Frika nga Covid19 do t’i ndalojë njerëzit të ri-integrohen në shoqëri

Shkencëtarët kanë shprehur shqetësimet se ankthi i mbetur si pasojë e koronavirusit do të ndikojë tek disa njerëz që të krijojnë zakone të rënda të cilat mund t’i pengojnë ata që të riintegrohen edhe pas kalimit të pandemisë.

Koncepti i “Sindromës së ankthit nga COVID” për herë të parë është teorizuar nga profesorët vitin e kaluar, kur Ana Nikčević, nga Universiteti i Kingstonit dhe Marcantonio Spada, nga Universiteti i Bankës Jugore të Londrës, kishin vërejtur se njerëzit ishin duke zhvilluar një grup të veçantë të tipareve në përgjigje të COVID-19, përcjell KultPlus.

Sipas tyre, sindromi i ankthit është i karakterizuar kryesisht nga kontrollimi i vazhdueshëm për ndonjë simptomë eventuale të COVID-19, evitimi i vendeve publike dhe pastrimi i vazhdueshëm i cili kthehet në obsesion.

Hulumtuesit kanë theksuar se këto shenja shqetësuese të sjelljes nuk do të kalojnë lehtë, madje as pasi virusi të jetë futur nën kontroll.

“Frika është normale. Të gjithë i frikësohen virusit sepse është i rrezikshëm. Mirëpo, pritjet e mija janë se pjesë të popullatës do të evitojnë ri-integrimin dhe do të kenë brenga të vazhdueshme si pasojë e virusit pavarësisht se do të jenë të vaksinuar”, ka thënë profesori Spada. / KultPlus.com

Ndonjëherë largimi është gjëja më e mirë që mund të bësh për veten tënde

Ju keni të drejtë të largoheni nga çdo situatë ku nuk mund ta shihni veten. Ju keni të drejtë të lini histori jetësore atje ku nuk ju pëlqen.

Ju keni të drejtë të largoheni nga qyteti që ju mbyt dritën dhe nuk ju lejon të shkëlqeni më shumë, keni të drejtë të paketoni bagazhet dhe të filloni nga e para në një vend tjetër, keni të drejtë të ndryshoni jetën tuaj.

Ju keni të drejtë të hiqni dorë nga një punë që e urreni, edhe nëse e gjithë bota ju thotë të mos e bëni. Ju keni të drejtë të kërkoni atë që ju motivon të ngriheni nga shtrati çdo ditë, për pjesën tjetër të jetës tuaj.

Ju keni të drejtë të largoheni nga dikush që e doni, por që sillet keq me ju. Ju keni të drejtë të vendosni veten tuaj të parën, dhe të largoheni nëse provoni përsëri dhe përsëri, por asgjë nuk ndryshon.

Ju keni të drejtë të lini miq të këqij, keni të drejtë të rrethoheni me dashuri, me njerëz që ju mbështesin dhe ju ndihmojnë. Ju keni të drejtë të merrni energjinë që ju nevojitet në jetë.

Ju keni të drejtë të falni veten për gabime të mëdha dhe të vogla, keni të drejtë të jeni të mirë me veten, të shikoheni në pasqyrë dhe të pëlqeni veten.

Ju keni të drejtë të çliroheni nga pritshmëritë tuaja. Ndonjëherë mendojmë se largimi është i keq, sikur do të thoshte heqje dorë dhe dorëzim. Por ndonjëherë largimi është gjëja më e mirë që mund të bësh për veten tënde.

Ju lejon të ndryshoni vektorin e jetës tuaj, të filloni nga e para, të hapni veten dhe botën. Ndonjëherë të largohesh do të thotë të shpëtosh veten nga të qenit i mbërthyer në vendin e gabuar me njerëzit e gabuar.

Largimi hap derën e ndryshimit, rritjes, mundësisë dhe çlirimit. Ju gjithmonë keni mundësinë të largoheni derisa të gjeni vendin tuaj dhe çfarë ju bën të lumtur. Ju madje keni fuqinë të lini pas vetveten e kaluar dhe të krijoni një të re./bota.al/ KultPlus.com