‘Destino’, filmi surealist nga Salvador Dali (VIDEO)

Filmi i metrazhit të shkurtër Destino, një bashkëpunim mes Salvador Dali dhe Walt Disney, i përfunduar në vitin 2003, nga Baker Bloodworth dhe nipi i Walt Disney-it Roy E. Disney.

Walt Disnye & Salvador Dali

Me motive nga ditari personal i Gala Dali, bashkëshortja e S. Dalit, përfshinë imazhe surrealiste me figura të çuditshme që fluturojnë dhe që ecin përreth.

Ai bazohet në këngën e tekstshkruesit meksikan Armando Dominguez me të njëjtin titull. Kur Disney u pajtua me Dalin për prodhimin e filmit në 1946, ata nuk ishin plotësisht të përgatitur. Për tetë muaj, ata punuan vazhdimisht, derisa filluan të kenë probleme financiar. Sidoqoftë, ai përfundoi 48 vjet më vonë dhe u shfaq nëpër festivale të ndryshme të filmit. Filmi përfshin punën e Dalit në bashkëveprim me karakteret e animuara të Disney-it.

Dali kompletoi vetëm një film në jetën e tij, Impressions of Upper Mongolia, 1975, ku ai tregon një ngjarje për ekspeditën në kërkim të kërpudhës gjigante. Imazhet u bazuan në njollat mikroskopike të urinës në brezin e një stilolapsi ku Dali kishte urinuar për disa javë./KultPlus.com