“Despacito” thyen shtatë rekorde botërore të ‘Guinness’

Janari i vitit 2017 solli një nga hitet më të mëdha në tregun muzikor global.

Ishte ky hiti “Despacito”, këngë e kënduar nga Luis Fonsi, Daddy Yankee dhe Justin Bieber.

Deri më tani, kjo këngë ka kaluar shifrën e pesë miliardë klikimeve në YouTube, duke u bërë videoja më e klikuar ndonjëherë në historinë e këtij kanali.

Ndërkohë, “Billboard” ka bërë të ditur së fundmi se kjo këngë ka thyer gjithsej edhe shtatë rekorde botërore të Guinness.

Janë gjithsej këto rekorde që “Despacito” theu në një afat kohor prej një viti e gjysmë:

* Kënga që qëndroi më së shumti javë në top listën Latine të Billboard
* Videoja muzikore më e shikuar online
* Videoja muzikore më e pëlqyer onlne Videoja muzikore më e shikuar në YouTube
* Kënga më e dëgjuar në botë
* Videoja e parë në YouTube që ka arritur 5 miliard shikime
* Videoja më e shikuar online.

I lumtur për këtë gjë, Luis Fonsi publikoi në rrjetet sociale një fotografi, ku shfaqej me shtatë mirënjohjet e marra nga Guinness, shkruan telegrafi./ KultPlus.com

‘Despacito’ në prag të historisë së Grammy

Kënga “Despacito” e cila ka thyer rekordin botëror këtë vit, është një ndër këngët e nominuar në tri kategori Grammy , në “Record of the Year”, “Best Pop Duo/Group Performance” dhe si kënga e vitit, përcjellë KultPlus.

“Despacito” , e kënduar nga Luis Fonsi dhe Daddy Yankee, me një remix me Justin Bieber nëse arrin të fitojë çmimin “Grammy” për këngën e vitit, do të shënoj herën e parë që një këngë në gjuhën spanjolle arrin ta marr këtë çmim.

“Unë besoj se ne tani jetojmë në një botë globale dhe është e mahnitshme që SHBA ka hapur dyert, veshët dhe zemrën e saj për një këngë në gjuhën spanjolle”, tha Erika Ender, kompozitorja panameze e cili ka shkruar këngën “Despacito”.

“Unë gjithashtu besoj se ajo ka të bëjë me gjuhën universale të muzikës. Kjo e konfirmon atë se nuk ka rëndësi gjuha, ajo që ka më shumë rëndësi është energjia, mënyra se si diçka na bën të ndiheni” ka shtuar Erika Ender./ KultPlus.com

Autori i Despacito-s po vjen në rajon

Luis Fonsi, autori i Despacito do të jetë më 24 nëntor, jo larg Kosovës, shkruan KultPlus.

Ai ka thyer të gjitha parashikimet me këngën “Despacito”, dhe mbetet si një hit i paharruar duke prekur krejt rruzullin tokësor.

Luis Fonsi, më 24 nëntor do të jetë në Beograd, përkatësisht në Kombank Areni. Ai ka përfshirë këtë qytet në kuadër të turit të tij “Love + Dance”./KultPlus.com

Yjet e “Despacito” me koncert në rajon

Të famshmit Lusi Fonsi ft. Daddy Yankee do të prezantohen me një koncert në Kroaci, ku kroatët do të kenë rastin të shijojnë për së afërmi tingujt e këngës së famshme “Despacito”, shkruan KultPlus.

Koncerti do të mbahet në Zagreb, më 26 nëntor, kurse çmimet për bileta nisin prej 35 euro deri 115 euro. Ky është turi që kanë nisë autorët e hitit më të famshëm “Despacito”, që e kanë titilluar “Love+Dance”./KultPlus.com

Grimerja kosovare përkujdeset për pamjen e krijuesit të “Despacito” (FOTO)

Grimerja kosovare këto ditë është përkujdesur për grimin e Luis Fonsit, krijuesit të hitit “Despacito”.

Bëhet fjalë për grimeren Lyra Kryeziu e cila po zhvillon karrierë në Washington. Ajo përmes një fotografie të postuar në Instagram ka njoftuar për një gjë të tillë duke shkruar: “Isha e nderuar të bëja grimin për këngëtarin Luis Fonsi”.

“Despacito” është kënga me më së shumti klikime në të gjitha kohërat në YouTube. Kënga ka tejkaluar shifrën e 4 miliardë klikimeve. / KultPlus.com

Luis Fons emërohet ambasador i turizmit falë ‘Despacito’

Luis Fons, këngëtari i “Despacito”, është emëruar si ambasadori i turizmit në Puerto Rico.

39-vjeçari, i cili ka lindur në kryeqytetin e këtij vendi, shkroi këngën në bashkëpunim me reperin Daddy Yankee. Ky projekt muzikor ka kryesuar klasifikimet muzikore në 45 vende, ndërsa një “remix” i këngës me Justin Bieber u shndërrua në këngën e parë në gjuhën spanjolle, që mbizotëroi klasifikimin e “Billboard Hot 100”.

Pas këtij suksesi të madh, guvernatori i Puerto Ricos, Ricardo Rossello ka dhënë lajmin se Fonsi do të punojnë në kompaninë e turizmit për të promovuar vendin. Puerto Rico ka pasur një shpërthim të turizmit këtë vit, falë kësaj kënge. / KultPlus.com