“Gocë Pejane”, është një nga këngët e Bedri Islamit, e cila ka mbetur si embleme e realizimeve të tij.
Kjo këngë ndër vite është përpunuar dhe është kënduar edhe nga këngëtarë të tjerë.
E kësaj kënge duket se i shtohet domethënia edhe më shumë kur vetë gocat pejane arrijnë suksese në fusha të ndryshme. Së fundmi xhudistja kosovare, Distria Krasniqi, fitoi medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020” duke bërë krenarë jo vetëm qytetin e Pejës por edhe Republikën e Kosovës dhe jo vetëm.
KultPlus këtu ju sjell tekstin dhe videon e kësaj kënge:
“Gocë e bukur, gocë Pejane Ma e bukura e kësaj ane Aromë pranvere erë blini Engjellush nga Dukagjini Je e këndshme je mahnitëse Me shikime aq flladiste Ti më more më rrëmbeve Zemrën time ti e theve
[Refreni] Moj gocë Pejane, moj gocë magjike Shumë të deshta prore më ike Sa shumë halle shqetësime t’reja Perëndeshë gocë nga Peja Moj gocë Pejane, moj gocë magjike Shumë të deshta prore më ike Sa shumë halle shqetësime t’reja Perëndeshë gocë nga Peja
[Verse 2] Moj gocë Pejane por si bjeshka Aq krenare sikur bjeshka Ty gjithë jetën të adhurova Që të dua kur s’pushova Oh jo kur nuk pushova
[Refreni] Moj gocë Pejane, moj gocë magjike Shumë të deshta prore më ike Sa shumë halle shqetësime t’reja Perëndeshë gocë nga Peja Moj gocë Pejane, moj gocë magjike Shumë të deshta prore më ike Sa shumë halle shqetësime t’reja Perëndeshë gocë nga Peja Moj gocë Pejane, moj gocë magjike Shumë të deshta prore më ike Sa shumë halle shqetësime t’reja Perëndeshë gocë nga Peja Moj gocë Pejane, moj gocë magjike Shumë të deshta prore më ike Sa shumë halle shqetësime t’reja Perëndeshë gocë nga Peja”./ KultPlus.com
Ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga ka uruar Distria Krasniqin, për medaljen e artë në Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Ajo me këtë rast ka thënë se vajzat kosovare janë të arta dhe të pamposhtura.
Përmes një shkrimi në rrjetin e saj social Facebook, Jahjaga ka thënë se vajzat po shkëlqejnë në sport, artë shkencë e muzikë, duke e përfaqësuar në mënyrën më të dinjitetshme Kosovën.
“Distria e artë në Lojërat Olimpike në Tokio! Majlinda e artë në Lojërat Olimpike në Rio de Janeiro! Vajzat i kemi të arta e të pamposhtura! Ato po shkëlqejnë në sport, art, shkencë e muzikë duke përfaqësuar në mënyrën më të dinjitetshme Republikën e Kosovës. Jeni krenaria jonë!”, ka shkruar ajo. / KultPlus.com
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani nga Tokio është shprehur e ngazëllyer për medaljen e artë që xhudistja Distria Krasniqi fitoi sot në Lojërat Olimpike që po mbahen në Japoni.
Osmani tha se Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh jetësor.
“Distria Krasniqi i dha Kosovës nderin më të madh jetësor i dha medaljen e artë olimpike. Jam e bindur që të gjitha vajzat në Kosovë e kanë kuptuar se asgjë s’mund t’i ndalë për të shënuar suksese”, u shpreh Presidentja Osmani për RTK-në
Ajo ka falenderuar sportistët kosovarë që po e bëjnë të mundur shkëlqimin e Kosovës ndërkombëtarisht.
“Dua t’i falenderoj nga thellësia e zemrës për këtë nder që po ia bëjnë shtetit të Kosovës, duke siguruar që shteti i Kosovës të shkëlqejë ndërkombtarisht”, u shpreh ajo. / KultPlus.com
Trajneri i Kosovës në Xhudo, Driton Kuka ka thënë se dy Medalje të Arta në dy Olimpiada, për Kosovën është rezultati më i madh që ka mundur të arrihet në sport.
Kuka ka thënë për KTV-në se shpreson që edhe xhudistët e tjerë të sjellin medalje për Kosovën ndonëse tashmë janë të relaksuar si ekip pas fitores së Distria Krasniqi në kategorinë deri në 48 kilogram, transmeton KultPlus.
