e shtynë’’ vdekjen e tyre për disa muaj më vonë!
Ata rezistuan në luftë, ndersa sot ne duhet të rezistojmë në paqe kundër çdo racizmi që mund të na dergoj në një gjenocid tjetër! Ne nuk dimë shumë për këtë aspekt të Holokaustit, apo romisht; SAMUDARIPEN!
Ka vetëm disa libra për të, dhe shumë pak kërkime historike. Për këtë arsye, ata që vizituan këtë vend, duhet ta ngrisin zërin e tyre duke treguar së çfarë kanë parë, bisedat me të përjetuarit të holokaustit e shumëçka tjetër, me arsye që një gjë e tillë të mos përsëritet KURR!
Ne, kosovarët, para tre viteve, e vizituam kampin më famkeq në hisotrinë e njerëzimit – Auschwitz. Biseduam me të mbijetuarit, njëri nga ata, 95 vjeçari francez, Raymond Guereme, i cili plot 11 herë ka shpëtuar nga nazistët.
I mbijetuari i Holokaustit Rom, Z. Raymond Gureme, lindi në 1925, në Francë dhe në moshën 95 vjeçare, ndërroi jetë.
Në vitin 2017, pata rastin të takoja këtë LEGJEND, dhe ta intervistoja se si ai ka shpëtuar nga të gjitha kampet e përqendrimit gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Edhepse kanë kaluar më shumë se 70 vjet nga Holokausti, ai ende kishte kujtime të freskëta për atë që ndodhi në atë kohë.
Prindërit e tij kishin një cirk dhe një kinema udhëtimi, ai ishte i treti nga tetë fëmijët.
Në gusht 1943, policia franceze rrethoi nënën e tij, atë dhe babanë e tij – i cili kishte shërbyer në ushtrinë franceze në luftën e parë botërore – dhe i dërgoi në një kamp internimi për romët.
Ai arriti të shpëtonte nga kampi francez, por prindërit e tij mbetën të bllokuar atje deri në fund të luftës, duke u shfaqur keq dhe duke humbur biznesin e tyre.
Pas arratisjes, ai më vonë u internua me tren në një makinë bagëtish në një kamp gjerman përqendrimi, ku u detyrua të bënte punë për regjimin nazist.
“Falë rezistencës së duarve akrobatike, kam arritur të shpëtoj nga prangat e nazistëve.
Hera tjetër e arratisjes ishte kur qëndrova më shumë se një muaj në pyll. Kam fjetur nëpër degët e lisave sepse nazistët kontrollonin pyjet.
Nuk kam pasur bukë ose ujë, por kam mbijetuar duke ngrënë gjethe!
Kjo më preu etjen dhe urinë ”, tha Guerreme.
Ai u rrah dhe u torturua në kampet e përqendrimit të nazistëve. Por, për fat të mirë ai ka shpëtuar për 11 herë nga të gjitha gungat e përqendrimit!
“Luftoni për të drejtat tuaja. Mos hesht. Ngritni zërin. Mos u dorëzo. Edhe pse u përballëm me vdekjen, nuk ndalëm kurrë të rezistonim. Kanë kaluar shumë kohë që nga Holokausti, për fat të keq, edhe sot romët në të gjithë botën po përballen me racizëm. Kjo është e tmerrshme. Sepse racizmi mund t’ju dërgojë në një gjenocid tjetër. Për këtë arsye, ju lutemi mos heshtni “, ishte mesazhi u Guerremes ndaj rinisë rome.
Mos ta harrojmë edhe Peter Höllenreiner i cili lindi në Mynih më 17 mars 1939 dhe vdiq para katër dite në moshen 81 vjeçare. Në mars të vitit 1943, ai dhe familja e tij u internuan në kampin e shfarosjes Aushvic-Birkenau, ku ai mbërriti një ditë para ditëlindjes së tij të katërt dhe u regjistrua në regjistrin e kampit të të ashtuquajturit “Gypsy Camp” me numrin Z 3531.
– Më 1944 Peter Höllenreiner u internua nga Aushvic-Birkenau në Ravensbrück dhe prej andej në Mauthausen në Mars 1945.
– Numri i tatuazhuar në parakrahin e tij në Aushvic, e hoqi Peter Höllenreiner në periudhën e pasluftës – me qëllim që ta tatuazhojë përsëri disa vjet më vonë, si një protestë kundër diskriminimit të vazhdueshëm kundër Sinti dhe Romëve në Gjermaninë e pasluftës.
– Në korrik 2016, Peter Höllenreiner vizitoi kampin e shfarosjes Auschwitz-Birkenau për herë të parë me rastin e vizitës së Papa Françeskut.
– Peter Höllenreiner shoqëroi Papën si një nga 12 të mbijetuarit gjatë lutjes së heshtur në murin e vdekjes në kampin kryesor të Aushvicit. Pas kësaj, Peter Höllenreiner mori pjesë në genocidin e Sinti dhe Romëve në Evropën e okupuar nazist – 2 Gusht, Dita e Përkujtimit të Gjenocidit Romë.
Më 2 gusht 2017, Peter Höllenreiner foli si një përfaqësues i të mbijetuarve në përkujtimin ndërkombëtar në Auschwitz-Birkenau. Pas 60 viteve vizitoi këtë kamp dhe thoshte qe kurrë më nuk do ta vizitonte. Per vonesën e vizitës dhe zotimin e tij, më siguri dinte më shumë vetë HERO’i ynë.
Sipas Ian Hancock PH.D, një gjuhëtar rom, avokues politik, profesor i anglishtes dhe linguist në Universitetin e Teksasit në Austin, thote se ka pasur më shumë se 1 milion e 500 000 viktima romë, gjatë Luftës së Dytë Botërore.
