Disney prezanton heroinën e parë me përmasa të mëdha dhe është një balerinë

Disney ka prezantuar pa zhurmë heroinën e parë të tij me përmasa të mëdha (plus size), të shfaqur në një video të shkurtër në Disney Plus.

“Reflect”është pjesë e sezonit të dytë të “Short Circuit”, një serial me filma të shkurtër eksperimentalë që rrëfen jetën e Bianca, një balerinë të re që ka probleme me vetëbesimin dhe dismorfinë e trupit.

Teksa mësuesja vëren pozicionin e saj në levë duke i kujtuar “Tërhiqe barkun!  Zgjate qafën!”, pasqyra thërrmohet dhe Bianca përballet me imazhin e thyer të trupit.

Sipas NHS, çrregullimi i dismorfisë trupore është një problem i shëndetit mendor kur dikush shqetësohet për papërsosmëritë fizike, që shpesh janë të padallueshme nga të tjerët.

Më vonë, balerina tejkalon dyshimin dhe frikën duke thirrur energjinë e brendshme dhe vazhduar me baletin.

Filmi është krijuar nga artistja që punoi me “Frozen 2” dhe “Encanto”, ndërsa është publikuar më 14  Shtator në platformë. Fansat kanë shprehur entuziazmin në rrjetet sociale dhe mbështetjen për protagonisten e parë të përmasave të mëdha./tvklan.al / KultPlus.com

Raya dhe Dragoi i Fundit: Heroina e re e Disney që përfaqëson 670 milion njerëz

U deshën pothuajse 90 vite, por më në fund heroina e parë nga Azia Juglindore e Disney-t pati premierën e saj të enjten.

Raya është personazhi kryesor i filmit të animuar “Raya dhe dragoi i fundit”, film i cili ka subjekt udhëtimin e Rajas nëpër rajon me misionin për të bashkuar njerëzit dhe shpëtuar botën. Por përveç shpresës së njerëzimit për të mbajtur mbi shpatulla ajo ka edhe një peshë tjetër sepse Azia Juglindore është shtëpia e 11 shteteve 673 milionë njerëzve.

Janë me dhjetëra, në mos me qindra kukra të ndryshme në këtë rajon, gjë e cika ngre pyetje si: Cili është ekzaktësisht identiteti i Azisë Juglindore dhe do të jetë e denjë ta përfaqësojë si duhet heroina më e fundit e Disney-t?

Ngjarjet zhvillohen në Kumandra, një tokë fantazi e cila është shtëpi e 5 fiseve. Secili nga fiset ka kukturën e tij të veçantë, frymëzuar nga vende të ndryshme në Azinë Juglindore. / KultPlus.com

Disney rikthen filmin e preferuar të fëmijërisë

Filmi i famshëm i animuar i Disney-t, i vitit 1973, “Robin Hood”, do të rikthehet sërish, por këtë herë si një film live jo i animuar nga Disney Plus, transmeton KultPlus.

Versioni i ri do të prodhohet me grafika kompjuterike si xhirimet e dy filmave të tjerë të njohur, “Dumbo” dhe “Jungle Book”.

Në versionin origjinal, Brian Bedford luante zërin e Robin Hood, i cili ishte një dhelpër dhe Peter Ustinov zërin e Princit John.

Sipas Variety, Carlos Lopez Estrada, një regjisor meksikano-amerikan është vendosur si regjisor i filmit të ri dhe Kari Granlund, si shkrimtar.

Kontrata ishte lidhur para pandemisë së koronavirusit. Thuhet se “Disney Plus” do të rikthejë sa më shumë filma klasikë të publikuar para vitit 1990, dhe të ripërpunuar me grafika e teknologjinë e re./ KultPlus.com