Vizita e nobelistit Mukwege në Kosovë, një mbështetje e drejtpërdrejt për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë

Komisioni Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e Statusit të Personave të Dhunuar gjatë Luftës, kishte nderin që në ambientet e punës së tij të pres në vizitë Denis Mukwege – Laureatin e Çmimit Nobel për Paqe për vitin 2018.

Në këtë takim Mukwege u shoqërua nga drejtoresha e Fondacionit Mukwege, Esther Dingemans, si dhe ekipi i tij dhe përfaqësuese të rrjetit Sema Vasfije Krasniqi dhe përfaqësuese nga Sudani Jugor dhe komuniteti Jazidi nga Iraku. Përfaqësues të Qendrës Kosovare Për Rehabilitimin e Torturës Feride Rushiti, ishin gjithashtu prezent, si organizatë që ftoi Mukwege në Kosovë.

Komisioni Qeveritar shprehu vlerësime të larta për vizitën e Mukwege në Kosovë, si një mbështetje që vjen drejtpërdrejt për të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë si dhe për angazhimin e shtetit të Kosovës në adresimin e këtij mjeti të luftës. Komisioni Qeveritar gjithashtu vlerësoi angazhimin e pakursyer të Mukwege në ngritjen e vetëdijes dhe në ofrimin e mbështetjes dhe ndihmës së nevojshme për të mbijetuarit në mbarë botën.

Komisioni e njoftoi Mukwegen për punën e Komisionit që nga themelimi i tij në vitin 2018 e deri më sot, progresin e arritur deri më tani në trajtimin e rasteve të aplikimeve për njohjen e statusit si dhe sfidat që po e përcjellin këtë proces kaq të ndjeshëm.

Në takim, u shkëmbyen përvojat e Kosovës në trajtimin e rasteve të dhunës seksuale gjatë luftës, si një nga modelet më të mira në botë që ekzistojnë për rastet e reparacioneve të viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës.

Komisioni iu përgjigj pyetjeve që ishin me interes të Mukwege si dhe i prezantoi procedurat e punës deri në marrjen e vendimit, e gjithashtu ofroi edhe rekomandimet e tij se si kjo përvojë të përcillet edhe vë vendet e tjera që kanë kaluar konflikte të armatosura.

Në fund, Mukwege e përgëzoi Komisionin për punën e jashtëzakonshme që po bën me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe se është krenar që Kosova ka arritur të ndërtojë një model kaq të suksesshëm i cili do të shërbejë si model edhe për vendet e tjera që kanë kaluar konfliktin e armatosur. / KultPlus.com

Laureati i Çmimit Nobel për Paqe, Denis Mukwege viziton QKRMT-në

Në shënimin e 20 Vjetorit të themelimit të saj, Qendrën Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) do ta vizitojë Laureati i Çmimit Nobel për Paqe 2018, Denis Mukwege.

Me ftesën e QKRMT-së, Mukwege do të marrë pjesë në aktivitetet të cilat do realizohen më 10 dhe 11 nëntor 2019.

Aktivitetet kryesore në të cilat do të marrë pjesë Mukwege, mw datw 10 nwntor janw: Denis Mukwege viziton QKRMT, ku do të pritet nga stafi i QKRMT-së dhe përfaqësuesit e OJQ-ve partnere. Takim me të mbijetuarit e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. Takim me përfaqësuesit e Komisionit Qeveritar për Njohjen dhe Verifikimin e statusit të viktimave të dhunës seksuale.

Ndwrsa mw datw 11 nëntor, Denis Mukwege do të jetë folësi kryesor në Konferencën e 20 Vjetorit të themelimit të QKRMT-së, nw ora 9.30 – 14.00, nw Hotel Sirius.

Denis Mukwege do të merr pjesë edhe në pritjen (koktej) e organizuar me rastin e shënimit të 20 Vjetorit të themelimit të QKRMT-së nw ora 18.30 – 20.30 nw Sheshi 21.

Në kuadër të kësaj vizite, Denis Mukwege do të takohet edhe me personalitete dhe përfaqësues të institucioneve.

NEW YORK, NY – APRIL 26: Denis Mukwege speaks at the 2016 Time 100 Gala, Time’s Most Influential People In The World at Jazz At Lincoln Center at the Time Warner Center on April 26, 2016 in New York City. (Photo by Kevin Mazur/Getty Images for Time)

Kush është Dr. Denis Mukwege?