Çfarë berën romët nga Kosova pasi vizituan kampin Birkernaut dhe muzeun e Auschwitzit?
Në Kosovë, vitin e kaluar isha organizator për herë të parë i një Marshi Përkujtimor për Viktimat Romë të Holokaustit/Samudaripen, i cili është mbajtur në sheshin e Prishtinës. Së bashku me studentë dhe aktivistë romë dhe jo romë, përkujtuam 27 Janarin – Ditën Botëore të Holokausti. Ngritëm zërin tonë për më shumë se 1 milion e 500 mijë viktima romë në botë gjatë Luftës së Dytë Botërore. Ishte njëri nga marshët e para në regjion dhe Evropë që është organizuar nga Kosova që u përkujtuan viktimat romë përmes marshit dhe një pëformancë artistike tek shkallët e Teatrit Kombëtar të Kosovës me numrin ‘’27’’, duke përquar mesazh të paqës anëmbanë botës.
Para dy viteve është luajtur edhe një shfaqje teatrale ‘’02.08.1944’’, e artistit Edis Galushi dhe regjia, Xhevdet Doda. Poashtu, piktorja e mirënjohur, Mirjeta Qehaja, e ka mbajtur ekspoziten e saj të parë në Kosovë, ”HOLOKAUSTI”, pas vizitës nga kampi Birkernau.
Nëse ata rezistuan në luftë, pse ne sot mos të ngrisim zërin tonë në paqe për të marrë të drejtën tonë për përfaqësim dhe trajtim të dinjitetshëm anëmbanë botës?!
Secili që e ndjen vetën romë, duhët të ‘’shndrrohët’’ në një institut edukativ për të hulumtuar më shumë historinë tonë dhe për të përciellur së më shumë gojarisht dhe me shkrime, sepse shumë pak libra janë shkruajtur për ne!
Dua që fëmijet tanë, nxënësit tanë jo më kokëulur të qëndrojnë në orët e tyre të historisë kur flitet për Luftën e Dytë Botërorë. Por, t’i pyesin profesorët e tyrë se, sa ata kanë njohuri për bashkëkombasit e tyre-romët që ishin viktima më të mëdhënjë pas hebrenjëve?
Dua që fëmijët tanë me krenari t’flasin për t’kaluaren e tyre, duke kërkuar një të ardhmje më të ndritshme duke u mos asimiliuar, për integruar më gjuhë e kultur rome, ashtu siç thoshte edhe poeti ynë i ndjerë, Kujtim Paçaku.
Dua që fëmijët tanë në klasat e tyre t’i ‘’përmirsojnë’’ profesorët kur për romët thonë ‘’dhe të tjerët’’. Jo, jo. Le të tregojnë që ishin një million e gjysëm viktima!
Lë të tregojnë për Raymond Guaremen, lë të tregojnë për Peter Holeinreinerin, lë të tregojnë për familjen e piktorës së njohur rome, Ceija Stojka. Lë të flasin më shumë për familjën e Mateo Maksimovit, e shumë të tjerëve që ishin pjesë e kampëve të vdekjes.
Sepse, ata që nuk kujtojnë të kaluarën, janë të dënuar për ta përsëritur atë.
Sikur një mëngjes të zgjoheshit dhe të mos ishit këta që jeni, të përfundoni me rutinën mëngjesore, të dilnit për kafen e mëngjesit dhe nga shtëpia juaj e deri tek vendi për ku jeni nisur të hasni në shikime të ndryshme, përbuzëse, keqardhjeje apo nënçmuese. Të uleshit në kafene e të prisnit më gjatë se konsumatorët e tjerë, kafeja vjen dhe shërbyesi nuk ju uron një mëngjes të mirë, klientët e tjerë flasin për ty ndërkohë që të hedhin shikime përbuzëse, ‘nuk qenka edhe shumë i zi’ ose ‘sa i zi’ e dëgjon tinëzisht. Në pesë vendet e punës ku keni aplikuar (edhe pse me një kualifikim më tepër se të mjaftueshëm) nuk jeni pranuar për arsyet më banale, e diku edhe nuk jeni përfillur fare. Shokët e shoqet tua nuk janë të shumtë dhe ata që njihni prej fëmijërisë janë po të njejtit njerëz që njihni edhe sot pas pothuajse më shumë apo më pak dy dekadave jetë. Eh kjo, pikërisht kjo, është një racizëm i pastër. Një luftë e heshtur me të cilën as edhe një i vetëm në botë nuk do të duhej të ballafaqohej. Një fenomen sa shqetësues aq edhe tmerrues. Një paragjykim i pastër mbi ngjyrën e lëkurës të cilën nuk e ke zgjedhur.
Antigipsizmi është racizmi specifik ndaj romëve, dhe komuniteteve të tjera që konsiderohen ‘ciganë’ në imagjinatën e publikut apo atyre që nuk janë pjesë e këtij komuniteti. Anti-gjipsizmi është formë specifike e racizmit, një ideologji e bazuar në superioritet racor, formë e dehumanizimit dhe racizmit institucional të ushqyer nga diskriminimi historik, që shprehet në mes tjerash edhe me dhunë, gjuhë të urrejtjes, eksploatim, stigmatizim dhe formë të diskriminimit.
Pjesa më shqetësuese e antigjipsizmit në Kosovë ka të bëjë me faktin se sa i pranishëm është në jetën e secilit prej nesh, është një dukuri e cila vie më së natyrshëm e shpesh edhe pa vetëdije.
