Vendosen maska dhe dezinfektues nëpër pritoret e autobusëve në Prishtinë

Qytetarët që udhëtojnë me autobusë të “Trafikut Urban” në Prishtinë, nuk lejohen të futen brenda pa pasur të vendosur maskën. E për këtë, Komuna e Prishtinës ka gjetur zgjidhje. Nëpër pritoret e autobusëve në kryeqytet janë vendosur maska dhe dezinfektues për qytetarët.

Këtë e ka bërë të ditur drejtori i Mirëqenies Sociale në Prishtinë, Dren Kukaj, përmes një postimi në Facebook.

Kukaj ka shkruar se 15 pritore të autobusëve janë furnizuar me dezinfektues dhe maska.

“Prej sot 15 pritore dhe pika të ndryshme do të jenë të pajisura me maska dhe dezinfektues”, ka shkruar Kukaj.

Bartja e maskës, dezinfektimi apo pastrimi i duarve dhe distanca fizike, janë masat kryesore që institucionet po apelojnë te qytetarët t’i respektojnë./KultPlus.com

Komuna e Prishtinës fillon vendosjen e dezinfektuesve nëpër ndërtesa

Kreu i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka njoftuar se tashmë nëpër ndërtesa në Prishtinë janë duke u vendosur edhe sasi të dezinfektuesit për duar me qëllim të parandalimit të përhapjes së virusit COVID-19.

Ky veprim i Komunës së Prishtinës vjen pas aksionit të dezinfkektimit të rrugëve.
Ai ka treguar se në mbi 200 ndërtesa janë vendosur tashmë dezinfektuesit.

“Në 200 ndërtesa po vendosen dezinfektues nga NPB”, ka njoftuar Ahmeti. / KultPlus.com