“Dera e Pritjes” si simbol i agonisë dhe trishtimit për 1616 personat e zhdukur

Më shumë se 24 vjet kanë kaluar që nga përfundimi i luftës në Kosovë (1998-1999), por fatkeqësisht fati i 1616 personave të pagjetur vazhdon ende të mbetet plagë e hapur për të gjithë ata që humbën më të dashurit e tyre në rrethana misterioze.

Sot, në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukura me Dhunë, në sheshin Skënderbeu, Youth Initiative for Human Rights – Kosovo (YIHR KS), mbajti aksionin rrugor “Dera e Pritjes” për të ndjerë peshën e 1616 personave të zhdukur.

“Sot ishte një ditë solidarizimi me të gjithë familjarët, po aq sa ishte një ditë që thirri për kritikë, llogaridhënie dhe veprim të menjëhershëm nga institucionet tona”, shprehen nga YIHR.

Në aksionin rrugor ‘Dera e Pritjes,’ u vendos një derë të zezë që simbolizoi agoninë, trishtimin dhe pikëllimin; që mishëroi pritjen e stërzgjatur për zbardhjen e fatit të të zhdukurve me dhunë.

“Ne vazhdojmë të u bëjmë thirrje institucioneve tona të e prioritizojnë këtë çështje si faktor kyç në procesin e ballafaqimit me të kaluarën.

Së bashku, qëndrojmë në solidaritet të palëkundur me të gjithë familjarët e viktimave të zhdukura me dhunë, dhe dërgojmë një mesazh kumbues: ne nuk do të pushojmë derisa të vendoset drejtësia, derisa e vërteta të zbulohet dhe derisa fati i 1616 individëve të zhdukur të zbardhet”, thuhet në njoftim.

Ky aktivitet u mbështet nga NED dhe USAID. / KultPlus.com

“Dera e Pritjes”, aksion rrugor në Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme

Fati i 1616 personave të zhdukur mbetet nën hije edhe këtë përvjetor.

Në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS solidarizohet me dhimbjen dhe revoltën e familjarëve dhe shoqërisë më gjerë për zbardhjen e së vërtetës dhe gjetjen e drejtësisë.

Pritjen e stërzgjatur dhe shqetësimin për moszgjidhjen e kësaj çështje tashmë e sa vite, YIHR ka vendosur ta shfaqë përmes aksionit rrugor “Dera e Pritjes.”

Aksioni rrugor  do të mbahet më 30 gusht, në Sheshi Skënderbeu duke filluar nga ora 16:00. / KultPlus.com

“Dera e Pritjes”, nesër mbahet aksion rrugorë për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR organizon nesër aksionin e radhës të titulluar “Dera e Pritjes”, përcjellë KultPlus.

Përderisa ende jemi në pritje për zbardhjen e fatit të mbi në 1600 personave të zhdukur Kosovë, organizatorët e këtij aksioni kanë për qëllim të solidarizohen me dhimbjen e familjarëve të të zhdukurve.

“Nesër më 30 Gusht në ora 12:00 në sheshin Skënderbeu, ne solidarizohemi me dhimbjen dhe revoltën e familjarëve dhe shoqërisë më gjerë për zbardhjen e së vërtetës dhe gjetjen e drejtësisë. Pritjen e stërzgjatur dhe shqetësimin tonë për moszgjidhjen e kësaj çështje tashmë e sa vite, po e shfaqim përmes aksionit rrugor “Dera e Pritjes””, thuhet në njoftim. / KultPlus.com

Për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR organizon nesër aksionin e radhës të titulluar “Dera e Pritjes”, përcjellë KultPlus.