Prodhimet më të njohura të kinemasë shqiptare tani janë online në Gjirafa ‘Prime’

Gjirafa ka njoftuar për shërbimin e tyre të ri, të quajtur “PRIME“, të cilën janë përfshirë filma shqip që kanë marrë pjesë në festivale të ndryshme ndërkobmëtare, shkruan KultPlus.

Përmes një postimi në “Facebook”, GjirafaVideo ka bërë të ditur lansimin e shërbimit të ri “Prime”.

Filmat që na kanë bërë krenarë në festivalet më prestigjioze ndërkombëtare, tashmë në rehatinë e shtëpisë suaj.

Për herë të parë, prodhimet më të njohura të kinemasë shqiptare, online: Zana, Në kërkim të Venerës, Bolero në vilën e pleqve, Shtëpia e Agës, Derë e Hapur, Pranverë e paharruar në fshatin e harruar, Vozitësi, Dita zë fill, Një muaj, Salloni, Vëthi i munguar, Seriali “Snob”.

“Filma që krijuan histori. Përjeto dhe përkrah shqip”, shkruhet në postimin e Gjirafës. /KultPlus.com

Filmi ‘Derë e hapur’ e Florenc Papas, fitues i dy çmimeve në Festivalin Evropian të Filmit

Me regji nga Florenc Papas, “Derë e hapur” ka fituar çmimin e publikut dhe çmimin cineuropa në Festivalin Evropian të Filmit, shkruan KultPlus.

Filmi “Derë e hapur” ka në qendër tri personazhe. Dy motrat Rudina e Elma dhe djalin 5-vjeçar të Rudinës. Rolet e tjera janë episodike në film, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tri personazheve kryesore. Filmi i vendos ngjarjet në ditët tona dhe zhvillohen në Tiranë, Kërrabë, Përrenjas dhe Lin. / KultPlus.com

4 filma shqiptarë në Festivalin e Filmit Europian në Leçe

Katër filma shqiptarë do të prezantohen në Festivalin e Filmit Evropian në Leçe. Në këtë edicion të 21, filmi “Derë e hapur” i Florenc Papas do të jetë në garë, si një ndër filmat më të mirë evropianë.

Në këtë periudhë të vështirë që po kalon mbarë bota, përmes prodhimeve më të mira filmike europiane shfaqet dhe zbulohet qëllimi i kinematografisë, për të qenë një busull i domosdoshëm, që argëton dhe informon publikun mbi situata ekzistenciale. Nën këtë moto organizatorët  festivalit të filmit europian në Leçe kanë përzgjedh për të shfaq për publikun në këtë edicion të 21-të, edhe katër filma bashkëkohorë shqiptarë.

“Delegacioni” me regji të Bujar Alimanit, “Dita zë fill” i Gentian Koçit dhe “Portreti i pambaruar i Klara Belinit” i Namik Ajazit do të jenë pjesë e seksionit Ballkanik gjatë netëve të këtij festivali. Ndërsa, “Derë e hapur” i Florenc Papas, i përzgjedhur për të përfaqësuar Shqipërinë në OSCAR është gjithashtu edhe një ndër pretendentët në garë, për  trofeun si filmi më i mirë evropianë.

Në këtë edicion i 2020-s, i cilësuar si një gëzim i shtyrë nga pranvera në vjeshtë, përkatësisht në datat 31 deri në 7 nëntor për shkak të emergjencës së covid 19 do të konkurrojnë dymbëdhjetë filma evropianë për trofeun e festivalit.

Sikundër çdo vit, në qendër të festivalit është një nga mjeshtrat e mëdhenj të kinemasë europiane, kësaj here homazhet janë për regjisorin francez Oliver Assayas. Ndërsa, 30 vjet pas vdekjes do të kujtohet edhe Aldo Fabrizi, protagonist i neorealizmit dhe i komedisë italiane./shqiptarja/ KultPlus.com

‘Dera e hapur’ i Florenc Papas, filmi kandidat i Shqipërisë për Oscars 2021

Me regji nga Florenc Papas, “Derë e hapur” është filmi përfaqësues i Shqipërisë për Oscars që do të mbahet gjatë vitit 2021, shkruan KultPlus.

