Përvjetori i 115-të i gazetës “Dielli”, nga Rilindja Kombëtare e deri më sot

Muzeu Historik Kombëtar kujton se, 115 vite më parë dilte numri i parë i gazetës “Dielli”, organ i rëndësishëm informimi për shqiptarët, e vetmja gazetë që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare dhe vazhdon të dalë edhe sot në SHBA.

“Dielli” ishte gazeta e shoqatës “Besa-Besë” dhe editori i saj i parë ishte Fan Stilian Noli.

Gazeta “Dielli” filloi jetën e saj në vitin 1909, në një kohë kur emigrantët shqiptarë të Amerikës, të cilët ishin auditori i saj kryesor, vinin nga Shqipëria që kishte 4 shekuj nën sundimin osman dhe për këtë arsye ata, në përgjithësi, nuk kishin një koncept real e të plotë për identitetin kombëtar. Pikërisht këtu duket edhe kontributi i madh i “Diellit”, si gazeta më e fuqishme për zgjimin kombëtar të shqiptarëve.

“Gazeta “Dielli” është institucion atdhedashurie, shkollë gazetarie, referencë historie, pasuri kombëtare dhe identitare shqiptare. “Dielli” është dritë që do ndriçojë përjetë qiellin e shqiptarisë. “Dielli” është e shkuara e tashmja dhe e ardhmja e mërgatës shqiptare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, shkruhet në faqen online të gazetës “Dielli”, me rastin e këtij përvjetori./KultPlus.com

Jackman i nënshtrohet testeve për kancer të lëkurës dhe inkurajon mbrojtje nga dielli

Hugh Jackman ka zbuluar se po i nënshtrohet testeve të kancerit të lëkurës pas një kontrolli mjekësor dhe u bëri thirrje fansave të tij që të mbrohen në diell.

Në një video-mesazh të postuar në llogarinë e tij në Instagram, aktori australian, i cili kishte një allçi në hundë, tha se ai është në pritje të rezultateve të testeve të kancerit të lëkurës pasi mjeku i tij vuri re parregullsi që “mund të ishin ose nuk mund të ishin karcinoma me qeliza bazale”.

Jackman ka marrë disa herë trajtim për karcinomën e qelizave bazale, dhe në vitin 2013 zbuloi se kishte hequr një tumor kanceroz nga hunda.

“Vetëm për t’ju kujtuar, qeliza bazale, në botën e kancerit të lëkurës, është më pak e rrezikshme nga të gjitha”, tha ylli i “X-Men”, i cili ka portretizuar në mënyrë të famshme karakterin e Wolverine që nga viti 2000. Ai shtoi se do t’i marrë rezultatet e tij në ditët në vijim.

Karcinoma e qelizave bazale të lëkurës është një nga kanceret më të zakonshme në SHBA dhe trajtimi mund të jetë shumë efektiv kur kanceri zbulohet herët.

Kanceri fillon në shtresën e sipërme të lëkurës dhe lidhet me ekspozimin në diell, sipas Shoqatës Amerikane të Kancerit.

“Sidoqoftë, nëse mund ta shfrytëzoj këtë rast për t’ju kujtuar, vera po vjen”, shtoi aktori 54-vjeçar.

“Për ata prej nesh këtu në hemisferën veriore, ju lutemi vendosni krem mbrojtës ndaj diellit. Thjesht nuk ia vlen. Pavarësisht se sa shumë dëshironi të merrni ngjyrë. Më besoni”.

Duke iu referuar frikës nga kanceri, Jackman tregoi fytyrën e tij dhe shpjegoi “gjëra që kanë ndodhur 25 vjet më parë e që po dalin tani”.

Në një intervistë të vitit 2015 me revistën People, aktori tha: “Unë kurrë nuk kam përdorur krem mbrojtëse ndaj diellit kur jam rritur, kështu që kam qenë kandidati kryesor për të”./klankosova/KultPlus.com

Artistët pikturojnë lule mbi rrënojat e luftës në Ukrainë

Artistët kanë pikturuar luledielli të shkëlqyeshëm mbi grumbujt e makinave të djegura të shkatërruara nga pushtimi rus në Ukrainë, transmeton KultPlus.

Grupi i piktorëve nga Ukraina dhe Shtetet e Bashkuara thonë se planifikojnë të shesin imazhe dixhitale të veprës si argumente të pandryshueshme (NFT) dhe të mbledhin para për artistët ukrainas, projektet e rindërtimit dhe kauza të tjera.

