Disney kritikohet për xhirimin e filmit në provincën e Xinjiangut në Kinë

Disney është kritikuar për xhirimin e filmit të ri Mulan në pjesë të Kinës ku qeveria është e akuzuar për shkelje serioze të të drejtave të njeriut, shkruan BBC, transmeton KultPlus.

Filmi tashmë është bërë target i bojkotit pasi aktorja kryesore mbështeti shtypjen e protestuesve të Hong Kongut.

Disney nuk ka komentuar lidhur me vendndodhjen e xhirimeve.

Kina tha se ndalimi i kampeve në Xinjiang është i domosdoshëm për të dëshmuar sigurinë.

Filmi aksion, i cili është një nga realizimet më të mëdha të vitit, është ribërje e filmit të animuar të vitit 1998, ngjarje e një vajze të re e cila merr vendin e babait në ushtri.

Por mbështetësit e disa vendeve aziatike kanë thirrur për bojkot pasi aktorja me prejardhje kineze Liu Yifei ka bërë disa komente duke mbështetur policinë e Hong Kongut e cila është akuzuar për dhunë kundrejt protestuesve në muajt e fundit./ KultPlus.com

Lirika Matoshi në bashkëpunim me Disney, sjell fustane për princeshat e përrallave

Dizajnerja kosovare që vepron në Amerikë, e cila u bë e famshme me koleksionet e veshjeve të bëra prej saj që u ngjajnë fustaneve të princeshave nga përrallat, ka publikuar bashkëpunimin e saj të fundit (dhe më të madhin) me Disney.

Ky bashkëpunim ndodh në 70 vjetorin e filmit të Disney “Cinderella” (E përhitura). Lirika Matoshi do të krijojë interpretimin e saj eteral të stilit të princeshave, përfshirë këtu 4 dizajne të ndryshme që janë po aq romantike sa edhe fustani i saj me dredhëza.

Njëri nga fustanat na sjell ambientin përrallor rural të përrallës; një tyl i kaltër i gjatë deri në fund të këmbëve, me re të bardha dhe kodra të gjelbërta.

Tjetri fustan është një homazh i fustanit që Cinderella vesh në ballo, po ashtu tyl me ngjyrë pink pastel, i cili vjen në disa versione, njëri prej tyre i shkurtë, me një fjongo të madhe që e bën të i ngjajë një forme të zemrës, tjetri me fjongo të vogla të vogla gjithandej dhe një version i tretë, poashtu me tyl pastel pink dhe me copëza resh. / KultPlus.com

Vdiq në moshën 24-vjeçare ylli i kanalit Disney, Sebastian Athie

Është konfirmuar lajmi tragjik i vdekjes së yllit të kanalit Disney, Sebastian Athie, edhe pse ende nuk është bërë i ditur shkaktari i vdekjes së tij.

Aktori ishte vetëm 24-vjeçar, transmeton Koha.

Në një deklaratë për media të lëshuar nga Disney, shkruhej: “Pusho i qetë, Sebas. Arti dhe buzëqeshja jote do të jetojnë përgjithmonë. Na vjen shumë keq për vdekjen e Sebastian Athie dhe do ta kujtojmë atë përgjithmonë falë talentit, shoqërisë, profesionalizmit dhe mbi të gjitha zemrës së tij të madhe. Ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe gjithë fansave të tij.”

Aktori njihej për rolin e tij në serinë televizive hit, “O11CE”, ku e ka portretizuar Lorenzo Guevaran. Seria e shtjellon historinë e një lojtari të futbollit i quajtur Gabo, i cili fiton bursë nga “Instituti Akademik Sportiv” që i përkrahë studentët që merren me sport.