“Fjalët kanë mbetur pak në atë brendinë time dhe nuk po dalin. Kam pritur medalje prej Distrisë por Medalja e Artë ka qenë diçka e madhe. Më duket se në fillim të luftës, në dy minutat e para ajo vetëkënaqësia e ka nxënë pak Distrinë dhe mandej pas minutës së dytë ka ardhur në terren të vetin, dhe në momentin kur xhudistja japoneze ka pritur shumë, e kam pasur një ndjesi që po vjen momenti i gjuajtjes, një moment i cili për mua është i jashtëzakonshëm sepse në dy Olimpiadat, dy medalje të arta është rezultati më i madh që ka mundur të arrihet në sport”, ka thënë Kuka në një prononcim për KTV-në nga Tokio. / KultPlus.com
Pas fitores së Krasniqit në gjysmëfinale ku xhudistja kosovare mposhti Urantsetseg Munkhat të Mongolisë duke fituar medaljen Olimpike, tani ajo ka arritur të fitojë medaljen e Artë, raporton KultPlus.
Krasniqi fitoi në finale kundër japonezes Funa Tonaki.
Për fitoren e Krasniqit ka shkruar edhe Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti i cili përmes një statusi në faqen zyrtare në Facebook, është shprehur falenderues për ekipin nga Kosova, që siç ka theksuar ai, po e bëjnë krenar secilin prej nesh.
”DISTRIA E ARTË Në garën e parë në Lojërat Olimpike, Kosova fiton medaljen e artë. Faleminderit që po bëni krenar secilin prej nesh. Me zemër jam me ju në Tokio”, ka shkruar Kurti. / KultPlus.com
Pas fitores së Krasniqit në gjysmëfinale ku xhudistja kosovare mposhti Urantsetseg Munkhat të Mongolisë duke fituar medaljen Olimpike, tani ajo ka arritur të fitojë medaljen e Artë, raporton KultPlus.
Krasniqi fitoi në finale kundër japonezes Funa Tonaki.
Për fitoren e Krasniqit ka shkruar edhe presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, e cila përmes një statusi në faqen zyrtare në Facebook, ka theksuar se Krasniqi e ka ngritur falmurin e shtetit tonë në piedestalin më të lartë.
Më poshtë gjeni statusin e plotë të Presidentes Osmanit:
Distria i solli Republikës sonë medaljen e dytë të artë olimpike. Nder e krenari e lumturi e papërshkrueshme.
Ajo e ngriti sot flamurin e shtetit të saj në piedestalin më të lartë. Me suksesin e saj olimpik ajo nderoi një komb të tërë, si dhe e gëzoi fort çdo zemër në Kosovë por edhe shumë të tjera anë e mbanë botës.
Distria, e para e botës, dëshmoi sot sërish se është e pamposhtur dhe se është krenaria e vendit tonë. Ajo dëshmoi që talenti dhe puna triumfojnë gjithnjë.
Sot, nëpërmjet Distrias, Kosova shkëlqeu para tërë botës.
Sot dhe përherë, Kosova do të krenohet me ty. Bravo. / KultPlus.com
Distria Krasniqi e ka rrëmbyer medalje e artë në “Tokio 2020”.
Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”, duke e rrëmbyer të Artën.
Kjo është medalja e dytë Olimpike për Kosovën, pas Majlinda Kelmendit që fitoi të Artën në vitin 2016.
Pas triumfit, Distria është deklaruar për RTK-në, transmeton kultPlus.
“Po ndihem shumë mirë, jam shumë e lumtur. Është medalje për vendin, për familjen, për gjithë ata që më kanë mbështetur. Ka qenë një luftë shumë e vështirë kundër japonezes, sepse Japonia e ka xhudon më të mirë në botë. “Është fillimi, jam ende e re, pretendoi të marrë pjesë edhe në tri Olimpiada, do të vazhdoj të punoj”, ka theksuar Krasniqi. / KultPlus.com
Pas fitores së Krasniqit në gjysmëfinale ku xhudistja kosovare mposhti Urantsetseg Munkhat të Mongolisë duke fituar medaljen Olimpike, tani ajo ka arritur të fitojë medaljen e Artë, raporton KultPlus.
Krasniqi fitoi në finale kundër japonezes Funa Tonaki.