Racizmi nuk fshihet nga pjesa e komunitetit shumicë. Shprehjet si ‘po rrin si magjup’, ‘paske marrë ngjyrë shumë të zezë si magjup/e’, apo ‘je veshë si magjupe’, i ndëgjojmë pothuajse çdo ditë dhe pa interesin më të vogël i injorojmë sikur të ishin fjalë përkëdhelëse dhe jo ofenduese për një pjesë të shoqërisë.
Anti-gjipsizmi ndikon shumë në të gjitha aspektet e jetesës së romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve. Ai kontribuon në mohimin e fushave kryesore të jetës si në arsimim, punësim, standard të jetesës, si dhe në shëndetësi e banim. Duke marrë parasysh se romët, ashkalinjt dhe egjiptianët historikisht janë ballafaquar me diskriminim dhe disavantazhe në të gjitha sferat e jetës, kjo ka kaluar në normalitet nga të gjitha palët, duke kontribuar në stigmatizimin dhe përjashtimin e tyre shoqëror. Romët, ashkalinjt dhe egjiptianët në Kosovë shpesh i nënshtrohen diskriminimit dhe janë viktima të krimit, nga fyerjet dhe kërcënimet e deri te sulmet e dhunshme.
Në mënyrë që të ndodhin ndryshimet shoqërore, është me rëndësi jetike që si pasojë të përmendim dhe të dënojnë incidentet dhe fenomenet antigjipsiste që ndodhin edhe në vendin tonë çdo ditë.
Një nga rastet që nxiti shumë debat tek dy komunitetet, edhe tek ai pakicë edhe tek ai shumicë, ishte rasti i Kujtim Veselit. Një fëmijë 11 vjeçar i komunitetit rom i cili ishte dhunuar e mbytur nga një tjetër pjesëtar i komunitet. Dhunimi seksual dhe vrasja e Kujtim Veselit kanë qenë të parandalueshme dhe këtë e ka konstatuar edhe Avokati i Popullit në
Raportin e publikuar për këtë rast. Policia dhe Prokuroria kanë qenë të njoftuara nga burime të shumta për përdhunimin e parë dhe është dashur që menjëherë ta ndalojnë e ta kërkojnë paraburgimin e S.O.-së për ta mbrojtur mirëqenien dhe jetën e Kujtimit.
*Bashkangjitur gjeni linkun e peticionit ku kërkohet drejtësi për rastin e Kujtimit.
Antigjipsizmi në Kosovë e kudo në botë vjen si pasojë e mosinformimit, injorancës. A e keni pyetur ndonjëherë veten, apo a keni menduar: Sa shokë/shoqe që janë pjesë e komunitetit pakicë, janë pjesë e rrethit tuaj shoqëror?
‘Askush nuk lind duke urryer dikë për shkak të ngjyrës së lëkurës, prejardhjes apo religjionit. Nëse njerëzit mësohen të urrejnë, ata mund të mësohen edhe të duan dhe dashuria vjen më natyrshëm nga zemra e njeriut se sa urrejtja.’, thoshte Mandela.
Kadri Limani nga fshati Gadime në Komunën e Lipjanit, tregon se me racizmin është përballur gjithmonë, duke filluar nga klasa e parë kur mësimdhënësit i ndanin komunitetet edhe në bankat shkollore. Pastaj kur udhëtonin me autobus, komuniteti pakicë nuk ulej me atë shumicë. Limani me shqetësim e dëshpërim të madh tregon se ka aplikuar për punë në shumë vende, si në Policinë e Kosovës, në Ministrinë e Shëndetësisë, në Forcat e Sigurisë së Kosovës dhe gjithmonë ka hasur në racizëm të theksuar duke rezultuar në mos pranimin e vendit të punës për të cilin kishte aplikuar.
’Fatkeqësisht racizmi është i pranishëm në çdo pjesë të këtij vatani. Por, për mua është një privilegj të jem ky që jam, unë jam krenar për atë që jam, sepse kombësia, gjinia apo raca janë diçka që nuk kemi mundësi me i zgjedhë vetë, i kemi dhuratë nga krijuesi ynë’’, shprehet Limani.
Ndër të tjera, Limani potencon se fatkeqësisht Antigjipsizmi në Kosovë është shumë i pranishëm, sepse sipas tij, komuniteti shumicë e ndien veten shumë më superior ndaj atij pakicë. Ai tregon se si termi ‘’magjup’’ tek pjesa dërmuese e komunitetit përdoret për si sinonim i diçkaje negative. Ndërkaq, sipas tij, racizmi mund të parandalohet duke ndërmarrë shumë masa, e sidomos nga Ministria e Arsimit, duke shtuar në planin mësimor edhe lëndën e ‘’Etikës’’, në mënyrë që brezat e ardhshëm të edukohen mbi faktin se të gjithë jemi të njëjtë dhe të barabartë pa dallim race, gjinie, feje apo kombi.
‘’Ne pjesëtarët e komuniteteve e kemi problem edhe kur blejmë ndonjë pronë ku shumica e banorëve shqiptarë, kemi shumë raste kur pjesëtarët e komunitetit tonë janë kërcënuar edhe me jetë për të mos ndërtuar shtëpi në ato zona’’, vazhdon tutje Limani.
Mirëpo, prapë se prapë, Limani është optimist. Ai thotë se të gjithë ata që bien viktimë e racizmit duhet të jenë optimist që një gjë e tillë nuk zgjat gjithmonë dhe është një fenomen në zhdukje. ‘’Skllavëria në Amerikë ishte e bazuar në përkatësi racore dhe zhdukja e kësaj skllavërie konsiderohet me të drejtë fitore e gjithë njerëzimit në periudhën moderne. Prandaj unë jam optimist, bëhu edhe ti!’’ përfundon Limani.