Menjëherë pas lajmit të vdekjes së aktorit, ishin të shumta reagimet nga komuniteti artistik latino-amerikan, të cilët i shfrytëzuan rrjetet sociale për t’i shprehur ngushëllimet. Në mesin e tyre ishin edhe kolegët dhe miqtë e tij nga seria, “O11CE”, Daniel Panitio dhe Santiago Stieben. / KultPlus.com

Si do të dukeshin princeshat e Disney-t po të ishin vajza moderne, fotot që thyen rrjetin në TikTok (VIDEO)

E kush nuk do të ishte kurioz të dinte si do të dukeshin princeshat e famshme të fëmijërisë sonë nëse do të jetonin në kohët e sotme? Një artistë 29-vjeçare e quajtur Yudelmis “Yudie” San Emeterio provoi trendin e shndërrimit të princeshave në vajza moderne, duke i postuar pamjet ne TikTok dhe ato u bënë virale.

Jeni kuriozë të dini si duken? Hidhuni një sy!

Mulan:

Tiana:

Jasmine:

Dhe Rapunzel:

Version filmik “Hamilton” vjen në platformën Disney+

Është lansuar traileri i parë i versionit filmik të shfaqjes së suksesshme të Broadwayit, “Hamilton”, i cili do të lansohet në platformën Disney+.

Në rolin protagonist të shfaqjes së vitit 2016 vjen krijuesi i këtij projekti, Lin-Manuel Miranda. Ai e portretizon Alexander Hamiltonin, derisa versioni filmik i kësaj performance është xhiruar në qershor të 2016-ës në teatrin “Richard Rodgers” në Broadway.

Filmi premierën do ta ketë më 3 korrik në Disney+, transmeton Koha.

“Asnjë punë tjetër artistike në dekadën e fundit, nuk e ka pasur ndikimin kulturorë sikurse shfaqja ‘Hamilton’. Një performancë inspiruese dhe magjepsëse e cila e rrëfen një tregim në mënyrë tejet të fuqishme dhe kreative,” citohet të ketë thënë Robert A. Iger, kryetari ekzekutiv i kompanisë “Walt Disney”.

Ky version filmik i “Hamilton”-it vjen në një kohë të jashtëzakonshme dhe sfiduese për botën, dhe e sjellë historinë e udhëheqjes, këmbënguljes e shpresës, si dhe tregon se si fuqia e njerëzve për t’u bashkuar kundër forcave të fatkeqësisë, është e rëndësishme dhe ka ndikim pozitiv.

Edhe Lin Manuel Miranda ka deklaruar se regjisori, Thomas Kail, i cili e ka realizuar këtë version të xhiruar të shfaqjes, e ka dhënë maksimumin për t’iu mundësuar të gjithë atyre që e shikojnë filmin “Hamilton”, ta përjetojnë këtë projekt në mënyrën më të mirë të mundshme. /KultPlus.com

Vajza e George Floyd merr një dhuratë të madhe, bëhet aksionare e Disney

Falë bujarisë së Barbra Streisand, Gianna, vajza më e vogël e George Floyd, afroamerikanit që u vra nga polici, është aksionare e Disney.

Nuk është zbuluar vlera e aksioneve të saj, por Gianna ka postuar një foto me certifikatën.

Edhe Kanye West mori përsipër të paguajë kolegjin e Gianna-s derisa të përfundojë shkollimin.

Vajza i ka falënderuar të dy, në emrin e saj dhe të nënës. / KultPlus.com

Disney ndan recetën e biskotave të famshme dhe është kaq e thjeshtë

Biskotat në formë patatesh të skuqura të Disney-t janë me siguri një nga shërbimet më të këndshëm të parkut. Tani, Disney po ndan recetën me të gjithë ne, për shkak të situatës nga Covid-19.

Këtu janë të gjithë përbërësit që ju nevojiten:

2 3/4 filxhan miell

1/2 filxhan plus 1 lugë sheqer pluhur

1/2 filxhan plus një lugë gjelle margarinë me bazë bimore

7 lugë gjelle ujë të ngrohtë

5 lugë zëvëndësues të lëngshëm vezësh

1 lugë gjelle melasa

1/2 filxhan me copa të vogla çokollate

Udhëzimet e Disney-t janë super të thjeshta për t’u ndjekur, gjithashtu:

1. Hidhni miell, sheqer pluhur dhe margarinë me bazë bimore në një mikser elektrik. Zgjidhni shpejtësinë mesatare deri sa të krijohet një masë e butë. (Shënim: Ju mund ta bëni këtë hap pas hapi nëse është e nevojshme.)