Veturat u gjetën kryesisht në qytetin Irpin, në periferi të kryeqytetit, nga një urë e shkatërruar nga forcat ukrainase për të ndaluar përparimin e tankeve ruse, tha Trek Kelly, një muralist me bazë në Los Anxhelos, i cili ndihmoi në fillimin e projektit.

“Autoritetet e qytetit e kishin miratuar punën dhe i siguruan artistët se askush nuk kishte vdekur në automjete”, shtoi ai.

Rusia ka mohuar të ketë shënjestruar civilët në atë që e quan “operacioni i saj special ushtarak” në Ukrainë. /KultPlus.com

Dielli i një qielli tjetër

Poezi nga Xhevdet Bajraj:

Pas një nate
në tokën ku vazhdojnë të çelin lulet e fëmijërisë
ku vazhdojnë të kalben ëndrrat
mes lisave të përgjumur
fillojnë të zgjohen sorrat
dhe dielli i një qielli tjetër
(nën të cilin kuptohet
se ka shumë më tepër mënyra për të vrarë
sesa për të bërë dashuri)
Një burrë
derisa po kthehej në shtëpi
nga turni i natës
ndeshet në park
me një prostitutë lakuriq
të vdekur
që kishte të tatuazhuar në kërdhokull
emrin e një shqiptari nga Kosova
E gjora
nuk i kishte dy javë
që kishte dalë nga përralla / KultPlus.com

21 marsi, dita e parë e pranverës

Data 21 mars përkon me ditën e parë të stinës së Pranverës në vendin tonë, ardhja e së cilës përcaktohet me ndjekjen e qendrës së Diellit sipas ekliptikës.

Me 21 mars dita e parë e pranverës konsiderohet si ditë e barabartë, që nënkupton se gjatësia e ditës dhe natës është e njëjtë, apo me fjalë të tjera nga momenti i lindjes deri në momentin e perëndimit të Diellit, kanë kaluar 12 orë.

Pranvera do të zgjasë deri më 21 qershor, kur fillon stina e verës. Sipas fenologjisë pranvera fillon me lulëzimin e disa llojeve të bimëve pranverore, specifike këto për vende të ndryshme.

Me fillimin astronomik të verës më 21 qershor pranvera përfundon gjithnjë në të njëjtën ditë.

Gjithashtu, data 21 mars lidhet gjithmonë me ekuinoksin që u përcaktua në Këshillin e Nices në vitin 325 për të përllogaritur Pashkët e krishtera. Ai ishte çasti që u zhvilluan edhe sistemimet e fundit në kalendarin gregorian, që përdorim edhe sot.

Por këto rregullime nuk ishin perfekte. Kalendari përllogarit 365 ditë për një vit, rreth një çerek dite më pak nga sa i duhen Tokës për të kompletuar xhiron rreth Diellit (365 ditë, 5 orë, 48 minuta dhe 49 sekonda). Kjo do të thotë që mbledhim vonesa për tre vite dhe rekuperojmë gjithçka duke shtuar një ditë çdo katër vite. / KultPlus.com

Ngrohsija e diellit

Poezi nga Martin Camaj

Ngrohsija e diellit shkrihet
në shkambijt e Korbit,
mbi fshatin arbresh.
Në parzëm më hynë dy rreze.
Pemët vjeshtore zverdhen
mbi kryet e vashës nën tandë,
e flet me tjerë arbresh.
Në parzëm më hynë dy rreze.
E ka në gojë tash e parë mall
dhe fjala mall fluturoi me voré
kah qielli i ndritun i Jugut
e në parzëm më hynë dy rreze.

Hapet ekspozita ‘8 cepat’ nga Drilon Shoshi, Prelvukaj: Driloni është një artist që premton për artin tonë

Uranik Emini

Arti, historia, shkenca, e kaluara, e tashmja dhe e ardhmja pushtuan hapësirat e KultPlus Caffe Gallery kur edhe artisti, Drilon Shoshi, bëri hapjen e ekspozitës së tij të titulluar “8 cepat”, shkruan KultPlus.

Në këtë ekspozitë, veprat paraqiteshin mbi artin i cili bazohet në simbole dhe figura që datojnë shekuj më parë, sikurse që është ylli simbolik, që e përdorte Gjergj Kastrioti në vulën shtetërore përgjatë dhjetëvjetëshit të fundit të jetës së tij.

