Unë, bija jote Kosovë

Poezi nga Vlora Konushevci

Unë, bija jote Kosovë t’i njoh tokat djerrë,
t’i njoh shtëpitë e zbrazuna, shpresat shtjerrë,
t’i njoh britmat e krimbat që dheun kalb ta kanë,
t’i njoh gratë që shpirtin gjallë ta mbajnë;
ta di lemerinë e nanave që errësu e ka diellin,
dhimtat që rrafshu e kanë bregun,
varret ku lulëkuqet çelin
ma mirë se kushdo tjetër të njoh, Kosovë.
Unë bija jote. / KultPlus.com

‘Shpresoj që prindërit e vajzave të vogla do i shikojnë ato dhe do thonë: Po, vajzat munden’

Organizata e Kombeve të Bashkuara 11 tetorin e ka përcaktuar si Ditën Ndërkombëtare të Vajzave. Kjo është vendosur për herë të parë në vitin 2012.

Kjo ditë ndërkombëtare synon të promovojë trajtimin e barabartë dhe mundësitë për vajzat në mbarë botën në fusha të tilla si, ligji, të ushqyerit, kujdesi shëndetësor, arsimimi, trajtimi, etj, përcjell KultPlus.

Sot, në Ditën Botërore të Vajzave, KultPlus ju sjell njërën nga thëniet më të njohura të Dilma Rousseff, presidentes së parë grua të Brazilit.

Shpresoj që prindërit e vajzave të vogla do i shikojnë ato dhe do thonë, “Po, vajzat munden.” / KultPlus.com