2. Në një tas të vogël, përzieni ujin e ngrohtë dhe zëvëndësuesin e lëngshëm të vezëve. Shtoni melasa në mikserin tuaj. Përziejini me shpejtësi mesatare të gjithë përbërësit.

3. Hidhni copat e çokollatës.

4. Hidheni përbërjen e përftuar në një tigan dhe lëreni në frigorifer për 30 minuta.

5. Ndizeni furrën gjatë kohës që pregatisni përbërjen në një temperaturë prej 177 °C.

6. Rreshtoni dy letra pergamenë.

7. Krijoni 32 shirita që janë të gjerë 1 cm dhe të gjatë 10 cm. Vendosni 16 shirita në secilën letër të pergamenës.

Piqeni për 20-22 minuta. Shërbejeni me salcat tuaja të preferuara me bazë çokollatë ose luleshtrydhe.

Nëse brumi juaj është shumë ngjitës, Mouse House sugjeron të shtoni një lugë gjelle sheqer pluhur derisa të ngjasojë me strukturën e brumit tradicional të biskotave. / KultPlus.com

Konfirmohen datat e lansimit të disa filmave të shumëpritur hollywoodian

Studioja “Disney” do ta lansojë filmin e shumëpërfolur “Mulan” nëpër kinema, në korrik të këtij viti. Kështu ka bërë të ditur kompania, derisa e ka riorganizuar orarin e lansimit të filmave të ndikuar së fundmi nga shpërthimi i pandemisë së koronavirusit.

Ndër ndryshimet e tjera në datat e lansimeve, “Disney” ka bërë të ditur se e ka shtyrë lasimin e filmit të ri “Indiana Jones” për vitin 2022.

Kinematë anembanë botës janë mbyllur dhe prodhimi i filmave është pezulluar përkohësisht, në mënyrë që të luftohet përhapja e COVID-19, transmeton Koha.net

Studio e hollywoodit janë optimist që kinematë do të hapen deri kah fundi i muajit korrik. Prandaj “Disney” ka vendosur ta sjell në ekran ta madh filmin “Mulan” i cili do të nis së shfaquri nga 24 korriku. Edhe studioja “Paramount Pictures” ka vendosur që më 31 korrik ta lansojë filmin e ri të animuar “SpongeBob”, si dhe “Warner Bros” po planifikon të publikojë filmin e shumëpritur me buxhet të lartë, “Wonder Woman 1984”, më 14 gusht të këtij viti.

Në mesin e filmave të tjerë datat e lansimit të së cilëve janë konfirmuar tashmë janë: “Eternals” i cili vjen nëpër kinema më 12 shkurt të vitit 2021, “Shang-Chi and the Legend of the Ten Rings” i cili lansohet më 21 maj të vitit të ardhshëm, “Doctor Strange and the Multiverse of Madness” që vjen për gjithë shikuesit më 5 nëntor të 2021-ës, “Thor: Love and Thunder” lansohet më 18 shkurt të vitit 2022 dhe “Jungle Cruise”, filmi i ri i cili në rolet protagonist i sjellë aktorët, Dwayne Johnson dhe Emily Blunt, do të lansohet për publikun mbarëbotëror më 30 korrik të vitit 2021. / KultPlus.com

13 ditë izolimi, i shërbejnë artistit Asdren Spahija për realizimin e një murali të mrekullueshëm për nipin

Në këto ditë izolimi ku e gjithë bota po përballet me virusin Covid-19, mënyra më e mirë për t’i kaluar ditët është përmes artit. Muzika, piktura, leximi e filmi, janë vetëm disa nga artet që i bëjnë më të lehta këto ditë, shkruan KultPlus.

Kemi dëgjuar kënga nga më të ndryshmet duke u kënduar nga ballkoni apo në ndonjë ambient shtëpie, kemi parë libra e filma nga më të ndryshmet teksa propozohen për lexim, por artisti Asdren Spahija ka vendosur që këto 13 ditë izolimi të ja kushtoi nipit të tij.