Denis Mukwege i lindur më 1 Mars 1955, është gjinekolog Kongolez. Ai themeloi dhe punon në spitalin Panzi në Bukavu (1999), ku u specializua në trajtimin e grave të dhunuar nga rebelët e armatosur. Dr Mukwege ishte i vetmi obstetër-gjinekolog në atë rajon, ndërsa Spitali Panzi u bë strehë për mijëra viktima, ku u ndërtua një model që integron mbështetje psikologjike, ndihmën juridike si dhe mbështetje socio-ekonomike. Me kalimin e viteve, Dr Mukwege u bë ekspert – udhëheqës botëror në trajtimin e të mbijetuarve të dhunës seksuale. Ndërsa numri i viktimave të dhunës seksuale në konflikte po rritej, Denis Mukwege kuptoi se shërbimet mjekësore të vetme nuk do ta zgjidhin problemin. Kështu, ai zgjeroi aktivitetin në mbështetje të të mbijetuarve, dhe përtej ndihmës mjekësore, avokimi dhe nismat vetëdijësuese në nivel global komplementojnë angazhimin e tij human. Kësisoj, së bashku me aktivisten Jezide, Nadia Murad, Dr Mukwege mori çmimin Nobel për Paqen 2018 për përpjekjet e tij për t’i dhënë fund përdorimit të dhunës seksuale si mjet lufte në konflikte të armatosura. Përpjekjet e tij për të sjellë në vëmendjen e Kombeve të Bashkuara dhe organizatave të tjera ndërkombëtare , çështjen e mbrojtjes së grave në zonat e luftës dhe konflikteve të armatosura, dhe për t’i sjellur para drejtësisë ata që janë përgjegjës për dhunën seksuale, e shndërruan atë në aktivistin kryesor të të drejtave të njeriut dhe barazisë gjinore. Dr Mukwege mori çmime të shumta për punën e tij, përfshirë Çmimin e Kombeve të Bashkuara për të Drejtat e Njeriut (2008), Çmimin Sakharov të Parlamentit Evropian (2014).

Revista TIME e renditi atë në mesin e 100 personave më me ndikim në botë dhe Fondacioni Carter e quajti atë “qytetar të botës”.

Çmime ndërkombëtare:

· Nobel Peace Prize, with Nadia Murad (October 2018) · Time magazine’s 100 Most Influential People (2016) · Seoul Peace Prize (Seoul, Korea, October 2016) · Scandinavian Human Dignity Award Laureate, by the Scandinavian Human Rights Lawyers & Committee (Stockholm, October 2016) · Four Freedoms Award Laureate for the Freedom From Want, by the Roosevelt Institute in New York and Franklin D. Roosevelt Stichting (Middelburg, Netherlands, April 2016) · Fortune Magazine 35th World Greatest Leader of 2016 (March 2016) · University of Pennsylvania School of Nursing Renfield Foundation Award for Global Women’s Health (Philadelphia, March 2016) · Prix Héros pour l’Afrique (Hero for Africa) (Brussels, January 2016) · Women for Women International “Champion for Peace Award” (New York, November 2015) · Gulbenkian Prize (Lisbon, July 2015) · The Sakharov Prize for the Freedom of Thought, received from the European Parliament (Strasbourg, November 2014) · Solidarity Prize received from Médecins du Monde and the Saint-Pierre University Hospital (Brussels, October 2014) 2 · The Inamori Ethics Prize from the Case Western Reserve University Inamori Center for Ethics and Excellence (October 2014) · The Hillary Clinton Award (Washington, DC, February 2014) at Georgetown University for Advancing Women in Peace and Security[36] along with the British Secretary of State for Foreign Affairs William Hague · Right Livelihood Award (September 2013) · “Prize for Conflict Prevention” by the Fondation Chirac (Paris, October 2013) honored by the presence of 2 French presidents Jacques Chirac and François Hollande · Human Rights First Award (August 2013) · Civil Courage Prize (October 2013) · Officier de la Légion d’Honneur Française (Panzi, July 2013) brought to Bukavu by the First Lady of France Valérie Trierweiler and the Minister of Francophonie Yamina Benguigui. · The 2011 Deutscher Medienpreis (German Media Award) (Baden Baden, Germany, February 2012) · Clinton Global Citizen Award for Leadership in Civil Society (New York, September 2011) by President Bill Clinton. · The King Baudouin International Development Prize (Brussels, 24 May 2011)[29] by the King of Belgium Albert II. · The Wallenberg Medal (University of Michigan, October 2010) · Van Heuven Goedhart-Award (June 2010) from the Netherlands Refugee Foundation (Stichting Vluchteling) · Chevalier de la Légion d’Honneur by the French government (Kinshasa, November 2009) by French Ambassador Pierre Jacquemot · African of the Year (Nigeria, January 2009), awarded by Daily Trust · Olof Palme Prize (Sweden, 2008) · UN Human Rights prize (New York, December 2008)

Tituj nderi:

· Honorary degree from Université de Montréal (Montréal, Canada, June 2019) · Honorary degree from New University of Lisbon (Lisbon, Portugal, May 2019) · Honorary degree from Pennsylvania State University (Philadelphia, United States, May 2019) · Honorary degree from University of Liège Honorary Degree Doctor Honoris Causa (Liège, Belgium, September 2018) · University of Angers (French: Université d’Angers) Honorary Degree of Doctor of Medicine (Angers, France, January 2018) · University of Edinburgh Honorary Degree of Doctor of Medicine (Scotland, December 2017) · Harvard University Honorary degree as Doctor of Science (Boston, May 2015) · Honorary degree from the University of Louvain (UCLouvain, Belgium, February 2014)[49] along with Lawrence Lessig and Jigme Thinley · Honorary Doctorate by the faculty of medicine at Umeå University (Sweden, June 2010). / KultPlus.com