Diplo në harmoni të përsosur me turmën, mbylli magjishëm natën finale të “Sunny Hill”

Uranik Emini

Të performosh përpara një numri të madh njerëzish është gjithnjë e vështirë, sidomos kur ju jeni njeriu kryesor dhe gjithë sytë e publikut janë te ju. Gjatë gjithë kohës duhet të keni prezicitet në matjen e nivelit të energjisë në pistën e kërcimit në mënyrë që të krijoni tranzicionin e duhur. Përkufizimi më i thjeshtë i një “DJ” është se ai luan muzikë. Megjithatë, gjërat janë më komplekse kur je përballë një turme dhe duhet të kontrollosh të gjithë njerëzit. DJ-të duhet të kujdesen deri në pikën e fundit që të përziejnë këngët dhe kështu të krijojnë edhe tranzicione muzikore për të rritur energjinë e audiencës. DJ duhet të ketë aftësinë për të bërë që muzika të rrjedhë natyrshëm dhe pa probleme në veshët e dëgjuesve, shkruan KultPlus.

Me të dalur në skenë, Diplo nuk humbi kohë duke e ngritur volumin, duke filluar një shfaqje të lehtë të tijën dhe duke i ngritur të gjithë në këmbë duke kërcyer. Interaktiviteti me audiencën ishte mjaft i ulët në fillim, por ishte e qartë se njerëzit erdhën për të kërcyer dhe dëgjuar muzikë – dhe Diplo po u jepte atyre atë që dëshironin.

Në mesin e shumë linjave që ai po thoshte gjatë mbrëmjes, Diplo u sigurua që të shfaqte dashurinë për Kosovën, duke bërtitur disa herë “të dua Kosovë”, gjë që ndikoi absolutisht në entuziazmin e publikut. Dukej sikur audienca kishte pritur kaq gjatë për t’u futur në frymën e vallëzimit dhe muzikës së mirë të Sunny Hill Festival- dhe Diplo sigurisht ia doli.

Diplo bëri të gjithë të pranishmit në natën përmbyllëse të Festivalit Sunny Hill të lulëzojnë me energjinë elektrizuese që solli në skenë, si një profesionist i vërtetë.

Ky ishte rikthimi i Sunny Hill pas tre vitesh për shkak të mbylljeve nga COVID-19, i cili ndryshoi tërësisht proceset e jetës, për një kohë relativisht të gjatë. Në këto katër ditë, sa zgjati festivali, të rinjtë e Kosovës përjetuan diçka shumë më ndryshe nga ajo që ishin mësuar.

Gjithashtu, për gjatë gjithë këtyre ditëve, Sunny Hill Festival, në krye me Dua Lipën, u munduan që gjithnjë të shtyjnë përpara kauzën e liberalizimit të vizave për Kosovën, pasi ata e shohin si një diskriminim i madh që po ju bëhet shqiptarëve. “Set Me Free” ishte një ndër thirrjet më të përsëritura në festival.

Ndërkaq, së bashku me kryesorin e natës, aty performuan edhe: Adrian, Rrrron, Bookie, Caboo, Vertigeux, Art Haliti, Jimpong, Labi Ramaj, Romeo Blanco, Burak Yeter dhe Regard. /KultPlus.com

Para mbërritjes në Kosovë, J Balvin vjen me video-mesazh për publikun e Sunny Hill Festival

Nesër në Prishtinë do të fillojë Sunny Hill Festival, ku do të performojnë këngëtarë e Dj të njohur botërorë, përcjell KultPlus.

Pak para mbërritjes në Prishtinë, këngëtari kolumbian, J Balvin vjen me video-mesazh për publikun e këtij festivali.

“Hey Prishtina, unë jam J Balvin, do të shihemi shumë shpejt në Sunny Hill Festival. Do të kënaqemi shumë, ju s’jeni gati. Shihemi atje”, ka thënë këngëtari me famë botërore.

Përveç J Balvin në këtë festival do të performojnë edhe Dua Lipa, Skepta, Diplo, Azet e shumë këngëtarë të tjerë të njohur./ KultPlus.com

Diplo vjen në SunnyHill, artistë të tjerë prezantohen së shpejti

Emra të njohur të industrisë së muzikës botërore do të mblidhen së bashku për të performuar në Festivalin “SunnyHill”, shkruan KultPlus.

Skepta, AJ Tracey dhe Diplo janë konfirmuar si artistët pjesëmarrës në këtë festival, i cili do të mbahet më 4, 5, 6 dhe 7 gusht në Prishtinë.

Përmes një postimi në “Instagram”, SunnyHill ka konfirmuar se Thomas Wesley Pentz apo siç njihet për të gjithë Diplo, me një karrierë të bujshme si DJ, producent dhe tekstshkrues me bazë në Los Angeles, do të jetë prezent në këtë ngjarje.

SunnyHill ka njoftuar gjithashtu se do të ketë edhe aristë të tjerë, emrat e të cilëve do t’i mësojmë më vonë. /KultPlus.com

Diplo publikon fotografi me Era Istrefin: Vajzat kosovare po e pushtojnë botën

Diplo është një DJ i njohur amerikan, i cili ka bashkëpunuar edhe me këngëtaren kosovare, Dua Lipa, shkruan KultPlus.

 Krahas miqësisë shumë të mirë më Dua Lipën, ai së fundmi ka edhe një fotografi me këngëtaren nga Kosova, Era Istrefi.

Sic duket Diplo i vlerëson mjaft shumë këngëtaret nga Kosova, sa që ai sot në fotografinë me Era Istrefin ka shkruar “Vajzat shqiptare po e pushtojnë botën”./ KultPlus.com

View this post on Instagram

Kosovan girls taking over the world

A post shared by diplo (@diplo) on Feb 17, 2019 at 6:33am PST