Që nga data 4 gusht 2020, Dhurata Ramosaj Shala mori përgjegjësi shtesë si Zëvendësuese e Drejtorit të Galerisë Kombëtare të Kosovës.
Ajo filloi punën si Koordinatore e Projekteve të Edukimit në Galerinë Kombëtare të Kosovës në vitin 2005. Në vitin 2011, caktohet si u.d. Drejtore e GKK dhe nga viti 2012 transferohet në Galerinë e Ministrisë së Kulturës.
Në këto 15 vjet përvojë, ka menaxhuar mbi 60 ekspozita të artistëve vendor dhe të huaj.
Gjatë kësaj periudhe ajo do ti menaxhojë të dy galeritë, GKK dhe GMK. / KultPlus.com