Denzel Washington sapo theu rekordin e tij të nominimeve për Oscar

Së fundmi janë publikuar nominimet për çmimet “Oscar”, derisa mbrëmja gala do të mbahet më 27 mars të këtij viti, shkruan KultPlus.

Aktori Denzel Washington ka thyer një rekord, duke u bërë aktori me ngjyrë me më së shumti nominime në histori të Academy Awards.

Me performancën e tij në filmin The Tragedy Of Macbeth, ikona 67-vjeçare vazhdoi rekordin e tij historik.

Nominimet e kaluara ishin për Cry Freedom (1987), Glory (1989), Malcolm X (1992), The Hurricane (1999), Training Day (2001), Flight (2012), Fences (2016), Roman J. Israel, Esq. (2017), dhe tani, Tragjedia e Makbethit (2021).

Dy fitimet e tij Oscar erdhën për filmat Glory dhe Training Day. /KultPlus.com

Denzel Washington: Pasi fitova Oskarin, nëna më tha: Tani shko derdhe bërllokun

Denzel Washington është aktor i famshëm amerikan, produçent dhe drejtor filmi. Gjatë karrierës së tij ka fituar mjaft çmime, duke përfshirë tri çmime Golden Globe, dy çmime Academy Awards.

Washington për intrepretimet e tij ka fituar Golbin e Artë dhe çmimin e lakmueshëm Oskar, me filmin Training Day, ku ai luan rolin e policit të kompromentuar së bashku me Ethan Hawke; për këtë film ai fitoi çmimin Oskar në vitin 2001.

Me talentin e tij, Denzel Washington ka arritur të menaxhojë dhe tërheqë audiencën si dhe të garantojë suksese në kinema për pothuajse të gjithë filmat e tij.

Për fitimin e Oskar-it, ai ka shkruar një pasazh të shkurtër shumë interesant, në të cilin bisedon me nënën e tij pasi që e ka fituar çmimin.

Këtë pasazh jua sjellë KultPlus më poshtë.

Familja ime ishte e pasur shpirtërisht. Nëna ime, që i ka 90 vjet, më ka mësuar që t’i mbaj këmbët për toke. Kur e fitova Oskarin e parë ajo më tha: ok, tani shko derdhe bërllokun. /KultPlus.com

Denzel Washington: Ndjenja që unë marr kur ndihmoj të tjerët, nuk krahasohet me makinat, shtëpinë e madhe apo me …

“42 vjet më parë, në mars të 1975, unë isha në universitet me një mesatare shumë të ulët. Isha ulur në sallonin e bukurisë së mamasë sime dhe shoh veten në pasqyrë. Pas vetes shoh një grua dhe sa herë unë shikoja në pasqyrë, e dalloja që ajo po më shihte mua drejt e në sy, derisa në një moment më tha:

“Djalë, ti ke për të udhëtuar në mbarë botën dhe ke për të folur përpara miliona njerëzve”.

Në atë kohë unë nuk e besoja, por tani e them me siguri se unë kam udhëtuar nëpër botë dhe kam folur përpara miliona njerëzve.

Nuk ka rëndësi suksesi që kam pasur, por ajo që më tha ajo grua atë ditë dhe që unë akoma nuk e kam harruar.

Unë jam rrëzuar, jam udhëhequr, jam korrigjuar nga të tjerët. Kam mbajtur Zotin në jetën time dhe Ai më ka bërë të jem dashamirës me të tjerët. Ndoshta jo gjithmonë jam mbajtur tek Ai, por Ai gjithnjë më ka shoqëruar. Ndaj mbështetuni tek Zoti në çdo gjë që bëni. Nëse doni të bëni atë që unë kam bërë, atëherë bëjeni dhe mbështetuni në Zot.

Së dyti, mos u ndjeni keq nëse dështoni rëndë. Si fillim, bëni atë që e pëlqeni dhe e keni pasion. Ndërmerrni rreziqe dhe mos iu trembni dështimeve, edhe nëse dështoni rëndë.

Ëndërroni shumë, por mbani mend se ëndrrat pa realizim janë thjesht ëndrra. Kështu që, ëndërroni dhe realizoni diçka çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit… Për t’i realizuar ato, kujtoni gjithmonë se ju duhet vendosmëri dhe disiplinë.

Puna e fortë jep gjithmonë rezultate pozitive. Këtë gjë bëjnë edhe personat e suksesshëm. Ata punojnë fort. Mirëpo ju mos prisni që puna më e madhe të sjellë më shumë të mira në jetën tuaj. Jo gjithmonë mundimi dhe progresi ecin njëkohësisht…

Së treti, nuk do merrni gjë me vete nga kjo botë. Asgjë nuk ka të bëjë me çfarë keni, por me çfarë bëni me gjërat që keni.

