Filmi vendor “Bomba” së shpejti në Cineplexx, ky është traileri zyrtar (VIDEO)

Filmi vendor i metrazhit të gjatë ”BOMBA” vjen në kinematë e vendit, përcjell KultPlus.

”BOMBA” është filmi që shpalos dhe bazohet në ngjarje të vërteta të ndodhura në luftën e fundit në Kosovë.

Filmi konsiderohet të jetë i jashtëzakonshëm dhe krejt ndryshe. I përket zhanrit aksion/triller/dramë dhe ka zgjatur gjithsej tri vite deri në përfundimin e tij.

Në film luajnë aktorët: Enver Petrovci, James Fetahu, Fatos Kryeziu, Bislim Muçaj, Dibran Tahiri, Avni Hoti, Selami Taraku, Kadrije Canolli dhe shumë emra tjerë të skenës tonë filmike.

Ky film premierën do ta ketë me datë 28 korrik në Cineplexx, duke filluar nga ora 20:00.

Më poshtë gjeni trailerin zyrtar të filmit. / KultPlus.com

Audioincizim nga shfaqja “Pranë Lapidarit” e autorit Hasan Dajaku, që ishte shpërblyer me çmim të parë në ish Jugosllavi (VIDEO)

Është shfaqje me tekst të Hasan Dajakut e regji të Atdhe Gashit, e cila është regjistruar si radiodramë në Radio Prishtinë, në vitin 1978, shkruan KultPlus.

Dhe pikërisht në këtë radiodramë dëgjohen zërat e Jusuf Gërvallës e Dibran Tahirit, shfaqje kjo me titullin “Pranë Lapidarit”, muzikën e së cilës e ka punuar vetë Jusuf Gërvalla.

Në bazë të dhënave që ka siguruar KultPlus, kjo shfaqje është prezantuar në Festivalin e Radiodramës në vitin 1978, në Ohër të Maqedonisë, festival ky që ka përfrshirë shfaqje nga e gjithë ish Jugosllavia, Jusuf Gërvalla e Dibran Tahiri kanë interpretuar fragmente nga kjo shfaqje, të cilët edhe janë vlerësuar me cmim të parë.

Po për këtë dramë ka shkuar edhe Erenestina Gjergji Halili, e cila ka pasë një qasje mbi këtë vepër, duke vënë theksin në profecinë./KultPlus.com