20 qershori, Dita Botërore e Refugjatëve

Dita Botërore e Refugjatëve është një ditë ndërkombëtare e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të mbështetur refugjatët anembanë globit. Çdo vit më 20 qershor nderohet forca dhe guximi i njerëzve që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar konfliktit ose persekutimit.

Dita Botërore e Refugjatëve është një rast për të krijuar ndjeshmëri dhe mirëkuptim për gjendjen e vështirë në të cilën gjenden si dhe për të vlerësuar këmbënguljen e tyre në rindërtimin e jetës, dikund tjetër.

Sipas të dhënave të OKB-së, çdo minutë 20 njerëz lënë gjithçka pas për t’i shpëtuar luftës, persekutimit apo terrorit. Ekzistojnë disa lloje të personave të zhvendosur me forcë: refugjatët, azilkërkuesit, të zhvendosurit brenda vendit, të kthyerit etj.

Sipas OKB-së me termin refugjat nënkuptojmë dikë që u largua nga shtëpia dhe vendi i tij/saj për shkak të “frikës prej  persekutimit për shkak të racës, fesë, kombësisë, anëtarësimit në një grup të caktuar shoqëror ose opinionit politik”.  Shumë refugjatë janë në mërgim për t’i shpëtuar efekteve të fatkeqësive natyrore ose të shkaktuara nga njeriu.

Azilkërkuesit janë refugjatë të cilët kanë ikur nga shtëpitë e tyre siç bëjnë refugjatët, por kërkesa e tyre për statusin e refugjatit nuk është vlerësuar ende përfundimisht në vendin ku ata kanë ikur.

Personat e zhvendosur brenda vendit janë njerëz që nuk kanë kaluar një kufi ndërkombëtar, por janë zhvendosur në një rajon të ndryshëm brenda vendit të tyre.

Personat pa shtetësi nuk kanë një shtetësi të njohur dhe nuk i përkasin asnjë shteti. Situatat e pashtetësisë zakonisht mund t’i përjashtojë ata nga aksesi në shërbime të rëndësishme qeveritare, duke përfshirë kujdesin shëndetësor, arsimin ose punësimin.

Të kthyerit janë ish-refugjatë që kthehen në vendet ose rajonet e tyre të origjinës pas një kohe në mërgim. Të kthyerit kanë nevojë për mbështetje të vazhdueshme dhe ndihmë riintegruese për t’u siguruar që ata mund të rindërtojnë jetën e tyre në shtëpi.

Konventa e OKB-së e vitit 1951 për Refugjatët dhe Protokolli i saj i vitit 1967 janë të vetmet instrumente ligjore globale që mbulojnë në mënyrë eksplicite aspektet më të rëndësishme të jetës së një refugjati. Sipas dispozitave të tyre, refugjatët meritojnë, minimalisht, të njëjtat standarde trajtimi që gëzojnë shtetasit e tjerë të huaj në një vend të caktuar dhe, në shumë raste, të njëjtin trajtim si shtetasit./ atsh / KultPlus.com

Dita Botërore e Refugjatëve, shqiptarët e Kosovës u bënë të tillë dy dekada më parë

Dita Botërore e Refugjatëve është një ditë ndërkombëtare e caktuar nga Kombet e Bashkuara për të nderuar refugjatët anembanë globit. Ajo shënohet çdo vit më 20 qershor dhe feston forcën dhe guximin e njerëzve që janë detyruar të largohen nga vendi i tyre për t’i shpëtuar konfliktit ose persekutimit.

Më shumë se dy dekada më parë, mbi 1 milion shqiptarë nga Kosova u detyruan të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të luftës së tmerrshme dhe krimeve të kryera nga Serbia. Ata kryesisht shkuan në Shqipëri dhe Maqedoni të Veriut, por edhe në vende të tjera.

UNHCR thotë se refugjatët duhet të trajtohen me dinjitet dhe kërkimi i sigurisë është një e drejtë njerëzore.

Ngado që vijnë, njerëzit e detyruar të ikin duhet të mirëpriten. Refugjatët vijnë nga e gjithë bota. Për të shpëtuar nga rreziku, ata mund të marrin një avion, një varkë ose të udhëtojnë në këmbë. Ajo që mbetet universale është e drejta për të kërkuar siguri.

Sa herë që njerëzit detyrohen të ikin, ata kanë të drejtë të mbrohen. Cilido qoftë kërcënimi – lufta, dhuna, persekutimi – të gjithë meritojnë mbrojtje. Gjithkush ka të drejtë të jetë i sigurt, thuhet në mesazhin e UNHCR-së me rastin e shënimit të kësaj dite.

Në maj të vitit 2022, bota arriti një moment historik të mprehtë: numri i njerëzve të zhvendosur me forcë globalisht tejkaloi 100 milionë, ose më shumë se 1 për qind e popullsisë së botës dhe e barabartë me vendin e 14-të më të populluar në planet, sipas Agjencisë për Refugjatë të Kombeve të Bashkuara./ Gazeta Express / KultPlus.com