Të gjithë ne kemi talente të ndryshme dhe gjëja më egoiste që mund të bëjmë është të ndihmojmë dikë tjetër. Pse është egoiste?

Sepse përfiton vetë ndjenjën e mirë. Ndjenja që unë marr kur ndihmoj të tjerët, nuk krahasohet me makinat, shtëpinë e madhe apo me çdo gjë tjetër që unë kam. Suksesi ka të bëjë pikërisht me ndihmën që ne i ofrojmë të tjerëve.

Së fundmi, dua të të kujtoj se duhet të jesh falenderues për çdo gjë që ke. Kështu e jetoj unë jetën time. Kjo është arsyeja se pse unë jam ky që jam sot. Falendero Zotin për çdo gjë që ke në jetën tënde.

Dëshira e madhe në zemrën tënde, ajo gjë që ju doni të bëni me veten tuaj, është prova më e madhe që Zoti të jep paraprakisht për të të bërë të kuptosh se ajo është jotja. Dhe ti mund të kesh çdo gjë të mirë që dëshiron.

Puno fort që ta arrish. Kur e arrin, ktheje kokën mbrapsht dhe ndihmo dikë tjetër të ngrihet bashkë me ty. Njëri të na mësojë të gjithëve, dhe të gjithë të mësojmë njërin. Frymëzojini të tjerët të bëjnë ndryshime pozitive!”/bota.al

Denzel Washington: Ajo që dua në këtë moment nga ju, është të mendoni për ëndrrat tuaja

Nga Denzel Washington

“Ajo që dua në këtë moment nga ju, është të mendoni për ëndrrat tuaja. Unë nuk besoj se ëndrrat na jepen kot, pasi ne i kemi aftësitë t’i realizojmë ato. Nuk e di se çfarë ëndrre keni dhe as dua t’ia di se sa e vështirë mund të jetë ajo për t’u arritur.

Mund të jeni munduar ta realizoni dhe keni dështuar, por unë nuk dua t’ia di për zhgënjimet që keni pësuar.

Ajo që unë di, është se ëndrra që ju keni në mendje, është plotësisht e mundshme për t’u realizuar. Askush nuk më bind dot për të kundërtën, pasi edhe unë jam shembull i realizimit të ëndrrave të mia.

Dua që ju të mendoni për atë që ëndërroni dhe të ndërmerrni rreziqe, njësoj siç unë i mora, edhe pse shumë njerëz nuk e bëjnë këtë gjë. Ata shpesh do t’ju dekurajojnë, sepse nuk janë as vetë guximtarë të ndërmarrin rreziqe.

Kuptimi i jetës nuk është aq i thjeshtë sa e jetojnë disa që lindin, martohen, jetojnë dhe vdesin. Jeta e atyre që vrapojnë pas ëndrrave të tyre, ka një kuptim tjetër.

Gjatë një rruge të tillë, ju do të përjetoni shumë zhgënjime, dështime, dhimbje, mundje, por gjatë këtij procesi, ju do të zbuloni disa gjëra për veten që nuk i dini tashmë. Ajo që do të zbuloni, është se ju keni madhështinë brenda vetes.

Unë nuk kam ndonjë diplomë universiteti, por ndërsa një ditë po prisja një mikun tim në gjimnaz, një mësues m’u afrua dhe më tha të shkruaja në dërrasë ato që ai do më thoshte. I thashë : “Nuk mund ta bëj këtë gjë, zotëri”.

“Pse jo?”, – ma ktheu ai.

“Sepse unë nuk jam një nga studentët e tu”, – i thashë.

“Nuk ka rëndësi. Zbato urdhërat e mia tani”, – më urdhëroi ai.

“Nuk mund ta bëj atë gjë, sepse unë nuk jam i përgatitur me shumë njohuri”, – u shpreha unë duke e parë në sy.

Ai erdhi afër meje dhe më nguli sytë duke më thënë : “Mos e thuaj më këtë gjë sërish. Opinionet e të tjerëve për ty, nuk kanë pse të bëhen realiteti yt”.

Ndaj, nëse doni t’i arrini ëndrrat tuaja, merrni si shembuj personat që ia kanë dalë mbanë dhe bëni gjithçka për t’ia dalë edhe juve t’i realizoni ato. Ata që ia kanë dalë mbanë, kanë kuptuar se për të ndodhur diçka, gjithçka e kanë ata vetë në dorë. Asgjë nuk kishte përfunduar, deri në momentin që ata triumfuan, ndaj përpiquni ta kuptoni edhe juve këtë gjë.

