Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave ka prezantuar sot digjitalizimin e Bibliotekës dhe Fototekës, të cilat janë të pasura me mbi 12 mijë tituj dhe mbi 130 mijë fotografi, shkruan KultPlus.
Në Sallën e Studimit të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të pranishëm ishin ministrja e Kulturës znj. Elva Margariti, drejtori i Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave Dr. Ardit Bido dhe të pranishëm të tjerë.
Përderisa nëpërmjet digjitalizimit të tyre studiuesit dhe artdashësit do ta kenë më të lehtë qasjen, në anën tjetër në fototekën online mund t’i gjejnë të gjitha fotografitë para vitit 1945.
Drejtori i Përgjithshëm i Arkivave, Ardit Bibo ka treguar se biblioteka tanimë ka marrë formën e duhur dhe aplikimet për në sallën e studimit po ashtu kryhen online një ditë para.
“Mjafton që të përcaktohen ato libra që studiuesi do të shohë, në mënyrë që Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave ta kthejmë në një one-stop-shop Albanologjik, në një vend ku studiuesi vjen, sheh librin që ai do, dokumentet që ai ka porositur, sheh dhe fotot që nuk mund t’i shohë në sallë por i sheh drejtpërdrejtë nga shtëpia”, shtoj tutje Bido duke theksuar se studjuesve iu është lehtësuar puna shumë.
Ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Elva Margariti vlerësoj se kjo është një punë kolosale, duke kujtuar sistemin komunist si pengues të drejtpërdrejtë për qasje në arkiva.
“Më bëhet qejfi që sot jemi në Arkivin e Shtetit për ta bërë këtë, sepse ka qenë simbolika e një vendi të mbyllur, e një vendit të pa aksesushëm, e një hapësire kur të gjithë ne e dimë se sa e vëshirë ka qenë të gjendet një dorëshkrim apo studim, pa qasje politike”, tha ministrja Margariti.
Përderisa biblioteka ka lehtësuar lexim-studimin nëpërmjet formave të qasjes online, fototeka është e ndarë varësisht sipas tematikave, duke pasur fotografi edhe para Luftës së Dytë Botërore dhe duke mbetur si fototeka më e madhe në Shqipëri, pas asaj të Marubit. /KultPlus.com