Poashtu në veprat e Shoshit është e dukshme inspirimi nga Emblema e Gjergj Kastriotit, yllit zanafillor me 8 cepa, portave të vjetra shqiptare, ngjyra e kuqe që simbolizon gjakun e derdhur të shqiptarëve nëpër periudha të ndryshme, pastaj trekëndëshat, hëna, dielli, sikurse edhe ngjyra e zezë, që sipas autorit është ngjyrë që u shton vetëbesim dhe fuqi.

Familjarët, miqtë dhe dashamirët e artit po prisnin me padurim hapjen e kësaj ekspozite, që ngërthente në vete një lloj arti që nuk jemi mësuar ta hasim në çdo cep të rrugës.

E hapjen e kësaj ekzposite e bëri drejtoresha e KultPlus, Ardianë Pajaziti, e cila në radhë të parë pati një falënderim të veçantë për të gjithë të pranishmit, derisa i uroi suksese edhe artistit Shoshi.

“Kjo është ekspozita e dytë personale e Drilonit, derisa ne i urojmë suksese për punën e tij të madhe që ka bërë ndër vite. Do të vazhdojmë mbështetjen e artistëve të rinj”, tha fillimisht Pajaziti, duke i ofruar fjalën edhe artistit në fjalë.

Pas saj, ishte pikërisht artisti Shoshi që mori fjalën.

“Nuk dua ta zgjas këtë fjalim, por dua të falënderoj secilin prej jush që ka gjetur kohë dhe ka ardhur në ekspozitën time të dytë, derisa ndjehem shumë i lumtur që puna ime po vlerësohet”, tha ai.

Ndërkaq, kuratori i kësaj ekspozite, Ilir Muharremi, duke i uruar mirëseardhje të pranishmëve, njoftoi se ftesën për të qenë kurator e pranoi me gjithë kënaqësi.

“Kur artistët e rinj ballafaqohen me ekspozitat e para, është shumë e vështirë sesa të katërtat ose të pestat. Driloni është shumë i guximshëm në temat që i trajton, sidomos Dielli i Prometeut, e cila paraqet në vete një histori të thellë. Simboli kryesor i artistit është dielli, dhe ka të bëjë me historinë në përgjithësi. Sot, dielli është burimi kryesor i gjallesave në tokë. Driloni paraqitet me 10 punime, me teknikën akrilik, po ashtu edhe me simbolin e portës herë duket e hapur dhe herë duket e mbyllur. Në një far forme arti është intravers, shumë personal, shumë “egoist” për shijen e artistit”, tha Muharremi.

Kuratori në fund u shpreh shumë optimist për të ardhmen e artistit.

Në mesin e pjesëmarrësve që morën fjalën ishte edhe artistja, Zake Prelvukaj, e cila lavdëroi punën e artistit duke shtuar se e ardhmja e tij është e sigurt.

“Driloni është ardhur si artist i përgatitur, ka ushtruar paraprakisht çka është ngjyra, prekjen e ngjyrës, zbërthimin e saj dhe një përgatitje të veçantë. Mirëpo, unë po e them dhe ju keni me qenë të bindur që Driloni veç në këto punime që i ka të mira, ka me qenë edhe një tranzicion që do të ecë dhe është në kërkim të shtresimit të vetë, i cili e detyron me kalu në një dimension tjetër. Ai është një njeri që gjithë dijet e veta i merr, por edhe e mundon vetëvetën ngapak.”, u shpreh Prelvukaj, duke falënderuar gjithë të pranishmit aty.

Në mesin e të pranishmëve në këtë ekspozitë, rastësisht qëlloi të ishte i pranishëm edhe një gazetar spanjoll, Juan Manuel Montero, i cili njihet për dashurinë e tij për artin dhe sidomos për Kosovën.

“Nuk kam qenë këtu që nga 2019, por jam i lumtur dhe ndonjëherë ndjehem në siklet se si ka njerëz nga Kosova që flasin gjuhën spanjishte kaq mirë. Një qytet e vend kaq i mirë”, tha ai.

Ekspozita ‘8 cepat’ do të qëndrojë e hapur për dy javë. Pikturat janë në shitje dhe të gjithë të interesuarit duhet të kontaktojnë artistin për t’i blerë. /KultPlus.com

Vdes ikona e gazetarisë kosovare, Shaban Arifaj

Lorik Arifaj, gazetar i Radio Televizionit të Kosovës ka njoftuar se sot në moshën 69 vjeçare ka vdekur babai i tij, Shaban Arifaj, i cili për vite me radhë ka qenë ikona e televizionit kosovar.

