Komuna e Prishtinës, Ditën Ndërkombëtare të Poezisë ka zgjedhur ta shënojë përmes vargjeve të zgjedhura të poetëve më të mirë të vendit, shkruan KultPlus.
Drejtoresha e Kulturës në Komunën e Prishtinës, Sibel Halimi, ka ftuar të gjithë dashamirët e vargjeve dhe poezisë që t’i bashkangjiten kësaj ngjarje astistike, e cila do të mbahet në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani”.
“Ditën Ndërkombëtare të Poezisë do ta festojmë mes vargjeve të zgjedhura dhe tingujve të muzikës , ku poetët më të mirë të vendit do të lexojnë poezi nga krijimtaria e tyre e çmuar.
Në emër të Drejtorisë së Kulturës, ju ftoj të gjithëve për të përjetuar një mbrëmje plot art e inspirim, me ngrohtësinë e pranverës dhe emocionin e poezisë; më 21 mars, në Bibliotekën “Hivzi Sylejmani”.
Me poezi për një botë më të mirë!”, ka shkruar Halimi./KultPlus.com