Me artin e tij, në një nga muret e shtëpisë ai ka vendosur të realizojë një mural me personazhet e preferuara të nipit.

Personazhet e përrallës së njohur për fëmijë “Borëbardha dhe shtatë xhuxhët” në gërshetim të disa përrallave të Disney, si: Bambi, Liza në botën e çudirave, Sirena e vogël, Pitër Pan e Pinoku, janë jetësuar në murin e shtëpisë së artistit, duke i dhënë kështu ambientit një pamje plot jetë. Kjo padyshim që do ta bëjë më të bukur botën e fëmijës që ka disa ditë që është izoluar bashkë me gjithë familjen.

“Në këto ditë të vështira të izolimit, po tentojmë që në shtëpinë tonë të ia bëjmë nipit tim 2 vjeçar ambientin e shtëpisë sa më atraktiv. Ky është një mural i realizuar nga unë në këto 13 ditët e fundit në izolim dhe i kam pikturuar personazhet e tij të preferuar”, ka thënë Asdreni për KultPlus.

Procesin e punës, nga fillimi deri në fund, Asdreni është përkujdesur ta incizoj e ku pas përfundimit e ka publikuar në YouTube.

Për të parë punën e Asdrenit në vazhdimësi ju mund ta ndiqni atë në rrjetin e tij social Instagram. / KultPlus.com

“Mulan” së shpejti nëpër kinema

Krahasuar me vitin e kaluar, studioja “Disney” i është rikthyer ripërpunimit të projekteve të bazuara në filma të animuar. Po ashtu, kësaj radhe ata kanë vendosur ta rikthejnë në ekran të madh një personazh shumë të dashur për publikun, heroinën kineze të njohur me emrin Mulan.

Traileri i ri i këtij projekti të shumëpritur të bazuar në filmin e animuar hit të vitit 1998, u publikua të dielën gjatë finales së Kampionatit të Futbollit Amerikan “Super Bowl”, dhe cili i zbuloi disa skena interesante duke na lënë të nënkuptojmë se ky është një projekt më ndryshe i studios “Disney” dhe e sjellë një version më ndryshe të historisë së famshme, transmeton Koha.net.

Në filmin e ri “Mulan”, emri i protagonistes është ndryshuar nga Fa në Hua, janë eliminuar këngët që e shoqëronin filmin e animuar, përfshirë këtu personazhin e dragoit të vogël që e shoqëronte Mulanin, si dhe janë shtuar disa personazhe të femrave, si motra e vogël e saj dhe një shtrigë e keqe e cila lufton për armikun.

Në rolet kryesore të filmin vijën aktorët: Liu Yifei, Donnie Yen, Yoson An, Chen Honghui, Tzi Ma dhe Jet Li. Ndërsa regjinë e këtij projekti të shumëpritur kinematografik e ka bërë regjisorja nga Zelanda e Re, Niki Caro.

“Mulan” lansohet nëpër kinematë botërore më 27 mars të këtij viti.

Disney+ mbërrin pak më herët në disa pjesë të Evropës

Disney+ është një shërbim relativisht i ri i streamingut i Disneyt, i cili u lansua më 12 nëntor të vitit të kaluar kur vetëm disa vende fituan qasje në të, ndërsa tani ka mbërritur lajmi se shërbimi do të jetë në dispozicion pak më herët seç ishte planifikuar edhe në një pjesë tjetër të Evropës.

SHBA-ja, Kanadaja dhe Holanda ishin vendet e para që e patën privilegjin të abonoheshin dhe ta përdornin Disney+, ndërsa një javë më vonë shërbimi u zgjerua në Australi, Zelandën e Re dhe Porto-Riko.

Data e lansimit për Mbretërinë e Bashkuar dhe Evropën Perëndimore (Irlandë, Francë, Gjermani, Itali, Spanjë, Austri dhe Zvicër) është kthyer një javë më parë, kështu që abonimet do të jenë në dispozicion që nga 24 marsi.