Lajmi u bë i ditur nga vetë regjisori i filmit, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

‘Falemnderit dhe urime të gjithëve’, ka shkruar regjisori në njoftim.

Filmi “Derë e hapur” ka në qendër tri personazhe. Dy motrat Rudina e Elma dhe djalin 5-vjeçar të Rudinës. Rolet e tjera janë episodike në film, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tri personazheve kryesore. Filmi i vendos ngjarjet në ditët tona dhe zhvillohen në Tiranë, Kërrabë, Përrenjas dhe Lin.

“Derë e hapur” pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë. / KultPlus.com

Filmi “Derë e hapur” përfaqëson Shqipërinë në “International Sofia Film Fest”

Me regji nga Florenc Papas, “Derë e hapur” është filmi përfaqësues i Shqipërisë në festivalin “International Sofia Film Fest”, në kategorinë “Balkan Competition”.

Me skenar nga Florenc Papas dhe Ajola Daja, me producent Eno Milkani filmi “Derë e hapur” do të konkurrojë në këtë festival bashkë me të tjerë prodhime nga vende të ndryshme të botës. Filmi “Derë e hapur” ka në qendër tri personazhe. Dy motrat Rudina e Elma dhe djalin 5-vjeçar të Rudinës. Rolet e tjera janë episodike në film, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tri personazheve kryesore. Filmi i vendos ngjarjet në ditët tona dhe zhvillohen në Tiranë, Kërrabë, Përrenjas dhe Lin.

“International Sofia Film Fest” do të nisë më datë 12 mars dhe producenti Eno Milkani tregon se është festivali i 17-të që ky film shqiptar merr pjesë, ndërsa do të vijojë dhe në të tjera prezantime në konkurrime jashtë. “Në Sofje nga Shqipëria merr pjesë ky film dhe është festivali i 17-të, por dhe ka akoma festivale që jemi përzgjedhur për vitin 2020. Do të jetë në edicionin e 21-të të Festivalit të Filmit në Leçe në prill dhe më vonë në Munih. Këto janë të konfirmuara. Tani presim nga agjentja jonë edhe për festivale të tjera”, – pohon producenti Milkani.

I prodhuar nga shtëpia kinematografike “Bunker Film +”, me producent Eno Milkani, filmi është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë. Producenti Eno Milkani tregon se “International Sofia Film Fest” në Bullgari është një festival i rëndësishëm filmi që “Derë e hapur” merr pjesë. “Filmi “Derë e hapur” është në konkurrim zyrtar. Të gjithë jemi të gëzuar që marrim pjesë në një festival të rëndësishëm për rajonin”, -ka thënë producenti, Eno Milkani.

Filmi do të shfaqet në datat 17 mars në “Cinema Odeon”, më 27 mars në Institut Francais-Cinema “Slaveikov”, më 18 mars në kinema “Lumiere Lidl” dhe qendrën kulturore “G8”.

Në rolet kryesore vijnë dy aktoret, Luli Bitri dhe Jonida Vokshi, për të vijuar dhe me të tjerë emra, që regjisori i ka besuar rolet. Filmi tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare, e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas dëbimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet te motra e saj e madhe, Rudina. Të dyja motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do të bëjë ç’të mundet për të mos shkuar atje.