Prania e Antigjipsizmi në Kosovë arsyetohet nga faktorë të ndryshëm. Mirëpo faktori kyç ka të bëjë me mos informimin, mosnjohjen e komuniteteve tjera që ka rezultuar në mospranim, pastaj vijnë faktorët tjerë si ata social dhe edukativo-arsimor. Për shumicën dërmuese është i papranueshëm fakti se ngjyra e lëkurës mund të determinoj vetëm racën të cilës i përket personi i caktuar dhe asgjë më shumë.
Për Antigjipsizëm ka folur edhe Drejtori Ekzekutiv i Organizatës Joqeveritare VORAE, Isak Skenderi, i cili potencon se Antigjipsizmi është i përhapur dhe i ngulitur thellë në qëndrimet shoqërore e kulturore dhe poashtu edhe në praktikën institucionale në Kosovë. Ai poashtu shprehet se për të luftuar antigipsizmin, vëmendja jonë duhet të zhvendoset në shoqërinë kryesore, duke fuqizuar kështu dhe duke ngritur zërin e atyre që preken në mënyrë dramatike nga antigjipsizmi.
Ndër të tjera Skenderi tregon se në shoqërinë tonë sjellja raciste nuk njihet shpesh nga ai që e bën dhe nga viktima, sipas tij, kjo sjellje është një produkt i qindra viteve të shtypjes, diskriminimit e përjashtimit.
“Ndërsa u rrita, nuk u kushtova shumë vëmendje të gjitha veprimeve raciste të drejtuara drejt meje në të gjitha sferat e jetës sime publike. Për mua, kjo lloj sjelljeje ishte thjesht e natyrshme. Tani kam arritur të kuptoj se sa e keqe ishte gjithçka dhe se akoma vazhdon të jetë e tillë. Kështu që unë dua të bëj një ndryshim për brezin e ardhshëm”, deklaron Skenderi. VORAE, organizatë e cila një prej qëllimeve kyçe e ka angazhimin dhe fuqizimin e romëve, ashkalinjve dhe egjiptianëve, për të kuptuar sjelljen e tyre, rolet dhe përgjegjësitë e tyre në shoqëri dhe t’i bëjë ata më të aftë të njohin dhe të sfidojnë antigipsizmin, konsideron se krijimi I Antigjipsizmit është një program i ndryshimit të sjelljes në një shkallë më të gjerë që do të marrë shumë vite për të sjellë përpara ndryshimin shoqëror.
Skënderi tregon se VORAE synon të fillojë procesin duke ndërtuar një themel për ndryshimin duke kuptuar kështu së pari thellësinë e çështjes, duke ofruar më pas një varg veprimesh ndërgjegjësimi e në të njëjtën kohë edhe duke fuqizuar komunitetet lokale dhe pjesëtarët e komuniteteve rom, ashkali dhe egjiptianë duke u angazhuar edhe në institucione publike për të vendosur nëse dhe si duhet të reflektohet trajtimi i antigjipsizmit në politikën dhe masat e barazisë.
‘’Ngritja e vetëdijes dhe përmirësimi i njohjes së antigipsizmit dhe efektet e tij negative është një hap i parë për të ndaluar paragjykimet e përhapura që aktualisht ekzistojnë në Kosovë. Ndërtimi i kapaciteteve i përpunuar për zyrtarët publik dhe ofruesit e shërbimeve do të ndërtojë vetëdijen për pengesat institucionale dhe do të prezantojë metodologji për t’i adresuar ato. Sapo të jetë krijuar kjo, qëllimi më pas do të jetë transferimi i këtyre moduleve në mekanizmat qeveritarë të trajnimit’’, shprehet tutje Skenderi. Në pyetjen se çfarë mendon të jetë arsyeja që Antigjipsizmi ekziston në Kosovë, Skenderi thotë se komunitetet gjithmonë janë parë si më të ulët, si klasa e dytë e shoqërisë, jo vetëm në Kosovë por edhe në mbarë Europën. “Romët, ashkalinjt dhe egjiptianët janë mbajtur në kushte shumë degraduese dhe janë përjashtuar në mënyrë që të sigurohet që joromët e gjorë të mos ‘lodhen’ shumë gjatë jetesës së tyre. Kjo rezultoi që pavarësisht nga stacioni ynë në jetë, gjithmonë është dikush më poshtë që mund ta bëjë punën e fëlliqur dhe të shfrytëzohet më tej me qëllim që të mbijetosh një një sistem të shfrytëzimit”, përfundon Skenderi
Një thënie shumë e njohur e Che Guevarës thotë: Përderisa ngjyra e lëkurës është më e rëndësishme se ngjyra e syve, gjithmonë do të ketë luftë. Kjo thënie tregon shumë mbi racizmin, mbi faktin se sa shqetëuese është si dukuri. Një dukuri kjo që duhen vite e vite për të arritur në zhdukje totale.
“Në një intervistë pune, në një shkollë publike, më kanë thënë ‘pse nuk merresh me fëmijët tuaj? Thua se romët profesionalizohen për tu shërbyer apo në këtë rast për të edukuar vetëm fëmijët e komunitetit të vet’ , tregon Edi Galushi i cili me profesion është mësimdhënës.
Galushi konsideron se personat vendimmarrës të komuniteteve RAE duhet të merren më seriozisht, pasi që, sipas tij ka qenë vetë dëshmitar kur po këta persona nuk janë konsideruar të rëndësishëm dhe ndërhyrjet, sugjerimet apo rekomandimet e tyre nuk janë marr parasysh. Ndër të tjera Galushi tregon se komuniteti RAE i është paraqitur komunitetit shumicë në mënyrë shumë të keqe. Ku sipas tij në 90% të rasteve është bërë nga pjesëtarët që nuk i përkasin këtij komuniteti dhe po të njëjtit e kanë marrë edhe guximin të paraqesin komunitetin RAE si diçka të shëmtuar, të ulët, që nuk ka asnjë vlerë dhe që është i prirë për të bërë një jetë të shkapërderdhur.