“Te dashur miq,

Me dhimbje te thelle, ju njoftojme se sot ne moshen 69 vjecare ka nderruar jete baba jone Shaban Arifaj. Per detajet rreth varrimit ju njoftojme nderkohe, pasi qe trupi ndodhet ne Shkup.Ju jemi mirenjohes per mesazhet mbeshtetese qe na keni dhene gjate gjithe kohes.Ne u munduam ne maksimum, por Zoti e deshi kete engjull prane.Do te te duam baba jone deri sa te kemi fryme. PUSHO NË PAQE”, ka shkruar Lorik Arifaj.

Shaban Arifaj kishte lindur më 6 maj, 1952, në Istog ku kishte kryer shkollimin fillor dhe të mesëm.

Kishte studiuar gjuhën dhe letërsinë shqipe në Fakultetin Filologjik të UP-së. Kishte mbaruar edhe studimet e larta për gazetari si dhe studimet post-universitare nga lëmi i komunikimeve masive dhe kishte fituar titullin Master (Msc) i shkencave në komunikimin masiv dhe gazetari.

Në vitin 1974, Shaban Arifaj nis punën në Radiotelevizionin e Prishtinës si spiker, gazetar dhe redaktor. Pas mbylljes së RTP-së nga regjimi serb, ai shkruan për gazetat dhe revistat që botoheshin në Prishtinë si “Shkëndija”, “Kosovarja”, “Fjala”, “Dielli” etj. Ndërkohë, ai filloi të raportojë për Radio Zagrebin nga Prishtina dhe Brukseli ku kishte hapur radio stacionin “Radio Kosova” ku kryente punën e kryeredaktorit duke raportuar njekohësisht për ngjarjet kryesore nga Brukseli. Ai ka punuar edhe si korrespondent i radios “Zëri i Kosovës” në Kopenhanger Kanalen (Danimarkë) dhe për radion publike të Suedisë. Shaban Arifaj ka raportuar për ngjarje të ndryshme nga Viena, Uashingtoni, Montreali, Otava, Brukseli etj. ndërkaq nga viti 1992-1997, ishte redaktor përgjegjës në Radiotelevizionin shqiptar (RTSH), redaksia e Kosovës.

Nga viti 1999, ai kishte punuar si redaktor dhe redaktor përgjegjës për 10 vjet rresht në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK). Krahas punës në RTK dhe RTSH, ai kishte ndjekur edhe një varg seminaresh për ngritje të vazhdueshme profesionale si në Virginia të SHBA-ve, Montreal të Kanadasë, Selanik të Greqisë etj. Në Institutin e Medies së Kosovës, kishte përfunduar trajnimin duke e marrë titullin e trajnerit të gazetarisë.

Krahas gazetarisë, ku kishte realizuar raporte, kronika, intervista etj., ai kishte shkruar edhe tekste të ndryshme publicistike, pastaj tregime, drama, romane siç janë “Eklipsi në mesditë”, “Dialogu me fqinjin”, “Harmonia në temperaturën minimale”, “Katraligu”, “Kosova në udhëkryqet ballkanike”, dhe librin shkencor “Gjuha, zëri dhe figura në radiotelevizion”. / KultPlus.com

Djaloshi 12 vjeçar detyron shkollën në Suedi të përfshijë Kosovën në librat shkollorë

Nxënësi shqiptar, Dielli, një djalë 12 vjeçar me prejardhje nga Kosova, ka vërejtur se në librat e tij shkollor mungon Kosova. Ai e ngriti zërin për këtë çështje, gjë kjo që detyroi shkollën të ndryshojë librat duke e përfshirë edhe Kosovën në to.

Këtë e bëri të ditur nëna e Diellit, Aurora Pirraku Eriksson e cila është politikane shqiptare e angazhuar në radhët e Partisë Socialdemokrate për Besim dhe Solidaritet (Soialdemokrater för tro oh solidaritet), në qytetin Västerås të Qarkut Västmanland në Suedi.