Deri më tani dihet që këtë verë pasojnë Belgjika, vendet nordike dhe Portugalia, ndërsa Disney+ në rajonin tonë është planifikuar vetëm në fund të vitit ose fillimit të vitit të ardhshëm.

Disney vlerëson se deri në vitin 2024 do t’i ketë midis 60 dhe 90 milionë abonentë, me faktin që për këtë vit planifikojnë t’i shpenzojnë pak më shumë se 1 miliard dollarë për përmbajtjen origjinale, ndërsa deri në vitin 2024 kjo shifër duhet të jetë rreth 2.5 miliardë dollarë, sipas raportit zyrtar.

Gjykuar nga shifrat e para, kjo mund të realizohet, sepse që nga fillimi i lansimit, Disney+ ishte një hit absolut në Amerikën e Veriut, ku në atë muaj i ka pasur rreth 24 milionë abonentë.

Image

Shërbimi është lansuar me rreth 500 filma dhe 7.500 episode të serive të ndryshme televizive të Disney, Pixar, Marvel, Star Wars, National Geographic dhe emra të tjerë të mëdhenj, ndërsa aty mund të gjenden hitet e reja të mëdha, siç janë seria e Star Wars, Mandalorian dhe filmi artistik Lady and the Tramp.

Të gjitha hitet e mëdha kinematografike të studios Disney nga viti i kaluar dhe tutje gjithashtu do të gjenden ekskluzivisht në shërbimin Disney+ (Endgame, Toy Story 4, Lion King, Frozen 2, Star Wars: The Rise of the Skywalker).

Çmimi i abonimit mujor është 5,99£/6,99€, ndërsa tarifa vjetore është 59,99£/69,99€./koha.net/ KultPlus.com

Fragmenti i ri për filmin artistik “Lady and the Tramp” risjell skenën legjendare

Disney+ ka publikuar trailerin e ri për versionin filmik të “Lady and the Tramp”, ndërsa një nga skenat nga traileri i ri do t’ju mahnitë.

Në këtë trailer mund ta shihni momentin kur Tramp (të cilit ia huazon zërin Justin Theroux) me turirin e tij ia shtynë Ladyt (Tessa Thompson) qoften e tij të fundit ndërkohë që ky çift simpatik i qenve e ndan një pjatë me shpageta në skenën legjendare.

Versioni i ri i klasikut të animuar nga viti 1955 “Lady and the Tramp” e sjell tregimin e qenit të përkëdhelur shtëpiak dhe endacakut të gjallë, por simpatik, të cilët, pas një takimi rastësor, së bashku shkojnë në një udhëtim të pasigurt, në të cilin do të theksohen dallimet e tyre, por edhe do të afrohen dhe ta kuptojnë vlerën e shtëpisë.

Në film i huazojnë zërat edhe Janelle Monáe, Sam Elliott, Ashley Jensen dhe Benedict Wong, ndërsa në rolet njerëzore luajnë Kiersey Clemons, Yvette Nicole Brown dhe Thomas Mann. Lady and the Tramp bëhet me regji të Charlie Bean, sipas skenarit të Andrew Bujalski.

Image

Ky është rimejku i katërt filmik të Disney që do ta shohim këtë vit, dhe atë pas suksesit të Dumbo, Aladdin dhe The Lion King, ku dy të fundit i kanë fituar mbi 1 miliard dollarë në kinematë në mbarë botën, shkruan KOHA Ditore. Dallimi i vetëm është se Lady and the Tramp nuk do të luajë në kinema, por vjet direkt në platformën streaming.

Filmi Lady and the Tramp do të jetë në dispozicion në shërbimin për streaming Disney+ nga 12 nëntori, kur shërbimi fillon me punën./konica.al/KultPlus.com

12-të personazhe të Disney të bazuara në njerëz real

Gjatë historisë, Disney ka krijuar histori të mahnitshme që kanë qenë pjesë e jona që nga fëmijëria. Shumë nga personazhet aty janë bërë të preferuarit tanë dhe disa prej tyre janë me të vërtetë afër zemrave tona.

