Fati i 1616 personave të zhdukur mbetet nën hije edhe këtë përvjetor.
Në Ditën Ndërkombëtare e Zhdukjeve të Dhunshme, YIHR KS solidarizohet me dhimbjen dhe revoltën e familjarëve dhe shoqërisë më gjerë për zbardhjen e së vërtetës dhe gjetjen e drejtësisë.
Pritjen e stërzgjatur dhe shqetësimin për moszgjidhjen e kësaj çështje tashmë e sa vite, YIHR ka vendosur ta shfaqë përmes aksionit rrugor “Dera e Pritjes.”
Aksioni rrugor do të mbahet më 30 gusht, në Sheshi Skënderbeu duke filluar nga ora 16:00. / KultPlus.com
