Aleksandër Gjoka është këngëtar dhe tekstshkrues i njohur shqiptar. Zëri i tij unik dhe i pëlqyer nga audienca ka bërë që ai të merr pjesë në festivale të ndryshme të këngës në Shqipëri.
Disa prej këngëve me të cilat mori pjesë në festivale janë: I njëjti do mbetem, 2008 – Dashurisë së shkuar, 2005 – I verbër nën diell, Kuturu, Paqe vetvetes, Anija plakë , Ti nuk më tradhëton, E bukur, Pesha e fatit, , Mësues dhe shokë etj.
Sot, KultPlus ju sjell interpretimin e këngës ‘Ditë Dimri’:
Nëpër fusha e nëpër male Fryn murlani me stuhi O murlan, njat frymën ndale Ndal ti, o akull, mos më ngri. Mos ma ngrini këtë pikë gjak! -Struku, struku, i shkreti plak. Po del dimni me kosë në dorë, Gjeth e bar i ka kositë; Qet ballkoni pjalm e borë, E plak-shkreta, tue mërdhitë, I thotë vedit me za pak: -Struku, struku, i shkreti plak. / KultPlus.com
Dita më e shkurtër e vitit shpall fillimin e dimrit. Kjo ditë shumë e shkurtër përkon me solsticin e dimrit, i cili bie saktësisht më 21 dhjetor në orën 22:48 me orën tonë.
Më 21 dhjetor, Dielli do të perëndojë rreth 3 minuta më vonë, në orën 16:44, por do të lindë edhe më vonë, në orën 07:37 të mëngjesit.
Solstici është rreth 6 orë më vonë çdo vit se ai i mëparshmi, dhe më pas riorganizohet çdo katër vjet në korrespondencë me vitet e brishtë, të prezantuar pikërisht për të shmangur zhvendosjen e stinëve në lidhje me kalendarin.
Dita e solsticit të dimrit është dita më e shkurtër e vitit për të gjitha vendet në hemisferën veriore dhe më e gjata për ato në hemisferën jugore.
Fenomeni është për shkak të pjerrësisë së boshtit të rrotullimit të Tokës dhe përkon me momentin në të cilin Dielli, në lëvizjen e tij të dukshme në qiell, pozicionohet në pikën e tij më të ulët.
Në këtë ditë, Poli i Jugut përballet me yllin tonë, ndërsa në hemisferën tonë rrezet e saj ndriçojnë një sipërfaqe më të vogël se ajo që mbetet në hije.
Në një zonë midis Rrethit Arktik dhe Polit të Veriut, Dielli nuk lind fare gjatë solsticit të dimrit, duke rezultuar në 24 orë errësirë. /MeteoBallkan/ KultPlus.com
Me përshkrime të mahnitshme dhe me një përkushtim të jashtëzakonshëm, media prestigjioze angleze “Financial Times”, i ka dedikuar një reportazh të gjatë alpeve shqiptare dhe turizmit dimëror, veçanërisht Bjeshkëve të Nemuna, përcjell KultPlus.
“Financial Times” pemës këtij artikulli i bëjnë thirrje të pasionuarve pas skijimit që si destinacion më emocionues të skijimit të këtij dimri t’i shohin Bjeshkët e Nemuna të Shqipërisë.
Artikullin e ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetet sociale edhe kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, duke u shprehur se ky është një super promovim për Shqipërinë dhe ofertën turistike gjithëvjetore. / KultPlus.com
Qyteti Aomori, në veri të Japonisë, është vendi ku bien më shumë reshje dëbore në botë.
Sipas portalit “Lugares de nieve”, në këtë qytet me gati 300 000 banorë bien mesatarisht 8 metra borë në vit, shumica midis janarit dhe shkurtit.
Zona të tjera të Japonisë, veçanërisht ishulli verior i Hokkaido, regjistrojnë sasi reshjesh dëbore edhe më të larta, me deri në 15 metra borë në vit, por jo në qytet.
Sasia e borës që bie në këto zona i ka bërë ato që të jenë nga më të përgatiturit për të përballuar efektet e saj. Në fakt, ata arrijnë të ruajnë linjat e tyre hekurudhore falë një sistemi që çon ujë të ngrohtë në shinat e trenit.
Japonia është vendi i dytë me më shumë resorte skish në botë. Në total, arkipelagu japonez ka më shumë se 500 vende për të ushtruar këtë sport.
Nuk është për t’u habitur që Japonia ka pritur dy herë Lojërat Olimpike Dimërore. / KultPlus.com