Megjithatë, ajo që ju ndoshta nuk e dini është se shumë prej tyre ishin të bazuara në njerëz të vërtetë dhe në disa raste, në njerëz të famshëm.

Më poshtë ju tregojmë një përzgjedhje të karaktereve ikonike të Disney që u krijuan në bazë të njerëzve të famshëm dhe t’i krahasoni me ata që shërbyen si frymëzim për sjelljen e tyre në jetë.

The 4 vultures — The Beatles

Maleficent — Eleanor Audley

Jessica Rabbit — Rita Hayworth

The Mad Hatter — Ed Wynn

Edna Moda — Linda Hunt

Scat Cat — Louis Armstrong

Dr. Facilier — Michael Jackson

Ariel — Alyssa Milano

Ursula — Divine

Alice — Kathryn Beaumont

Cruella de Vil — Tallulah Bankhead

Snow White — Marge Champion

/klankosova/ KultPlus.com

Toy Story 4, filmi i pestë rekord i Disneyt me një miliard dollarë fitime


Disney njoftoi se vazhdimi i filmit të popullarizuar të animuar, Toy Stoy 4, e ka tejkaluar në të gjithë botën “kufirin” kinematografik 1 miliardë dollarësh pothuajse dy muaj pas shfaqjes së tij teatrale. Ky është filmi i pestë 1 miliard dollarësh i Disney për vitin 2019, pas Aladdin, The Lion King, Captain Marvel dhe Avengers: Endgame – të gjithë këta i fituan nga më shumë se 1 miliard dollarë më herët këtë vit.

Deri të mërkurën, shitjet e biletave të filmit e tejkaluan shumën prej 1 miliard dollarëve, duke iu bashkuar kështu Incredibles 2, Finding Dory dhe Toy Story 3, si filmi i katërt i Pixar që e ka arritur këtë shumë të paparë.

Sipas një njoftimi nga studio, fitimet prej 1,001,7 milion dollarësh të filmit e bëjnë atë filmin e tetë të animuar më fitimprurës të të gjitha kohërave.

Totali i Toy Story 4 është arritur falë 421.8 milionë dollarëve nga shitjet e biletave vendase, të shoqëruara nga 579.9 milionë dollarë nga territoret e huaja, përfshirë Japoninë (76.5 milionë dollarë), Mbretërinë e Bashkuar (75.2 milionë dollarë) dhe Meksikën (71.8 milionë dollarë), ndërkohë që shfaqjet kinematografike në të ardhmen priten në Gjermani dhe në të gjithë Skandinavinë.

I publikuar nëntë vjet pas paraardhësit të tij, Toy Story 4 me regji të Josh Cooley, flet për lodrat e dashura Woody (Tom Hanks) dhe Buzz Lightyear (Tim Allen) ndërsa ata i bashkojnë forcat me miqtë e rinj (Tony Hale si derri i egër, Keegan-Michael Key dhe Jordan Peele si lodrat prej pelushi të karnavaleve) dhe lodrat e vjetra (Annie Potts si Bo Peep, Joan Cusack si Jessie) në një mision për ta ndihmuar Woody që të rilidhet me pronarin e tij të ri (dhe veten).

Toy Story 4 tani po shfaqet nëpër kinema në mbarë vendin. /Koha.net / KultPlus.com

Përpunimet e “Disney”-t dhe fuqia e nostalgjisë

Viti 2019 po karakterizohet me premierat e filmave vizatimorë, të cilët kompania e famshme “Walt Disney” ka vendosur t’i përpunojë dhe t’i prezantojë në një format tjetër. BBC-ja konsideron se për shumë gjenerata filmat e “Disney”-t janë kthim në kohët e mira të fëmijërisë e në komoditet. Sipas tyre, “Disney” po e shfrytëzon në aspektin pozitiv këtë mundësi, duke sjellë sërish në ekranet e mëdha kryeveprat e veta.

