Fotografi Valentin Jeck ka udhëtuar rreth rajonit të ish-Jugosllavisë për të kapur imazhe të arkitekturës brutale për ekspozitën e quajtur Concrete Utopia në Muzeun e Artit Modern (MoMA) në New York.
E titulluar Drejt një utopie betoni: Arkitektura e Jugosllavisë, 1948-1980 (Toward a Concrete Utopia: Architecture of Yugoslavia, 1948-1980), ekspozita paraqet ndërtesat e dizajnuara për të formuar një identitet kombëtar gjatë viteve formuese të vendit socialist.
Jeck ishte autorizuar nga MoMA për t’i bërë fotografi nga shembujt më mbresëlënës të arkitekturës nga ajo periudhë kohore, shumë prej të cilave ishin ndërtuar nga betoni në një stil ekspresiv brutal. Fotografi i bazuar në Zvicër, i cili ka shumë përvojë në kapjen e këtyre llojeve të ndërtesave, iu dha liri të udhëheqë projektin.
“Nuk kisha asnjë të dhënë specifike. Isha krejtësisht i lirë të zgjedhja stilin dhe pamjen. Më dhanë një listë të ndërtesave dhe monumenteve përkatëse, si dhe kontaktet e individëve në vendet”, tha ai për Dezeen.
Gjatë dy viteve të fundit, ai bëri shtatë udhëtime të veçanta në vendet e ish-Jugosllavisë, të cilat përfshijnë Kroacinë, Serbinë, Slloveninë, Bosnjës dhe Hercegovinën, Maqedoninë, Malin e Zi dhe Kosovën. Gjatë vizitave të tij, ai gjeti shumë nga strukturat me riparim të dobët, siç shihet në disa nga imazhet ku janë ngritur skela dhe strukturat janë të rrethuara prej tyre. Por betoni i moshuar dhe i gërmuar bëri imazhet më interesante, Jeck.
“Strukturat e para të betonit paraqiten shumë fotogjenike. Më pëlqen patina, veçanërisht fakti që ato nuk janë restauruar dhe janë në gjendjen e tyre origjinale”, shprehet ai.
Ndërtesat dhe monumentet përfshijnë kullën televizive Avala TV të Beogradit prej 205 metrash e cila u ndërtua fillimisht në vitin 1965, por u shkatërrua gjatë bombardimeve të NATO-s në qytet gjatë luftrave jugosllave në vitin 1999. Më vonë u ri-konstruktua dhe u rihap në vitin 2010.
Ndër të tjera theksohet edhe Monumenti i Betejës së Sutjeskës – një nga shumë strukturat e ndërtuara në të gjithë rajonin për të përkujtuar ata që vdiqën gjatë Luftës së Dytë Botërore. Një qendër e telekomunikacionit në Shkup, banesa sociale, Biblioteka Kombëtare në Prishtinë dhe një kullë zyrash në Lubjanë janë gjithashtu pjesë e serisë./KultPlus.com