Më herët për filmin e tij “Derë e hapur” regjisori Florenc Papas ka pohuar se qëllimi është të tregojë një histori shqiptare, që ndikon shoqërinë tonë dhe që është e pranishme akoma. “Sot në Shqipëri jetojnë dy breza, ajo e prindërve tanë të cilët janë rritur në sistemin komunist dhe brezi i ri, i lindur në demokraci aty ku dhe unë bëj pjesë. Kjo përplasje midis këtyre brezave është aq e pranishme sot kudo edhe pse e vështirë ta pranojmë. ‘Derë e Hapur’ merret me jetë tematike edhe pse nuk kërkon të thotë se e gjithë shoqëria jonë është tradicionale dhe hera-herës patriarkale, por kërkon të thotë se këto forma ekzistojnë akoma dhe janë të pranishme në shoqëri”, pohon ai.

Si regjisor për punën në film, Papas vlerëson edhe dy aktoret dhe shprehet se puna ka qenë intensive. “Nuk jam bërë pishman për zgjedhjet e aktorëve, por përkundrazi. Janë dy aktore me një kimi dhe ndjeshmëri të thellë”, – pohon ai.

“Derë e hapur” pati premierën botërore në Festivalin e Filmit në Sarajevë/Konica.al / KultPlus.com

Filmi shqiptar “Derë e hapur”, në garën kryesore të Festivalit të Sarajevës

Filmi “Derë e hapur” me regji nga Florenc Papas është në garën kryesore të Festivalit të Filmit në Sarajevë, që këtë vit zhvillon edicionin e 25-të.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti, shprehet se pjesëmarrja e këtij filmi në festivalin e Sarajevës është një derë e hapur për kinematografinë shqiptare.

“Open door”, me regji të Florenc Papas, ku interpretojnë aktorët Luli Bitri, Jonida Vokshi, Gulielm Radoja, Sotiraq Bratko etj, konkurron për çmimet e mëdha të një prej festivaleve më të rëndësishëm të kinematografisë. Me ankth presim ceremoninë e ndarjes së çmimeve”, thekson Margariti.

”Open door” (Derë e hapur) tregon historinë e dy motrave që do të ndërmarrin një rrugëtim, duke u ballafaquar hera-herës me forcën e sistemit tradicional-patriarkal. Personazhi kryesor është Elma, që është një vajzë e re shqiptare e cila jeton ilegalisht në Itali. Ajo është shtatzënë dhe babai i fëmijës tashmë është në burg. Pas depërtimit nga policia italiane, duke mos ditur kujt t’i drejtohet për ndihmë, ajo vendos të kthehet tek motra e saj e madhe, Rudina.

Të dy motrat do të nisin një rrugë të gjatë me veturë drejt shtëpisë së babait të tyre tradicional. Ndërsa Rudina nget veturën, Elma do bëj ç’të mundet për të mos shkuar atje. Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës.

Tema që trajtohet është përplasja mes tradicionales dhe modernes midis brezave e cila është e pranishme dhe sot. “Derë e Hapur” merret me këtë tematikë edhe pse nuk kërkon të thotë se e gjithë shoqëria jonë është tradicionale dhe hera- herës patriarkale, por kërkon të thotë se këto forma ekzistojnë akoma dhe janë të pranishme në shoqëri.

Mbështetur nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë, me producent Eno Milkanin, “Derë e hapur” është bashkëprodhim midis Shqipërisë, Kosovës, Italisë dhe Maqedonisë. Edicioni i këtij viti i “Sarajevo Film Festival” do të zhvillohet nga data 16 deri më 23 gusht./atsh/ KultPlus.com

Përfundojnë xhirimet e filmit “Derë e hapur”, në fokus historia e dy motrave

Filmi “Derë e hapur” ka bërë bashkë regjisorin Florenc Papas dhe producentin Eno Milkani. Një filmi cili sjell në role aktorë të njohur të kinemasë shqiptare, por dhe emra të rinj, një projekt me skenar nga Florenc Papas dhe Ajola Daja.