Pas fitores së Krasniqit për më pak se 20 sekonda në çerekfinale, duke e mposhtur Chen Hao Lin të Taipeit Kinez me ippon, në kategorinë -48 kg, xhudistja në gjysmëfinale mposhti Urantsetseg Munkhat të Mongolisë duke fituar medaljen Olimpike, shkruan KultPlus.
Distria Krasniqi i ka siguruar medalje Olimpike Kosovës duke u kualifikuar në finale ku ajo do të ndeshet për medaljen e Artë me japonezen Funa Tonaki. / KultPlus.com
Xhudistja kosovare Distria Krasniqi, duket se e ka nisur mbarë garimin në Lojërat Olimpike ”Tokio 2020” duke mposhtur Chen Hao Lin të Taipeit Kinez me ippon, kategoria -48 kg, përcjellë KultPlus.
Xhudistja kosovare shënoi fitoren për më pak se 20 sekonda.
Krasniqi ka kaluar në gjysmë finale. / KultPlus.com
Distria Krasniqi sot fitoi medaljen e artë duke u shpallur kështu për herë të parë Kampione e Evropës në xhudo, përcjell KultPlus.
Për fitoren e saj, Distria Krasniqi u urua edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani e cila përmes një statusi në rrjetin social Facebook, uroi Krasniqin duke theksuar se xhudistet tona po e ngrisin Kosovën lartë e më lartë.
Më poshtë mund të lexoni statusin e plotë të Osmanit.
Distria e artë!
Sot, Distria Krasniqi, u shpall Kampione e Evropës për herë të parë. Xhudistet tona të arta – të arta me medale e me shpirt, po e ngrisin Republikën tonë lartë e më lartë. S’ka si të jetë ndryshe! Këto arritje të tyre janë reflektim i pastër i punës së palodhshme, angazhimit në një mision me qëllim të qartë, e i konsistencës në këtë drejtim.
Ditën e parë të punës si Presidente e fillova pikërisht me Distrian dhe xhudistet tona fantastike. Atë ditë e kuptova edhe njëherë që secila nga këto vajza janë një shkëndijë në vete e që s’do ndalen së shëndrituri asnjëherë.
Faleminderit për nderin që po na e bëni të gjithëve, për nderin që po i bëni Republikës sonë.
Vetëm përpara e gjithnjë më fitore të reja. / KultPlus.com
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Evropianin e xhudos që po mbahet në Lisbonë të Portugalisë, transmeton KultPlus.
Distria është kampione evropiane në kategorinë deri 48 kilogramë. Distria në finale është dashur të përballet me ukrainasen Daria Bilodid. Por Bilodid hoqi dorë nga meçi për shkak të një lëndimi.
Bilodid është kampione e dyfishtë botërore dhe të dyfishtë evropiane. Distria kishte dy humbje në të kaluarën nga Bilodid.
Për Distrinë është titulli i parë evropian për seniorë. Ajo kishte një medalje të argjendtë nga viti 2018 dhe një të bronztë nga viti i kaluar.
Deri në finale, 25-vjeçarja kaloi italianen Francesca Giorda, izraeliten Shira Rishony dhe rusen Sabina Giliazova.
Distria është pretendente për medalje në Botëror e po ashtu në Lojëra Olimpike. Ajo është në një seri impresive. / KultPlus.com
Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë e ka uruar Distria Krasniqin për fitimin e medaljes së artë në Mastersin e xhudos në Doha të Katarit të hënën.
Distria Krasniqi e fitoi medaljen e artë në Mastersin e Dohas, pasi e mposhti Funa Tonakin në finale të hënën, duke e nisur vitin 2021 në mënyrë mbresëlënëse dhe duke mbetur në binar për ta siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Tokio 2020, transmeton KultPlus.
Një ditë më pas, Ambasada amerikane në Prishtinë e zgjodhi rrjetin social Twitter për ta uruar kosovaren për triumfin e saj madhështor.
“Urime Distria Krasniqit të Kosovës, e cila e fitoi me meritë medaljen e artë në Mastersin e xhudos në Doha, Katar”, ka shkruar Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Kosovë.
Xhudistja kosovare dhe numri një i botës Krasniqi e fitoi medaljes së artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Mastersin e Dohas.
Krasniqi bëri paraqitje mahnitëse kundër ish-kampiones së botës dhe njërës prej favoriteve për medaljen e artë në Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat do të mbahen këtë verë.
