Një sukses i Ansamblit ‘Zëri i Kosovës’ do të jetë pjesëmarrja në Festivalin Botëror Fing Abdulaziz Camel Festival në Arabi Saudite.
Nën dirigjimin dhe koreografinë e profesorit Dilaver Kryeziu, ky Ansambël do të udhëtojë nga data 8 deri me 19 mars për në Riad të Arabisë Saudite.
Për këtë ka njoftuar për KultPlus vetë Dilaver Kryeziu, duke treguar se pjesëmarrja e tillë është mjaft e rëndësishme për Ansamblin e të rinjve e të rejave në Fushë Kosovë.
Ansambli do të performojë disa valle me motive shqipe.
Kryeziu, në anën tjetër, do të vazhdojë qëndrimin e tij sepse do të ligjërojë në dy Universitete në Arabinë Saudite për kulturën, traditën, folklorin dhe vallen shqipe.
Udhëtimin në fjalë do ta mundësojë Komuna e Fushë Kosovës. / KultPlus.com