Ky është një film i metrazhit të gjatë dhe regjisori tregon se xhirimet kanë përfunduar, duke shtuar se ka shumë rëndësi në aktivitetin e tij ky projekt. “Për mua realizimi i këtij projekti kinematografik ka rëndësi dhe përgjegjësia është e madhe. Një regjisor debutant merr një përgjegjësi ndryshe nga ato të karrierës, pasi vepra e tij do ta ballafaqojë me audiencën dhe me industrinë e filmit. Nga ana tjetër përgjegjësia vjen dhe prej bashkëpunëtoreve të tu, institucioneve financiare dhe një gjë e rëndësishme është sfida që ti bën me veten”, tregon regjisori. Sipas regjisorit Florenc Papas në këtë film në qendër është njeriu i thjeshtë.

““Derë e hapur” do të jetë një film intim, ku në qendër është ai njeriu i thjeshtë me plot ndjesi dhe komplekse brenda tij”, zbulon ai për filmin e tij që ka përfunduar xhirimet. Rolet në filmin “Derë e hapur” i janë besuar aktorëve të njohur për publikun por nuk mungon dhe një djalë 5 vjeçar. “Kasti i aktorëve përshin një shumëllojshmëri aktorësh, që nga djali i vogël 5-vjeçar deri tek emra të mëdhenj të kinemasë shqiptare si Guljelm Radoja, Lutfi Hoxha dhe Sotiraq Bratko”, vijon më tej regjisori. Ai tregon se dy personazhet kryesore i luajnë emra të njohur të ekranit Luli Bitri dhe Jonida Vokshi.

“Një dyshe mjaft e mirë dhe do ta quaj me plot bindjen të suksesshëm bashkëpunimin. Surpriza më e madhe ka qenë djali i vogël, i cili mund ta quajmë kryesor në film pasi përshkon edhe ai gjithë rrugëtim dhe ai është Maxwell Guzja”, shprehet mes të tjerave Florenc Papas regjisor i filmit “Derë e hapur” që ka përfunduar xhirimet gjatë vjeshtës. Shumë shpejt regjisori bën me dije se do të fillojë postproduksioni i filmit. Projekti kinematografik i filmit artistik me metrazh të gjatë “Derë e hapur” është financuar nga Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Shqipëri, Qendra Kombëtare e Kinematografisë në Kosovë, por ka gjetur financime dhe nga Eurimages, SEE Cinema Network. Producent Eno Milkani, Co-producent Besnik Krap, Goran Stojilkovic, Line producer Gerta Qurku

Ngjarjet në film

Filmi “Derë e hapur” i vendos ngjarjet në ditët tona dhe zhvillohen sipas regjisorit në Tiranë, Krrabë, Prrenjas dhe Lin. Filmi ka në qendër tre personazhe, dy motrat Rudina dhe Elma dhe djalin 5 vjeçar të Rudinës. Sipas regjisorit, personazhet e tjera janë episodike, por të rëndësishme përgjatë udhëtimit të tre personazheve kryesore. “Ka këtë gjeografi, pasi zhanri i filmit i përket asaj që quhet road-movie, pra filmi ndodh në rrugëtim dhe hera- herës skenat zhvillohen në “kutinë” e veturës së personazhit kryesor.

Një hapësirë e limituar nga ana vizuale, por e fortë dramaturgjikisht për dy heroinat e filmit”, cilëson regjisori Florenc Papas. Filmi “Derë e hapur” tregon historinë e rrugëtimit të dy motrave, duke shkuar tek babai i tyre në fshat, tek e shkuara, fëmijëria e tyre. Motra e vogël kthehet shtatzënë dhe e pa martuar nga Italia. Motra madhe e pret në port dhe të dyja nisin rrugën për në fshat pa ditur se si do ballafaqohen me babain e tyre. Pas shumë peripecish dhe një mori marrëdhëniesh midis motrave, në një moment në histori ato i lidh e shkuara dhe i bën bashkë derisa ja dalin të shkojnë të babai i tyre në fshat, shkruan SotNews./ KultPlus.com