Kosovarja i shënoi dy pikë wazzari, të cilat i mjaftuan për ta fituar luftën me japonezen dhe rrjedhimisht edhe medaljen e artë.
Numri një i botës në kategorinë deri në 48 kilogramë e pati një ditë të mrekullueshme në Katar, duke i fituar pa telashe të gjitha katër luftërat.
Pasi e kaloi rrethin e parë pa luftë, Krasniqi e mundi sllovenen Marusa Stanger me ippon në rrethin e dytë, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj portugezes Catarina Costa.
Në gjysmëfinale, ajo fitoi ndaj francezen Melanie Clement.
Krasniqi i fitoi edhe 1800 pikë olimpike me triumfin e saj në Doha, të cilat janë të nevojshme për ta siguruar pjesëmarrjen ne Lojërat Olimpike Tokio 2020. / KultPlus.com
Distria Krasniqi e ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Dohas, pasi e mposhti Funa Tonakin në finalen Katarit të hënën, duke e nisur vitin 2021 në mënyrë mbresëlënëse dhe duke mbetur në binar për ta siguruar pjesëmarrjen në Lojërat Olimpike Tokio 2020.
Xhudistja kosovare dhe numri një i botës Krasniqi është fituese e medaljes së artë në kategorinë deri në 48 kilogramë në Mastersin e Dohas.
Krasniqi bëri paraqitje mahnitëse kundër ish-kampines së botës dhe njërës prej favoriteve për medaljen e artë në Lojtërat Olimpike Tokio 2020, të cilat do të mbahen këtë verë.
Kosovarja i shënoi dy pikë wazzari, të cilat i mjaftuan për ta fituar luftën me japonezen dhe rrjedhimisht edhe medaljen e artë.
Numri një i botës në kategorinë deri në 48 kilogramë e pati një ditë të mrekullueshme në Katar, duke i fituar pa telashe të gjitha katër luftërat.
Pasi e kaloi rrethin e parë pa luftë, Krasniqi e mundi sllovenen Marusa Stanger me ippon në rrethin e dytë, ndërsa në çerekfinale fitoi ndaj portugezes Catarina Costa.
Në gjysmëfinale, ajo fitoi ndaj francezen Melanie Clement.
Mastersi i Dohas është i rëndësishëm sepse u siguron garueseve edhe pikë olimpike, të cilat janë të nevojshme për ta siguruar pjesëmarrjen ne Lojërat Olimpike Tokio 2020./ KultPlus.com
Xhudistja shqiptare nga Kosova Distria Krasniqi vijon sukseset ndërkombëtare.
Krasniqi ka zënë vendin e parë në ranglistën botërore për vitin 2020.
Lajmi është publikuar në portalin “Europian Judo Unionin”, si dhe nga trajneri Driton Kuka, në llogarinë e tij zyrtare duke shkruar se Distria Krasniqi përfundon vitin 2020 si e para në ranglistën botërore.
Distria në kategorinë 48 kilogram ka pasur paraqitje mjaft të mirë në garat e fundit të mbajtura në Budapest, kurse betejave do t’u rikthehet në janarin e vitit të ardhshëm./ KultPlus.com
Distria Krasniqi është një emër tjetër nga lista e gjatë e vajzave të Kosovës që na bëjnë krenar. Së fundmi, ajo fitoi medaljen e bronztë evropiane në Kampionatin Evropian të xhudos, shkruan KultPlus.
Krasniqi arriti ta mund francezen Melanie Clement me ippon, në kategorinë deri në 48 kg në Pragë të Republikës së Çekisë. Xhudisten e suksesshme e uroi edhe ministrja për Kulturë, Rini dhe Sport, Vlora Dumoshi nëpërmjet një postimi.
”Përgëzime për Distrian dhe ekipin për medaljen e dytë në kampionatin evropian pas të argjendtës së fituar në “Tel Aviv 2018”. Ajo vazhdon të na bëjë krenarë me secilën paraqitje. E përgëzoj njëkohësisht edhe për arkëtimin e 350 pikë Olimpike për Lojërat Olimpike Tokio 2020, të cilat e mbajnë në pozitën e parë të kategorisë së saj”, ka shkruar Dumoshi.
Tutje ajo ka theksuar se në garën e sotme shkëlqeu edhe kosovarja Flaka Loxha, e cila shënoi një fitore dhe një humbje dhe të cilën gjithashtu e uroj për suksesin e treguar.