“Komuniteti pakicë shumë rrallë është prezantuar si diçka e mirë por edhe nëse është prezantuar është bërë me nismën e vetë komunitetit RAE, gjë kjo e cila në shoqërinë masive nuk kishte aspak peshë sepse paraqitja e tyre është konsumuar shumë shpejt dhe është marrur e gatshme, pa asnjë tentavitë për interpretim ndryshe. Ndërkaq inferioriteti me të cilin jeton komuniteti pakicë si dhe brishtësia e këtij komuniteti në sytë e atij shumicë krijon rrethana shumë të favorshme për çasje raciste”, potencon Galushi.
Antigjipsizmi nuk ka të bëjë vetëm me atë se çfarë thuhet por edhe me atë se çfarë bëhet e nuk bëhet. Ka të bëjë me hapat që nuk ndërmerren nga institucionet përkatëse e më pas edhe nga komuniteti shumicë. Ka të bëjë me sjelljen e përditshme të secilit e me gjuhën që përdoret ndaj komuniteteve. Sepse, superioriteti nuk ka të bëjë me ngjyrën e lëkurës, ka të bëjë me shkeljen e dinjitetit njerëzor, me shkeljen e të drejtës për një jetesë asgjë më shumë se normalja. / KultPlus.com
(Ky tekst është prodhuar si pjesë e projektit “Mbështetja e mediave dhe gazetarisë për të drejtat e njeriut në Kosovë”, përkrahur nga zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe realizuar nga Kosovo 2.0, CEL dhe QKSGJ. Përmbajtja e këtij teksti është përgjegjësi e KultPlus/YIHR dhe në asnjë mënyrë nuk mund të konsiderohet si qëndrim i BE ose K2.0, CEL apo QKSGJ)
Ah, sa keq që nuk do ta shoh me plakun-shitësin bujar të shkresave në rrugët e Prizrenit.
Plakun, i cili, sa herë që e shihja nëpër Shadërvan të qytetit tim, u turpërohesha nga vetja ta përdor fjalinë: “Sot, shumë jam lodh”.
Plaku, 87 vjeçar, i cili padyshim ishte simbol i vërtetë i dinjitetit njerëzor.
Plaku, i cili, kurrë nuk e ka shtrirë dorën e lëmoshës, por deri ne çastet e fundit të jetës së tij, punoi me djersë!
Plaku, simbol i mbijetesës, sfidës, vështirësisë, por jo edhe i drejtësisë, fatkeqësisht.
Plaku, i cili, t’lenë të meditosh me mendjen tënde se, sa është e pastër paraja qe e fut në pragun e shtëpisë?!
Ishte 8 shkurti i vitit 2019, kur drekonim ne qendrën e qytetit tim, se bashku me shokun tim, Hasibin. Plaku shitës, është ofruar tek tavolina jonë duke na pyetur: – A jeni të interesuar të bleni shkrepës apo ndonjë laps?
Për një çast, desha t’i dhuroj para, duke mos marr asgjë nga ai, por, për një moment lindi pyetja:
Kush jam unë që të luaj me dinjitetin e dikujt që ka dalur për ta fituar kafshatën e gojës me pune-djersë, duke mos shtrirë dorën e lëmoshës, edhe pse rrudhat e tij tregonin qe ai ka nevojë shumë për para!
U ndala, dhe e pyeta: Axh, a ma kishe bërë një nderë? – Urno djali mirë, u pergjigjë plaku.
Kisha pas shume dëshirë që me dreku së bashku me neve në këtë tavolinë, të na tregoni me shumë për jetën dhe biznesin tuaj, e po ashtu të na këshilloni për jetën, nëse ka mundësi?
Me një buzëqeshje, pranoi.
U gëzova shumë.
Ja nisëm bisedës, përderisa ai porositi një pije dhe hamburger me pomfrita.
“Abdulla e kam emrin. 86 vjet i kam. Jam pi Zhuri. Plakën e kam te shpija. Cdo ditë dalë në Prizren, pi katuni. Plakën e kam t’smut, djali nuk munet me punue, e une duhna mi kqyr ata…”, na tregoi axha Abdulla.
U mundohesha ta fsheh fytyrën nga ai, përderisa fshija lotët. Në çdo pikë të lotit kishte një urtësi për mua.
Nga plaku mësova se:
Lufta e vërtetë është të punosh dhe sakrifikosh me djersë për familjen, dhe jo lufta me armë.
Mosha bëhet veç një numër, atëherë kur duhet me çdo kusht të punosh për më të dashurit e tu, dhe
Të jesh zot shtëpie nuk është aq e lehtë. Sepse, nga guri duhet nxjerrur paranë!
Axha Abdullah, ti sot ike, për t’u takuar me ato qe te solli këtu.
Padyshim, Ai që të ka parë se paku njëherë në jetë, prej teje ka mundur te mësojë shumëçka.
Ai, i cili mediton në krijesat e Krijuesit.
Zoti të shpërbleftë me parajsat e Tij, për punën dhe sakrificën tënde në këtë botë.
Dita Ndërkombëtare e romeve u krijua në vitin 1990 në Varshavë, ku ishte mbajtur kongresi i katërt i Unionit Rom Ndërkombëtar (IRU). Edhe këtë vit, mesazhi i kësaj ditë është: Paqe për të gjithë Romët në një botë pa diskriminim, racizëm dhe luftë. Një reagim në lidhur me këtë e ka bërë edhe gazetari Denis Galushi ku ka sjell vëmendjen te kjo ditë duke potencuar faktin që romët vazhdojnë të diskriminohen.
