Nisma “Dhuro libra”, për shqiptarët që vuajnë heqjen e lirisë jashtë vendit

Letërsia shemb muret, mbi të gjitha në burg. Nisur nga kjo Agjencia Kombëtare e Diasporës dhe Qendra e Botimeve për Diasporën, me mbështetjen e ministrit të Shtetit për Diasporën kanë ndërmarrë nismën “Dhuro libra”, për shtetasit shqiptarë që vuajnë heqjen e lirisë jashtë vendit.

Librat e dhuruar do të shërbejnë për krijimin e një fondi me libra shqiptarë në institucionet e vuajtjes së dënimit në Greqi dhe Itali, pasi burgu nuk është vetëm një vend për vuajtjen e dënimit por mund të jetë edhe letërsi, studim, rritje e njohjeve kulturore dhe ndërveprim.

Aktualisht janë grumbulluar 6 mijë kopje librash artistik të cilët do të shpërndahen në këto qendra në datën 21 shkurt, Ditën Ndërkombëtare të Gjuhës Amtare, për ti dhënë mundësinë qindra shtetasve shqiptarë që vuajnë heqjen e lirisë të lexojnë në gjuhën shqipe.

Nëse dëshironi të bëheni pjesë e kësaj nisme dhe të dhuroni libra mund të kontaktoni në adresën [email protected]

Mund të dhuroni libra artistikë, tematik etj. Nuk ka asnjë limit për numrin e librave të dhuruar. /dp/ KultPlus.com

Dhuro librin tënd të dashur, për të risjellë emocionet e leximit tek ai që e gjen

Muaji tetor është pagëzuar si muaji i librit. Nën moton “Lexo shqip!”, ministria e Kulturës nis një fushatë për leximin, të quajtur “Dhuro, gjej, lexo”, që synon të nxisë drejt leximit, brezin e ri.

Është një ide e thjeshtë dhe sfiduese, që konsiston në lënien e një libri të dashur në një ambient publik, në stol, urban, stacion, kafene etj., në të cilin shkruani një shënim për këdo që e gjen.

Kjo nismë do zhvillohet përmes një sfide në rrjetet sociale, ku secili që lë librin e tij të preferuar diku, bën një foto ose video dhe e poston në faqen e tij.

Ministrja e Kulturës, Elva Margariti përmes një video ka ftuar në këtë nisëm që të jenë të gjithë pjesë saj e të nominojnë 3 persona të tjerë të bëjnë të njëjtën gjë si ju. Pra nëse gjejnë një libër, të lënë diku, dhe të ndajnë foton edhe me ne. /atsh / KultPlus.com