Kur mendon se sa shumë gjëra ke për të bërë, të duket sikur nuk ke kohë. Njësoj si ty, kanë edhe të tjerët punë. Disa janë akoma më të zënë me punë më të mëdha, por ata nuk kanë hequr dorë gjithsesi. Kanë luftuar që t’ia dalin mbanë, ndaj edhe ti bëj të njëjtën gjë. Lufto, studio, krijo. Gjithçka është në dorën tënde.” /KultPlus.com

Denzel Washington: Vendosni Zotin të parin

“Së pari, vendosni Zotin të parin në çdo gjë që bëni. Çdo gjë që shihni tek unë, çdo gjë që unë kam arritur, çdo gjë që mendoni se unë kam, ka ardhur prej mirësisë së Zotit. Kuptojeni këtë gjë.
42 vjet më parë, në mars të 1975, unë isha në universitet me një mesatare shumë të ulët. Isha ulur në sallonin e bukurisë së mamasë sime dhe shoh veten në pasqyrë. Pas vetes shoh një grua dhe sa herë unë shikoja në pasqyrë, e dalloja që ajo po më shihte mua drejt e në sy, derisa në një moment më tha:
“Djalë, ti ke për të udhëtuar në mbarë botën dhe ke për të folur përpara miliona njerëzve”.
Në atë kohë unë nuk e besoja, por tani e them me siguri se unë kam udhëtuar nëpër botë dhe kam folur përpara miliona njerëzve.

Nuk ka rëndësi suksesi që kam pasur, por ajo që më tha ajo grua atë ditë dhe që unë akoma nuk e kam harruar. Unë jam rrëzuar, jam udhëhequr, jam korrigjuar nga të tjerët. Kam mbajtur Zotin në jetën time dhe Ai më ka bërë të jem dashamirës me të tjerët. Ndoshta jo gjithmonë jam mbajtur tek Ai, por Ai gjithnjë më ka shoqëruar. Ndaj mbështetuni tek Zoti në çdo gjë që bëni. Nëse doni të bëni atë që unë kam bërë, atëherë bëjeni dhe mbështetuni në Zot.

Së dyti, mos u ndjeni keq nëse dështoni rëndë. Si fillim, bëni atë që e pëlqeni dhe e keni pasion. Ndërmerrni rreziqe dhe mos iu trembni dështimeve, edhe nëse dështoni rëndë.
Ëndërroni shumë, por mbani mend se ëndrrat pa realizim janë thjesht ëndrra. Kështu që, ëndërroni dhe realizoni diçka çdo ditë, çdo javë, çdo muaj, çdo vit… Për t’i realizuar ato, kujtoni gjithmonë se ju duhet vendosmëri dhe disiplinë.

Puna e fortë jep gjithmonë rezultate pozitive. Këtë gjë bëjnë edhe personat e suksesshëm. Ata punojnë fort. Mirëpo ju mos prisni që puna më e madhe të sjellë më shumë të mira në jetën tuaj. Jo gjithmonë mundimi dhe progresi ecin njëkohësisht…

Së treti, nuk do merrni gjë me vete nga kjo botë. Asgjë nuk ka të bëjë me çfarë keni, por me çfarë bëni me gjërat që keni. Të gjithë ne kemi talente të ndryshme dhe gjëja më egoiste që mund të bëjmë është të ndihmojmë dikë tjetër. Pse është egoiste?

Sepse përfiton vetë ndjenjën e mirë. Ndjenja që unë marr kur ndihmoj të tjerët, nuk krahasohet me makinat, shtëpinë e madhe apo me çdo gjë tjetër që unë kam. Suksesi ka të bëjë pikërisht me ndihmën që ne i ofrojmë të tjerëve.

Së fundmi, dua të të kujtoj se duhet të jesh falenderues për çdo gjë që ke. Kështu e jetoj unë jetën time. Kjo është arsyeja se pse unë jam ky që jam sot. Falendero Zotin për çdo gjë që ke në jetën tënde.
Dëshira e madhe në zemrën tënde, ajo gjë që ju doni të bëni me veten tuaj, është prova më e madhe që Zoti të jep paraprakisht për të të bërë të kuptosh se ajo është jotja. Dhe ti mund të kesh çdo gjë të mirë që dëshiron.

Puno fort që ta arrish. Kur e arrin, ktheje kokën mbrapsht dhe ndihmo dikë tjetër të ngrihet bashkë me ty. Njëri të na mësojë të gjithëve, dhe të gjithë të mësojmë njërin. Frymëzojini të tjerët të bëjnë ndryshime pozitive!”./Bota.al