Rikthehet Celine Dion, ja shifra që do paguhet për vetëm një këngë në ‘Lojërat Olimpike 2024’

Artistja me famë ndërkombëtare Celine Dion do të rikthehet në skenë pasi u diagnostikua me sindromën e ‘Njeriut të ngurtë’ në 2022.

Sipas People këngëtarja thuhet se do të performojë gjatë Ceremonisë së Hapjes në Lojërat Olimpike të Parisit 2024.

Celine ka mbërritur në Paris para fillimit të Lojërave Olimpike më 26 korrik. Ajo u pa duke dhënë autografe dhe duke bërë me foto me fansat.

Ylli i ‘I’m Alive’ megjithëse do të këndojë një këngë, thuhet se do të marrë një shumë prej 2 milionë dollarë.

Céline Dion anulon koncertet për shkak të problemeve me muskujt

Céline Dion ka shtyrë fillimin e koncertit të saj të fundit në Las Vegas pasi vuan nga ajo që e  përshkruan si “spazma të forta dhe të vazhdueshme të muskujve”, transmeton KultPlus.

Këngëtarja kanadeze do të fillonte serinë e re të koncerteve, një azhurnim i vendbanimit të saj të vazhdueshëm të titulluar Céline, në vendin e Resorts World Las Vegas muajin e ardhshëm, por ajo nuk ka qenë në gjendje të bëjë prova për shkak të sëmundjes.

Datat, nga 5-20 Nëntor dhe 19 Janar deri më 5 shkurt, synohen të riplanifikohen.

“Ndjehem zemërthyer nga kjo,” tha Dion. “Ekipi im dhe unë kemi punuar në shfaqjen tonë të re për tetë muajt e fundit, dhe të mos jesh në gjendje ta hap këtë nëntor më trishton pa fjalë” – vazhdon ajo./KultPlus.com