“Njerëzit kanë prirjen të kënaqen duke qenë nostalgjikë”, thotë dr. Wijnand van Tilburg, një psikolog dhe ekspert i nostalgjisë në “King’s College London”. Ai e përkufizon nostalgjinë si “një dashuri të zjarrtë ose dëshirë të madhe për të kaluarën”. “Kjo ndjenjë e lidhjes nga vetë e kaluara te vetja e tashme – kjo është diçka që njerëzit e shohin si shumë kuptimplotë në jetë”, thotë ai. Wijnand e konsideron si emocion të fuqishëm ndjesinë që i bën njerëzit të kthehen në kohë. “Këto kujtime nostalgjike japin një lloj pikture të ngjyrosur të së kaluarës, që i bën njerëzit të ndihen më mirë”, ka theksuar psikologu Wijnand. “Mbreti luan” është filmi i tretë i “Disney”-t që do të jepet premierë këtë vit, pas filmit për elefantin “Dumbo” dhe “Aladdin”.

Këta filma erdhën pas ripërpunimit të filmit “Hirushja” (2015), pastaj “Libri i xhunglës” (2016) dhe “Bukuria dhe bisha” (2017). “Disney” ka njoftuar gjithashtu se edhe filmat “Mulan” dhe “Sirena e vogël” do të publikohen në të ardhmen dhe se planifikohet që edhe shumë filma të tjerë të ripërpunohen.

Filmat e “Disney”-t keni mundësi t’i shihni edhe në Kosovë.

Kinemaja austriake “Cineplexx” do të sjellë më 18 korrik premierën e filmit “Mbreti luan” në disa terminë. Biletat për këtë film kanë dalë në shitje tash e disa ditë.

Tash e shumë vite “Disney” në përgjithësi, por edhe “Disney Land” në veçanti, perceptohet jo vetëm si kënaqësi ose atraksion për fëmijët, por edhe për të rriturit. Punonjësit e “Disney Land”-it i kanë thënë BBC-së se ka shumë raste kur të rriturit e vizitojnë këtë vend pa fëmijët e tyre, ose edhe çiftet e reja që nuk kanë ende fëmijë. Një nga qëllimet kryesore të kompanisë është që t’i bëjë njerëzit të ndihen sikur po kthehen në fëmijëri dhe këtë po e arrijnë shumë mirë edhe përmes filmave./ Zëri/ KultPlus.com

Trashëgimtarja e Disney-t rrëfen fëmijërinë mes dhunës

Jeta nuk është përrallë, as për vetë personazhet e përrallave.

Këtë nuk e themi dhe mendojmë vetëm ne, por besojmë që dhe ju ndani të njëjtin mendim me ne. Jetën nuk e ka përrallë as vetë trashëgimtarja e Disney.

E dimë që kur mendoni për trashëgimtaren e mbiemrit Disney, mendoni një fëmijëri plot lumturi, me akses të palimit tek argëtimi i ëndërruar i Disneyland-it.

Por ky nuk është aspak rasti i Abigail Disney-t, mbesës së bashkëthemeluesit të kompanisë Walt Disney, Roy O. Disney.

“Njerëzit mendojnë se unë jam rritur mes përrallës dhe pluhurit të zanave”, u shpreh Abigail, “Prindërit e mi ishin striktë dhe shumë konservatorë. Dhe që të dy të alkoolizuar.”

Abigail pranoi se dhuna e pësuar në fëmijëri e shenjoi për tërë jetën. / KultPlus.com

Princat e filmave të vizatuar, abuzues seksual

Profesoresha japoneze e socilogjisë në Universitetin e Osaka, Kazua Muta ka vlerësuar se princat nga filmat e vizatuar të Disney, janë abuzues seksual, shkruan KultPlus.

Autorja e librit mbi ngacmimet seksuale ka konsideriur se princat në filmat e vizatuar “Bukuroshja e fjetur” dhe “Borëbardha” abuzojnë me partneret, përderisa ato janë pa ndjenja.

Me fjalë të tjera, ajo pretendon se këto përralla në këtë mënyrë miratojnë dhunën seksuale.
Vlerësimet e saja kanë shkaktuar reagime të shumta./KultPlus.com