Postimi i plotë i Denis Galushit:
Ne fjalorin e fundit te publikuar nga romologu z. Ljatif Demiri dhe znj. Dijana Vlatkovic, romisht-kroatisht, dhe kroatisht-romisht, i cili ka rreth tridhjete mije fjale, mund te vereni qe, fjala ”urrejtje” nuk ekziston.
Pra, ta pyesesh nje rom se, si thuhet ne gjuhen rome ”urrejtje”, nuk do te dine se si t’pergigjet!
Poashtu, fjala ”kufije”, nuk e ka nje term adekuat ne gjuhen rome, por ne, ne Kosove, e perdorim fjalen ”samatrand”, per kufije, me gjase eshte lokalizem i ndonje gjuhe.
Me shkase po ndalem tek keto dy terme, qe sot ne pervjetorin e 49 qysh nga shenimi i 8 prillit 1971, kur edhe zyrtarisht filon te pranohet kjo date ne Kongresin e Katerte te Polonise, ne vitin 1990, romet anembane botes e manifestojne kete dite.
Ngase, shumica prej tyre zgjedhin t’flasin per historikun e kesaj dite, une e bashkekombasite e mi, jo vetem ne Kosove por edhe me gjere, ende ballafaqohemi me pyetjen;
– Si eshte gjendja e komunitetit? – A ka te shkolluar? – A keni kulture ju,a ? – A keni flamur ju, a? – A keni gjuhe ju, a? – A sjeni ”rumun” ju, a?
Pra, duhet te kaloje nje vit i tere qe, vemendjen me te madhe t’a marrim vetem per 8 prill, ndonese nuk do ta marrim edhe aq shume kete vit ndoshta, shkaku i pandemise se covidit 19 – coronavirusit, nga i cili po kemi frike si ne, romet, poashtu si ju, ”romet”.
Po, po. Edhe ju qe po lexoni jeni rome! Rom, do thote njeri, roma-njerez. Pra, edhe ju, a nuk jeni rome-njerez?
E, kete, ne, me mijera e qindra vite po mundohemi me ia tregu botes qe, nuk keni nevoje me na thirre me terma pezhorative, por ne emrin rom, qe do te thote njeri, dhe roma njerez, e poashtu gjuha jone, romishtja, e pasur me dhjetra dialekte, e gjashtembedhjete t’folme, qe edhe jane pjese karakteristike e flamurit gjelberte-kalterte, me gjashtembdhjete ”qakre” – drunje, dhe ngjyrat ne fjale simbolizojne barin, njerez te tokes, dhe ngjyra e kalterte qiellin, njerez qe nuk deshirojne te kufizohen, por te shperndajne dashuri anembane botes!
A e kuptuat tani pse nuk ekzistone fjala ”kufije”, ne romishte?
Jo! Jo? Po e sqaroje.
Ne kohen kur perandorite te ndryshme, fuqite me te mdha boterore kane luftuar per te okupuar, e me arsyetimin per te cliruar vende, e per te vene kufije ne toke, romet falenderuan Zotin dhe thane;
”Ne nuk deshirojme te okupojme, e as te luftojme, toka eshte e Jotja, Zot, le t’na lejojne te jetojme te qete dhe pa luftra”. Por, cfare ndodhi? Zoti e degjoj kete lutje, por jo edhe njerezit, ata na tradhtuan!
Na luftuan, masakruan, e asgjesuan me shume se nje milion e gjysem rome vetem gjate Luftes se Dyte Boterore! Me arsyetimin qe nuk ka vend ne umbrellen e qiellit te Zotrave per ne.
Por, ne vazhduam t’jetojme dhe te shperndahemi ne bote, ashtu si e beme per here te pare ne vitin 1018 nga India, duke dhene mesazh permes flamurit dhe himnit ”gjellem, gjellem”, qe do te jetojme pa kufi, pa urrejtje, por me plote dashuri.
E kuptuat tani pse ”urrejtja” nuk ekziston ne romishte, por vetem dashuria?
Jo! Jo? Edhe nje sqarim.
Nje fjale e urte popullore thote; ”Ata me gure, e ti me buke”.
Buken sot ne ua japem njerezve permes brumit te saj te ndryshem.
Brumi i bukes i cili ndahet ne art, leteresi, sport e politike.
– Ua dhame Pablo Picason, i cili me ngjyrat e tij te arta, i dha kuptim botes se erret.
– E poashtu permes artit te Chai Stojkas, i dhame ngjyre jetes edhe pse ajo me njezete pjestare te familjes ishin pjese e ”kasaphanes” Aushëitz, por mbijetoj, dhe Viena e Austrise te ndjeren Cojka, sot shume e cmon dhe artin e piktures se saj.
– Ne kohen kur leteresia kishe me shume nevoje per stilet e saja te ndryshme, doli ne skene Katarina Taikon, romja nga Suedia, e cila aq shume u inatose me ju qe nuk e lejuat te edukohej per 20 vite shkaku qe ishte rome! Por, ajo, aq mire e bukur u ”hakmarre” ndaj jush, duke ia dhene vetes fjalen;
”Mundem, edhe pse jam rome, dhe do t’ia dale”.
Ashtu doli. Sot, ju me kokeulur ndoshta lexoni librat-perallate e saja per femijet e juaj! Por, emri i saj me krenari eshte sot ma i lexuari ne Suedi.