Në fund ministrja i uroi suksese edhe Loriana Kukës e cila do të garoj nesër. /KultPlus.com
Xhudistja, Distria Krasniqi ka shënuar edhe një sukses në sport.
Krasniqi është shpallur fituese e medaljes së artë në ‘Grand Slamin’ e Hungarisë, duke mposhtur kështu kampionen aktuale olimpike, Pareto Paula, shkruan KultPlus.
Poashtu, vlen të ceket se Distria Krasniqi ishte fituese e Medaljes së Bronztë në Botërorin e Xhudos që u zhvillua vitin e kaluar. / KultPlus.com
Ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Vlora Dumoshi, ka pritur sot në takim kryetarin e Federatës së Xhudos të Kosovës, Agron Kuka, përzgjedhësin e Kosovës në xhudo, Driton Kuka si dhe xhudistët që kanë fituar normën olimpike për Lojërat Olimpike “Tokyo 2020”.
Ministrja Dumoshi fillimisht ka uruar Distria Krasniqi për medaljen e artë dhe Nora Gjakova për medaljen e bronztë në Grand Slam-in e xhudos që u mbajtën më 8 e 9 shkurt në Paris të Francës. Po ashtu ajo u shpreh e lumtur për punën dhe suksesin që po e tregojnë xhudistët në gara të ndryshme vendore dhe ndërkombëtare.
“Vajzat dhe djemtë tanë po na bëjnë krenarë me punën luftarake të tyre, në lojërat të ndryshme ndërkombëtare dhe ky suksese nuk do të ishte po të mos kishin mbështetjen dhe përkushtimin tuaj si tuaj si trajner”, tha ministrja Dumoshi, duke theksuar faktin se me sukseset e arritura, xhudistët e Kosovës po i bëjnë nder vendit dhe po e promovojnë e forcojnë imazhin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
“Unë si ministre mbetem e përkushtuar që të jem gjithmonë mbështetëse e fuqishme e sportit. Duke pasur parasysh që këtë vit i kemi edhe lojërat olimpike, është e rëndësisë së veçantë që vendi ynë do të përfaqësohet sa më suksesshëm me garuesit e saj në Tokyo të Japonisë duke e dëshmuar edhe njëherë që kemi talente në sport”, u shpreh tutje ministrja duke u zotuar se MKRS-ja do të mbështesë sportistët për faktin se po i sjellin vendit medalje e suksese.
Ndërkaq kryetari Agron Kuka falënderoi ministren për pritjen dhe e uroi për marrjen e detyrës. Ai kërkoi nga ministrja Dumoshi që edhe në të ardhmen të vazhdojë bashkëpunimi i MKRS-së me Federatën e Xhudos ashtu që bashkërisht të arrihen sukseset e synuara.
Ministrja e drejtuesit e xhudos diskutuan edhe për çështjen e Qendrës Kombëtare të Xhudos e cila së shpejti do të fillojë së ndërtuar në qytetin e Pejës dhe ku ministria do të japë kontributin e saj në këtë drejtim.
Ministrja Dumoshi, gjithashtu, tha se shumë shpejt do t’i bëhet edhe zgjidhja e përcaktimit të lokacionit për vendosjen e shtatores së Majlinda Kelmendit, të cilën Federata Ndërkombëtare e Xhudos e ka sjellë në Kosovë për nder të xhudistes tonë me renome ndërkombëtare. / KultPlus.com
Distria Krasniqi ka arritur ta fitojë medaljen e artë në GrandSlamin e Parisit.
Pas këtij lajmi ka reaguar Vlora Dumoshi, ministrja e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, e cila ka premtuar se do të punoj për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën për sportistët.
Ajo ka thënë se “sukseset e sotshëm të Distria Krasniqit dhe Nora Gjakovës, janë dëshmi se shteti ynë po rritet dhe Kosova tashmë ka zënë vend meritor në hartën e sportit ndërkombëtar”.
“Sportistët tanë po i japin çdo ditë e më shumë nder dhe vlerësim ndërkombëtar vendit tonë, duke u bërë zëri më pozitiv i Kosovës dhe shembull frymëzues për rininë tonë.
Si ministre, jam e përkushtuar që të punoj për të përmirësuar kushtet dhe infrastrukturën që sportistët tanë të mund të zhvillohen sa më mirë”, ka shkruar ajo. /KultPlus.com