“Krenare si nënë dhe si shtetase e Kosovës që djali im Dielli 12 vjeç vuri në dukje faktin se në librat e shkollës Kristiansborgsskolan Västerås të Suedis, nuk ishte Kosova. Ai ngriti zërin dhe sot kjo shkollë i ndryshoj librat. Një shkrepse i vë zjarrin pyllit dhe një çelës i vogël hap dyer te medha”, ka shkruar Aurora. / KultPlus.com

111 vjet nga themelimi i gazetës “Dielli”, editori i parë i saj ishte Fan Noli

Sot është ditëlindja e 111-të e gazetës “Dielli”, të vetmes gazetë që vjen nga koha e Rilindjes Kombëtare, dhe që ende botohet në print SHBA, dhe e përditshme online e rrjetet sociale.

Me 15 Shkurt 1909, 36 ditë pas mbylljes së Gazetës”Kombi”, e cila pushoi së botuari me 10 Janar 1909, nisi të ndriçoi Dielli i  shqiptarëve të Amerikës. Gazeta “Dielli” ishte gazetë e Shoqatës Kombëtare  Besën-Besën, e themeluar me 6 Janar 1907, Shoqatë që drejtohej nga Fan S. Noli-Kryetar, Goni Katundi-nënkryetar, Angelo Stefanson(Katundi)- arkëtar , Nini Fani Katundi- sekretar, ndërsa:John Gjoka,  Mihal Panajot Katundi, Lazo Kozma, Nisi Kozma dhe Lambi Josif, përbënin Komisionin e pleqësisë. Shumë prej bordit drejtues ishin me origjinë nga Katundi. Menaxher i Diellit ishte George Konda Gjoleka (Gjergj Konda).

Editor i parë i Diellit ishte Fan S. Noli (edhe pse emri i tij si editor nuk u shkrua ne faqet e gazetes derisa DIELLI u bë prone e Federatës VATRA)- është se Faik Konica, u lakua për tu emëruar drejtor i Diellit shumë kohë më pas se sa Dielli nisi botimin. Kjo ndodhi në mbledhjen e Shoqatës Besa-Besë të datës 14 Mars 1909, pra një muaj pasi kishte nisë botimi i Dielli, ai mberriti 8 muaj me vone; numri i parë i gazetes i edituar prej tij do të dilte me 22 tetor 1909, pra 8 muaj gazeta doli me Fan S Nolin. Emri i Faik Konicës u publikua në Diellin me numër rendor 30, dhe i takon 22 tetorit 1909. Numerikisht 29 numrat e parë i drejtoi Fan S. Noli. /KultPlus.com

NASA regjistron për herë të parë “frymëmarrjen” e Diellit

Duket si muzikë në sfond në një film fantastiko-shkencor.

Është ”frymëmarrja” e Diellit, e kapur për herë të parë nga sonda ”Parker” e NASA-s, e cila regjistroi tingullin e erës diellore, të ngarkuara kryesisht me grimca protonesh dhe elektronesh, ”të dëbuara” nga Dielli me shpejtësi supersonike.

Valët e plazmës, të bëra nga grimca të ngarkuara elektrike, lëvizin nga një frekuencë në tjetrën duke lëvizur në erën diellore si një shfletues mbi valët.

“Këto ndërrime krijojnë zhurma më intensive më afër Diellit sesa Tokës”, vërejnë ekspertët e NASA-s.

Era diellore lëshohet nga rajoni sipërfaqësor i Diellit, kurora, dhe është e aftë të ndikojë në jetën në Tokë dhe në hapësirë.

Astronomët e kanë studiuar atë për më shumë se 60 vjet, por ende janë të befasuar nga disa prej sjelljeve të saj.

Dielli të jep përshtypjen se në br endësi të tij ka një motor të brendshëm që e ngroh. /KultPlus.com

Teleskopi kap pamje të rralla të Diellit

Pamjet e një teleskopi të fuqishëm në Hawaii, kanë shfaqur detaje të rralla të sipërfaqes së Diellit.

Dielli është kapur nga teleskopi i vendosur në malin vullkanik Maui, tre mijë metra në lartësi mbidetare.

Image

Detajet e reja ofrojnë më shumë të dhëna për Diellin dhe ndikimin që ka në Tokë.

Në një pamje të turbullt mund të vërehet gazi që mbulon pjesën më të madhe të diellit, që është 93 milionë milje larg Tokës, transmeton KTV.

Brenda strukturave të ngjashme si qeliza, që kanë madhësinë e shtetit të Teksasit, mund të shihen plasmat e nxehta që ftohen dhe fundosen në sipërfaqen e errët të diellit.

Shpërthimet magnetike që ndodhin në diell mund t’i pengojnë satelitët, bllokojnë GPS-ët dhe mund të ndikojnë në rrugëtimin e ajrit nëpër tokë.