– Bota sot e lexon dhe e cmon shkrimtarin dhe poetin, Mateo Maximov, te cilin e paragjykuan pse ishte rom dhe e rahen neper burgjet e Parisit, por kur kuptuan se qenka i shkolluar dhe nje pastore, e liruat nga burgu, dhe ne simbol te ”faljes” ndaj jush, ia hapet biblioteken ne qendren e Parisit me emrin e tij ”Mateo Maximov”.
– Kur u mendua se, gjurmet e Luftes se Dyte Boterore do te zhduken dhe s’do kete asnje shkrim per kete, doli ne skene i shumelexuari, artisti, poeti e shkrimtari rom nga Finlanda e Marti Ahtisarit, Veijo Baltazar, qe sot e ringjalli kulturen rome permes shkrimeve te tij te arta.
– Edhe ne ate vend ku te gjithe therrasen me nje emer;
”Yes, I’am American”,
pa dallim etnie, gazetari RONALD LEE e pranon qe eshte Amerikan, por me etni rome.
Jo qe nuk ka deshire te therritet ne shtetesi, por permes shkrimeve te tij gazetareske, e mbane te verteten e gjuhes, historise dhe kulturese sone.
– Kur disa rome i ndaluan qe te shkonin ne shkolla duke i segreguar edhe pse kishin talente te ndryshme, ua perkujtone jazz muzicientin Jango Reinhard, i cili me vetem dy gishta i bjerte gitares, sepse duart i kishte te paralizuara. Por, kjo nuk u bere shkase qe ato ta therrasin ”Kingu i Jazz Muzikes”.
– E kur disa grate arrijne moshat e dyzetave, me siguri iu be ne mend sexy aktorja nga Hollyëoodi, e cila ne kete moshe arriti kulmin e karrieres se saj, me plote 71 role.
Eshte ajo Rita Heyëort, e cila, me karrizmen dhe stilin e saj, e sidomos doreza e zeze ne nje krahe dore, lene goje hapur shikuesit me stilin e saj atraktiv. Ketu, duke e mos harruar edhe aktoren tjeter, Ava Gardner.
– Boksin e kuptojme tamam si sport, e asnjehere perleshje private. Kete, me se miri e deshmoi, Tayson Fyrri, edhe ato dy here duke vallezuar ne ring prane dy boksiereve, mandej edhe disa prej tyre ish kampion. Pra, njehere prane Vladimir Klickos, e pastaj edhe prane Anthony Yoshuas ne 2020.
Mos te harrojme ketu edhe Joe Saundersin, te afermit e ”Gypsi Kingyt”, Fyrri, i cili eshte kampion ne peshat e t’mesme t’renda.
– Keto, dhe shume vlera tjera i kam cekur ne shkrime, poashtu edhe ne emisione te ndryshme, por shumica e njerezve per fat te keq, neve ende vazhdojne t’na paragjykojne, sepse;
1. Shumica prej tyre e sheh komunitetin rom si “kafshate perfitimi” ne emrin e tyre, e jo si komunitet i cili eshte i afte per iniciativa te ndryshme per t’mire t’shoqerise.
2. Shumica prej tyre nuk duan te besojne qe, kemi njerez te ndritshem te cilet mund ta udheheqin dhe permisojne kete shoqeri pa pike dyshimi.
3. Shumica e tyre deshirojne t’i shohin romet si ankues, te pavlefshem dhe rob, e jo si model dhe lider!
4. Shumica prej tyre t’vetmen gje qe duan ta dine jane: kontenierat dhe semaforat!
5. Shumica prej tyre e dine, por nuk duan te besojne qe, ka nxenes te dalluar ne klase dhe jane: KRENARIA e shkolles!
6. Shumica prej tyre nuk deshirojne me besu qe, ka studente qe largohen nga ora e mesimit per shkake qe profesorin e zene n’gushte duke bere pyetje e duke permisuar ate!
7. Shumica prej tyre deshirone qe ne t’ndihemi inferior ndaj tyre, e ata superior ndaj nesh!
8. Shumica prej tyre marrin pergjegjesi per te “prezantuar kulturen rome” me tarabuke dhe kenge sokaqeve, edhe pse e dine qe eshte me e pasur, por ju dhemb ta pranojne!
9. Shumica prej tyre nuk deshirojne te besojne qe kemi: edukatore, ekonomiste, juriste, gazetar, profesore, fizoterapeut, aktore…rome
10. Shumica prej tyre deshirojne qe, me ane te etiketimit, nencmimit, perbuzjes te fitojne miliona ne emrin tone.
11. Shumica prej tyre qe punojne me komunitetit rome, mbase orarit punes thone; “shyqyr qe e perfundova orarin me maxhupe”, harrojne qe familjen e mbajne duke punuar me maxhup!
12. Shumica prej tyre kur e sheh nje imazh jo te lakmueshem, bejne sikur ju dhimbsemi, dhe kur na shohin duke zoteruar gjuhen e tyre me mire se vet ata, deshirojne nga xhelozia edhe gishtat e thenjeve me i kepute! … Ata, dhe shume te tjere kane deshire t’na shohin ashtu si vete ata deshirojne, por assesi jo ashtu sic vertet jemi ne!
Ishim, jemi dhe do jemi rom, me gjuhe e kulture, histori e tradite, flamuj e himn.
Por, cfare me shtetin tone?
Po. Bota eshte shteti jone!
Bahtalo 8 Aprili – Lumiako Dive e Romengo
Urime 8 Prili – Dita Boterore e Romeve. / KultPlus.com
– Peja,
Gjakova e Prizreni, në këto momente ua kanë hapur dyert e shtëpive të gjithë
qytetarëve të Republikës së Shqipërisë, pa dallime.
– Ama
bukvalisht, pa dallime!
