Sot, Dita e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla e të Mesme

Kombet e Bashkuara e kanë shpallur 27 qershorin si Ditën e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla e të Mesme.

Goditje dhe kriza të shumta kanë tronditur mjedisin global të punës për sipërmarrësit dhe ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM). Për më tepër, konfliktet, varësia nga mallrat, tensionet gjeopolitike dhe pandemitë nxisin paqëndrueshmërinë sociale dhe ekonomike, duke i bërë këto ndërmarrje jashtëzakonisht të cënueshme ndaj rritjes së inflacionit dhe ndërprerjeve të zinxhirit të furnizimit.

Ndërmarrjet më të rrezikuara janë ato në pronësi të grave dhe të rinjve që shpesh gjenden në rrezik të goditjeve të jashtme.

NMVM-të përbëjnë 90% të bizneseve, 60 deri në 70% të punësimit dhe 50% të PBB-së në mbarë botën. Si shtylla kurrizore e shoqërive kudo, ato kontribuojnë në ekonomitë lokale dhe kombëtare dhe në ruajtjen e mjeteve të jetesës, veçanërisht në mesin e të varfërve që punojnë, grave, të rinjve dhe grupeve në situata të cënueshme.

Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara caktoi 27 qershorin si “Dita e Ndërmarrjeve Mikro, të Vogla dhe të Mesme” për të rritur ndërgjegjësimin për kontributin e jashtëzakonshëm të tyre në arritjen e Objektivave të Kombeve të Bashkuara për Zhvillim të Qëndrueshëm./ atsh / KultPlus.com