– Ajo që më
ra në sy nga hotelet dhe shtëpitë që i kanë strehu viktimat, një numër i madh i
takon komunitetit romë, ku unë tani e bëra këtë “dallim” me tregu që:
SOLIDARITETI nuk njeh racë e as fe!
– Pasi që u
bë akomodimi i qytetarëve të Shqipërisë në hotele dhe shtëpi të Gjakovës (një
pjesë e madhe prej tyre rome), tani më nuk ka vend për pjesën tjetër të
familjarëve, por zgjidhja menjëherë për ata u bë që të strehohen në një kamp
ushtarak të Prizrenit.
– Prandaj, në
këto ditë të vështira, ju lutem që mos të bëni komente të tipeve raciste, ashtu
siç po flitet për Gjakovën që kinse nuk ka dashur t’i pranoj romët!
– JU LUTEM,
keni kujdes se çfarë postoni në Facebook.
– KOSOVE,
Evropa dhe e gjithë BOTA, mund t ‘kenë zili për dashurinë, respektin dhe mikpritjen
pa kufi dhe pa dallim!
Jo, ata nuk vdesin! Ata janë gjallë, n’parajsë na presin. Mos ishin ata, sot nuk do të ishim ne. Ata sakrifikuan vetën që, T’themi sot lirshem mirëdita apo ‘’laqho dive’’.
I përvëluan dhe i dogjen për së gjalli, Por, nuk e dorëzuan bajrakun ngjyrë qielli dhe bari. Rrota në mes bëri histori E, ne sot e kultivojmë romanipen me shumë dashuri.
Disa male e kodra janë shkrirë, Nga gjenocidi që përjetuan burra, gra, pleqë e femijë. Valët e detit nga ajo ditë, I kaploi katrani dhe gjaku i zi.
Bota heshti e pa turpëruar, Por, oqeanet e malet janë betuar, Që lapsi një ditë ka me dëshmuar, Holokaustin romët që e kanë përjetuar.
Ah, të vdekurit tanë, nuk vdesin! Ata dhanë emer e mbiemër këtij identitetit. E, ne duhet t’a ruajmë e përqafojmë, Dhe t’i tregojmë botës që jemi tridhjetë million romë./KultPlus.com
Pak
me parë e pash një storie në media për një të punësuar në Komunën e Kamenicës,
si Drejtor i Financave, me shkollë të mesme të mjekësisë, dhe i papërgaditur
profesionalisht, por mjafton që përsoni në fjalë të jetë nga komuniteti pakicë,
n’këtë rast – romë!
Si
pjestar i këtij komuniteti, ndihem i ofenduar!
E
di, tingëllon për qudi kjo, por duke e ditur që;
Kosova
ka mjaftë të rinj të diplomuar nga gjitha komunitetet, pse të zgjidhët një
përson i cili aspak nuk përmbush kriteret për një drejtori të tillë?
Nëse
nesër do të ndodh një keqmenaxhim, e që jam i sigurt që mund të ndodh, si do të
rezulton kjo në imazhin e komunitetit?
Kjo
përzgjedhje, a ka ndonjë prapavi tjeter, a po…?
I
nderuar z.Kryetar Kastrati, ne shumë mirë e dimë që, Kushtetuta e Republikës së
Kosovës, priviligjon komunitete në punësimë, por këto punësimë kërkojnë edhe
përgaditje profesionale.
Nëse
Kushteta dhe Ligjet në fuqi bëjnë lehtësime, në nuk duhet t’i keqpërdorim.
Sepse,
kjo është ofendim për intelegjencën te të rinjëvë të komunitet që kanë
diplomuar BA dhe MA ne vendin tonë dhe jashtë tij, e poashtu janë shembull në
Universitete ku ata dallohën me bursa shtetërore. Këta përsona janë meritor për
kësi vende punë, e jo dikush që nuk është i përgaditur.
Më
këtë, nëse mendoni që këni bërë një punë të mirë, atëherë po gaboni.
Sepse,
ju më një përson të tillë, po e gjeneralizoni kapacitetin e gjithë komunitetit.
Besoni, institucionët tona kanë pasur, kanë dhe do të kenë intelektual romë e
ambasador, që dinë ta udhëheqin vendin me dinitet dhe plot meritë.
-Ne
nuk jemi ‘’gjynahu’’ i këtij vendi.
-Në,
nuk kërkojmë nga askush mëshirë.
-Ne,
nuk dëshirojmë të ndihemi inferior ndaj askujt.
-Ne,
poashtu nuk dëshirojmë të ndihëmi as superior ndaj askujt.
Ne,
dëshirojmë trajtim të barabartë më shumicën, ndoshta avancime kvantitative, por
kualitative.
Ne,
mund të bëhemi Drejtora të Drejtorive vetëm se dimë ta bëjmë, e jo që duhët të
jemi aty.
Ne,
nuk jemi as numër, e as statistikë e këtij vendi, ne kemi vlera.
Tash,
edhe njëherë e kuptoj më mirë pse romët në disa institucione e mshefin
identitetin e tyre, sepse, atyre i përgjysmohët vlera apo kapaciteti, sepse një
ROMË në syrin e një joromi gjithmonë është mësuar të shihët si njeri pa vlerë,
ndërsa kur tregohet e kundërta, atëhërë mbizotëron ego dhe xhelozia;
Pse
MAXHUPI është i mirë në këtë fushë?
Prandaj,
nëse Ju apo dikush tjetër dëshiron të tregon divergjencë në vende pune, atëhere
le të zgjidhen t’duhurit, e jo ata që sapo kanë dalur nga bankat e shkollës
fillore apo të mesme, ndërsa këta me BA dhe MA t’i masin rrugët!